Thursday, February 2, 2023

Iran: Forcat e IRGC-së kanë sulmuar dhe qëlluar mbi anëtarë të komunitetit Darwish

Units of the Iranian regime’s Revolutionary Guards opened fire at members of the Darwish minority community members in the border town of Bash Omagh in western Iran Njësitë e Gardës Revolucionare të regjimit iranian hapën zjarr mbi anëtarët e komunitetit minoritar Darwish në qytetin kufitar Bash Omagh të Iranit perëndimor

 

Njësitë e Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit iranian hapën zjarr të enjten mbi anëtarët e komunitetit minoritar Darwish në qytetin kufitar Bash Omagh në Iranin perëndimor.

Rreth 5,000 anëtarë të komunitetit Ghaderi Darwish po merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Sheikh Mohammad Kassanzani, udhëheqësit të degës Ghaderi të komunitetit Darwish. Ata kishin ndërmend të kalonin përmes kufirit të Bash Omagh pranë qytetit Mariwan në provincën Kurdistan të Iranit perëndimor, dhe të drejtoheshin për në qytetin Suleymaniyeh në Irak. Por anëtarët e IRGC dhe njësitë e rojave kufitare të regjimit hapën zjarr mbi komunitetin Darwish që mbante zi.

Raportet tregojnë se përplasjet vazhduan për orë të tëra, duke lënë të vrarë e të plagosur disa anëtarë të komunitetit Ghaderi Darwish.

Anëtarët e minoritetit fetar mysliman Sufi kanë kohë që ankohen për keqtrajtim nga regjimi shtypës i mullahëve i cili i konsideron ata si heretikë dhe ndërmerr masa të rënda e kufizime ndaj tyre.