Televizioni i Regjimit: Situata ka kaluar gjendjen alarmante
Ministria e Shëndetësisë e regjimit: 18 provinca janë të kuqe ose në gjendje alarmi
Masoud Mardani, anëtar i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT): Deri tani, 18 milion iranianë, ose rreth 20 përqind e popullsisë së vendit, janë infektuar me sëmundjen
Infektimet me koronavirus në Larestan, Khonj, dhe Evaz janë përshpejtuar; në Larestan, godinave të koronavirusit u është shtuar edhe njësia e fëmijëve
Nisur nga shtimi i infektimeve në Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, njerëzit në këtë provincë i presin ditë të vështira
Universiteti i Shkencave Mjekësore në Zanjan: 85% e banorëve të provincës janë të prekshëm nga infektimi me koronavirus. Vazhdimësia e këtij procesi është alarmuese për provincën
Assadollah Assadi, një diplomat iranian me bazë në Vienë, është arrestuar më 1 korrik 2018 nga policia gjermane për një komplot me bombë kundër një tubimi të përvitshëm të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në 2018-ën në Paris.
Burgimi i Assadi-t ka hyrë në vitin e tretë,” u ankua të mërkurën gazeta shtetërore iraniane Keyhan, duke iu referuar diplomatit terrorist të regjimit, Assadollah Assadi, i cili është arrestuar në Gjermani më 30 qershor 2018, i kapur në mes të një komploti me bombë kundër tubimit të përvitshëm Liri për Iranin, të zhvilluar nga mbështetësit e opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Keyhan, e cila njihet si zëdhënëse e Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei, ka cituar Ali Majedi, ish-ambasadorin e regjimit në Gjermani, i cili pati thënë në 2019-ën: “Europianët bashkëpunojnë me ne por nuk na besojnë. Shikoni çfarë ka ndodhur midis Iranit dhe Bashkimit Europian kohët e fundit. Këto ngjarje e kanë thyer besimin e europianëve tek Irani. Me dy apo tre gabime, besimi që po krijohej është shkatërruar. Atyre që besojnë se interesat kombëtare të vendit mund të sigurohen duke kryer disa operacione në mënyrë arbitrare duhet t’u thuhet qartë që perceptimi i tyre është i gabuar dhe se veprimet e tyre nuk do ta rrisin fuqinë e Iranit, por do të bëjnë të kundërtën.”
Majedi shtoi gjithashtu se: “Europianët kanë siguruar dokumente për pretendimet e tyre të cilat ne nuk mund t’i mohojmë lehtë.” Kështu, Majedi e ka pohuar rolin e drejtpërdrejtë të regjimit të mullahëve në aktet terroriste në Europë.
Assadollah Assadi ishte kreu i inteligjencës së Iranit në ambasadën iraniane në Vienë të Austrisë, nga ku mbikëqyrte të gjitha misionet e inteligjencës të regjimit iranian në Europë, sidomos aktet e spiunazhit dhe terrorizmit kundër anëtarëve dhe mbështetësve të MEK.
Assadi gjendet nën akuzën e terrorizmit në Belgjikë për përdorimin e një çifti iranian në këtë vend të cilëve u ka dhënë 500 gramë eksplozivë TATP për të realizuar komplotin me bombë që u parandalua.
Samiti Global për Lirinë e Iranit
Më 17 korrik, NCRI do të zhvillojë tubimin e saj të përvitshëm në mbështetje të ndryshimit të regjimit dhe qeverisjes demokratike. Zakonisht në këtë event, dhjetëra mijëra emigrantë iranianë dhe mbështetësit e tyre të njohur janë grumbulluar pranë Parisit, në Francë. Por duke marrë shkas nga pandemia e koronavirusit, “Samiti Global për Lirinë e Iranit” këtë vit do të konsistojë në një rrjet grumbullimesh lokale, kryesisht në kryeqytetet perëndimore, të lidhura përmes një transmetimi online.
Pjesëmarrja masive, sidomos nga ana e qytetarëve iranianë të cilët e aksesojnë këtë transmetim në kundërshtim me ligjet e censurës, duhet ta bëjë të qartë faktin që propagandës së regjimit klerikal, si dhe vetë regjimit, po i vjen fundi.
Tubimi i Madh për Lirinë e Iranit në Paris, korrik 2017 – foto fajli
Për një kohë tepër të gjatë, ligjvënësit perëndimorë kanë patur tendencën të supozojnë që regjimi aktual i Iranit është i fiksuar në vend, me shumë pak perspektivë për t’u përmbysur nga populli i vet. Por kjo ide është mbështetur nga vetë propaganda e regjimit iranian. Me anë të mediave të tij shtetërore dhe gazetarëve miqësorë me prezencë ndërkombëtare, Teherani e ka përhapur rregullisht mesazhin se nuk ka alternativë të vlefshme ndaj diktaturës teokratike, dhe se grupet opozitare ekzistuese ose janë pa mbështetje brenda vendit, ose shkojnë kundër interesave perëndimore.
Kjo propagandë nisi të rrëzohej nga fundi i 2017-ës. Në atë kohë regjimi e gjeti veten në mesin e një kryengritjeje mbarëkombëtare, ku iranianë nga sfonde të larmishme etnike e socio-ekonomike iu bashkuan thirrjeve të hapura për ndryshim regjimi. Ajo kryengritje zgjati për një pjesë të madhe të Janarit 2018 dhe i dha shkëndijën asaj që Presidentja e zgjedhur e NCRI-sëMaryam Rajavi e ka quajtur “një vit plot kryengritje.” Kjo lëvizje mbarëkombëtare u shty në prapaskenë pas vdekjes së disa dhjetëra protestuesve paqësorë, por mbeti e varrosur vetëm deri në shpërthimin e protestave mbarëkombëtare të nëntorit 2019.
Kjo kryengritje e rigjallëruar rezultoi edhe më e përhapur sesa pararendësja e saj. Ndërkohë që në rastin e parë, protestat u zhvilluan në rreth 150 vende, ky numër arriti në rreth 200 qytete në 2019-ën. Fakti që slloganet e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK) si “vdekje diktatorit” u përqafuan edhe më gjerë nga publiku shkaktoi panik në radhët e regjimit klerikal. Autoritetet represive si Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike u përgjigjën shpejt me plumba, dhe pas vetëm pak ditësh, 1,500 protestues kishin vdekur.
Mijëra të tjerë u arrestuan, duke shënuar kështu fillimin e një vale të re shtypjeje ndaj disidentëve në Iran. Këto kryengritje ushqyen ankthin e mullahëve lidhur me një Rezistencë të organizuar, dhe me njësitë e rezistencës të MEK, rritja e vazhdueshme të cilave e ka sfiduar qartë propagandën më thelbësore e më jetëgjatë të regjimit. Në fillim të 2018-ës, ndërkohë që kryengritja e parë vazhdonte ende, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei paralajmëroi publikisht për rolin e luajtur nga MEK. Dhe që atëherë kanë dalë shumë paralajmërime të tjera të tilla.
Ndërkohë, vetë MEK ka ruajtur një rrjet të gjerë brenda Iranit, i cili fitoi rëndësi ndërkombëtare në vitin 2003 kur qe i pari që ekspozoi aspekte kyçe të programit klandestin bërthamor të Iranit. MEK ka vazhduar gjithashtu të shpërndajë informacione rreth krimeve dhe politikave shkatërrimtare të regjimit tek popullsia iraniane e cila është shpesh e etur për akses në media të pavarura e të huaja për shkak të censurës famëkeqe të regjimit.
Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të premten, më 3 korrik 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 342 qytete të Iranit është mbi 64,800. Numri i viktimave në Khuzestan është 4,950, Khorasan Razavi 4,170, Gilan 3,205, Lorestan 2,385, Sistan dhe Baluchestan 2,080, Alborz 2,030, Azerbaixhani Perëndimor 1,795, Kermanshah 1,655, Fars 1,380, Kurdistan 1,320, Yazd 820, Khorasan Verior 810, Provinca Qendrore 660, Zanjan 580, dhe Khorasan Jugor 190.
Sipas Rrjetit shtetëror të Lajmeve, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit tha sot se numri i vdekjeve nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit ishte 154, ndërsa numri i infektimeve 2,566, nga të cilët 1,483, d.m.th. 58%, janë shtruar në spital. Ajo tha gjithashtu se 3,123 pacientë janë në terapi intensive, që është numri më i lartë në muajt e fundit. Ajo e përshkroi situatën në provincat Khuzestan, Khorasan Razavi, Kurdistan, Kermanshah, Hormozgan, Bushehr dhe Ilam si të kuqe, ndërsa situatën e provincave Teheran, Fars, Hamadan, Sistan dhe Baluchestan, dhe Alborz si alarmante.
Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i regjimit u citua sot nga agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim duke thënë se: “Nuk ka situatë të qëndrueshme epidemike në asnjë provincë të vendit… Nëse dështojmë në vënien nën kontroll të virusit në këtë periudhë, do të përballemi me kriza edhe më serioze gjatë dimrave të ftohtë.”
Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, në Tubimin për Lirinë e Iranit në Ashraf 3- 13 korrik 2019
Çdo vit opozita iraniane zhvillon tubimin e përvitshëm “Liri për Iranin”, ku dhjetëra mijëra iranianë dhe mbështetës të rezistencës nga e gjithë bota marrin pjesë për të shprehur dëshirën e tyre për një Iran të lirë e demokratik.
Gjithashtu, çdo vit, qindra politikanë të shquar, personalitete, aktivistë të të drejtave njerëzore, udhëheqës fetarë, parlamentarë, kryebashkiakë, dhe qytetarë nga i gjithë globi i bashkohen këtij eventi për të shprehur mendimet e tyre lidhur me situatën në Iran.
Në qershor 2019, “eventi Liri për Iranin 2019”, i cili është mbajtur tradicionalisht në Paris nga 2004 në 2018-ën, u organizua për herë të parë në Ashraf 3 të Shqipërisë, ku banojnë mbi 3,000 anëtarë të lëvizjes kryesore opozitare iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
“Përveç dizajnit, peizazhit dhe arkitekturës mahnitëse, Ashraf 3 i ka dhënë kuptim një toke që më parë ishte e shkretë. Lindja e tij, si kryeqyteti i shpresës, simbolizon fillimin e ri të një Irani të ri, të lirë e të qytetëruar i cili mund të rindërtohet dhe të fitojë energji të reja nga duart e afta të vetë popullit iranian,” shkruante Washington Times më 24 korrik 2019.
Vitin e shkuar, Ashraf 3 mirëpriti qindra personalitete ndërkombëtare nga 47 kombe, të cilët erdhën për të mbështetur Planin me Dhjetë Pika të Znj. Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Ata vizituan gjithashtu një ekspozitë gjigande në Ashraf 3, e cila bënte homazh historik për qindra mijëra heronjtë e rënë për kauzën e lirisë dhe demokracisë në Iran dhe tregonte historinë jashtëzakonisht prekëse të MEK, por njëkohësisht tregonte edhe vendosmërinë e popullit iranian për ta fituar demokracinë me çdo kusht.
Personalitete politike dhe përfaqësues të zgjedhur nga 47 vende, në tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane në Ashraf 3 – 12 korrik 2019
Disa nga folësit e eventit të vitit të shkuar në Ashraf 3 ishin personalitete të spikatura si Joseph Lieberman, ish-senator dhe kandidati demokratik për zëvendës-president në vitin 2000, Rudolph W. Giuliani, ish-Kryebashkiak i New York City, dhe këshilltar ligjor i Presidentit Donald Trump; Louis Freeh, ish-Drejtor i FBI-së; John Baird, Ministri i 10-të i Punëve të Jashtme në Kanada; Baronesha Verma, ish-Ministre Britanike për Energjinë & Ndryshimin e Klimës, dhe Ministre për Zhvillimin Ndërkombëtar; Bernard Kouchner, ish Ministër i Jashtëm i Francës, dhe bashkë-themelues i Doctors Without Borders (Mjekët Pa Kufij); Michèle Alliot-Marie, ish Ministre e Jashtme, e Mbrojtjes dhe e Brendshme e Francës; Sali Berisha, ish president dhe kryeministër i Shqipërisë; dhe Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën, ish-kryeministër i Shqipërisë.
“Kjo nuk është një dilemë për përmbysjen e një diktatori kur nuk e dimë nëse në vend të tij do të vijë një udhëheqës edhe më i tmerrshëm,” tha Rudy Giuliani, duke shtuar: “Është një zgjedhje midis një prej sponsorve më të tmerrshëm të terrorizmit në botë, që është regjimi aktual në Iran, dhe kemi MEK-un gati për t’ia zënë vendin.”
Në fjalimin e tij, Joseph Lieberman tha, “Ju nuk përfaqësoni thjesht një alternativë ndaj mullahëve iranianë. Ju përfaqësoni alternativën e duhur.”
Vlen të përmendet se pas këtij eventi, Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, vizitoi Ashraf 3 ku u takua dhe bisedoi me Znj. Rajavi, më 13 shtator 2019.
Presidenti shqiptar Ilir Meta viziton Ashraf 3 dhe takohet me Maryam Rajavi-n – 13 shtator 2019
NCRI shpalli më 28 qershor 2020: “Këtë vit, nga shkaku i prevalencës së pandemisë së koronavirusit, komunitetet iraniane vendosën ta zhvillonin tubimin e tyre të përvitshëm online më 17 korrik. Ashtu si në vitet e mëparshme, shumë figura të spikatura do të marrin pjesë në këtë konferencë virtuale për të shpallur mbështetjen e tyre për një Iran të lirë.”
Punëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh në grevë për të 18-ën ditë rresht në Shush të Iranit jug-perëndimor—2 korrik 2020
Punëtorët e varfër të Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh vazhduan grevën e tyre të enjten më 2 korrik për të 18-ën ditë rresht, duke bërë një marshim në qytetin Shush, në provincën e pasur me naftë Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor.
Punëtorët dëgjoheshin duke thirrur:
“Punëtorët më mirë vdesin sesa të jetojnë në turp!”
“Nuk duam guvernator që pranon ryshfete!”
“Një vjedhje më pak dhe problemet tona zgjidhen!”
Të mërkurën, më 1 korrik, protestuesit e kishin zhvilluar tubimin e tyre duke u grumbulluar jashtë zyrës së guvernatorit të qytetit në Shush. Punëtorët kishin marshuar në qytet, duke thirrur me sllogane kundër zyrtarëve të kompanisë dhe masave të tyre mashtruese për t’i plaçkitur punëtorët nën pretekstin e privatizimit. Punëtorët thanë se do t’i vazhdojnë protestat dhe tubimet në qytetin Shush derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigjen e duhur.
“Jo jetesës me turp!”
“Një fëmijë i uritur nuk ua vë veshin premtimeve të thjeshta!”
Kërkesat kryesore të ngritura nga punëtorët protestues janë:
– Dhënia e menjëhershme e pagave të tyre të vonuara dhe zgjatja e afatit të librezave të sigurimit
– Rikthimi i menjëhershëm në punë i kolegëve që janë hequr nga puna
– Heqja nga posti e të gjithë zyrtarëve të kompanisë të përfshirë në korrupsion
– Rikthimi i menjëhershëm i të gjitha parave të vjedhura nga kompania tek punëtorët
– Menaxherët në pension nuk duhet të merren më me punët e kompanisë dhe duhet t’u hapet rruga individëve të rinj
Mbështetësit e MEK në një tubim në Londër, korrik 2019
Regjimi iranian shpërndan rregullisht informacione të rreme lidhur me lëvizjen kryesore opozitare ndaj tij, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK), dhe kohët e fundit ka filluar të shtiret online si anëtarë të kësaj organizate. Ndërkohë që strategjitë keqinformuese të regjimit vazhdojnë dhe marrin trajta të ndryshme, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të jetë vigjilent dhe t’i amplifikojë zërat që e kundërshtojnë këtë keqinformim.
Regjimi iranian, me veprimtaritë e ndryshme malinje dhe keqinformimin e vazhdueshëm, përpiqet ta portretizojë situatën sikur nuk ekziston një alternativë e vlefshme ndaj regjimit.
Ky portretizim ka qenë një aspekt kyç i keqinformimit të regjimit, dhe fatkeqësisht ka patur sukses falë një infrastrukture globale mediatike e cila është shpesh bashkëfajtore, dhe disa politikave perëndimore që shpesh kanë tendencën t’i paqësojnë mullahët e Iranit.
Rasti më i fundit ishte një çështje gjyqësore në Gjermani. Në maj, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit bëri një padi kundër Frankfurter Allgemeiner Zeitung për faktin se kjo e fundit kishte përhapur gënjeshtra lidhur me situatën në kompleksin në Shqipëri, të njohur si Ashraf-3, ku strehohen anëtarët e MEK. Në qershor u dha verdikti që pohonte se ishin shkelur standardet e duhura gazetareske dhe se FAZ duhet t’i heqë deklaratat e paligjshme nga artikulli i saj.
Megjithatë, ato deklarata ishin të lidhura ngusht me disa akuzime të paraqitura nga një artikull në Der Spiegel një vit më parë. Edhe këto u ndëshkuan në një çështje ligjore, dhe u vendos që botuesi do të duhej të paguante 250,000 euro për secilën deklaratë nëse i përsëriste ato, qoftë të paraqitura si fakte apo si dyshime. Por vetë ekzistenca e rastit të fundit është një shenjë që tregon se nga rasti i parë nuk janë marrë mësimet e duhura, dhe kjo duhet t’i bëjë politikëbërësit ndërkombëtarë të ndalen e ta mendojnë mirë se çfarë duhet bërë me deklaratat publike që vijnë nga regjimi iranian.
Por gjithsesi, askush që vlerëson demokracinë e lirinë nuk duhej t’i kishte marrë seriozisht fjalët e atij regjimi gjatë gjithë këtyre 40 viteve të fundit. Zyrtarët e tij e kanë gënjeshtrën në majë të gjuhës, dhe kjo aftësi është vënë në provë shumë herë, sidomos kur gjenden përballë krizave madhore të cilat ekspozojnë dobësinë e regjimit dhe mospërfilljen e tij për mirëqenien e popullit të vet.
Tubimi i ardhshëm për Lirinë e Iranit, kongresi i përvitshëm i Rezistencës Iraniane, është një tjetër temë që përbën shqetësim për regjimin dhe kjo është arsyeja pse regjimi ka nisur që tani të përhapë informacione të rreme lidhur me këtë konferencë. Një grup email-esh të dërguara gjoja nga zyrtarë të MEK tek mbështetësit e Rezistencës Iraniane në të vërtetë janë dërguar nga llogari të rreme të krijuara nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit iranian, zbulohet në një deklaratë të re të publikuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI).
Këto email-e të rreme ishin nën emrin e zyrtarëve të MEK dhe NCRI dhe kishin për qëllim përhapjen e keqinformimit.
Një shpërthim i madh në Klinikën Sina Athar në Bulevardin Shariati trondit Teheranin verior, në Iran – 30 qershor 2020
Zhurma e një shpërthimi të madh tronditi Teheranin verior gjatë mbrëmjes së të martës, më 30 qershor, dhe sasi të mëdha tymi të zi u ngritën në ajër. Raportet tregojnë se ky incident ndodhi në Klinikën Sina Athar që ndodhet në Bulevardin Shariati, dhe shkaktoi dëme të rënda tek një numër ndërtesash fqinje.
Ky shpërthim ndodhi në distriktin Tajrish të Teheranit verior dhe autoritetet e regjimit nuk kanë dhënë ende një raport fillestar për shkakun e tij, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Borna.
Numri i viktimave të këtij shpërthimi të tmerrshëm ka arritur në 19 të vdekur, nga të cilët 15 gra dhe katër burra. 14 individë të tjerë janë raportuar të plagosur, duke e çuar numrin total të të vdekurve dhe të plagosurve në 33.
Autoritetet e emergjencës në regjimin iranian kanë paralajmëruar se ekziston mundësia që të ketë shpërthime të tjera në këtë zonë.
Nëse ky ishte vërtet një incident i shkaktuar nga, për shembull, pajisje të vjetëruara, regjimi i mullahëve duhet të mbahet menjëherë përgjegjës lidhur me këtë çështje. Kjo është e vërtetë sidomos po të kemi parasysh më shumë se 800 bilion dollarët që ky regjim ka shpenzuar përgjatë viteve për një program bërthamor krejtësisht të panevojshëm dhe faktin që vazhdon të merret me një iniciativë sekrete armësh bërthamore për të prodhuar armën më vdekjeprurëse në botë.
Teherani ka shpërdoruar gjithashtu biliona dollarë që i përkasin popullit iranian për të ecur përpara me programin e tij të raketave balistike si një mjet për ta zgjeruar luftënxitjen e tij në rajon e përtej.
Dhe, ndërkohë që Klinika Sina Athar është një qendër mjekësore, nëse është vërtet një ndërtesë e vjetëruar dhe nuk është rinovuar për të plotësuar standardet e sigurisë, atëherë pse ky regjim i ka dhuruar për një kohë kaq të gjatë biliona dollarë regjimit vrasës të Assad-it në Siri, grupit terrorist Hezbollah në Liban, grupeve militante proksi në Irak, Hamas-it dhe Xhihadit Islamik në Palestinë, dhe Houthi-ve në Jemen? A nuk duhet të shpenzohen këto para për të mirën e popullit iranian?
Dhe pse shpenzon regjimi i mullahëve miliona, apo edhe biliona, dollarë për projekte strehimi, shkolla, xhami dhe spitale nëpër Lindjen e Mesme, madje edhe në Afrikë?
Për sa kohë që këto politika të vazhdojnë, populli iranian do të vazhdojë të vuajë.
Të shtunën, më 20 qershor 2020, me rastin e fillimit të vitit të 40-të të rezistencës së popullit iranian kundër fashizmit fetar që sundon Iranin, u mbajt një konferencë online që lidhi rreth 2,000 lokacione në mbarë botën.
Namik Kopliku, ish-deputeti Socialist dhe Kreu I Shoqatës së Miqësisë Shqiptaro-Muxhahedine, dërgoi një mesazh solidariteti në këtë konferencë. Në mesazhin e tij, Z. Kopliku tha:
Përshendetje të gjithëve! Jam shumë i nderuar të përshëndes këtë takim entuziast në emër të shoqatës së miqësisë së popullit shqiptar me moxhahedinët me organizatën MEK. Kjo organizatë u krijua në mënyrë të vetëdijshme si shprehje e miqësisë së popullit shqiptar me popullin iranian dhe për popullin shqiptar përfaqësuesit më të denjë janë muxhahedinët janë miqtë tanë të cilët prej katër vitesh i kemi në gjirin tonë. Të dashur vëllezër muxhahedinë jeni absolutisht të mirëpritur në vendin tonë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë vuajtjesh i ka shkaktuar regjimi i mullahëve, regjimi mesjetar, regjimi poshtërues për vetë popullin iranian që tashmë është në pushtet në iran po për ne për popullin iranian ka një perspektivë. Kjo perspektivë ekziston brënda në iran, në rininë iraniane, në burrat dhe gratë e iranit, por ato kanë edhe një organizatë të mrekullueshme që është organizata e muxhahidinëve të cilët për momentin janë në shqipëri por jam krejt i sigurtë janë në zemrat e popullit iranian i cili pret që ky regjim mullahësh të përmbyset dhe populli iranian si dhe gjithë bota përparimtare të gëzojë lirinë demokracinë. Unë edhe personalisht kam pasur edhe histori personale në lidhje me vëllezërit e mij muxhahedinë edhe provokime qe vinë nga regjimi i iranit që vinë me të dërguarit e tij të herë pas hershëm ne shqipëri, por as nuk bëhet fjalë, është krejt e qartë se çfarë përfaqësojnë muxhahedinët për popullin iranian, për demokracinë dhe paqen në gjithë rajonin dhe në gjithë botën dhe çfarë përfaqëson një regjim despotik si regjimi i mollahëve në iran. Ne jemi të sigurtë që nën udhëheqjen e Madam Raxhavi kjo organizatë sa vjen edhe më shumë bëhet e mirëpritur në vendin e vet. Populli shqipëtar me vëllezërit muxhahedinë ndjehet në simbiozë, ndjehet në miqësinë, në fqinjësinë më të mirë të mundëshme. Si komunitet ata kanë tregu një vullnet të jashtëzakonshëm, aftësi të jashtëzakonshme, kemi qenë dëshmitarë në ndërtimin e kampit të tyre të mrekullueshëm ku nuk mungon asgjë në jetën që ata kanë organizuar, në jetën sociale, në proçeset shëndetsore, në proçeset sportive, në aktivitetet e tyre ku me dhjetra, me qindra shqipëtarë janë të ftuar dhe të themi të drejtën të befasuar nga mënyra se si e kanë organizuar jetën e tyre, nga shpejtësia, nga bukuria, nga thjeshtësia me të cilën ata ndërtuan qytezën e tyre e cila i ka ngrit akoma më shumë vlerat e këtij komuniteti. Unë do të dëshiroja për të mos u zgjatur më shumë të uroj sukses në këtë konferencë, të uroj më të mirën për popullin iranian që sa më shpejt të çlirohen nga ky regjim mesjetar në të cilin vuajnë dhe sa më shpejt të gëzojnë të mirat e demokracisë e prosperitetit, njëherësh sigurisht urimet më të mira për muxhahidinët për vëllezërit tanë që kemi sot në shqipëri, nesër në teheran, që sa më parë sakrificat e tyre të shpërblehen me mundësinë për ta udhëhequr, për ta drejtuar popullin iranian në misionin e tyre. Ju faleminderit të gjithëve shpresoj të takohemi sa më shpejt qoftë me vëllezërit muxhahedin qëftë me komunitetin që i përkrah vëllezërit e mij muxhahedinë në tiranë, në manzë ku kanë qytezën e tyre po pse jo në teheranin apo iranin demokratik. Ju faleminderit shumë.
Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në 341 qytete shkon mbi 63,200
Ministria iraniane e Shëndetësisë: Provincat Khuzestan, Kurdistan, Azerbaixhani Perëndimor dhe Lindor, Hormozgan, Bushehr, Khorasan-e-Razavi dhe Kermanshah janë të kuqe dhe kanë shifrat më të larta të infektimeve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve
Alireza Zali: Teherani po përballet ende me një kurbë në rritje të infektimeve. Në 24 orët e fundit, 527 njerëz janë shtruar në spital
Zëvendës Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Teheran: Të gjithë shtretërit janë të zënë. Nëse arrijmë në të njëjtat shifra si në mars, nuk do të mundemi ta përballojmë situatën. Në 15 ditët e ardhshme, rastet e infektimeve, shtrimeve në spital, dhe vdekjeve në vend do të shtohen.
Një deputet i parlamentit të regjimit nga Bukan: Në Bukan nuk ka shtretër bosh për pacientët me koronavirus. Po përballemi me shumë mungesa për sa i përket ilaçeve, pajisjeve mjekësore, dhe atyre higjienike.
Universiteti i Mashhad: Sot, numri i pacientëve në Mashhad është në nivelin më të lartë që nga fillimi i shpërthimit të sëmundjes. Numri i shtrimeve në spital që mbulohet nga Universiteti është mbi 600, më i larti që nga fillimi