Monday, February 6, 2023

Iran: Raporti për 2019-ën i Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës Nënvizon Tentativat Terroriste të Regjimit Iranian Kundër MEK

 

Shkruar nga MahmoudHakamian

Germany Federal Office for the Protection of the Constitution 2019 Highlights Iran Regime’s Terrorist Attempts Against MEK Raporti për 2019-ën i Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës Nënvizon Tentativat Terroriste të Regjimit Iranian Kundër MEK

Bundesamt für Verfassungsschutz (BfV), shërbimi i brendshëm i inteligjencës i Republikës Federale të Gjermanisë, në raportin e tij të përvitshëm për 2019-ën, nënvizon veprimtaritë terroriste të regjimit iranian jashtë vendit, veçanërisht kundër opozitës iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Raporti, i cili është publikuar më 9 korrik 2019, gjatë një konference për shtyp, citoi versionet e 2018-ës ku thuhet: “Më 1 korrik 2018, një diplomat i lidhur me Ambasadën Iraniane në Vienë u arrestua në Gjermani pas lëshimit të një urdhër arresti europian nga autoritetet belge të zbatimit të ligjit. Diplomati, i dyshuar si agjent i MOIS, akuzohet për organizimin e një komploti me bombë kundër një tubimi të përvitshëm në Francë të një organizate që është në opozitë me regjimin iranian. Mendohet se diplomati iranian ka rekrutuar një çift belg me origjinë iraniane si agjentë për të realizuar komplotin. Autoritetet gjyqësore gjermane e ekstraduan të dyshuarin në Belgjikë në fillim të tetorit 2018. Hetimi i GBA-së në Gjermani vazhdon, ashtu si edhe hetimi në Belgjikë.”

Asadollah Assadi, diplomati terrorist i regjimit, u arrestua në fillim të korrikut 2018 në tentativë për të shpërthyer një bombë në tubimin e përvitshëm “Free Iran” në Paris të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Në këtë event merrnin pjesë mijëra iranianë, mbështetës të MEK, dhe shumë politikanë të spikatur e anëtarë parlamentesh nga të dy anët e Atlantikut.