Iran, Shush: Punëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh vazhdojnë me grevat dhe protestat e tyre
Si përgjigje ndaj politikave çnjerëzore të teokracisë që sundon Iranin, duke përfshirë plaçkitjen e pasurisë së kombit, protestat e punëtorëve në mbarë vendin kanë vazhduar edhe në korrik.
- Greva e punëtorëve të fabrikës së Kallamsheqerit Haft-Tappeh hyri në ditën e 28-të të dielën, më 12 korrik 2020. Të premten, më 10 korrik, punëtorët u grumbulluan përpara zyrës së guvernatorit të Shush, duke vënë theksin tek uniteti dhe vazhdimësia e protestës së tyre derisa t’u plotësohen kërkesat.
- Të martën më 9 korrik, stafi mjekësor i laboratorit në spitalin Al-Zahra në Rasht u grumbullua për të protestuar ndaj rrogave të papaguara për shtatë muaj.
- Të premten më 10 korrik, për të dytën ditë rresht, fermerët e Hoveyzeh u grumbulluan për të protestuar ndaj bllokimit të ujit për vaditje. Tokat bujqësore të Hoveyzeh kanë një muaj që janë tharë e janë kthyer në shkretëtira për shkak të mungesës së ujit.
- Të mërkurën më 8 korrik, shumë fermerë të dëmtuar nga përmbytjet në Sistan dhe Baluchestan, të cilët kanë pësuar humbje të rënda gjatë përmbytjeve të dhjetorit 2019, u grumbulluan në qytetin qendror të provincës, Zahedan, për të protestuar ndaj mos-rimbursimit të fermerëve për kompensimin e dëmeve.
- Të enjten më 9 korrik, një grup punëtorësh bashkiakë të Mehriz u grumbulluan përpara bashkisë për të protestuar ndaj mos-marrjes së rrogave për dy muaj.
- Të mërkurën më 8 korrik, punëtorët në Fabrikën e Sheqerit Fasa protestuan ndaj fabrikës për mos-marrjen e rrogave gjashtë muajt e fundit.
- Për të dytën ditë rresht, shoferët e kamionçinave në Teheran mbajtën një tubim të mërkurën më 8 korrik përpara “Unionit Urban të Ngarkesave të Lehta” për të protestuar ndaj mos-marrjes së kompensimit të koronavirusit.
- Të premten më 10 korrik, një grup njerëzish u grumbulluan në Darab për të protestuar ndaj situatës së tmerrshme ekonomike. Ata thërrisnin: “Rouhani ti nuk do t’ia dish, jep dorëheqjen.”
- Të martën më 7 korrik, një grup punëtorësh të Bashkisë Saravan u grumbulluan përpara bashkisë për të protestuar ndaj mos-marrjes së rrogave.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
12 korrik 2020