Fushata Keqinformuese e Regjimit Iranian Kundër MEK

 

Iran’s Regime Disinformation Campaign Against the MEKKrijimi dhe shpërndarja e lajmeve të rreme kundër Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK/PMOI) është një nga mënyrat e njohura që regjimi i mullahëve përdor kundër forcës kryesore opozitare dhe alternativës demokratike.

Në periudhën një-vjeçare midis verës së 2015-ës dhe verës së 2016-ës, mediat shtetërore iraniane kanë prodhuar mbi 300 filma e seriale televizive për ta demonizuar Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK). Gjatë 2016-ës, regjimi iranian ka publikuar gjithashtu edhe 14 libra të ndryshëm ku dënon MEK-un dhe shpif për të. Edhe sot, Teherani publikon një revistë të përmuajshme dhe menaxhon të paktën 13 faqe interneti që i kushtohen kësaj teme, për të mos përmendur fare llogaritë e panumërta me identitete të rreme në rrjetet sociale, të cilat kanë kontribuar në fushatën e keqinformimit gjatë viteve të fundit.

MEK është njohur si armiku kryesor i regjimit klerikal dhe pengesa më e madhe ndaj ruajtjes së pushtetit prej tij që në ditët e para të regjimit në Iran. Në vitin 1981, MEK udhëhoqi protestën e parë të madhe kundër regjimit. Teherani u përgjigj menjëherë me plumba e rrahje, duke vrarë në vend qindra njerëz. Kur kjo gjë nuk arriti ta shuante mospajtimin, regjimi filloi me masat e egra shtypëse që kishin në shënjestër në mënyrë specifike MEK-un. Kjo kulmoi në verën e 1988-ës me masakrën ndaj 30,000 të burgosurve politikë, shumica dërrmuese e të cilëve ishin anëtarë e simpatizantë të njohur të MEK.

Por as masakra e 1988-ës nuk arriti ta shtypte mbështetjen publike për grupin me themelet më të forta e më të organizuar pro demokracisë. Kjo mbështetje u zhvendos nëntokë, por vazhdoi të rritej. Vrasjet e aktivistëve të MEK vazhduan edhe në vitet 90, shpesh duke ndodhur shumë larg përtej kufijve të Iranit. Por teksa organizata vazhdonte të demonstronte qëndresën e saj, strategjia e Iranit për t’iu kundërvënë qëndrimeve pro-demokracisë nisi të prirej drejt fushatës keqinformuese e cila do të merrte pamjen e një perandorie transmetimesh e botimesh.

Një pjesë e madhe e kësaj fushate ka synimin ta reduktojë mbështetjen për MEK brenda vendit, ose të paktën ta mbajë nën tokë atë mbështetje. Por ky objektiv duket se dështoi në fund të 2017-ës kur Irani u mbërthye nga një kryengritje mbarëkombëtare e cila popullarizoi sllogane si “poshtë diktatori” dhe shprehu një rrymë të fortë mbështetjeje popullore për ndryshim regjimi. Teksa ajo kryengritje vazhdoi edhe në janar 2018, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei mbajti një fjalim në të cilin e pranoi faktin se MEK ishte burimi i atyre slloganeve dhe një forcë shtytëse prapa lëvizjes protestuese.

Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm sepse vuri në dyshim propagandën që vetë regjimi i Khamenei-t kishte bërë për MEK-un gjatë 30 viteve të fundit. Që nga masakra e 1988-ës, Teherani kishte vepruar sikur ato vrasje kishin patur sukses në shpërbërjen e organizatës. Kur zyrtarët e qeverisë apo mediat shtetërore i referoheshin MEK-ut në publik, thjesht e quanin atë si një “kult” apo një “grup i vogël,” duke nënkuptuar një mungesë pothuajse të plotë mbështetjeje apo force organizacionale. Kjo ishte qartësisht e papërputhshme me rolin e kësaj organizate në udhëheqjen e lëvizjes mbarëkombëtare në fillim të 2018-ës.

Brenda Iranit, ky aspekt i propagandës së regjimit nuk është shëruar ende, dhe ka arsye për të besuar se nuk do të shërohet kurrë. Por gjithsesi, me kaq shumë protestues që shprehin mbështetje për MEK nga kaq shumë lokalitete të ndryshme, ka mjaft arsye për të besuar se kjo propagandë nuk ia ka arritur asnjëherë qëllimit të saj. Kështu që do të ishte e lehtë të arrihej në përfundimin se qindra biliona dollarët e shpenzimeve për fushatën keqinformuese kanë shkuar të gjitha dëm, po të mos ishte për faktin që propaganda iraniane për MEK-un në të vërtetë ka hedhur rrënjë të forta jashtë Iranit, sidomos në mediat perëndimore.

Iran: Mesazh nga Massoud Rajavi, 26 Gusht 2020

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

26 gusht 2020

Përveç vrasësve të vëllait tim Kazem, duhet të sanksionohen e të ndëshkohen për veprimet e tyre edhe autorët dhe organizatorët e të gjitha vrasjeve e krimeve të kryera brenda dhe jashtë Iranit nga fashizmi fetar në pushtet. Këtu përfshihen vrasësit e Qassemlou në Vienë, Bakhtiar dhe Boroumand në Paris, Fereydoun Farrokhzad në Bonn, Akbar Ghorbani në Stamboll, Sharafkandi në Berlin, Naghdi në Romë, Zahra Rajabi dhe Ali Moradi në Stamboll, Mohammad Hassan Arbab në Karachi, dhe dhjetëra të tjerë. Përveç këtyre ka edhe qindra krime të tjera terroriste të kryera nga teokracia që sundon Iranin kundër Rezistencës Iraniane, Peshmarga-ve dhe vëllezërve tanë kurdë në territorin iraken e në Kurdistanin iraken.

Departamenti Amerikan i Shtetit Publikon Emrat e Vrasësve të Dr. Kazem Rajavi-t

 

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka publikuar emrat e 13 individëve që kishte etiketuar më 21 gusht për rolin e tyre në vrasjen e Dr. Kazem Rajavi, i cili ka qenë një figurë e spikatur e mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Zvicër.

“Më 21 gusht, Departamenti i Shtetit i SHBA shpalli vënien e kufizimeve në viza për 14 individë iranianë për përfshirjen e tyre në shkelje të rënda të të drejtave njerëzore në emër të regjimit iranian, shtetit kryesor që sponsorizon terrorizmin në botë.

Këta 13 individë, të cilët hiqeshin si diplomatë iranianë, vepronin nën urdhrat më të larta të qeverisë së tyre për të heshtur opozitën dhe për të treguar se askush nuk i shpëton dot regjimit iranian, pavarësisht se ku jeton,” lexon deklarata e Departamentit të Shtetit.

Kjo deklaratë i ka publikuar emrat e këtyre terroristëve, si vijon:

Ali Reza Bayani Hamadani, Said Danesh, Ali Hadavi, Saeed Hemati, Mohammad Reza Jazayeri, Mohsen Sharif Esfahani, Ali Moslehiaraghi, Naser Pourmirzai, Mohsen Pourshafiee, Mohammad Said Rezvani, Mahmoud Sajadian, dhe Yadollah Samadi.

Më 21 gusht, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, e mirëpriti vendimin e SHBA-së për t’i etiketuar vrasësit e Prof. Rajavi-t dhe e përshkroi atë si një “hap i domosdoshëm dhe i efektshëm për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur sigurinë e vendeve europiane.”

 

Të Mbijetuar, Dëshmitarë, dhe Ekspertë Përsërisin Thirrjen për Hetim mbi Masakrën e 1988-ës në Iran

 

Shkruar nga Shahriar Kia

Survivors, Witnesses, and Experts Renew Call for Inquiry Into Iran’s 1988 MassacreEventi online i opozitës iraniane i bën thirrje OKB-së për hetim mbi masakrën e 1988-ës në Iran

Të shtunën, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit zhvilloi një konferencë virtuale lidhur me atë që është quajtur si “krimi më i rëndë i Republikës Islamike” dhe krimi më tronditës kundër njerëzimit që ka ndodhur në dekadat pas Holokaustit. Në këtë event u theksua se, pavarësisht këtij reputacioni, i është kushtuar një vëmendje e pakët masakrës sistematike të regjimit iranian ndaj të burgosurve politikë gjatë 32 viteve që kur ajo ndodhi.

Një nga folësit e eventit, Dominique Attias, ish zëvendës kryetare e Shoqatës së Avokatëve në Paris, theksoi kontrastin që ekziston midis shkallës së vrasjeve dhe mungesës së një përgjigjeje serioze ndërkombëtare. “Kaq shumë njerëz, kaq shumë të rinj, burra dhe gra, janë ekzekutuar e vrarë,” tha ajo. “Tridhjetë mijë njerëz janë vrarë në 1988-ën dhe ka një heshtje të plotë… heshtje totale, ndërkohë që familjet kanë nevojë të kenë dijeni dhe t’u rikthehen trupat, dhe të vdekurit duhet të varrosen e të nderohen. Këto janë krime kundër njerëzimit. Është e paimagjinueshme t’i shpërfillësh.”

Komentet e saj sollën në vëmendje faktin që shumë nga viktimat e masakrës, sipas raporteve, janë ekzekutuar në grupe me nga disa dhjetëra njerëz dhe më pas janë varrosur në varre masive. Disa nga këto varre janë identifikuar nga aktivistët lokalë, por varre të tjera janë kthyer në zona projektesh masive ndërtimi nga regjimi iranian, si pjesë e një përpjekjeje të vazhduar për të fshehur provat dhe për të zbutur impaktin e një kalimi potencial nga heshtja në veprim nga ana e qeverive perëndimore dhe komunitetit ndërkombëtar.

 

Forcat e Sigurisë të Regjimit Iranian Vrasin Dy të Rinj të Pafajshëm

 

Iran Regime’s Security Forces Kill Two Young Innocent Man Alireza Jafarlou dhe Alireza Goudarzi vriten nga forcat e sigurisë të regjimit iranian

Raportet nga Irani tregojnë se Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) të regjimit kanë qëlluar për vdekje dy të rinj në Shahriar pranë Teheranit. Ky veprim, së bashku me ekzekutimet e fundit të kryera nga regjimi, edhe pse tragjik, tregon frikën e mullahëve nga shoqëria.

Dy të rinjtë, të identifikuar si Alireza Jafarlou, i cili ishte student universiteti, dhe Alireza Goudarzi, ishin marrë në shënjestër nga forcat represive ndërkohë që ishin në rrugë. Sipas raporteve, Alireza Goudarzi vdiq menjëherë, ndërsa Alireza Jafarlou u plagos. Në vend që ta dërgonin Alireza Jafarlou-n në spital, forcat SSF nisën ta rrihnin atë, dhe kur njerëzit u përpoqën ta shpëtonin, forcat shtypëse i kërcënuan ata. Si rrjedhim, Alireza Jafarlou vdiq gjithashtu. Forcat SSF i vranë këta dy të rinj të pafajshëm për faktin se kishin refuzuar të paraqitnin patentën e shoferit.

Shahriar ndodhet 42 kilometra në perëndim të kryeqytetit Teheran. Ky qytet pati një nga bilancet më të larta të vdekjeve gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor 2019. Sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), regjimi iranian ka vrarë mbi 1500 protestues gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit të cilat i shkundën themelet e regjimit.

Regjimi i ka shtuar edhe më shumë masat represive për ta ruajtur pushtetin dhe për të parandaluar një kryengritje popullore duke u përpjekur ta frikësojë publikun.

Regjimi iranian ekzekutoi Mostafa Salehi-n më 5 gusht në Isfahan. Mostafa ishte arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare të 2018-ës në Iran. Ai ishte torturuar rëndë për të bërë rrëfime të rreme. Ekzekutimi i tij u bë pak ditë pasi një fushatë ndërkombëtare dhe protestat e familjarëve të tetë protestuesve të tjerë të burgosur e kishin detyruar regjimin t’i ndalte ekzekutimet.

Lidhur me këtë, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke dënuar fuqishëm ekzekutimin e Mostafa Salehi-t, tha: “I detyruar me ngurrim të mos i ekzekutojë tetë protestues të tjerë të burgosur pas fushatës në rrjete sociale të miliona njerëzve që bënë thirrje për ndalimin e ekzekutimeve, fashizmi fetar në pushtet e kreu këtë ekzekutim si shpagim dhe me qëllimin ta terrorizonte publikun dhe të parandalonte shpërthimin e një kryengritjeje.”

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 94,400 Vdekje, 25 Gusht 2020

 

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 25 gusht 2020):

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, 25 gusht 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 94,400 njerëzve në 403 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 23025 në Teheran, 6701 në Khorasan Razavi, 6364 në Khuzestan, 4528 në Mazandaran, 3992 në Lorestan, 2971 në Sistan dhe Baluchistan, 2738 në Alborz, 2648 në Fars, 2620 në Azerbaixhan Perëndimor, 2267 në Kermanshah, 1507 në Kerman, 1264 në Hormozgan, 1179 në Yazd, 1117 në Ardabil, 899 në Zanjan, 794 në Gazvin, 632 në Chaharmahal dhe Bakhtiari. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Iran: Një Grup të Burgosurish në Izolim Kanë Nisur Grevë Urie në Burgun Dastgerd në Isfahan

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Burgu Dastgerd në Isfahan

Iran: A Group of Prisoners in Solitary Confinement on a Hunger Strike in Dastgerd Prison in IsfahanThirrje për aksion urgjent nga misione ndërkombëtare të gjetjes së fakteve për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve dhe për të vizituar burgjet

Të paktën 20 të rinj të burgosur në izolim në burgun Dastgerd të Isfahanit kanë disa ditë që janë në grevë urie për të protestuar ndaj kushteve çnjerëzore të burgut. Ata kërkojnë të transferohen në një pavijon publik.

Këta të burgosur, disa prej të cilëve kanë gjashtë vite në burg, i kanë kaluar katër muajt e fundit në izolim. Shumica e këtyre të burgosurve janë arrestuar dhe ndjekur penalisht për faktin se janë përplasur me Forcat represive të Sigurisë së Shtetit.

Torturat dhe keq-trajtimi i të burgosurve, dhe kushtet e këqija të Burgut Dastgerd e të qelive të izolimit janë kaq të rënda saqë disa nga këta të burgosur kanë kryer vetëvrasje muajt e fundit. Familjarëve të këtyre të burgosurve u mohohet e drejta për t’i vizituar ata, dhe të burgosurit nuk kanë asnjë mënyrë për të kontaktuar me të afërmit e tyre.

Rezistenca Iraniane bën thirrje për aksion urgjent nga Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve në Iran. Rezistenca përsërit thirrjen e Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), për themelimin e një misioni ndërkombëtar të gjetjes së fakteve dhe dërgimin e tij në Iran për të vizituar burgjet iraniane e për t’u takuar me të burgosurit.

Për t’i Dhënë Fund Veprimtarive Malinje të Regjimit Iranian, Duhet Filluar me Krimin e Tij më të Rëndë

Shkruar nga Shahriar Kia

To End Iran Regime’s Malign Activities, Start With Its Worst Crime Foto të disa prej viktimave të Masakrës së 1988-ës në Iran

Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mbahet në shtator. Një nga temat globale të rëndësishme aktualisht është Irani. Teksa Lindja e Mesme dhe komuniteti ndërkombëtar vuajnë nga terrorizmi dhe abuzimet ndaj të drejtave njerëzore, formimi i një fronti të bashkuar kundër regjimit të mullahëve, i cili është sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit dhe mbajtësi i rekordit për ekzekutimet per capita, është një nevojë urgjente.

Regjimi njihet gjerësisht si sponsori kryesor shtetëor i terrorizmit në botë, dhe ky është pa dyshim një stimul i fortë për aksion multilateral, sidomos mes atyre që rrezikojnë të bëhen shënjestra të këtij terrorizmi. Një pjesë e madhe e veprimtarive terroriste të regjimit iranian kanalizohet përmes një rrjeti të sofistikuar aleatësh e proksish, dhe kjo tregon se sa larg duhet të shkojnë kërkesat e botës për llogaridhënie.

Terrorizmi i mbështetur nga Irani duhet të jetë një temë madhore bisedimi në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së. Shtetet anëtare të OKB-së mund të bashkëpunojnë më mirë me njëri-tjetrin duke i hapur diskutimet me një raport të veprimtarive malinje që janë si të pambrojtshme, ashtu edhe në mënyrë të pamohueshme nën kompetencën e autoriteteve të regjimit, dhe të askujt tjetër.

Fatkeqësisht, shkeljet e të drejtave njerëzore nga Irani brenda vendit nuk e kanë marrë zakonisht këtë trajtim për shkak të politikës së paqësimit. Kombet demokratike të botës kanë një detyrim moral për t’i bërë këto një prioritet të lartë në diskutimet politike ndërkombëtare. Dhe sigurisht, një gjë e tillë ka edhe vlerë praktike. Nëse dikush e kundërshton në mënyrë aktive kërkesën e llogarisë ndaj regjimit iranian për terrorizmin e tij jashtë vendit, ai person do të ekspozohej para të gjithëve si i njëanshëm po t’i kërkohej të mbronte disa nga krimet më të rënda kundër njerëzimit që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kështu e kanë përshkruar disa ekspertë masakrën e regjimit iranian ndaj të burgosurve politikë në 1988-ën. Në fakt, një regjistrim audio i bërë nga zyrtari që në atë kohë ka qenë pasuesi i Ruhollah Khomeini-t tregon se kështu e shihnin këtë masakër edhe disa nga dëshmitarët ndërkohë që ajo zhvillohej. Zyrtari, Hossein Ali Montazeri, e ka quajtur fushatën disa-muajshe të ekzekutimeve masive si “krimi më i rëndë i Republikës Islamike.”

Regjistrimi në fjalë është bërë publik vetëm në 2016-ën, por kur kjo ndodhi, ai ndihmoi në konfirmimin e disa prej detajeve më tronditëse, duke përfshirë faktin që mes viktimave kanë qenë edhe gra shtatzëna dhe fëmijë 13-vjeçarë. Megjithatë, shumë prej këtyre informacioneve kanë qenë të ekspozuara që më parë, pasi Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) kishte paraqitur dëshmi të panumërta nga të mbijetuarit e masakrës gjatë viteve. MEK ka qenë shënjestra kryesore e masakrës, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve në masakrën e 1988-ës ka qenë mbi 30,000 individë.

Teherani ka bërë përpjekje të ndryshme për t’i justifikuar këto vrasje në retrospektivë. Por fakti është se dëshmitarë të shumtë kanë konfirmuar se, kur njerëzit silleshin përpara “komisioneve të vdekjes” në burgjet iraniane, ata nuk prezantoheshin me prova krimesh serioze, por thjesht u kërkohej të deklaronin lidhjet e tyre politike dhe pikëpamjet e tyre për sa i përket diktaturës teokratike. Ata që deklaronin përkushtimin ndaj MEK dhe nuk u nënshtroheshin kërkesave të regjimit, ekzekutoheshin menjëherë. Në shumë raste, gjyqet e tyre zgjatnin vetëm pak minuta, dhe varjet bëheshin në grupe.

Masakra e 1988-ës dhe pandëshkueshmëria që kanë gëzuar mullahët që atëherë, kanë krijuar një model për masat e egra ndaj disidencës gjatë tre dekadave që pasuan. Dhe ky model vazhdon ende, siç e dëshmon përgjigjja e autoriteteve ndaj një kryengritjeje pro-demokracisë në nëntor 2019, e cila la të vdekur 1,500 protestues paqësorë dhe mijëra të tjerë të burgosur.

Vazhdimësia e këtyre abuzimeve ndaj të drejtave njerëzore mund t’i atribuohet një ndjesie pandëshkueshmërie që është rrënjosur tek regjimi iranian. Një gjë e tillë rrjedh nga fakti që komuniteti ndërkombëtar nuk ia ka dhënë asnjëherë masakrës përparësinë që meriton në diskutimet e politikës ndërkombëtare për Iranin dhe regjimin që e sundon atë.

Deri më sot, asnjë person i vetëm nuk është mbajtur përgjegjës për këto vrasje, edhe pse një numër fajtorësh janë ende gjallë dhe të ngulitur fort në strukturën udhëheqëse të regjimit. Kryegjyqtari aktual dhe Ministri aktual i Drejtësisë kanë shërbyer në komisionet e vdekjes në 1988-ën. Veprimet e tyre sot nuk lënë dyshim se ata e miratojnë dhunën politike që në atë kohë ishte bërë pjesë e pamohueshme e politikës shtetërore.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për veprimet e regjimit në tërësi. Dhuna politike brenda vendit është thjesht ana tjetër e medaljes e operacioneve terroriste të tij jashtë vendit. Por ligësia që qëndron prapa masakrës së 1988-ës është më flagrante se çdo gjë tjetër. Prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet t’i kërkojë llogari regjimit iranian për krimin e tij kundër njerëzimit në 1988-ën.

 

Elona Gjebrea, Sekretare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit shqiptar dhe ish Zëvendës Ministre e Brendshme  Mbështetja e mbledhjes vjetore të Rezistencës iraniane të FRee Iran Smitt

 

“Shqiptari ka marrë një vendim të fortë kundër veprimtarive terroriste të regjimit iranian. Ne dëbuam ambasadorin e regjimit iranian dhe tre diplomatë për komplotet e tyre terroriste. Dosja e abuzimeve të të drejtave të njeriut të regjimit duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Unë mbështes zonjën Raxhavi dhe planin e saj me dhjetë pika. Ajo parashikon një të ardhme të lirë për Iranin.

“Jam krenare që mbështes gratë iraniane që luftojnë për liri dhe demokraci. Unë mbështes zonjën Raxhavi dhe njësitë e rezistencës iraniane brenda Iranit. ”

 

 

Si e Shfrytëzojnë Mullahët COVID-19-ën për të Parandaluar Protesta Madhore në Iran

Shpërthimi i Koronavirusit në Iran

Zhvillimi i provimeve universitare, planifikimi për të mbajtur ceremoni zie në Muharram, detyrimi i njerëzve për t’iu rikthyer punës në mesin e krizës së COVID-19, dhe fshehja sistematike e fakteve lidhur me këtë krizë, janë pjesë të planit të regjimit iranian për ta përdorur pandeminë e koronavirusit për të parandaluar një kryengritje, duke parandaluar kështu përmbysjen e tij.

Regjimi ka zhvilluar provimet e pranimit në universitete, pa implementuar as masat parandaluese bazë apo protokollet e shëndetit. Lidhur me këtë, Minoo Mohraz, anëtare e Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit, tha më 19 gusht për të përditshmen shtetërore Hamshari: “Ne sugjeruam që t’i shtynim provimet e pranimit derisa të përmirësohej moti, në mënyrë që provimet të bëheshin në ambiente të jashtme. Por Ministria e Shëndetësisë u detyrua të shkruante një protokoll. Kush do ta implementojë atë? Provimi i pranimit është një grumbullim dhe unë, si eksperte, them se nuk duhet të mbahet në ambiente të brendshme.”

Regjimi i ka zhvilluar këto provime ndërkohë që numri i vdekjeve nga COVID-19 po rritet me shpejtësi, madje edhe sipas vetë statistikave të regjimit, të cilat shënojnë mbi 20,000 vdekje. Ndërkohë, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEKka shpallur të premten se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 394 qytete të Iranit e ka kaluar shifrën 92,300.