Saturday, February 4, 2023

Forcat e Sigurisë të Regjimit Iranian Vrasin Dy të Rinj të Pafajshëm

 

Iran Regime’s Security Forces Kill Two Young Innocent Man Alireza Jafarlou dhe Alireza Goudarzi vriten nga forcat e sigurisë të regjimit iranian

Raportet nga Irani tregojnë se Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) të regjimit kanë qëlluar për vdekje dy të rinj në Shahriar pranë Teheranit. Ky veprim, së bashku me ekzekutimet e fundit të kryera nga regjimi, edhe pse tragjik, tregon frikën e mullahëve nga shoqëria.

Dy të rinjtë, të identifikuar si Alireza Jafarlou, i cili ishte student universiteti, dhe Alireza Goudarzi, ishin marrë në shënjestër nga forcat represive ndërkohë që ishin në rrugë. Sipas raporteve, Alireza Goudarzi vdiq menjëherë, ndërsa Alireza Jafarlou u plagos. Në vend që ta dërgonin Alireza Jafarlou-n në spital, forcat SSF nisën ta rrihnin atë, dhe kur njerëzit u përpoqën ta shpëtonin, forcat shtypëse i kërcënuan ata. Si rrjedhim, Alireza Jafarlou vdiq gjithashtu. Forcat SSF i vranë këta dy të rinj të pafajshëm për faktin se kishin refuzuar të paraqitnin patentën e shoferit.

Shahriar ndodhet 42 kilometra në perëndim të kryeqytetit Teheran. Ky qytet pati një nga bilancet më të larta të vdekjeve gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor 2019. Sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), regjimi iranian ka vrarë mbi 1500 protestues gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit të cilat i shkundën themelet e regjimit.

Regjimi i ka shtuar edhe më shumë masat represive për ta ruajtur pushtetin dhe për të parandaluar një kryengritje popullore duke u përpjekur ta frikësojë publikun.

Regjimi iranian ekzekutoi Mostafa Salehi-n më 5 gusht në Isfahan. Mostafa ishte arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare të 2018-ës në Iran. Ai ishte torturuar rëndë për të bërë rrëfime të rreme. Ekzekutimi i tij u bë pak ditë pasi një fushatë ndërkombëtare dhe protestat e familjarëve të tetë protestuesve të tjerë të burgosur e kishin detyruar regjimin t’i ndalte ekzekutimet.

Lidhur me këtë, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke dënuar fuqishëm ekzekutimin e Mostafa Salehi-t, tha: “I detyruar me ngurrim të mos i ekzekutojë tetë protestues të tjerë të burgosur pas fushatës në rrjete sociale të miliona njerëzve që bënë thirrje për ndalimin e ekzekutimeve, fashizmi fetar në pushtet e kreu këtë ekzekutim si shpagim dhe me qëllimin ta terrorizonte publikun dhe të parandalonte shpërthimin e një kryengritjeje.”