Tuesday, January 31, 2023

Të Mbijetuar, Dëshmitarë, dhe Ekspertë Përsërisin Thirrjen për Hetim mbi Masakrën e 1988-ës në Iran

 

Shkruar nga Shahriar Kia

Survivors, Witnesses, and Experts Renew Call for Inquiry Into Iran’s 1988 MassacreEventi online i opozitës iraniane i bën thirrje OKB-së për hetim mbi masakrën e 1988-ës në Iran

Të shtunën, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit zhvilloi një konferencë virtuale lidhur me atë që është quajtur si “krimi më i rëndë i Republikës Islamike” dhe krimi më tronditës kundër njerëzimit që ka ndodhur në dekadat pas Holokaustit. Në këtë event u theksua se, pavarësisht këtij reputacioni, i është kushtuar një vëmendje e pakët masakrës sistematike të regjimit iranian ndaj të burgosurve politikë gjatë 32 viteve që kur ajo ndodhi.

Një nga folësit e eventit, Dominique Attias, ish zëvendës kryetare e Shoqatës së Avokatëve në Paris, theksoi kontrastin që ekziston midis shkallës së vrasjeve dhe mungesës së një përgjigjeje serioze ndërkombëtare. “Kaq shumë njerëz, kaq shumë të rinj, burra dhe gra, janë ekzekutuar e vrarë,” tha ajo. “Tridhjetë mijë njerëz janë vrarë në 1988-ën dhe ka një heshtje të plotë… heshtje totale, ndërkohë që familjet kanë nevojë të kenë dijeni dhe t’u rikthehen trupat, dhe të vdekurit duhet të varrosen e të nderohen. Këto janë krime kundër njerëzimit. Është e paimagjinueshme t’i shpërfillësh.”

Komentet e saj sollën në vëmendje faktin që shumë nga viktimat e masakrës, sipas raporteve, janë ekzekutuar në grupe me nga disa dhjetëra njerëz dhe më pas janë varrosur në varre masive. Disa nga këto varre janë identifikuar nga aktivistët lokalë, por varre të tjera janë kthyer në zona projektesh masive ndërtimi nga regjimi iranian, si pjesë e një përpjekjeje të vazhduar për të fshehur provat dhe për të zbutur impaktin e një kalimi potencial nga heshtja në veprim nga ana e qeverive perëndimore dhe komunitetit ndërkombëtar.