Kërkesa e Llogarisë ndaj Regjimit Iranian për Terrorizmin e Tij Është e Domosdoshme për Paqen dhe Sigurinë Globale

 

Holding Iran’s Regime Accountable for Terrorism Is Indispensable for Global Peace and Security Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, shpalli të premten etiketimin e 14 zyrtarëve të regjimit iranian, 13 prej të cilëve janë operativë terroristë të përfshirë në vrasjen e Profesor Kazem Rajavi-t, përfaqësuesit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Zvicër, dhe aktivist i mirënjohur për të drejtat e njeriut.

Etiketimi nga SHBA i 13 diplomatëve terroristë të regjimit iranian që vranë Profesorin Kazem Rajavi në Zvicër në vitin 1990, së bashku me gjyqin për Assadollah Assadi-n, një tjetër diplomat terrorist i arrestuar në 2018-ën për tentativën për të shpërthyer një bombë në një tubim të opozitës, nënvizojnë nevojën për t’i mbyllur të gjitha ambasadat e regjimit dhe për t’u kërkuar llogari të gjithë terroristëve e zyrtarëve të lartë të regjimit të mullahëve për terrorizëm.

Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, shpalli të premten etiketimin e 14 zyrtarëve të regjimit iranian, 13 prej të cilëve janë operativë terroristë të përfshirë në vrasjen e Profesor Kazem Rajavi-t, përfaqësuesit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Zvicër, dhe aktivist i mirënjohur për të drejtat e njeriut.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, e ka mirëpritur etiketimin e 13 vrasësve të Dr. Kazem Rajavi nga Sekretari amerikan i Shtetit dhe e ka përshkruar këtë si një hap të domodoshëm e të efektshëm për të luftuar terrorizmin dhe mbrojtur sigurinë e vendeve europiane.

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 92,900 Vdekje, 22 Gusht 2020

 

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 22 gusht 2020,):

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 22 gusht 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 92,900 njerëzve në 394 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 22615 në Teheran, 6636 në Khorasan Razavi, 4418 në Mazandaran, 3901 në Gilan, 3872 në Lorestan, 2706 në Golestan, 2595 në Azerbaixhan Perëndimor, 2403 në Hamedan, 1474 në Khorasan Verior, 1458 në Kerman, 1173 në Semnan, 1130 në Bushehr, 884 në Zanjan, 779 në Gazvin. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Etiketimi i 13 Vrasësve të Dr. Kazem Rajavi nga Departamenti i Shtetit Është një Hap i Domosdoshëm dhe i Efektshëm për të Luftuar Terrorizmin

kazem rajavi, assassinated, swiss, Iran, NCRI

Dr. Kazem Rajavi

Etiketimi i 13 vrasësve të Dr. Kazem Rajavi nga Departamenti i Shtetit është një hap i domosdoshëm dhe i efektshëm për të luftuar terrorizmin. Ky hap duhet të plotësohet me ndjekjen penale dhe ndëshkimin e udhëheqësve të regjimit.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka mirëpritur etiketimin nga Sekretari amerikan i Shtetit të 13 vrasësve të Dr. Kazem Rajavi, martirit të madh të kauzës së të drejtave njerëzore. Ajo e ka përshkruar këtë si një hap të domosdoshëm e të efektshëm për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur sigurinë e vendeve europiane. Znj. Rajavi shtoi se ky etiketim duhet të plotësohet me etiketimin e liderëve të regjimit klerikal, duke përfshirë liderin suprem Ali Khamenei, Ali Fallahian, Ministër i Inteligjencës në atë kohë, Ali Akbar Velayati, këshilltar i Khamenei-t dhe Ministër i Jashtëm në atë kohë, dhe Hassan Rouhani, Sekretar i atëhershëm i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, si organizatorë të vrasjes së Dr. Rajavi-t në prill 1990, pranë Gjenevës.

Sanksionet e OKB mbi Regjimin Iranian Janë një Hap i Nevojshëm për t’i Dhënë Fund Mjerimit dhe Terrorizmit në Lindjen e Mesme

Iran's regimie unveiled two new ballistic missiles, while the Iranian people grapple with poverty & region burns in terrorism. UN should reimpose sanctions.

Regjimi iranian ekspozoi dy raketa balistike të enjten. Këtyre dy raketave u është vënë emri i Qassem Soleimani, kreut të eliminuar të Forcave Quds të IRGC-së, dhe Abu Mehdi-al-Muhandis, një terrorist iraken. Ndërkohë, populli iranian po lufton me varfërinë dhe COVID-19.

Regjimi iranian ekspozoi dy raketa të reja balistike të enjten. Ky zhvillim, teksa populli iranian lufton me varfërinë dhe COVID-19 dhe rajoni digjet në flakët e luftës e terrorizmit, nënvizon nevojën për ta rikthyer embargon ndërkombëtare të armëve mbi regjimin iranian.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Iran, Presidenti i regjimit, Hassan Rouhani, dhe zyrtarë të tjerë janë ankuar vazhdimisht për sanksionet, duke i identifikuar ato si arsyen e numrit të lartë të vdekjeve nga COVID-19.

E megjithatë, ndërtimi i këtyre dy raketave dhe komentet e Rouhani-t të enjten pas ekspozimit të dy raketave balistike, tregon se regjimi i ka fondet e nevojshme për t’i ndihmuar njerëzit por u jep përparësi veprimtarive malinje terroriste e jo jetës së njerëzve.

“Raketat kruz kanë rëndësi të veçantë për ne. Sot ne duhet t’i mobilizojmë të gjitha fuqitë tona për të ndërtuar raketa kruz. Një raketë kruz ka shumë avantazhe dhe mund ta maskojë veten, të marrë një rrugë të sigurtë, dhe mund ta godasë shënjestrën më me saktësi,” tha Rouhani të enjten.

SHBA nis procesin për t’i rikthyer sanksionet e Kombeve të Bashkuara mbi regjimin iranian

United Nations Security Council [File Photo]

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara [Foto Fajli]

Shtetet e Bashkuara e kanë informuar të premten Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se kanë ndërmend t’i rikthejnë të gjitha sanksionet e OKB-së kundër regjimit të mullahëve, sipas The Wall Street Journal. Uashingtoni po i merr këto masa kundër Teheranit si përgjigje ndaj mos-zbatimit të kushteve të paktit bërthamor të 2015-ës, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), nga ana e mullahëve.

Ky proces ia lejon çdo nënshkruesi të JCPOA mes Iranit dhe fuqive të mëdha të njohura si P5+1, d.m.th. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Rusia, dhe Kina, që të kërkojë rikthimin e të gjitha sanksioneve të OKB-së mbi Teheranin, bazuar në shkeljet e JCPOA-së nga regjimi iranian.

Pavarësisht faktit që SHBA doli nga JCPOA në maj të 2018-ës, Uashingtoni jep argumentin se gëzon të drejtën ligjore për t’i rikthyer sanksionet e OKB-së mbi Teheranin. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë dhjetë ditë kohë për të nxjerrë një rezolutë që t’i neutralizojë përpjekjet e SHBA. Nëse asnjëri prej anëtarëve nuk nxjerr një rezolutë të tillë brenda dhjetë ditësh, Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që aktualisht mbahet nga Indonezia, detyrohet të nxjerrë një rezolutë në emër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’ua vënë çështjen përpara anëtarëve për votim.

Nëse kjo rezolutë dështon për çfarëdo arsyeje, sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të vendosen 30 ditë pas letrës së SHBA-së që nis procesin e “rivendosjes”. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA ka të drejtën e vetos për rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), theksoi në një fjalim të saj më 20 qershor se gjashtë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhej të ishin rikthyer shumë kohë më parë.

“Rezistenca Iraniane e ka theksuar gjithashtu që shumë kohë më parë se kërkon rikthimin e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër regjimit,” tha Madamë Rajavi.

Pyetje & Përgjigje: Presidentja e Zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi

Nga The Washington Times – – E enjte, 13 gusht 2020

ANALIZË/OPINION:Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, organizatës më të madhe të disidentëve iranianë në botë, e cila kërkon ta zëvendësojë regjimin teokratik të Iranit me një demokraci, ka dhënë përgjigjet e mëposhtme ekskluzive ndaj pyetjeve të Washington Times.

The Washington Times: Në çfarë mënyre ndryshon tubimi i organizatës suaj këtë vit nga tubimet e mëparshme që keni organizuar gjatë 17 viteve të fundit? Çfarë shpresojnë të arrijnë udhëheqja e organizatës dhe pjesëmarrësit në mbledhjen e këtij viti, dhe çfarë mesazhi kanë ata për Komunitetin Ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara?

Znj. Rajavi: Tubimi i përvitshëm sivjet po bëhet pas zhvillimeve madhore që u shpalosën gjatë vitit të shkuar. Këto zhvillime përfshijnë: kryengritjen e madhe të nëntorit 2019, gjatë së cilës njerëzit kërkuan përmbysjen e regjimit; kryengritjen e janarit 2020, ku në slloganet e tyre, njerëzit refuzuan edhe regjimin e Shahut (monarkinë), edhe regjimin e mullahëve, dhe kërkuan që në vend të tyre të themelohej një republikë e bazuar në të drejtën universale të votës; zgjedhjet parlamentare të regjimit u refuzuan përmes një bojkoti mbarëkombëtar; katastrofa e koronavirusit ua ka marrë jetën 70,000 bashkatdhetarëve tanë si rezultat i politikave kriminale të regjimit; kriza ekonomike ka vazhduar të thellohet, me një inflacion prej 50% dhe një rënie prej 30% në vlerën e monedhës kombëtare vetëm gjatë këtyre pak muajve të fundit.

Me pak fjalë, regjimi është në një pozitë shumë më të dobët e të brishtë krahasuar me vitin e shkuar; është shumë më i ekspozuar, dhe shoqëria duket qartë se është në prag të një shpërthimi të vërtetë. Pra, regjimi është më afër përmbysjes se kurrë më parë.

Në rrethana të tilla, ky tubim mbart tre mesazhe parësore.

Së pari, ai i jep regjimit klerikal mesazhin se pavarësisht të gjitha përpjekjeve të tij për ta eliminuar fizikisht Rezistencën Iraniane, së bashku me fushatën e gjerë e të mirë-financuar të demonizimit, sot Rezistenca është më e fortë, më e bashkuar, dhe më e vendosur se kurrë më parë për ta përmbysur regjimin në tërësinë e tij.

Së dyti, ky tubim i jep popullit iranian mesazhin se Mujahedeen-e Khalq (PMOI/MEK) dhe Rezistenca, veçanërisht Njësitë e Rezistencës brenda Iranit, i qëndrojnë përkrah atij dhe e mbështesin kryengritjen e popullit për ta përmbysur teokracinë dhe për të arritur fitoren përfundimtare duke qëndruar sup më sup me njëri-tjetrin.

Dhe së treti, tubimi i jep komunitetit ndërkombëtar mesazhin se ekziston një alternativë e fortë e cila garanton tranzicionin e Iranit nga një teokraci në një republikë demokratike e jo-bërthamore të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti dhe në barazinë gjinore.

Komuniteti ndërkombëtar duhet ta njohë dhe ta pranojë të drejtën e popullit iranian për rezistencë kundër këtij regjimi mesjetar dhe për ta çrrënjosur atë njëherë e mirë.

The Washington Times: A mendoni se politika e “Presionit Maksimal” e administratës Trump po funksionon për t’ia ndryshuar sjelljen regjimit iranian brenda vendit, dhe a po funksionon ajo për ta frenuar ndikimin malinj të Iranit në Lindjen e Mesme? Në mënyrë më specifike, a po funksionon politika aktuale e SHBA për ta kufizuar përdorimin e terrorizmit nga Irani ndaj kundërshtarëve të tij, dhe për t’i kufizuar programet balistike e bërthamore të Iranit, si dhe veprimtari të tjera kriminale të tij?

Znj. Rajavi: Përvoja e katër dekadave të fundit na ka mësuar se e vetmja politikë e efektshme dhe produktive kundër regjimit klerikal është një politikë solide dhe e vendosur. Mohimi i aksesit ndaj burimeve dhe mundësive për regjimin, dhe moslejimi që ai të përfitojë lehtësira ekonomike dhe politike, janë të domosdoshme për të konfrontuar terrorizmin dhe agresionin e tij, si dhe përpjekjet e tij për të ndërtuar armë bërthamore.

Kjo është gjithashtu në përputhje me interesat e popullit iranian. Mbushja e sënduqeve financiare të regjimit është e barasvlefshme me shtimin e shtypjes kundër popullit iranian dhe me një përshkallëzim në eksportimin e terrorizmit e luftënxitjes në rajon.

E kemi thënë gjithmonë dhe e përsërisim se regjimi nuk duhet të lejohet të posedojë as edhe një plumb të vetëm. Ai nuk duhet të lejohet të korrë përfitimet financiare as të shitjes së një fuçie të vetme me naftë, që i përket popullit iranian.

Një orë pas shpalljes së firmosjes së Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA) më 14 korrik 2015, unë deklarova se përmbyllja e dispozitave të gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk do t’ia parandalojë regjimit posedimin e bombës.

Ajo që është e domosdoshme për të mos e lejuar regjimin të posedojë një armë bërthamore mund të përmblidhet në rikthimin e sanksioneve, rivendosjen e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, eliminimin e plotë të aftësive të regjimit për pasurimin e uraniumit, mbylljen e qendrave bërthamore të regjimit, dhe bërjen e inspektimeve kudo dhe në çdo kohë.

Më lejoni të nënvizoj edhe një aspekt tjetër. Së shpejti në Belgjikë do të nisin procedimet gjyqësore për një diplomat të regjimit. Ai ka qenë organizatori i një komploti të madh terrorist në qershor 2018. Kjo është ndoshta hera e parë që një diplomat gjykohet për përfshirje në një komplot terrorist. Ai i ka kaluar dy vitet e fundit prapa hekurave, së bashku me tre bashkëpunëtorë të tjerë terroristë.

Ai është oficer i lartë i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit iranian dhe ka qenë komandant i një komploti për shpërthimin e një bombe në tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane në Paris. Shënjestrat ishim unë dhe personalitete të larta europiane e amerikane të pranishëm në tubim. Po të mos ishte zbuluar dhe parandaluar në minutën e fundit, ky komplot do të kishte rezultuar në aktin terrorist më të madh e më vdekjeprurës në tokën europiane.

Sigurisht, terrorizmi ka qenë pjesë e strategjisë së mbijetesës së regjimit dhe vegla më e rëndësishme e politikës së jashtme për të që në fillim. Por vitet e fundit, situata ka ndryshuar, duke krijuar një nevojë më të madhe për regjimin që t’i drejtohet terrorizmit, sidomos kundër asaj që përbën alternativën legjitime dhe të fuqishme ndaj tij, pasi regjimi është bërë gjithnjë e më i dobët e i brishtë. Kjo është arsyeja pse, pas kryengritjes së 2017-ës ku ai dëgjoi këmbanën e vdekjes së vet, regjimi organizoi dy operacione të rëndësishme terroriste kundër lëvizjes sonë, njërin me plan për ta ekzekutuar në Paris, dhe tjetrin me plan për ta realizuar në festimet e Vitit të Ri të mijëra anëtarëve të MEK në Shqipëri në mars 2018, një grumbullim ku ishim të pranishëm edhe unë dhe Kryebashkiaku Giuliani. A do të shërbenin për gjë tjetër toleranca dhe paqësimi ndaj këtij lloj regjimi përveçse për ta inkurajuar edhe më tej terrorizmin e tij? Një politikë e vendosur është e vetmja përgjigje.

The Washington Times: Cili është statusi i lëvizjes “opozitare” brenda dhe jashtë Iranit, dhe në mënyrë specifike i “rezistencës” në Iran duke patur parasysh zhvillimet e vitit të shkuar? Muajt e fundit, zyrtarë të lartë të qeverisë janë shprehur të alarmuar për sa i përket faktit që iranianët e brezave të rinj po u bashkohen radhëve të rezistencës. A ka patur një shtim të arrestimeve të iranianëve, përfshirë dy studentë elitarë dhe fitues të çmimeve, për faktin që kanë patur lidhje me Mujahedeen-e Khalq (MEK)? Nëse po, si e shpjegoni këtë vëmendje të re ndaj lëvizjes suaj?

Znj. Rajavi: MEK ka udhëhequr një përpjekje kundër dy diktaturave të Shahut dhe Sheikh-ut (mullahëve), duke sakrifikuar mbi 100,000 martirë. Anëtarët e MEK janë individë vetëmohues me një fokus të palëkundshëm në idealin e lirisë. Ata nuk duan asgjë për vete. Për këtë arsye, ata kanë një vend të veçantë për popullin iranian. Ngritja dhe përhapja e Njësive të Rezistencës gjatë këtyre pak viteve të fundit, dhe sidomos roli që ato luajtën në kryengritjet e 2017-ës dhe 2019-ës, i kanë shndërruar këto njësi në një instrument shprese dhe frymëzimi për popullin iranian. Planet dhe platformat e prezantuara nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), i cili ka MEK-un si komponentin kryesor të tij, e kanë mbushur popullin iranian me shpresë për të ardhmen demokratike të Iranit.

Në të njëjtën kohë, populli iranian dhe sidomos brezi i ri, e kanë kuptuar se për sa kohë që ky regjim të mbetet në pushtet, problemet e vendit nuk do të zgjidhen kurrë. Nuk ka mundësi tjetër përveçse të përmbyset ky regjim, dhe MEK qëndron në pararojë të implementimit të kësaj politike. Kjo është arsyeja pse, pavarësisht se regjimi shpenzon biliona dollarë për të ecur përpara me propagandën e tij të zezë e djallëzore kundër MEK, mesazhi i kësaj lëvizjeje të rezistencës vazhdon të kumbojë brenda Iranit. Nuk kalon asnjë ditë pa prodhimin e një filmi apo hapjen e një ekspozite apo shkrimin e një libri nga regjimi për ta denigruar e për të shpifur kundër Rezistencës Iraniane.

Megjithatë, brezat e lindur pas revolucionit, pavarësisht propagandës së regjimit, po tërhiqen dhe orientohen ndaj MEK dhe Rezistencës Iraniane. Në 1988-ën, 30,000 të burgosur politikë, 90% e të cilëve ishin anëtarë të MEK, u masakruan me urdhër të Khomeini-t. Ky ishte një gjenocid. Dhe sot, fëmijët e po atij brezi po ndjekin gjurmët e etërve, nënave, vëllezërve e motrave të tyre.

The Washington Times: Ka prova të konsiderueshme që tregojnë se kryengritja në nëntor 2019 është shtypur me dhunë nga qeveria iraniane, ne shumë raporte që thonë se të paktën 1,500 njerëz janë vrarë dhe rreth 12,000 janë arrestuar. Përballë një brutaliteti dhe shtypjeje të tillë nga ana e regjimit, sa shanse mendoni se ka opozita për ta përmbysur regjimin?

Znj. Rajavi: Kryengritja që kulmoi në nëntor 2019 as nuk është shtypur dhe as nuk është zhdukur. Shkaqet kryesore që kanë kontribuar në shpërthimin e këtyre protestave jo vetëm që ekzistojnë ende, por edhe janë intensifikuar dhe forcuar. Ka një tendencë shpërthyese dhe një zhgënjim të përhapur brenda në shoqëri, ka një opozitë dhe alternativë të fortë, dhe regjimi është i falimentuar, i mbytur në kriza, dhe po lëkundet nën peshën e sanksioneve. Nuk ka asnjë sasi represioni apo vrasjesh që mund ta parandalojë një kryengritje. Pikërisht ashtu siç nuk mundi diktatura e korruptuar e Shahut (përpara regjimit të mullahëve) t’i parandalonte me anë të shtypjes gjakatare kryengritjet shoqërore dhe përmbysjen e saj përfundimtare. Kushtet e sotme kanë një ndryshim të konsiderueshëm në krahasim me ato të viteve 1970. Gjatë revolucionit të 1979-ës, për shkak të shtypjes së Shahut dhe policisë sekrete SAVAK, forcat demokratike si MEK ose ekzekutoheshin ose ishin në burgje, duke i dhënë kështu Khomeini-t dhe mullahëve mundësinë që ta rrëmbenin udhëheqjen e revolucionit anti-monarkik pa paguar as çmimin më të vogël për të. Ndërsa sot, një opozitë e fuqishme dhe një alternativë si MEK dhe NCRI ekziston në peizazhin politik.

Për shkak të natyrës së tij reaksionare, korrupsionit të rrënjosur në shtet, paaftësisë absolute dhe konflikteve mes grupimeve në udhëheqje, Teherani nuk ka mundur kurrë dhe nuk mundet as tani t’i zgjidhë problemet e shumta politike, ekonomike dhe shoqërore që kanë mbërthyer shoqërinë e sotme iraniane. Këto ditë, shumë nga zyrtarët e regjimit paralajmërojnë vazhdimisht për shtim të kryengritjeve e protestave nga ushtria e miliona njerëzve të uritur e të varfër.

The Washington Times: Duke patur parasysh zgjedhjet e fundit parlamentare në Iran, cila është pikëpamja juaj në lidhje me ndikimin e liderit suprem Ali Khamenei në të ardhmen? A prisni që regjimi aktual të mbijetojë nëse Khamenei vdes? Çfarë pasojash do të kishte një zhvillim i tillë për lëvizjen tuaj?

Znj. Rajavi: Nuk ka dyshim që tre kryengritjet madhore që shpërthyen në dhjetor 2017, nëntor 2019 dhe janar 2020, në të cilat miliona njerëz shfaqën vendosmërinë e tyre të plotë për ta përmbysur regjimin, e kanë dobësuar në mënyrë të konsiderueshme pozicionin e liderit suprem më shumë se kurrë më parë, deri në atë pikë saqë as anëtarët e vetë grupimeve të regjimit nuk i marrin më seriozisht fjalët dhe urdhrat e tij. Zgjedhjet parlamentare shënuan një disfatë të madhe për Khamenei-n dhe regjimin e tij pasi ata u përballën me një bojkot të paprecedent nga ana e të gjithë iranianëve. Në të njëjtën kohë, duke i ngushtuar radhët e tij dhe duke larguar grupimin rival, Khamenei e ka ngushtuar edhe më tej bazën shoqërore të regjimit, duke e bërë atë më të dobët e më të brishtë. Është pa dyshim e vërtetë që vdekja e Khamenei-t do të krijojë një krizë të pakapërcyeshme për regjimin, pasi të gjitha politikat e brendshme dhe të jashtme të regjimit kanë qenë të bazuara në parimin e velayat-e faqih (sundim absolut klerikal) dhe në sundimin absolut të Khamenei-t. Nëse ai largohet nga skena, ky themel do të shkatërrohet dhe nuk mbetet më askush tjetër që të mundet thjesht ta zëvendësojë atë. Ky eventualitet do të sjellë si rrjedhojë edhe më shumë mosmarrëveshje dhe tensione brenda regjimit dhe do të çojë në një valë më të gjerë e më të përshpejtuar dezertimesh mes forcave të regjimit, sidomos në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Forcat Bassij. Kjo për shkak se këto forca e fitojnë legjitimitetin e tyre të perceptuar dhe arsyen e ekzistencës së tyre nga lideri suprem. Vdekja e Khamenei-t do ta përshpejtojë pa dyshim dhe në mënyrë të konsiderueshme rrugën drejt shembjes së regjimit, duke e sjellë më afër perspektivën e përmbysjes së tij.

The Washington Times: Sipas paktit bërthamor me Iranin, embargo e armëve kundër Iranit do të hiqet në vjeshtë të këtij viti. A ka ndonjë veprim specifik, sipas jush, që duhet të ndërmerret nga komuniteti ndërkombëtar dhe administrata Trump lidhur me këtë dhe si përgjigje ndaj testimeve të vazhdueshme të raketave balistike nga Irani dhe mungesës së bashkëpunimit të tij me IAEA?

Znj. Rajavi: Ne e kemi thënë gjithmonë dhe e përsërisim se ky regjim nuk duhet të lejohet të posedojë as edhe një plumb të vetëm. Ai nuk duhet të sigurojë fitime as nga një fuçi e vetme nafte iraniane. Dhe nuk duhet të shpenzojë për mbijetesën e vet as edhe një dollar të vetëm nga të ardhurat që i përkasin popullit iranian. Rezistenca Iraniane bën thirrje për rikthimin e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër këtij regjimi. Ne theksojmë nevojën për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare lidhur me çdo formë të tregtisë së armëve me regjimin. Për më tepër, sipas pikëpamjes së Rezistencës Iraniane, komuniteti global duhet ta njohë dhe ta pranojë të drejtën e popullit iranian për të luftuar kundër tiranisë fetare. Udhëheqësit e regjimit duhet të nxirren në gjyq në gjykata ndërkombëtare për vrasjen e 120,000 njerëzve në Iran, duke përfshirë masakrën ndaj 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën, si dhe vrasjen e 1,500 iranianëve në nëntor 2019.

Ky fragment është marrë nga një artikull i shkruar nga stafi i Washington Times dhe i publikuar për herë të parë online më 15 korrik 2020.

 

Në Mënyrë që të Ndalen Njëherë e Mirë Ekzekutimet në Iran, Bota Duhet t’u Kërkojë Llogari Mullahëve për Masakrën e 1988-ës

 

To Stop Executions in Iran Permanently, World Should Hold Mullahs To Account for 1988 Massacre Ndalojini ekzekutimet në Iran

Regjimi iranian ekzekutoi një grua dhe tre burra të martën. Më parë, më 5 gusht, është ekzekutuar Mostafa Salehi, i cili ishte arrestuar gjatë protestave të mëdha të 2018-ës në Iran. Ekzekutimet e pandalura dhe shkeljet e të drejtave njerëzore që kryhen nga mullahët do të vazhdojnë për sa kohë që ata të gëzojnë pandëshkueshmëri lidhur me masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë.

Që kur mori pushtetin në 1979-ën, regjimi iranian nisi shtypjen ndaj çdo zëri disident. Me fjalë të tjera, ekzekutimet në Iran janë një mjet politik që u shërben mullahëve për të ruajtur pushtetin. Qëllimi i Drejtësisë së regjimit, ndryshe nga vendet e tjera, është t’i forcojë edhe më shumë themelet e regjimit. Me qindra avokatë të burgosur, si për shembull Nasrin Sotudeh, nuk ekziston një “qendër e vërtetë avokatësh të pavarur” apo një sistem mbrojtjeje.

Pavarësisht veprimtarive të tyre paqësore, dhjetëra mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) janë ekzekutuar mes viteve 1979 dhe 1981. Njëkohësisht me fillimin e rezistencës së organizuar kundër regjimit, regjimi i mullahëve nisi një spastrim politik me qëllimin për ta ruajtur pushtetin e vet dhe për ta qetësuar shoqërinë e trazuar iraniane.

Kështu, 30,000 të burgosur të pafajshëm u ekzekutuan vetëm pse i kishin ruajtur idetë e tyre, edhe pse të gjithë ishin gjykuar më përpara nga Drejtësia e regjimit dhe ishin dënuar me burgim. Të ashtu-quajturat “komisione të vdekjes,” të cilat ishin përgjegjëse për dërgimin e të burgosurve tek trekëmbëshi, bënin thjesht një pyetje: Për çfarë akuzoheni? Nëse personi përgjigjej “MEK” apo “mbështetës i MEK,” apo fjalën “Mojahed” fati i tij apo i saj ishte i vulosur.

Lidhur me këtë, Amnesty International ka listuar disa nga pyetjet që bënin “komisionet e vdekjes” në llogarinë e saj në Twitter në gjuhën Farsi: “A je gati t’i refuzosh “hipokritët” [termi që përdorin mullahët për MEK] dhe udhëheqësit e tyre?

A je gati të shkelësh në një fushë të minuar për t’i ndihmuar forcat ushtarake të Republikës Islamike?

A je i gatshëm t’u bashkohesh skuadrave të ekzekutimit?”

Përgjigjja ‘jo’ ndaj këtyre pyetjeve rezultonte gjithashtu në ekzekutim.

 

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 91,200 Vdekje, 19 Gusht 2020

Iran, Coronavirus medical staff

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 19 gusht 2020, 6:00 PM CEST):

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 19 gusht 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 91,200 njerëzve në 394 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 6536 në Khorasan Razavi, 6259 në Khuzestan, 4333 në Mazandaran, 3996 në Isfahan, 3831 në Gilan, 3762 në Lorestan, 2926 në Sistan dhe Baluchistan, 2695 në Alborz, 2653 në Azerbaixhan Lindor, 2645 në Golestan, 2573 në Fars, 2339 në Hamedan, 2185 në Kermanshah, 1824 në Kurdestan, 1199 në Hormozgan. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Vrasja e Rafic Hariri-t Është Urdhëruar nga Khamenei, Organizuar nga Qassem Soleimani, dhe Kryer nga Dega Libaneze e IRGC-së

 

Dhjetë vite më parë, Khamenei pati thënë se ky gjyq do të ishte fals, dhe verdikti i tij do të refuzohej

Pas 15 vitesh, gjyqi special i OKB-së për Libanin dha sot verdiktin e tij, edhe pse regjimi i mullahëve, Forcat terroriste Quds të IRGC-së, dhe Hezbollah-u libanez i kanë shfrytëzuar të gjitha influencat e tyre diplomatike, ekonomike dhe terroriste, si dhe çdo mjet tjetër në dispozicion të tyre për të fshehur provat dhe për të penguar rrjedhën e hetimeve të gjykatës. Për shembull, ata i kanë fshehur të dyshuarit dhe autorët e krimit dhe kanë refuzuar t’ia dorëzojnë gjykatës të akuzuarit, madje nuk kanë lejuar as që t’i marrin në pyetje ata.

Pavarësisht të gjitha kufizimeve dhe sabotazheve, verdikti i gjykatës nuk lë asnjë dyshim që këtë krim madhor e ka kryer Hezbollah, që është pjesë e Gardës Revolucionare të regjimit.

Dhjetë vite më parë, Khamenei i pati deklaruar qartë politikën dhe veprimet e regjimit ndaj këtij gjyqi. Në një takim me Emir të Katarit më 22 nëntor 2010, Khamenei e pati kërcënuar pafytyrësisht gjykatën duke thënë: “Ky gjyq është një gjyq i sajuar, dhe çdo verdikt që të japë do të refuzohet. Shpresojmë që ata në Liban të cilët kanë ndikim dhe janë të efektshëm, do të veprojnë me mençuri në mënyrë që kjo çështje të mos kthehet në një problem.”

Është mjaftueshëm e qartë se vrasja e ish-kryeministrit libanez Rafic Hariri është bërë me urdhër nga vetë Khamenei, është planifikuar nga Qassem Soleimani, dhe ka qenë pjesë e planit më të gjerë të mullahëve për ta dominuar plotësisht Libanin. Edhe një herë, vendimi i gjykatës tregon se e vetmja zgjidhje është që regjimi iranian të dëbohet nga Libani dhe të priten tentakulat e Gardës Revolucionare dhe degës së saj libaneze nga vendi. Kjo është përgjegjësi e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, dhe të gjitha palëve që duan paqe, siguri, dhe qetësi në Liban e më gjerë në Lindjen e Mesme.

Iran: Abbas Mohammadi, i arrestuar në protestat e dhjetorit 2017, gjendet përballë ekzekutimit

 

Abbas Mohammadi was arrested during the December 2017 protests in Iran and is currently on death row in Juy-Abad prison of Isfahn in central IranAbbas Mohammadi është arrestuar gjatë protestave të dhjetorit 2017 në Iran dhe është aktualisht në pritje të ekzekutimit në burgun Juy-Abad të Isfahanit në Iranin qendror

Iran, 16 gusht 2020—Raportet nga brenda Iranit tregojnë se Abbas Mohammadi, i arrestuar gjatë kryengritjes së dhjetorit 2017 / janarit 2018 që u përhap në qytete të shumta në mbarë Iranin, është transferuar mbrëmjen e së premtes apo në orët e para të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës lokale, në burgim të izoluar në burgun Juy-Abad të Isfahanit, në Iranin qendror, si përgatitje për t’u ekzekutuar.