Friday, March 29, 2024

Departamenti Amerikan i Shtetit Publikon Emrat e Vrasësve të Dr. Kazem Rajavi-t

 

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka publikuar emrat e 13 individëve që kishte etiketuar më 21 gusht për rolin e tyre në vrasjen e Dr. Kazem Rajavi, i cili ka qenë një figurë e spikatur e mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Zvicër.

“Më 21 gusht, Departamenti i Shtetit i SHBA shpalli vënien e kufizimeve në viza për 14 individë iranianë për përfshirjen e tyre në shkelje të rënda të të drejtave njerëzore në emër të regjimit iranian, shtetit kryesor që sponsorizon terrorizmin në botë.

Këta 13 individë, të cilët hiqeshin si diplomatë iranianë, vepronin nën urdhrat më të larta të qeverisë së tyre për të heshtur opozitën dhe për të treguar se askush nuk i shpëton dot regjimit iranian, pavarësisht se ku jeton,” lexon deklarata e Departamentit të Shtetit.

Kjo deklaratë i ka publikuar emrat e këtyre terroristëve, si vijon:

Ali Reza Bayani Hamadani, Said Danesh, Ali Hadavi, Saeed Hemati, Mohammad Reza Jazayeri, Mohsen Sharif Esfahani, Ali Moslehiaraghi, Naser Pourmirzai, Mohsen Pourshafiee, Mohammad Said Rezvani, Mahmoud Sajadian, dhe Yadollah Samadi.

Më 21 gusht, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, e mirëpriti vendimin e SHBA-së për t’i etiketuar vrasësit e Prof. Rajavi-t dhe e përshkroi atë si një “hap i domosdoshëm dhe i efektshëm për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur sigurinë e vendeve europiane.”