Sunday, February 5, 2023

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 101,800 Vdekje, 11 Shtator 2020

 

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 11 Shtator 2020):

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 11 shtator 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 101,800 njerëzve në 427 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 24695 në Teheran, 7327 në Khorasan Razavi, 6717 në Khuzestan, 4967 në Mazandaran, 4694 në Isfahan, 4655 në Qom, 4512 në Lorestan, 4212 në Gilan, 3113 në Sistan dhe Baluchistan, 2709 në Azerbaixhan Perëndimor, 1366 në Hormozgan, 1284 në Yazd, 1278 në Bushehr, 899 në Gazvin, 862 në Ilam. Kjo është krahas raporteve të marra nga provincat e tjera.