Amnesty i bën thirrje Iranit që ta ndalë torturën psikologjike ndaj familjarëve të të burgosurve politikë të ekzekutuar

683

The heinous execution of three Kurdish political prisoners, Ramin Hossein Panahi, Zaniar and Loghman Moradi, stirred a wave of global condemnations against the mullahs’ regime ruling Iran.Ekzekutimi i urryer i tre të burgosurve politikë kurdë, Ramin Hossein Panahi, Zaniar dhe Loghman Moradi, ka bërë që e gjithë bota ta dënojë regjimin e mullahëve që sundojnë Iranin.

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 10 shtator, 2020—Regjimi çnjerëzor i mullahëve në Iran vazhdon të mos i lejojë familjarët e tre të burgosurve politikë të ekzekutuar, Ramin Hossein Panahi, Zanyar Moradi, dhe Loghman Moradi, të kërkojnë informacion për vendvarrimin e njerëzve të tyre të dashur.

Më 9 shtator, Amnesty International u bëri thirrje zyrtarëve të regjimit iranian që t’i japin fund fshehtësisë dhe vuajtjes që u është imponuar familjeve të të ekzekutuarve.

“Vuajtja e rëndë psikologjike që u është imponuar familjarëve të Ramin Hossein Panahi, Zanyar Moradi, dhe Loghman Moradi nga autoritetet iraniane duke i fshehur qëllimisht vendvarrimet e tyre është një shkelje e ndalimit të torturimit dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, çnjerëzore apo poshtëruese që gjendet nën nenin 7 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. Fshehtësia për sa i përket vendvarrimit shkel të drejtën e familjarëve për të kërkuar, marrë dhe shpërndarë informacion lidhur me këtë. Përveç kësaj, autoritetet iraniane nuk kanë lejuar zhvillimin e ceremonive mortore, dhe ua kanë ndaluar familjeve që të ngrenë gur varri apo t’i dekorojnë varret e njerëzve të tyre me lule, fotografi, simbole, apo mesazhe përkujtimore, dhe kjo gjë ka shkelur të drejtat kulturore të familjarëve për të marrë pjesë në varrime. Ata shkelin gjithashtu ritualet mortore në të cilat besojnë. Kjo shkel nenin 15 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, në të cilën Irani është nënshkrues,” lexon deklarata e Amnesty International.

Image

 

“Nuk ka një varr ku ta qajmë. Kam qenë shumë e shqetësuar gjatë këtyre ditëve. Kam qarë tek varri i fëmijës tim tjetër, Ashraf Hossein Panahi. Ramin-i im ishte i pafajshëm. Pse nuk na lejoni në këtë moshë të shkuar, mua dhe babain e tij, që të vizitojmë varrin e fëmijës tonë?” pyeti me trishtim nëna e Ramin Hossein Panahi.

Ramin Hossein Panahi, 24 vjeç, Loghman Moradi, 32 vjeç, dhe Zaniar Moradi, 30 vjeç, ishin tre të burgosur politikë kurdë që u ekzekutuan në burgun Gohardasht të Karaj, në perëndim të Teheranit, më 8 shtator 2018. Gjyqet e të treve ishin jashtëzakonisht të padrejta. Të treve u është mohuar aksesi tek avokatët dhe familjet e tyre pas arrestimit dhe janë torturuar për t’i detyruar të pranojnë akuzat.

Në atë kohë, Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e opozitës iraniane Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), e pati dënuar fuqishëm ekzekutimin e këtyre tre aktivistëve kurdë.