Saturday, July 27, 2024

Informacionet e Rreme të Iranit Kundër MEK Mund të Bëjnë Edhe Më Shumë Dëm Sesa Represioni dhe Terrorizmi i Tij

 

 

Regjimi iranian është famëkeq botërisht për terrorizmin e tij ndërkombëtar. Edhe historia e tij e represionit kundër popullit të vet njihet mirë, ndonëse me shumë më pak detaje sesa historia e sulmeve të tij ndaj aseteve arabe e perëndimore. Ndërkohë, duket se nuk po i kushtohet pothuajse aspak vëmendje strategjisë paralele që regjimi iranian përdor për të mbjellur keqinformim lidhur me situatën brenda vendit në mënyrë që të ndikojë tek vendimet politike të kundërshtarëve të huaj.
Megjithatë, disa parlamentarë dhe ekspertë perëndimorë të politikës së jashtme janë përpjekur për disa kohë që ta korrigjojnë këtë mungesë kujdesi. Shumë prej tyre morën pjesë në një video-konferencë të organizuar në korrik nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI). Edhe pse nuk ishte i fokusuar specifikisht në strategjinë e keqinformimit të regjimit, ai event bëri përpjekje të mëdha për t’iu kundërvënë narrativave zyrtare të regjimit lidhur me grupet opozitare të brendshme që janë pjesë përbërëse e koalicionit NCRI, veçanërisht lidhur me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK). Mbështetësit shprehën pikëpamjen se ky grup përbën një kërcënim të rëndësishëm ndaj ruajtjes së pushtetit nga regjimi, dhe u përpoqën gjithashtu të shpjegonin pse qeveritë e tyre nuk e kanë bërë ende të njëjtën gjë.
Mes këtyre folësve ishte edhe Ambasadori amerikan dhe ish Ndihmës Sekretari i Shtetit Lincoln Bloomfield. Komentet e tij u fokusuan kryesisht tek gjetjet e një hetimi që ai ka bërë lidhur me MEK një vit para se kjo organizatë të çlirohej më në fund nga përfshirja e saj e gabuar në listën e grupeve terroriste të Departamentit të Shtetit. Bloomfield vuri në dukje se këto gjetje e shtynë që ai të bëhej bashkë-autor i një libri mbi historinë e MEK, me qëllimin që të ndreqte shumë pavërtetësi që ishin përhapur nëpër botë me rrënjët në propagandën shtetërore iraniane.
“Në mënyrë të pabesueshme,” tha ai në eventin e NCRI-së, “shtatë vite pas publikimit të këtij libri – në 2020-ën – mediat perëndimore dhe raportet e think tank-eve vazhdojnë ende t’i përsërisin po ato akuza që janë hedhur poshtë plotësisht, zyrtarisht, nga gjykatat në Francë, në Bashkimin Europian, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara.” Bloomfield dhe personalitete të tjera më pas shpjeguan se ky keqinformim i vazhdueshëm është përgjithësisht rezultat i përpjekjeve të vazhduara nga ana e Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë për të infiltruar në mediat perëndimore me tematikat e saj, shpesh duke përdorur operativë të qeverisë që hiqen si ekspertë të pavarur apo edhe si ish-anëtarë të MEK.

Iran's disinformation campaign against the MEK via 'friendly journalists'

Nëse ka ndonjë dyshim lidhur me këtë, duhet ditur se Teherani është plotësish gati plotësisht transparent për sa i përket përpjekjeve të tij për të infiltruar komunitetet e MEK jashtë vendit duke përdorur operativë që hiqen si njerëz që aspirojnë të bëhen pjesë e MEK, apo si të afërm të anëtarëve ekzistues. Madje, Ministria e Inteligjencës drejton një institucion të cilin e quan “Shoqëria Nejat,” gjoja me objektivin për të ndihmuar familjarë të ribashkohen me aktivistët e MEK që jetojnë aktualisht në kompleksin në Shqipëri që njihet si Ashraf-3.

Në prill të këtij viti, ky institucion nxori një deklaratë që thoshte: “përfaqësuesit e Shoqërisë Nejat janë aktivizuar gjerësisht në 27 provinca të vendit” për të mbledhur firma të njerëzve që i kërkojnë qeverisë shqiptare të lëshojë viza për personat që dëshirojnë të vizitojnë Ashraf 3. Por pretendimi se këto viza do të lëshoheshin për familjarë të MEK hidhet poshtë nga fakti se në të shkuarën, thjesht të qenit familjar i një anëtari të MEK ka qenë arsye për t’u ndëshkuar rëndë nga drejtësia iraniane. Madje, vizita tek familjarët pjesëtarë të MEK ka rezultuar dënim me vdekje në shumë raste.
Në 2006-ën, një 59-vjeçar me emrin Ali Saremi u dënua me një vit burg pse i kishte bërë vizitë të birit në Kampin Ashraf, komunitetin në Irakun lindor ku banonin shumë nga banorët aktualë të Ashraf 3 deri kur u zhvendosën pas sulmeve të shumta nga ana e operativëve iranianë. Disa kohë pas lirimit të Saremi-t në maj 2007, autoritetet vendosën që ndëshkimi i tij kishte qenë i papërshtatshëm dhe se vizita tek i biri me shumë mundësi nënkuptonte se edhe ai vetë ishte mbështetës i MEK. Për këtë, ai u akuzua për shfaqje të “armiqësisë ndaj Zotit,” dhe u dënua me vdekje. Ky dënim u krye në mënyrë të papritur në dhjetor 2010.

Ali Saremi (right) visiting his son Akbar Saremi (left) Ali Saremi (djathtas) duke u takuar me të birin Akbar Saremi (majtas) në Kampin Ashraf, Irak

Amnesty International iu përgjigj këtij incidenti duke lëshuar një deklaratë për aksion urgjent lidhur me shtatë persona të tjerë që kishin vizituar Kampin Ashraf, të cilët ishin ende në burg dhe në rrezik për t’u ekzekutuar në mënyrë të ngjashme. Kjo deklaratë sillte në vëmendje padrejtësinë e gjyqeve të tyre, si dhe keqtrajtimin ndaj tyre dhe mungesën e aksesit në kujdes mjekësor gjatë kohës në burg. E megjithatë kjo deklaratë mori shumë pak vëmendje nga fuqitë perëndimore dhe një muaj më vonë, dy nga këta shtatë persona – Jaraf Kazemi dhe Mohammad Ali Haj-Aqai – i varën gjithashtu.

Jaraf Kazemi (right) and Mohammad Ali Haj-Aqai (left) Jaraf Kazemi (djathtas) dhe Mohammad Ali Haj-Aqai (majtas) gjatë vizitave të tyre, veçmas nga njëri-tjetri, në Kampin Ashraf, Irak

Do të ishte një përmbysje e pabesueshme e perspektivës nga ana e regjimit iranian nëse, nga ekzekutimi i familjarëve të anëtarëve të MEK, tani ai do të përpiqej në mënyrë aktive t’i ndihmonte që ata të ribashkoheshin përmes “Shoqërisë Nejat.” Duket fare qartë që ky institucion është pjesë e një përpjekjeje të vazhduar për të infiltruar në Ashraf 3, me qëllimin e dyfishtë për të organizuar sulme ndaj kundërshtarëve të regjimit dhe për t’i dhënë besueshmëri propagandës që bëhet gjithnjë në shkallë botërore lidhur me këta kundërshtarë.
Objektivi i parë deri tani ka dështuar. Por rreziku i tij u nënvizua në 2018-ën kur qeveria shqiptare përjashtoi dy diplomatë iranianë pas zbulimit se ata kishin qenë të përfshirë në planifikimin e sulmeve terroriste ndaj Ashraf 3. Por ovjektivi i keqinformimit ka qenë disi më i suksesshëm. Në disa raste të ndryshme, mediat perëndimore kanë cituar “ish-anëtarë” të MEK në rrëfime shpifëse për sa i përket kushteve në Ashraf 3, madje edhe pasi ishte vërtetuar se anëtari në fjalë nuk ishte larguar vetë nga grupi por ishte dëbuar për shkak të dyshimeve për lidhje të tij me inteligjencën iraniane.