Saturday, January 28, 2023

Regjimi Iranian Ka Ekzekutuar Navid Afkari-n: BE Duhet ta Dënojë këtë Mizori dhe ta Anullojë Udhëtimin e Zarif Drejt Europës

Maryam Rajavi, MEK, NCRI, navid, afkari, execution, IranRegjimi iranian ka ekzekutuar Navid Afkari-n, një kampion mundjeje i arrestuar gjatë protestave të mëdha të Iranit në 2018-ën, pavarësisht fushatave ndërkombëtare kundër ekzekutimit të tij. Është planifikuar që Mohammad Javad Zarif, ministri i jashtëm i këtij regjimi vrasës, të udhëtojë drejt Europës. Pranimi i Zarif-it nënkupton miratim për ekzekutimin e Navid-it dhe për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran.

Regjimi iranian e ka ekzekutuar Navid-in në mosbindje të hapur e të plotë ndaj komunitetit ndërkombëtar. Ky akt i dëshpëruar por kriminal i regjimit të mullahëve, ashtu si ekzekutimi i Mostafa Salehi i cili ishte arrestuar gjithashtu gjatë protestave të Iranit, ka për qëllim ta frikësojë popullin e Iranit dhe të parandalojë një kryengritje.

Lidhur me ekzekutimin e Navid Afkari-t, Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: “Njerëzit e Iranit, sidomos rinia trime, nuk do të mbeten të heshtur përballë ekzekutimit mizor të këtij biri të guximshëm të Shirazit dhe do të ngrihen në solidaritet me popullin heroik të provincës Fars kundër ekzekutimit të tij të padrejtë. Diktatura fetare që sundon Iranin nuk mund të mbijetojë as për një ditë të vetme pa shtypje, ekzekutim, dhe torturë. Duke derdhur gjakun e fëmijëve trima të Iranit, si Navid, regjimi kërkon ta ruajë pushtetin e tij përballë kryengritjes së popullit iranian. Por martirizimi i Navid-it vetëm sa do t’i ushqejë edhe më shumë flakët e kryengritjes së popullit iranian dhe do ta forcojë vendosmërinë e tij për ta përmbysur regjimin klerikal dhe për të themeluar lirinë e demokracinë.”

Iran Will Not Remain Silent in the Face of Navid's Hanging

Në verën e vitit 1988, regjimi i mullahëve ekzekutoi mbi 30,000 të burgosur politikë. Pavarësisht dokumenteve të pamohueshme dhe dëshmive të të mbijetuarve të masakrës së 1988-ës, komuniteti botëror nuk i ka kërkuar ndonjëherë llogari Teheranit për këtë masakër. Në mënyrë të ngjashme me masakrën e 1988-ës, regjimi iranian vrau mbi 1,500 protestues paqësorë në protestat e nëntorit 2019, dhe vazhdon të ekzekutojë protestues si Navid Afkari dhe Mostafa Salehi. Nëse komuniteti botëror nuk do ta kishte bërë një sy qorr ndaj shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran, regjimi nuk do të kishte mundur të vazhdonte me shtypjen e popullit.