Disa të Burgosur Mbështetës të MEK Dënohen për Luftë Kundër Zotit në Burgun Evin, Janë në Rrezik Ekzekutimi

prisoner, evin, MEK, execution, urgent, ncri

Thirrje urgjente komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar jetën e tyre
Kryegjyqtari: Trazirat nuk duhet dhe nuk mund të ndikojnë në pikëpamjen e gjykatësit

Ditët e fundit, regjimi anti-njerëzor i mullahëve ka dënuar disa mbështetës të MEK me pretekstin se kanë bërë luftë kundër Zotit në gjyqe false në burgun Evin.

Ky veprim është ndërmarrë për shkak se regjimi është i tmerruar nga mbështetja e gjerë e të rinjve për Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe Rezistencën Iraniane, dhe me qëllimin për të krijuar një atmosferë terrori e frike për të parandaluar shpërthimin e kryengrijteve popullore. Këta të burgosur gjenden në rrezik ekzekutimi.

Pak më parë, disa të burgosur politikë janë dënuar me vdekje. Tani, ata janë në pritje të ekzekutimit, pas miratimit të dënimeve të tyre nga gjykata supreme e mullahëve.

Reagimi i Pacipë i Regjimit Iranian Ndaj Ambasadorit Gjerman

 

Një mbështetëse e NCRI proteston kundër ekzekutimit të Navid Afkari – Berlin

Regjimi iranian e ka thirrur dhe paralajmëruar Z. Hans Udo-Muzel, ambasadorin e Gjermanisë në Iran, për faktin se ai e ka dënuar ekzekutimin e kampionit iranian të mundjes, Navid Afkari.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi të hënën se ambasadori i Gjermanisë është thirrur nga Drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve Europiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Fakti që komuniteti ndërkombëtar nuk i kërkon llogari regjimit iranian për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut dhe për shtypjen e çdo zëri opozitar interpretohet nga regjimi i mullahëve si një dritë jeshile për të vazhduar me vrasjet e tij të panumërta. Ekzekutimi i Navid Afkari, që ndodhi pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare kundër, tregon se mullahëve u duhen ekzekutimet për të garantuar mbijetesën e vet, si dhe vë në dukje faktin që mospërfillja ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran e ka trimëruar regjimin.

Regjimi Iranian e Ka Varrosur me Nxitim Navid Afkari-n, por Nuk do të Mundet t’i Fshehë Krimet e Tij

 

Miqtë dhe familjarët e Navid-it nderojnë kujtimin e tij

Regjimi iranian e ka varrosur me nxitim dhe në fshehtësi trupin e Navid Afkari, një kampion mundjeje që u ekzekutua të shtunën. Një javë më parë, mullahët shkatërruan një varr masiv të viktimave të masakrës së 1988-ës në Iranin jug-perëndimor. Por megjithatë, këto krime nuk do të mbulohen nga fshehtësia.

Navid Afkari Sangari ishte një kampion 27-vjeçar në sportin e mundjes. Ai ishte arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në 2018-ën në Iranin jug-perëndimor. Pas një torture mizore, ai ishte detyruar të bënte rrëfime të rreme dhe ishte akuzuar për vrasjen e një pjesëtari të forcave të sigurisë të regjimit. Në një letër të dërguar nga burgu, Navid ka dhënë detaje mbi torturat e tmerrshme që ka duruar. “Për rreth 50 ditë kam duruar torturat më të tmerrshme fizike e psikologjike. Më rrihnin me shkopinj, duke më goditur në krahë, këmbë, bark e shpinë. Më vinin një qese plastike në kokë dhe më torturonin derisa më merrej fryma në prag të vdekjes. Më kanë hedhur edhe alkool në hundë,” lexon letra.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, regjimi iranian e ekzekutoi Navid-in. Ky ekzekutim u dënua ndërkombëtarisht. Regjimi e ka ekzeutuar Navid-in për ta frikësuar popullin dhe shoqërinë e trazuar e cila, me protestat e saj në 2018-ën dhe 2019-ën, i shkundi themelet e regjimit. Krahas kësaj, regjimit i nevojitej ky ekzekutim për të ngritur moralin e forcave të tij shtypëse të cilat janë të demoralizuara e të dëshpëruara.

Për të mos lejuar që varrimi i Navid-it të nxiste fillimin e një kryengritjeje të re, regjimi iranian e varrosi trupin e tij natën pa e lejuar familjen të mbante një ceremoni mortore për të, apo që të afërmit e miqtë të ishin të pranishëm në varrimin e Navid-it.

Fakti që komuniteti botëror nuk i ka kërkuar llogari regjimit të mullahëve për krimin e tyre më të rëndë në 1988-ën, si dhe për mizori të tjera të kryera prej tyre, e ka trimëruar këtë regjim që të vazhdojë me shkeljen e të drejtave njerëzore dhe ta ekzekutojë Navid-in pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare.

Siç ka thënë Znj. Maryam Rajavi, presidentja e opozitës: “Megjithatë, ekzekutimi i Navid Afkari vetëm sa do t’i ushqejë edhe më shumë flakët e kryengritjes së popullit iranian dhe do ta hedhë regjimin e mullahëve në koshin e plehrave të historisë. Populli ynë nuk do ta falë dhe nuk do ta harrojë kurrë këtë krim. Khamenei dhe regjimi i tij nuk do të munden t’u shmangen pasojave të kësaj vrasjeje prej burracakësh.”

Për sa i përket komunitetit ndërkombëtar, Znj. Rajavi përsëriti edhe një herë: “Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe shtetet e tij anëtare, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Bashkimi Europian dhe të gjitha autoritetet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet të marrin masa praktike dhe të efektshme kundër regjimit në Iran për ekzekutimin e Navid Afkari dhe 120,000 njerëzve të tjerë të ekzekutuar mbi baza politike. Heshtja dhe mosveprimi u japin dritën jeshile këtyre krimeve dhe interpretohen si bashkëfajësi në këto krime.”

Iran: Pas Varjes së Navid Afkari-t, Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit e MEK i Bëjnë Thirrje Rinisë të Ngrihet

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

14 shtator 2020

Maryam Rajavi, MEK, NCRITëitterFacebookLinkedInPrintEmailMore11

“Kryengritja, Përgjigjja ndaj Ekzekutimit”

Ekzekutimi i protestuesit të ri dhe kampionit kombëtar të mundjes Navid Afkari është pasuar nga një valë zemërimi dhe urrejtjeje, sidomos nga ana e të rinjve të rebeluar. Gjatë dy ditëve të fundit, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK / PMOI) në Teheran dhe në Shiraz, që është qyteti ku jetonte Navid, si dhe në shumë qytete të tjera, përfshirë Isfahan, Karaj, Shahriar, Rasht, Mashhad, Marvdasht, Lahijan, Ahvaz, Kermanshah, Abadan, dhe Mahshahr, kanë ngjitur postera, pankarta dhe fletushka, dhe kanë shkruar sllogane në vende publike, duke rikonfirmuar përkushtimin e tyre për të vazhduar rrugën e Navid-it, për arritjen e lirisë dhe demokracisë në Iran.

Disa nga slloganet ishin: “Ne do ta vazhdojmë rrugën tënde Navid – mbështetësit e MEK,” “Përgjigjja ndaj ekzekutimit është të ngrihemi– Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi,” “Maryam Rajavi: Të rinj trima në provincën Fars dhe në qytetin Kazerun, ngrihuni kundër dënimeve të padrejta për vëllezërit Afkari,” “Ngrihuni dhe revoltohuni si përgjigje ndaj ekzekutimit të Navid-it,” “Zjarri është përgjigjja ndaj ekzekutimit, Ne do të të përmbysim ty (Khamenei),” “E vetmja mënyrë për të parandaluar ekzekutimin e njerëzve si Navid, është të ngrihemi dhe të revoltohemi,” “Poshtë Khamenei, ne do të hakmerremi për ekzekutimin e Navid-it,” “Navid, rruga jote do të vazhdojë,” “U bëj thirrje të gjithë njerëzve liri-dashës në botë që të turren në ndihmë të popullit iranian për ta përmbysur regjimin çnjerëzor klerikal,” “Maryam Rajavi: Martirizimi i Navid-it do t’i ushqejë flakët e kryengritjes së popullit iranian për liri dhe do ta përmbysë përgjithmonë regjimin klerikal.”

Teheran- Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës: “Përgjigjja ndaj ekzekutimit është të ngrihemi – Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi”- 13 shtator 2020

Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës në qytete të ndryshme- “Navid, ne do ta vazhdojmë rrugën tënde drejt lirisë” – 13 shtator 2020

Teheran – Shpërndarja e fletushkave në xhamat e përparmë të makinave – 13 shtator 2020

Teheran – “Poshtë Khamenei, do të paguash për ekzekutimin e Navid-it”- 13 shtator 2020

Qytete të ndryshme në Iran – “E vetmja mënyrë për të parandaluar ekzekutimin e njerëzve si Navid, është të ngrihemi e të revoltohemi – 12 shtator 2020

Teheran – “Përgjigjja ndaj ekzekutimit është të ngrihemi” – 13 shtator 2020

Shiraz – “Maryam Rajavi: Të rinj trima në provincën Fars dhe në qytetin Kazerun, ngrihuni kundër dënimeve të padrejta për vëllezërit Afkari” – 13 shtator 2020

Teheran- “Maryam Rajavi: Martirizimi i Navid-it do t’i ushqejë flakët e kryengritjes së popullit iranian për liri dhe do ta përmbysë përgjithmonë regjimin klerikal” – 13 shtator 2020

Qytete të ndryshme – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK – “Poshtë Khamenei” – 12 shtator 2020

Veprimtaritë e mbështetësve të MEK në qytete të ndryshme si përgjigje ndaj ekzekutimit kriminal të Navid Afkari- “Zjarri është përgjigjja ndaj ekzekutimit, ne do të të përmbysim ty (Khamenei)” – 12 shtator 2020

Karaj – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës në përgjigje të ekzekutimit kriminal të Navid Afkari – 12 shtator 2020

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 103,000 Vdekje, 14 Shtator 2020

Coronavirus Iran sept 14, 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, 14 shtator 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 103,000 njerëzve në 431 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 7439 në Khorasan Razavi, 6772 në Khuzestan, 4749 në Isfahan, 4685 në Qom, 4261 në Gilan, 3158 në Sistan dhe Baluchistan, 2923 në Alboz, 2886 në Fars, 2402 në Kermanshah, 1645 në Kerman, 1381 në Hormozgan, 1351 në Semnan, 1344 në Markazi (Qendrore), 1293 në Bushehr, 1252 në Ardebil, 989 në Zanjan, 872 në Ilam, dhe 704 në Kohkiloeyh dhe Boeri-Ahmad. Kjo është krahas raporteve të marra nga provincat e tjera.

Letër e përbashkët e laureatëve të Nobelit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Regjimi Iranian ka ekzekutuar të burgosurin politik Navid Afkari pasi e ka torturuar për ta detyruar të pranojë akuzat. Dënimi i tij me vdekje është kryer pavarësisht një fushate globale që ka bërë thirrje për t’ia kursyer jetën Afkari-t.

Tetë Laureatë të Nobelit nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja dënuan ekzekutimin brutal të kampionit iranian të mundjes, Navid Afkari, nga regjimi iranian.
Letër e përbashkët e laureatëve të Nobelit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Letër e përbashkët e laureatëve të Nobelit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

12 Shtator 2020

Shkëlqesisë së tij Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Kombet e Bashkuara

New York, NY 10017

Z. Sekretar I Përgjithshëm,

Ne jemi të tmerruar kur kemi dëgjuar për ekzekutimin e tmerrshëm të Z. Navid Afkari, kampioni i njohur i mundjes në Iran. Pavarësisht nga një fushatë e madhe globale, regjimi iranian e vari Afkarin 27-vjeçar, duke e treguar natyrën e vetë çnjerëzore dhe dëshpërimin që e ka zënë përpara kryengritjeve të afërta.

Bazuar në ato që u ka thënë Z. Afkari organizatave të të drejtave të njeriut, ai u torturua rëndë për të dhënë rrëfim të rremë për vrasje por u dënua me vdekje për thjesht pjesëmarrje në demonstrata anti-qeveritare në Iran.

Amnistia Ndërkombëtare raportoi më 2 shtator 2020 se dënime të tmerrshme pas protestës, kryesisht dënime me vdekje janë lëshuar bazuar në “rrëfime” të nxjerra nga torturat, qindra njerëz iu nënshtruan gjykimeve të padrejta për akuza të pabaza kundër sigurisë kombëtare dhe tortura massive përfshirë rrahjet, goditjet me kamxhik, goditjet elektrike, pozicione për të stresuar të pandehurin, ekzekutimet tallëse, shtrirja e të ndaluarit mbi një derrasë me ujë, dhuna seksuale, detyrimi i të ndaluarit për të  gëlltitur substanca kimike dhe privimi i kujdesit mjekësor. Këto llojë torturash janë zbatuar kundër atyre të ndaluarve në lidhje me protestat mbarëkombëtare të nëntorit 2019.

Ne jemi shumë të shqetësuar se ekzekutimet dhe torturimi i të burgosurve po vazhdon në Iran pa pushim. Vitet e pandëshkueshmërisë dhe heshtja kanë inkurajuar teokracinë në pushtet për të kryer krime të tilla të tmerrshme. Por heshtja dhe mosveprimi do të kenë efektin e kundërt.

Ne ju nxisim ju dhe përmes jush Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut të ndërmarrin veprime të shpejta dhe praktike kundër regjimit iranian për ekzekutimin e Navid Afkarit dhe dhjetëra mijëra të burgosurve politikë.

Përmes zyrës suaj, ne i kërkojmë përfaqësuesit të Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut që të vizitojë burgjet iraniane, të takohet me të burgosurit, veçanërisht me të burgosurit politikë dhe të marrë hapa për të shpëtuar jetën e të arrestuarve të cilët ndodhen në kushte çnjerëzore në burgjet iraniane.


Nënshkruesit:

  • Professor Barry Barish, Nobel Prize, Physics 2017, USA
  • Professor John Mather, Nobel Prize, Physics 2006, USA
  • Professor Roger D. Kornberg, Nobel Prize, Chemistry 2006, USA
  • Professor ‍Richard Roberts, Nobel Prize, Medicine 1993, USA
  • Professor Elias Corey, Nobel Prize, Chemistry 1990, USA
  • Professor John Polanyi, Nobel Prize, Chemistry 1986, Canada
  • Professor Jerome Friedman, Nobel Prize, Physics 1986, USA
  • Professor Dudley Herschbach, Nobel Prize, Chemistry 1986, USA

 

Dënohet Botërisht Regjimi Iranian për Ekzekutimin e Navid Afkari

 

Regjimi iranian ka ekzekutuar Navid Afkari-n, një kampion mundjeje i arrestuar gjatë protestave të mëdha të Iranit në 2018-ën, pavarësisht fushatave globale për ndalimin e këtij ekzekutimit. Ekzekutimi i Navid-it është dënuar fuqishëm nga politikanë të tendencave të ndryshme politike, grupe të të drejtave njerëzore, dhe organizata ndërkombëtare sportive. Më poshtë janë disa nga këto reagime globale ndaj ekzekutimit të Navid-it:

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo postoi në Twitter: “Ekzekutimi i Navid Afkari-t nga regjimi iranian është një akt i lig dhe mizor. Ne e dënojmë atë në mënyrën më të fuqishme. Është një sulm tronditës mbi dinjitetin njerëzor, madje edhe sipas standardeve të përçmueshme të këtij regjimi. Zërat e popullit iranian nuk do të heshten.”

Përfaqësuesja e SHBA në OKB, Kelly Craft, e ka dënuar gjithashtu ekzekutimin e Navid-it në Twitter: “Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e Navid Afkari-t. E dënojmë mospërfilljen e vazhduar dhe të paturpshme të regjimit iranian për jetën njerëzore. Zërat e popullit iranian nuk do të heshten.”

Joe Biden, kandidat presidencial i SHBA dhe ish Zëvendës President i SHBA, ka dënuar ekzekutimin e Navid Afkari-t dhe shkeljet e regjimit ndaj të drejtave njerëzore. Ai shkroi në Twitter: “Ekzekutimi mizor i Navid Afkari-t nga Irani është një perversitet. Asnjë shtet nuk duhet të arrestojë, torturojë, apo ekzekutojë protestues apo aktivistë paqësorë. Irani duhet t’i lirojë të burgosurit e tjerë politikë, përfshirë Nasrin Sotoudeh, dhe t’i lirojë amerikanët e burgosur në mënyrë të padrejtë.”

Robert A. Destro, Sekretar për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut, dhe Punën në Departamentin amerikan të Shtetit tha gjithashtu në Twitter: “Jam i trishtuar dhe i zemëruar nga raportet se regjimi iranian ka ekzekutuar Navid Afkari-n pasi e kishte torturuar dhe e kishte detyruar të pranonte akuzat në televizion. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen e Z. Afkari. Brutaliteti i regjimit iranian nuk ka kufij, dhe atij duhet t’i kërkohet llogari.”

Senatori amerikan Marco Rubio, duke dënuar ekzekutimin e Navid Afkari, tha në Twitter: “Ekzekutimi i kampionit të mundjes Navid Afkari thjesht pse ka ushtruar të drejtën e tij për liri shprehjeje duhet t’ia kujtojë botës se regjimi klerikal që qeveris Iranin është barbar, mizor dhe i lig.”

Alyssa Farah, Drejtore e Komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë, shkroi në profilin e saj Twitter: “Bota po e sheh regjimin iranian ashtu si është në të vërtetë— mizor, barbar, dhe prapanik. Populli i mrekullueshëm i Iranit meriton një të ardhme më të mirë e më të ndritshme sesa kjo. Zemrat tona janë me familjen e Navid Afkari-t dhe me popullin e Iranit.”

Edhe Bashkimi Europian e ka dënuar fuqishëm ekzekutimin e Navid Afkari-t dhe ka thënë se është kundër çdo ekzekutimi në çfarëdo rrethane.

Lord Ahmad i Wimbledon, Ministri britanik për të Drejtat e Njeriut, tha në Twitter: “Është një lajm tragjik dhe një fakt i përçmueshëm që autoritetet iraniane kanë ekzekutuar Navid Afkari-n. Mbretëria e Bashkuar është kundër dënimit me vdekje në çfarëdo rrethane, si çështje parimi.”

Ann Linde, Ministrja e Jashtme e Suedisë, tha në Twitter: “Jam e tronditur nga raportet e ekzekutimit të mundësit iranian Navid Afkari. Suedia dhe pjesa tjetër e BE-së e theksojnë vazhdimisht të drejtën për proces gjyqësor të drejtë dhe e kundërshtojnë zbatimin e dënimit me vdekje në çfarëdo rrethane, në çfarëdo rasti pa asnjë përjashtim.”

Charlie Wemers, Anëtar i Parlamentit Europian, dënoi ekzekutimin e Navid-it. “Ky regjim barbar po e tregon sërish natyrën e tij të vërtetë. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e Navid Afkari,” postoi ai në Twitter.

François Cormier-Bouligeon, Anëtar i Asemblesë Kombëtare të Francës dhe president i Komisionit të Sportit në Asemble, shkroi në profilin e tij Twitter: “Sportisti i nivelit të lartë Navid Afkari ka shprehur lirisht opinionet e tij në një vend që i ndalon liritë themelore. Ai u ekzekutua dje nga regjimi iranian. Si një humanist dhe aktivist kundër dënimit me vdekje, unë shpreh këtu dënimin tim më të fortë.”

Edhe Organizata Botërore e Mundjes ka nxjerrë një deklaratë lidhur me ekzekutimin e Navid-it. “Është thellësisht shqetësues fakti që lutjet e sportistëve nga e gjithë bota dhe e gjithë puna në prapaskenë e Organizatës Botërore të Mundjes dhe Federatës Kombëtare Iraniane të Mundjes, IOC së bashku me NOC të Iranit, nuk e arritën qëllimin tonë. Ky lajm është dëshpërues dhe i gjithë komuniteti i mundjes mban zi për vdekjen e tij,” lexon deklarata.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në një deklaratë që dënon ekzekutimin e Navid Afkari-t, tha se ekzekutimi i tij e ka tronditur këtë komitet.

Amnesty International nxori një deklaratë lidhur me këtë. “Ekzekutimi sekret mëngjesin e sotëm i kampionit të mundjes Navid Afkari, pa njoftim paraprak për të, familjen apo avokatin e tij, pas një gjyqi jashtëzakonisht të padrejtë, është një perversitet i tmerrshëm i drejtësisë që kërkon aksion të menjëhershëm ndërkombëtar. Para ekzekutimit të tij të fshehtë, Navid Afkari-n, 27 vjeç, e kanë bërë objekt të një katalogu tronditës shkeljesh të të drejtave njerëzore e krimesh, duke përfshirë zhdukje të detyruar; torturë e keqtrajtime të tjera, që kanë çuar në “rrëfime” të detyruara; si dhe mohim të aksesit tek një avokat dhe të garancive të tjera për një gjyq të drejtë,” lexon deklarata e Amnesty.

“Ky i ri ka kërkuar dëshpërimisht ndihmë në gjykatë për të patur një gjykim të drejtë dhe për të vërtetuar pafajsinë e tij. Regjistrimet audio të tij në gjykatë ekspozojnë faktin se si lutjet e tij drejtuar gjykatësve që t’i hetonin ankesat e tij për torturë dhe që të sillnin për të dëshmuar një tjetër të burgosur që kishte qenë dëshmitar i torturimit të tij janë shpërfillur në mënyrë të paligjshme dhe mizore,” tha Diana Eltahawy.

Iran: Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit Festojnë Fillimin e Vitit të 56-të që nga Themelimi i MEK

 

Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Mujahedin-Khalq (PMOI/MEK) kanë festuar fillimin e vitit të 56-të që nga themelimi i Organizatës, në Teheran e shumë qytete të tjera. Ata kanë ngjitur postera të udhëheqjes së Rezistencës, kanë shpërndarë fletushka, dhe kanë shkruar sllogane, duke nderuar Organizatën dhe liderët e Rezistencës, Znj. Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, liderin e Rezistencës Iraniane.

Këto veprimtari, të cilat janë zhvilluar pavarësisht përpjekjeve të regjimit klerikal për të krijuar një atmosferë terrori dhe frike, janë kryer në Teheran si dhe në qytete të tjera, duke përfshirë Isfahan, Karaj, Qazvin, Kerman, Malekan (në Azerbaixhanin Lindor), Rasht, Robat Karim, Eslamshahr, Sanandaj, Ahvaz, Mahshahr, Tabriz, Mashhad, Shiraz, Hormozgan Khorramabad, Yazd, Hamedan, Sarpol-e Zahab, Ardabil, Kermanshah, majën e malit Sabalan, Esfarayen, Kazerun, Kashan, Izeh, Shahrekord, Maragheh, Gorgan, Behshahr, Arak, Shush, Behbahan, dhe Zahedan.

Mes slloganeve të shfaqura në publik gjatë fushatave të javës së shkuar, ishin: “Në emër të rinisë së Teheranit: Urime për përvjetorin e themelimit të MEK,” “Urime për 56 vite rezistence e qëndrese të MEK,” “Përgëzime themeluesve të mëdhenj të Mujahedin-e Khalq for 56 vite sakrificë. Urime,” “Maryam Rajavi: MEK është e vendosur ta përmbysë regjimin klerikal anti-iranian,” “Duke besuar se e vetmja rrugë drejt lirisë është të ngrihemi dhe të luftojmë për të. Ne, të rinjtë e rebeluar nga Shiraz, jemi me ju. Ne do ta përmbysim regjimin e Khamenei-t,” “E vetmja rrugë drejt lirisë është të ngrihemi dhe të protestojmë,” “Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi,” “Bashkohuni me Njësitë e Rezistencës,” “Lavdi MEK-ut, lavdi lirisë, poshtë Khamenei,” “Massoud Rajavi: Që në fillim, MEK e ka thënë se Islami është një fe e lirisë, dhe Khomeini e Khamenei janë armiqtë më të mëdhenj të Islamit,” “Poshtë Khamenei, rroftë MEK, rroftë Rajavi,” “MEK i është përkushtuar çlirimit të atdheut të vet.”

Teheran dhe qytete të ndryshme në mbarë vendin– Vënia e posterave të mëdhenj, nderimi për themeluesit e MEK, dhe për fillimin e vitit të 56-të që nga themelimi i MEK – Shtator 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MEK: Regjimi i Iranit Shkatërron Varret e Viktimave të Masakrës së 1988-ës

 

Një varr masiv i anëtarëve të MEK në Ahvaz të Iranit jug-perëndimor

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) raportoi të premten se regjimi i mullahëve ka shkatërruar një varr masiv në Ahvaz të Iranit jug-perëndimor, ku kanë qenë të varrosura shumë viktima të masakrës së 1988-ës. Regjimi ka për qëllim ta fshehë krimin e tij kundër njerëzimit dhe bota duhet ta parandalojë këtë.

Raportet tregojnë se regjimi iranian ka nisur të ndërtojë një bulevard në këtë zonë. Ky bulevard, i cili lidh Rrugën Besharat me Bulevardin Beheshtabad dhe lagjen Mahdis, do të shkaktojë shkatërrimin e varrit masiv të viktimave të masakrës së 1988-ës midis Mahdis dhe Fazës 5 të Padadshahr.

Teksa çështja e masakrës së 1988-ës ndaj më shumë se 30,000 të burgosurve politikë vazhdon të tërheqë vëmendjen në nivel ndërkombëtar, regjimi iranian ka në plan ta fshehë atë që shumë ekspertë e përshkruajnë si “krimi më i rëndë kundër të burgosurve politikë që nga Lufta e Dytë Botërore.”

Rrjeti i MEK brenda Iranit, pas një hetimi tre-ditor, ka krijuar një video dokumentar për këtë varr masiv, i cili njihet edhe si ‘Khavaran i Ahvaz-it.’ Mbështetësit e MEK e kishin kontrolluar zonën disa herë me një makinë. Një shofer kamioni në zonë u kishte treguar për varrin masiv të dëshmorëve të 1988-ës, shumica anëtarë të MEK.

“Khavaran” janë emrat e zonave në Iran ku janë varrosur viktimat e regjimit iranian, veçanërisht ata që kanë humbur jetën në masakrën e 1988-ës. Këto zona kanë shumë të përbashkëta, duke përfshirë shkretimin, mungesën e emrave dhe simboleve, mungesën e gurëve të varreve dhe monumenteve të varrimit, dhe në disa raste, ekzistencën e varreve masive në to.

Në një raport të publikuar më 1 qershor 2017, Amnesty International pati paralajmëruar për shkatërrimin e një varri masiv të viktimave të 1988-ës në Ahvaz. “Përdhosja e një zone varresh masive në Ahvaz të Iranit jugor ku ndodhen mbetjet e të paktën 44 njerëzve të ekzekutuar në mënyrë jashtëgjyqësore do të shkatërronte prova thelbësore mjeko-ligjore dhe do të prishte mundësitë për drejtësi për vrasjet në masë të të burgosurve që u kryen në mbarë vendin në vitin 1988,” lexonte raporti.

Raporti i ri i marrë nga MEK tregon edhe një herë se regjimi iranian ka ndërmend t’i shkatërrojë të gjitha provat e krimit të tij më të urryer. Komuniteti ndërkombëtar duhet të fillojë një hetim të pavarur mbi masakrën e 1988-ës dhe t’u kërkojë llogari autorëve të këtij krimi.

Heshtja e komunitetit ndërkombëtar lidhur me masakrën e 1988-ës e ka trimëruar regjimin për të vazhduar me shkeljet e të drejtave njerëzore. Kryegjyqtari aktual i Iranit Ebrahim Raisi dhe Ministri i Drejtësisë Alireza Avaei kanë qenë të dy anëtarë të të ashtu-quajturave “Komisione të Vdekjes” të cilat kryenin ekzekutimet.

 

Regjimi Iranian Ka Ekzekutuar Navid Afkari-n: BE Duhet ta Dënojë këtë Mizori dhe ta Anullojë Udhëtimin e Zarif Drejt Europës

Maryam Rajavi, MEK, NCRI, navid, afkari, execution, IranRegjimi iranian ka ekzekutuar Navid Afkari-n, një kampion mundjeje i arrestuar gjatë protestave të mëdha të Iranit në 2018-ën, pavarësisht fushatave ndërkombëtare kundër ekzekutimit të tij. Është planifikuar që Mohammad Javad Zarif, ministri i jashtëm i këtij regjimi vrasës, të udhëtojë drejt Europës. Pranimi i Zarif-it nënkupton miratim për ekzekutimin e Navid-it dhe për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran.

Regjimi iranian e ka ekzekutuar Navid-in në mosbindje të hapur e të plotë ndaj komunitetit ndërkombëtar. Ky akt i dëshpëruar por kriminal i regjimit të mullahëve, ashtu si ekzekutimi i Mostafa Salehi i cili ishte arrestuar gjithashtu gjatë protestave të Iranit, ka për qëllim ta frikësojë popullin e Iranit dhe të parandalojë një kryengritje.

Lidhur me ekzekutimin e Navid Afkari-t, Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: “Njerëzit e Iranit, sidomos rinia trime, nuk do të mbeten të heshtur përballë ekzekutimit mizor të këtij biri të guximshëm të Shirazit dhe do të ngrihen në solidaritet me popullin heroik të provincës Fars kundër ekzekutimit të tij të padrejtë. Diktatura fetare që sundon Iranin nuk mund të mbijetojë as për një ditë të vetme pa shtypje, ekzekutim, dhe torturë. Duke derdhur gjakun e fëmijëve trima të Iranit, si Navid, regjimi kërkon ta ruajë pushtetin e tij përballë kryengritjes së popullit iranian. Por martirizimi i Navid-it vetëm sa do t’i ushqejë edhe më shumë flakët e kryengritjes së popullit iranian dhe do ta forcojë vendosmërinë e tij për ta përmbysur regjimin klerikal dhe për të themeluar lirinë e demokracinë.”

Iran Will Not Remain Silent in the Face of Navid's Hanging

Në verën e vitit 1988, regjimi i mullahëve ekzekutoi mbi 30,000 të burgosur politikë. Pavarësisht dokumenteve të pamohueshme dhe dëshmive të të mbijetuarve të masakrës së 1988-ës, komuniteti botëror nuk i ka kërkuar ndonjëherë llogari Teheranit për këtë masakër. Në mënyrë të ngjashme me masakrën e 1988-ës, regjimi iranian vrau mbi 1,500 protestues paqësorë në protestat e nëntorit 2019, dhe vazhdon të ekzekutojë protestues si Navid Afkari dhe Mostafa Salehi. Nëse komuniteti botëror nuk do ta kishte bërë një sy qorr ndaj shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran, regjimi nuk do të kishte mundur të vazhdonte me shtypjen e popullit.