Përmbledhje e Protestave në Iran: 30 Shtator – 7 Tetor

 

e hekurudhës në grevë në provincën Lorestan, Irani perëndimor – 5 tetor 2020

Raportet e mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) tregojnë se janë shtuar protestat nga klasa të ndryshme shoqërore në mbarë Iranin. Forca shtytëse e të gjitha këtyre protestave janë vështirësitë ekonomike.

Sipas MEK, të hënën, punëtorët e hekurudhës në provincën Lorestan të Iranit perëndimor refuzuan të shkonin në punë, dhe i detyruan zyrtarët e kompanisë t’u paguanin një pjesë të rrogave. Këta punëtorë refuzuan të shkonin në punë pas një thirrjeje për fillimin e një greve të hënën.

Për shkak të politikave të gabuara ekonomike të regjimit, çmimet e produkteve thelbësore vazhdojnë të rriten. Raportet nga Irani tregojnë se çmimi i bukës në qytetin Tabriz, në Iranin veri-perëndimor, është rritur me 30 deri në 50 përqind. Rritja e papritur e çmimit të bukës ka rezultuar në protesta. Gjithashtu, shumë furra buke në Tabriz janë mbyllur ngaqë u mungon mielli dhe zyrtarët e regjimit nuk ua kanë siguruar këtë produkt thelbësor.

Filmimet e marra nga MEK nga Urmia, në Iranin veri-perëndimor, tregojnë një numër të madh njerëzish që qëndrojnë në radhë që në orën 6 të mëngjesit, e megjithatë nuk arrijnë të blejnë bukë.

Të hënën, edukatoret e kopshteve në qytetin Izeh të provincës Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor, zhvilluan një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit në Khuzestan. Ato kërkuan që statusi i tyre i punës të ndryshojë nga mësues me kontratë në mësues të përhershëm.

Torturimi dhe Poshtërimi i të Rinjve në Rrugët e Teheranit dhe Dënime Mesjetare me Urdhër nga Khamenei

 

Torturimi dhe Poshtërimi i të Rinjve në Rrugët e Teheranit

 

Dje, Gjykata Supreme e regjimit të mullahëve miratoi dënimin çnjerëzor me prerje të dorës së djathtë për dy vëllezërit Mehrdad dhe Shahab Teymouri, të cilët mbahen në Burgun Qendror të Urmia-s. Në një tjetër vendim kriminal, Dega e Dytë e Gjykatës së Urmia-s dënoi një tjetër të burgosur, 32-vjeçarin Arash Ali Akbari, me prerje të dorës së djathtë.

Gjithashtu të martën, 6 tetor, në një akt kriminal, Forcat represive të Sigurisë së Shtetit (SSF) kanë torturuar dhe poshtëruar në publik pesë djem të rinj, me pretekstin se ishin “banditë,” pasi i kishin futur në pjesën e prapme të dy kamionçinave në zonën Moshiria të Teheranit. Më 29 shtator 2020, policia poshtëroi një tjetër djalë të ri në rrugë dhe e rrahu atë përpara kalimtarëve.

Në të njëjtën kohë, Gjenerali i Brigadës i IRGC-së Seyed Majid Mirahmadi, Zëvendës Shef i Shtabit për Inteligjencën dhe Sigurinë në forcat e armatosura të regjimit klerikal, e pranoi se këto akte kriminale janë kryer nën urdhrat e Khamenei-t. “Kërkesa kryesore e Khamenei-t është ta çrrënjosë pasigurinë në shoqëri,” citohet të ketë thënë ai në faqen e lajmeve Javan Online, e cila është e lidhur me IRGC-në. Mirahmadi shtoi: “Sot, problemi i prishjes së rehatisë së njerëzve nga banditët është një detyrë e rëndësishme që është përgjegjësi e të gjitha forcave të armatosura, duke përfshirë SSF.”

Këngëtari ikonik  iranian Mohammad Reza Shajarian ndërron jetë

Më 8 tetor, humbja e Mohammad Reza Shajarian i zhyti qytetarët iranianë në hidhërim dhe në zi. Ngjarja gjithashtu nxiti zemërimin e njerëzve kundër televizionit shtetëror, i cili nuk dha asnjë lajm mbi vdekjen e tij.

Në këtë drejtim, mijëra qytetarë dolën në rrugë për të demonstruar zemërimin e tyre kundër censurës së regjimit. Në parullat e tyre, protestuesit iu drejtuan Organizatës së Transmetimit të Republikës Islamike (IRIB) duke brohëritur: “IRIB-ja jonë është turpi ynë”.

Duhet theksuar se IRIB drejtohet nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të udhëheqësit suprem Ali Khamenei i cili është një kundërshtar i kulturës, artit, civilizimit, këngës dhe muzikës persiane ashtu si paraardhësi i tij Ruhollah Khomeini, udhëheqësi i parë suprem.

Për këtë arsye, njerëzit gjithashtu brohorisnin kundër Khamenei, duke treguar zemërimin e tyre kundër të gjithë sistemit qeverisës. “Vdekje diktatorit”, thërrisnin protestuesit. Sidoqoftë, kjo nuk ishte hera e parë që njerëzit po tregonin tërbimin e tyre kundër Khamenei dhe regjimit të tij shtypës dhe të vjetëruar.

Në ndryshim nga ajatullahët, opozita e koalicionit iranian ishte ndër individët dhe grupet e para dhe që i shprehën ngushëllimet familjes Shajarian dhe popullit iranian.

“Mohammad Reza Shajarian, një nga mjeshtrat më të njohur të muzikës dhe këngëve tradicionale persiane, ndërroi jetë pas një periudhe të gjatë i sëmurë,” deklaroi znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) .

“Ngushëllimet e mia për popullin iranian, komunitetin e arteve të Iranit dhe për familjen e miqtë e z. Shajarian, për humbjen e një prej artistëve më të mëdhenj të Iranit. Puna e shkëlqyer dhe muzika e Shajarian janë të përjetshme dhe ndër thesaret më të çmuara të artit tonë kombëtar, “shtoi ajo.

Në mesazhin e saj, presidentja e NCRI vazhdoi:

Që nga fillimi i viteve 1970, Shajarian ishte ndër artistët që shpikën metoda të reja në muzikë dhe përdori krijimtarinë dhe talentin e tij të trashëguar për të transformuar muzikën autentike të Iranit dhe tingujt vokalë përmes performancave të tij, duke ruajtur parimet dhe bazat thelbësore.

Mullahët që kundërshtojnë të gjitha format e artit dhe nuk mund të tolerojnë asnjë zë tjetër, reaguan me hakmarrje kundër Shajarian duke e ndaluar atë për të performuar koncerte. Ata gjithashtu hoqën lutjet e tij të famshme të Ramazanit nga radio dhe televizioni shtetëror.

October 8 Tehran, Iran Regime security forces attack people gathering in memory of legendary Ira

Shajarian në mënyrë të hapur dhe të përsëritur tha në shumë prej intervistave të tij se ai ishte përballur me një regjim diktatorial, i cili kërkonte ta detyronte atë të pendohej dhe të dorëzohej, dhe se ai nuk ishte i gatshëm ta pranonte atë.

Në Prill 2015, në një ceremoni për nder të poetit legjendar iranian Hafez, Shajarian iu përgjigj audiencës që e inkurajoi atë të këndonte duke thënë: “Unë jetoj në një vend, ku prej disa vitesh më është ndaluar të këndoj për njerëzit e mi ”.

Kufizimet dhe presionet e mullahëve në pushtet nuk kanë mundur dhe kurrë nuk do të mund të zhdukin statusin e tij dhe kontributet e tij të mëdha në skenën e artit dhe muzikës së Iranit.

Pa dyshim, komuniteti i arteve të Iranit dhe ata që kujdesen për muzikën e Iranit do të mbështeten në kontributet, mësimet dhe risitë e tij si kurrë më parë dhe do të shtojnë thesaret e pakonkurueshme të arteve dhe kulturës së Iranit. Vokalet e z. Shajarian janë pritur ngrohtësisht në zemrat e miliona iranianëve për disa breza dhe nuk mund të shuhen

October 8 Tehran, Iran People gathering in memory of legendary Iranian artist Mohammad Reza Shaj

 

Konferenca mbi politikën e Iranit në Parlamentin Evropian thekson nevojën për përgjegjësi mbi krimet e regjimit iranin

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, një koalicion i grupeve iraniane pro-demokracisë, ka mbajtur një mori konferencash në internet muajt e fundit me qëllim zgjerimin e diskutimeve të politikës perëndimore në lidhje me Republikën Islamike. Grupi kryesor përbërës i NCRI, Organizata Muxhahedine e popullit te Iranit (PMOI / MEK),  ka qënë një forcë kryesore në nxitjen e kryengritjeve mbarëkombetare në 3 vitet e fundit, dhe konferencat kanë treguar shumë shpesh se ky trend është një mundësi për SHBA dhe BE që ta ndihmojnë popullin iranian të realizojë një ndryshim të një shkalle të lartë në vendin e tij.

Maryam Rajavi

Konferenca e fundit u zhvillua të Mërkurën, 7 Tetor 2020, organizuar nga Miqtë e Iranit të Lirë (FOFI) në Parlamentin Evropian dhe ishte përqëndruar në “politikën e saktë” dhe “detyrimet politike dhe etike” për kombet europiane përballë “krimeve të vazhdueshme kundër njerëzimit”. Në të morën pjesë afërsisht 36 anëtarë të Parlamentit Evropian, nga grupe të ndryshme politike të cilët rishikuan politikën aktuale të BE-së mbi Iranin.

Ata paralajmëruan për situatën në përkeqësim të të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht për shkak të valës së re të ekzekutimeve të disidentëve dhe protestuesve iranianë, ndër to dhe varja e Navid Afkari, mundësit iranian i cili u var pasi mori pjesë në protestën e fundit kundër regjimit. Eurodeputetët nxitën një politikë më të fortë mbi Iranin me një fokus në të drejtat e njeriut.

Një numër pjesëmarrësish theksuan rolin e rëndësishëm që Rezistenca Iraniane ka luajtur duke iu referuar mbledhjes së Iranit të Lirë ne 2018 në Paris, kur operativët e regjimit iranian u përpoqën të kryenin një sulm terrorist në atë tubim, i cili u organizua nga NCRI. Megjithëse komploti u pengua me bashkëpunim nga autoritete të shumta evropiane, ai padyshim zbuloi shumë për lidhjen mes financimin terrorist të Iranit dhe aktiviteteve të tij zyrtare në politikën e jashtme.  Komploti gjithashtu demonstroi se regjimi klerik e shikon lëvizjen e Rezistencës si një kërcënim të vërtetë për mbajtjen e pushtetit.

Gjithashtu Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), drejtoi samitin në internet dhe propozoi një politikë të trefishtë, e cila përfshinte:

Së pari “Të drejtat e njeriut për njerëzit e Iranit, embargo gjithëpërfshirëse e regjimit diktatorial, dhe njohjen e Rezistencës së Popullit Iranian për liri dhe demokraci ”

Së dyti miratimin e një legjislacioni detyrues, për të dëbuar agjentët e regjimit iranian nga Europa, për të mbyllur ambasadat e regjimit në të gjitha vendet anëtare të BE, dhe për të njohur IRGC dhe përfaqësuesit e tij në Irak, Siri, Liban, Jemen dhe vendet e tjera si grupe terroriste.

Dhe së treti krijimin e një misioni te pavarur ndërkombëtar i cili duhet të hetojë masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në Iran dhe therjen e më shumë se 1,500 protestuesve ne Khamenei gjatë kryengritjeve të nëntorit 2019. Misioni duhet gjithashtu të hetojë gjendjen e burgjeve dhe të burgosurve në Iran, veçanërisht të burgosurit politikë duke kërkuar gjithashtu lirimin e këtyre te fundit.

Në rast të mosprishjes se komplotit, lista e viktimave do të kishte përfshirë personalitete të profilit të lartë evropian dhe / ose amerikan, duke përfshirë ndoshta disa nga eurodeputetët që kontribuan në konferencën e së mërkurës.

Sigurisht që pjesëmarrësit në Paris po interesohen personalisht në çështjen Assadi, por në rishikimin e tyre eurodeputetet theksuan më së shumti rëndësinë e mbajtjes së përgjegjësisë se regjimit iranian për historinë e tij të gjatë të terrorizmit, financimit të terrorizmit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit

Masakra e 30000 të burgosurve politikë në 1988 ka qenë në qendër të deklaratave të panumërta nga NCRI dhe nga grupet politike perëndimore që mbështesin ndjekjen e drejtësisë. Krimi 32-vjeçar kundër njerëzimit filloi kur “komisionet e vdekjes” u mblodhën në burgjet e shumta iraniane me qëllimin për të shtypur kundërshtimin e sistemit teokratik.

Në veçanti, MEK, u bë fokusi i marrjes në pyetje nga “komisionet e vdekjes” dhe në vetëm disa muaj anëtarët e saj përbënin pjesën më të madhe të viktimave,  30,000 viktima.

Deri më sot, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këto vrasje. Përkundrazi, autorët kryesorë janë shpërblyer vazhdimisht nga qeveria e tyre ndërsa janë injoruar në mënyrë direkte nga kundërshtarët e huaj të supozuar të Teheranit. Sot, autorët kryesorë të vrasjeve përfshijnë kreun e gjyqësorit iranian dhe Ministrin e Drejtësisë , së bashku me një mori zyrtarësh të tjerë. Keta luajnë një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e regjimit për t’u përballur me një lëvizje të Rezistencës e cila dështoi 32 vjet më parë.

Konferenca e së mërkurës theksoi situatën në Iran duke sugjeruar se është në interesin e vetë kombeve perëndimore të përballen me krimet aktuale dhe të kaluara të Teheranit, sepse ndjenja e mosndëshkimit i shtyn zyrtarët e regjimit të bëjnë përpjekje të mëtejshme mbi udhëheqësit e Rezistencës, duke rrezikuar jetën e shtetasve perëndimorë gjate ketij procesi.

Pjesëmarresit në konferencë gjithashtu këmbëngulën se edhe në mungesë të kërcënimeve për sigurinë e tyre, qeveritë perëndimore kanë përgjegjësi për të sanksionuar dhe izoluar diplomatikisht regjimin iranian për shtypjen me forcë të Rezistencës demokratike.

Për më tepër, rekomandimet e “politikës së saktë” që dolën nga konferenca përfshinin njohjen zyrtare të asaj lëvizjeje të Rezistencës. Disa nga folësit të mërkurën vunë në vëmendje planin e znj. Rajavi me 10 pika për të ardhmen e Iranit, i cili përshkruan një sistem të bazuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndarjen e fesë nga shteti dhe mbrojtje të barabartë për gratë dhe pakicat. Disa argumentuan gjithashtu se ishte kjo platformë në veçanti ajo që ndihmoi për të motivuar një kryengritje mbarëkombëtare brenda Republikës Islamike në fillim të vitit 2018, e cila nga ana tjetër motivoi komplotin e terrorit të atij viti dhe e shtyu Teheranin të pranonte se Rezistenca Iraniane mbetet një sfidë serioze për sistemin.

Iran Ongoing Crimes Against Humanity

Emrat e 20 Protestuesve të Vrarë në Protestat e Nëntorit në Iranin Veri-perëndimor

Gati një vit pas protestave mbarëkombëtare në nëntor 2019, Monitoruesi i të Drejtave Njerëzore në Iran ka verifikuar emrat e 20 protestuesve të tjerë të vrarë nga forcat e sigurisë gjatë protestave në qytetin jug-perëndimor Mahshahr.

Kjo listë është bërë bazuar në dëshmitë e dhëna nga dëshmitarë okularë dhe në burime të besueshme brenda Iranit.

Emrat e 20 njerëzve të vrarë në një tokë moçalore pranë qytetit Mahshahr janë si vijon:

Ehsan Sadeghi, Ahmad Rouhanifar, Asghar Rajaei, Amir Boushehri, Jaber Saberi, Jafar Panahi, Jamshid Malahan, Javad Payabi, Javad Nezarat, Hassan Veisi, Hayawi Sharifat, Abbas Ansarian, Ali Jelveh, Alireza Ghanavati, Kamran Davari, Kourosh Ahwazi, Mojtaba Rezaei, Mohsen Sarafraz, Mershad Dehi dhe Homayoun Dashti.

Të paktën 1,500 protestues janë vrarë dhe mijëra janë plagosur gjatë shtypjes nga shteti të protestave iraniane që shpërthyen në nëntor 2019, të shkaktuara nga një rritje e papritur e çmimeve të gazolinës.

 

Lobet e Iranit në Perëndim dhe Pikat e Diskutimit të Regjimit Klerikal Kundër MEK

 

Leaving 1988 Massacre of MEK Unpunished Emboldens Iran’s Regime to Continue Human Right Abuses – Remarks by Dr. Alejo Vidal-QuadrasAshraf 3, Shqipëri, Shtëpia e anëtarëve të MEK – Konferenca Thirrje për Drejtësi, 19 Korrik

 

Pasi ka dështuar në përpjekjen për ta shkatërruar opozitën demokratike me një masakër ndaj të burgosurve politikë në 1988-ën, dhe me ekzekutime e sulme më pas, regjimi i Iranit ka punuar me shumë mund për ta delegjitimizuar lëvizjen e Rezistencës në sytë e botës. Këto përpjekje përfshijnë një rrebesh të dendur lajmesh të rreme nga Ministria iraniane e Inteligjencës, lajme të rreme të cilat kanë në shënjestër grupin kryesor opozitar, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK). Por kjo propagandë brenda vendit është e efektshme vetëm në promovimin e objektivave më të gjera të regjimit, sepse depërton rregullisht në mediat globale, duke i turbulluar perspektivat ndërkombëtare për sa i përket mundësisë për ndryshim regjimi dhe qeverisje demokratike në Iran.

Kjo është pika ku përfshihen Lobet e Iranit në Perëndim. Ata i shpërndajnë me lehtësi pikat e diskutimit të regjimit klerikal kundër MEK, duke marrë pozicionin e gazetarëve apo ekspertëve mbi Iranin, në media apo në rrjetet sociale. Burimi i lajmit apo analizës, lobuesi, mund të duket legjitim, por duke gërmuar më thellë dhe duke vënë re pikat e tyre të diskutimit, bëhet e qartë që, prapa kravatës dhe pamjes perëndimore të “ekspertit mbi Iranin” apo “gazetarit,” mund të shohësh çallmën e mullahëve. Një etiketim i zakonshëm që ata përdorin dhe e përsërisin shumë shpesh kundër MEK-ut është narrativa e regjimit që e përshkruan MEK-un si një kult.

Që nga fundi i 2017-ës, Irani është shkundur nga dy kryengritje mbarëkombëtare anti-qeveritare dhe nga protesta të panumërta të një shkalle më të vogël. Vetë autoriteti më i lartë i vendit, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei, e pranoi në një fjalim në janar 2018 se MEK kishte luajtur një rol udhëheqës në organizimin dhe lehtësimin e qindra demonstratave që vazhdonin ende. Sikur vetëm kjo gjë të merrej parasysh, duhej ta kishte shkatërruar narrativën e vjetër të regjimit që e përshkruan MEK-un si një “kult” dhe një “grup i vogël” i paefektshëm.

Problemi i dukshëm është thjesht se propaganda iraniane ka qenë e rrënjosur tepër thellë në mediat perëndimore për një kohë shumë të gjatë. MEK dhe mbështetësit e saj të ndryshëm perëndimorë kanë punuar për ta çrrënjosur këtë ndikim duke e ekspozuar rregullisht “rrjetin e gazetarëve miqësorë” të regjimit dhe asetet iraniane të inteligjencës që e prezantojnë veten nën maskën e ekspertëve mbi strategjinë e Lindjes së Mesme apo mbi Iranin dhe si ish-anëtarë të MEK.

Në Mars 2019 dhe sërish në korrik 2020, një gjykatë gjermane dha gjykime që miratuan kundërshtimet që koalicioni përfshirës i MEK, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), kishte paraqitur ndaj dy botimeve, Der Spiegel dhe Frankfurter Algemeine Zeitung. Të dyja këto gjyqe vërtetuan se propaganda iraniane vazhdon të ushtrojë ndikim të fortë mbi mediat perëndimore, pasi burime që dyshohen si asete të inteligjencës iraniane citoheshin në mënyrë jo-kritike në artikuj të cilët dukej se ishin të angazhuar për ta portretizuar MEK-un si një kult.

Raporti Mujor i Iran HRM: Mullahët Vazhdojnë Shkeljet e të Drejtave Njerëzore për ta Mbajtur nën Kontroll Shoqërinë

Raporti i ri mujor nga Iran Human Rights Monitor (Monitoruesi i të Drejtave Njerëzore në Iran – Iran HRM) hedh dritë mbi faktin se si regjimi i mullahëve përpiqet ta mbajë nën kontroll shoqërinë e trazuar iraniane duke i shtuar masat shtypëse. Ky raport vë në dukje edhe politikën kriminale të regjimit për përdorimin e Covid-19 dhe viktimave në masë të kësaj sëmundjeje për ta shtypur popullin iranian. Ky raport i referohet gjithashtu ekzekutimit të heroit kombëtar iranian, Navid Afkari.

“Regjimi është përpjekur gjatë muajve të fundit t’i parandalojë protestat anti-regjim duke ua sjellë vdekjen qëllimisht njerëzve me anë të hapjes së hershme të bizneseve, dhe rihapjes së shkollave pa ofruar pajisjet e nevojshme higjienike dhe lehtësirat sanitare. Me sa duket, kjo taktikë nuk ka funksionuar pasi regjimi ka dështuar në mbajtjen nën kontroll të shoqërisë së tensionuar” lexon raporti.

Protestat mbarëkombëtare të Iranit i shkundën themelet e regjimit. Rinia iraniane luajti një rol kyç gjatë këtyre protestave. Tani, në një përpjekje të dëshpëruar për ta terrorizuar publikun, mullahët i kanë shtuar ekzekutimet dhe po japin dënime me vdekje për personat e arrestuar gjatë dy kryengritjeve të mëdha në Iran në 2018-ën dhe 2019-ën.

Kampioni i mundjes Navid Afkari u ekzekutua më 12 shtator 2020

 

 

 

Iran: Kërcënimet e përfaqësuesve të Khamenei-t përgatisin terrenin për represionin brutal ndaj grave

Kërcënimet e përfaqësuesve të Khamenei-t përgatisin terrenin për represionin brutal ndaj grave

Në një takim me Përfaqësuesin e Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura për Inteligjencën dhe Sigurinë, dhe me kreun e Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) të Isfahanit, të premten më 2 tetor, kleriku Yousef Tabatabai-Nejad, përfaqësuesi i Khamenei-t në Isfahan, kërcënoi gratë duke u mburrur: “Duhet ta bëjmë shoqërinë jo të sigurtë për gratë e pakta që nuk mbulohen si duhet dhe të mos i lejojmë ato t’i shkelin lehtë normat në rrugë e parqe… SSF-së duhet t’i jepet më shumë autoritet në trajtimin e njerëzve që thyejnë ligjin dhe normat. Nuk duhet të kemi frikë nga ndonjë veprim armiqësor kur merremi me shkelësit.” Ai tha, “Gjykatësit duhet të jenë pozitivisht të prirur ndaj atyre që nxisin të mirën dhe ndalojnë veset.”

Tabatabai-Nejad është një nga kriminelët që me deklaratat e tij kundër “keq-mbulimit” ka çuar në shtypjen e vajzave dhe grave në Isfahan, dhe spërkatjen me acid ndaj tyre. Asnjë nga autorët e këtyre sulmeve nuk janë përballur me drejtësinë.

Ndërkohë, kleriku Abolghasem Yaghoubi, udhëheqës i lutjeve të së premtes dhe përfaqësues i Khamenei-t në Khorasan-in Verior, tha: “Forcat e zbatimit të ligjit duhet t’ua bëjnë jetën të pasigurtë atyre që shkaktojnë trazira dhe që kanë qëllime të liga… Keq-mbulimi apo refuzimi për t’u mbuluar veprojnë si virus në shoqëri, dhe duhet t’i konfrontojmë ata që e bëjnë këtë… Krahas angazhimit të SSF-së dhe drejtësisë në luftimin e keq-mbulimit, edhe njerëzit duhet të përfshihen dhe të nxisin të mirën e të ndalojnë të keqen. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe për viruset e tjera dhe jo vetëm për Koronavirusin.”

Në një tjetër akt çnjerëzor, policia e “sigurisë morale” ka kërkuar paraqitjen e pronareve të shumë makinave duke u dërguar atyre mesazhe me urdhër kundër “keq-mbulimit” apo “mos mbajtjes së një shamie” gjatë javëve të fundit.

 

 

Iran: Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit e MEK Bëjnë Thirrje për një Kryengritje për Liri

 

“Maryam Rajavi: Liria dhe fitorja janë të arritshme”
“Poshtë diktatori, qoftë ai Shah-u apo Lideri (Khamenei)”

Në një varg veprimtarish në mbarë vendin, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) theksuan nevojën për ta shpërbërë Gardën Revolucionare (IRGC) nisur nga roli i saj në shtypjen e popullit iranian dhe në plaçkitjen e pasurisë kombëtare dhe aseteve të vendit. Ata kanë shkruar graffiti dhe kanë ngjitur postera dhe afishe në qytete të ndryshme. Ata kanë vënë gjithashtu foto të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe fragmente nga fjalimet e saj në pjesë të ndryshme të qyteteve në mbarë Iranin.

Ata kanë shkruar gjithashtu graffiti ku refuzojnë si Shahun, ashtu edhe diktaturën e klerikëve, duke shfaqur aspiratat e popullit për një republikë demokratike të bazuar në votat e popullit. Këto veprimtari janë kryer në Teheran, Karaj, Isfahan, Rasht, Shahriar, Khorramabad, Kerman, Ahvaz, Shiraz, Mashhad, Hamedan, Dorud, dhe Lahijan, mes qytetesh të tjera.

Disa nga slloganet e ngjitura apo të shkruara në vende publike janë: “IRGC dhe Lideri Suprem i regjimit janë përgjegjës për krime,” “Shpërbërja e Gardës Revolucionare është domosdoshmëri për arritjen e fitores për popullin iranian,” “Në mënyrë që Koronavirusi të frenohet, diktatura fetare duhet të zhduket.” “Demokraci, liri me Maryam Rajavi,” “Poshtë Khamenei,” “Poshtë Khamenei, rroftë liria,” “Maryam Rajavi: Liria dhe fitorja janë të arritshme,” “Përmbysja e regjimit klerikal është e mundshme me përpjekjet e Njësive të Rezistencës,” “As kurorën, as çallmën, mullahët janë në grahmat e fundit,” “Poshtë diktatori, qoftë ai Shahu apo Lideri (Khamenei),” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi.”

Teheran – veprimtaritë e mbështetësve të MEK- “Maryam Rajavi: Ngrihuni për përmbysjen e diktaturës së velayat-e faqih” – 4 tetor 2020

Teheran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës – 4 tetor 2020  Teheran dhe Lahijan – “Maryam Rajavi është frymëzim për gratë iraniane që kërkojnë lirinë”- 4 tetor 2020

Ahvaz – Graffiti nga një Njësi Rezistence: “Poshtë parimi i velayat-e faqih, rroftë liria” – 4 tetor 2020

  Mashhad – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK – Ngjitja e fletushkave në vende publike – 4 tetor 2020

Rasht dhe Kerman – “As Shahu, as lideri (Khamenei), nuk duam të zgjedhim midis të keqes dhe më të keqes” – 4 tetor 2020

Dorud dhe Lahijan – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës: “Jo kurorës, jo çallmës, mullahët janë në grahmat e fundit” – 4 tetor 2020

 Karaj – Ngjitja e posterit të Maryam Rajavi-t nga mbështetësit e MEK: “Ngrihuni për të përmbysur diktaturën fetare” – 1 tetor 2020

Teheran – poster i Maryam Rajavi-t nga Njësitë e Rezistencës: “Maryam Rajavi: Liria dhe fitorja janë të arritshme” – 1 tetor 2020

Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës në qytete të ndryshme – “Poshtë Khamenei, rroftë liria” – 1 tetor 2020

Qytete të ndryshme – IRGC dhe Lideri Suprem i regjimit janë përgjegjës për kryerje krimesh” – 1 tetor 2020

Llogaritë e Lidhura me Iranin në Twitter, dhe Pikat e Diskutimit të Regjimit Kundër MEK

 

Shkruar nga Shahriar Kia

Twitter shpalli të mërkurën se kishte fshirë afërsisht 130 llogari që me sa duket e kanë patur origjinën në Iran dhe përpiqeshin të krijonin trazira në bisedat rreth debatit të parë presidencial në SHBA. Kjo gjë tregon për një tendencë në vazhdim të përdorimit nga ana e regjimit iranian të taktikave të keqinformimit në mediat sociale, dhe se si lobuesit e Iranit në Perëndim po i keqpërdorin rrjetet sociale për të përhapur pikat e diskutimit të regjimit.

Në shkurt të këtij viti, u raportua se Facebook, ashtu siç ka bërë tani Twitter, kishte fshirë qindra llogari mashtruese që ishin të lidhura me Iranin dhe vende të tjera.

Këto bllokime llogarish nga Twitter dhe Facebook kanë ndodhur pothuajse rregullisht për disa vite. Vazhdimësia e kësaj dukurie edhe tani është një shenjë që tregon se sa i vështirë është të menaxhohet ky problem pasi kjo do të thotë se bot-et dhe troll-et janë rikthyer edhe pas fshirjes së miliona llogarive të tilla nga Twitter në një spastrim të madh nga këto platforma në maj e qershor 2018. Dhe kjo vështirësi mund të thuhet se shumëfishohet nga impakti që kanë profilet false e keqinformuese përtej ndërveprimeve të tyre të ngushta.

Që nga spastrimi i 2018-ës, Twitter dhe Facebook kanë bërë disa njoftime të mëtejshme për sa i përket fshirjes së llogarive të lidhura me Iranin, dhe me disa shtete të tjera. Në disa raste, raportet shoqëruese të mediave kanë treguar se para se të identifikoheshin si të rreme, disa nga llogaritë e fshira ia kanë dalë ta publikojnë përmbajtjen e tyre në outlet-e të ndryshme lokale lajmesh. Kjo paraqet potencialin që po kjo përmbajtje të citohet në media të tjera duke iu referuar direkt llogarive që janë ekspozuar tashmë si jo legjitime.

Kjo shpërndarje organike e pikave të fabrikuara të diskutimit është një taktikë që propagandistët iranianë e kanë përdorur, sipas raporteve, për përfitimet e veta. Kritikët e regjimit iranian, duke përfshirë opozitën kryesore demokratike, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK), kanë shumë kohë që paralajmërojnë për faktin që Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) ushtron ndikim mbi mediat perëndimore me anë të agjentëve të saj dhe një “rrjeti gazetarësh miqësorë.”

Iran's disinformation campaign against the MEK via 'friendly journalists'

MEK ka qenë shënjestra direkte e një pjese të madhe të kësaj influence. MOIS i ka kanalizuar pikat e bisedës rreth këtij grupi përmes lobuesve të saj në Perëndim dhe të ashtu-quajturve ish-anëtarë të MEK.

Mbizotërimi në rritje i mediave sociale e ka bërë më të lehtë e më të gjerë rekrutimin dhe operacionet e mëpasshme të MOIS. Ndërkohë që vendosja direkte e pikave të diskutimit të MOIS në mediat perëndimore mbetet me një vlerë unike, regjimi iranian mund të arrijë objektiva të ngjashme, edhe pse më të ngushta, thjesht duke i bombarduar rrjetet sociale me llogari të rreme me shpresën se pikat e tyre të diskutimit do të merren nga përdorues të tjerë derisa të shkojnë tek mediat profesionale dhe ndërgjegjja publike.

Është e pamundur të thuhet se cilat do të kishin qenë detajet e këtyre pikave të diskutimit nëse llogaritë e fshira së fundmi do të ishin lejuar të vazhdonin të operonin. Por është shumë e mundshme që përmbajtja e tyre do të kishte përfshirë njollosje të njohura kundër MEK, organizatë e cila ka shumë kohë që është identifikuar si zëri udhëheqës për demokracinë në Iran dhe kërcënimi kryesor ndaj mbajtjes së pushtetit për mullahët. Ky kërcënim vetëm sa është bërë më i qartë gjatë tre viteve të fundit, pasi edhe vetë zyrtarët e lartë të regjimit ia kanë atribuar MEK-ut udhëheqjen e dy kryengritjeve mbarëkombëtare anti-qeveritare.

Kjo gjë e ka bërë edhe më të domosdoshme për regjimin iranian prishjen e veprimtarive të MEK dhe de-legjitimizimin e saj. Në qershor 2018, dy operativë iranianë nën urdhrat e një diplomati të rangut të lartë tentuan të transportonin një pajisje shpërthyese drejt një tubimi pro-demokracisë në Francë, tubim i cili ishte organizuar nga koalicioni që përfshin MEK-un, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Pas parandalimit të këtij komploti nga autoritetet europiane, MEK raportoi një rritje të madhe në operacionet e propagandës të regjimit iranian, brenda dhe jashtë Iranit.

Kampi Ashraf, Irak.

Efektshmëria me raste e këtyre përpjekjeve është theksuar nga dy çështje gjyqësore në Gjermani, njëra në mars 2019 dhe tjetra në korrik 2020, të cilat rezultuan në dhënien e urdhërit që dy botime të famshme të fshinin akuzimet e rreme kundër MEK. Këto përmbajtje fyese përfshinin referenca ndaj abuzimeve ndaj anëtarëve të thjeshtë të grupit nga liderët e tij në kompleksin e tyre të ndërtuar vetë, Ashraf 3, në Shqipëri. Akuzime të tilla janë në thelb identike me ato që janë bërë lidhur me rezidencën e mëparshme të MEK në Irak, Kampin Ashraf.