Thursday, March 28, 2024

Iran: Konferencat Virtuale Vënë Theksin tek Terrorizmi i Vazhdueshëm i Mullahëve, Nënvizojnë Nevojën për një Përgjigje të Fortë

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka zhvilluar disa konferenca virtuale kohët e fundit, ku ka promovuar alternativat ndaj politikave aktuale perëndimore për sa i përket regjimit iranian. Më 7 tetor, NCRI zhvilloi një konferencë të tillë, ku nxiti Europën ta ndalonte politikën e paqësimit ndaj regjimit të mullahëve dhe të qëndronte në anën e popullit iranian. Dhe më 15 tetor, NCRI zhvilloi një konferencë tjetër me fokus konkret tek politika britanike dhe irlandeze.

Në këtë konferencë morën pjesë disa parlamentarë të cilët ndanë mendimet e tyre duke shpjeguar mbështetjen e tyre për lëvizjen e Rezistencës Iraniane dhe duke nënvizuar të metat në politikën e jashtme aktuale të Britanisë në marrëdhëniet me Teheranin. Shqetësimi i vërtetë është se vendet europiane, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, vazhdojnë ta paqësojnë regjimin e mullahëve, dhe i trimërojnë kështu mullahët duke mos u kërkuar llogari për krimet e tyre.

Këto shqetësime janë shumëfishuar nga fakti se po afrohet data e gjyqit për një diplomat terrorist iranian të rangut të lartë, Assadollah Assadi, i cili organizoi një komplot terrorist në tokën europiane dy vite më parë. Assadi u arrestua në korrik 2018 pas arrestimit të tre operativëve të punësuar nga ai para se të mundnin të detononin një pajisje eksplozive në Francë, ku NCRI po zhvillonte tubimin e përvitshëm “Irani i Lirë”.