Sunday, February 5, 2023

Iran: Arrestime Arbitrare në Mbarë Vendin; 10,500 Arrestime në Kermanshah, Semnan, dhe Zanjan

Nga frika e shtimit të protestave e kryengritjeve popullore, fashizmi fetar që sundon Iranin ka përdorur arrestimet në masë në provinca të ndryshme.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim, më 18 tetor, kreu i Forcave represive të Sigurisë së Shtetit (SSF) në provincën Zanjan (në Iranin veri-perëndimor) ka shpallur se 1,500 njerëz janë arrestuar me pretekstin e “prishjes së sigurisë” gjatë tetë muajve të fundit.

Në të njëjtën ditë, kreu i SSF në provincën Kermanshah (në Iranin perëndimor) shpalli arrestimin e 5,550 njerëzve nën pretekstin se janë “hajdutë, banditë, dhe huliganë” gjatë gjashtë muajve të fundit.

Pak ditë më parë, më 14 tetor, kreu i SSF, anëtar i Gardës Revolucionare, për provincën Semnan, shpalli arrestimin e 3,000 njerëzve gjatë një periudhe gjashtë-mujore.

Më 17 tetor, kreu i SSF-së represive të regjimit në Kuhdasht të provincës Lorestan (në Iranin perëndimor) shpalli arrestimin e 98 njerëzve.

Arrestimet arbitrare e të paligjshme të të rinjve nën pretekste të ndryshme, si dhe ekzekutimi i protestuesve të burgosur, dënimet me prerje gjymtyrësh dhe rrahja e poshtërimi i të rinjve me pretekstin se janë “banditë,” përfaqësojnë përpjekjet e kota të fashizmit fetar për të krijuar një atmosferë terrori dhe për të parandaluar përshkallëzimin e protestave e kryengritjeve.