Një zyrtar i organizatës së Mirëqenies në Karaj ka thënë se njerëzit e pastrehë që flenë në kuti kartoni janë rritur në numër në Karaj, i cili është qytet motër i Teheranit.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve YJC, Alireza Fatahpour, kreu i Organizatës së Mirëqenies në Karaj ka thënë se problemet ekonomike janë arsyeja më e rëndësishme e rritjes së personave që flenë në kuti kartoni gjatë dekadës së fundit.
“Rritja e numrit të personave që flenë në kuti kartoni është e lidhur direkt me situatën ekonomike. Shumë nga këta të pastrehë në kryeqytet po zhvendosen drejt qytetit Karaj. Ka një koloni të pastrehësh që flenë në kuti kartoni në rrethinat e Karaj,” tha ai.