Friday, March 29, 2024

I burgosuri politik i vuri flakën vetes përpara autoriteteve të burgut të Urmisë

 

Adel MokarramNjë i burgosur politik i vuri flakën vetes përpara nëndrejtorit të burgut dhe gjykatësit vëzhgues. Incidenti ndodhi të Dielën, 18 Tetor, në Burgun Qendror të Urmisë.

Adel Mokarram i cili pësoi djegie në këmbën e djathtë është transferuar në izolim. Ai aktualisht është në grevë urie duke protestuar për statusin e tij të papërcaktuar në burg.

Një burim i informuar ka raportuar se Adel Mokarram u vetëndez përpara gjyqtarit vëzhgues dhe nënkryetarit të Burgut të Urmisë. Pantallonat e tij u ngjitën në lekuren e këmbës dhe ai u dërgua në ambulancën e burgut për t’u trajtuar nga djegiet.

  1. Mokarram ka kërcënuar të bëjë vetëvrasje nëse statusi i tij mbetet i papërcaktuar pas 10 muajsh.

Adel Mokarram filloi një grevë urie më 4 tetor 2020 dhe qepi buzët e tij, pas së cilës ai u burgos në një qeli të vetmuar.