Iran: Numri marramendës i të vdekurve prej koronavirusit në 458 qytete tejkalon 120,800 persona

 

Ministria e Shëndetësisë: 251 vdekje në 24 orët e fundit. Mund të arrijë 600 në ditë

  • Ministria e Shëndetësisë së Regjimit njoftoi se numri i viktimave të Coronavirusit në 24 orët e fundit është 251 dhe numri i pacientëve në gjendje kritike në 4,482 persona, më i larti që nga fillimi i pandemisë së Koronavirusit tetë muaj më parë. (IRNA, 11 tetor 2020)
  • Sekretari i Shoqatës së Farmacistëve të Teheranit: Vetëm një numër minimal i maskave, me çmimin e aprovuar prej 13,000 rial, janë shpërndarë në farmaci. D.m.th., 100 deri 200 copë. (ISNA, 11 tetor 2020)
  • Iraj Harirchi, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë: Gjobat për ata që nuk mbajnë maska ​​do të vendosen nga policia dhe forcat e Basijut me kartë identiteti. (Mehr, 11 tetor 2020)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore të Provincës Qëndrore: Në 24 orët e fundit, kemi patur 16 vdekje nga koronavirusi. Qendrat mjekësore janë plot. I gjithë presioni është mbi stafin mjekësor. Ata janë të lodhur. (Agjencia e lajmeve Tasnim, 11 tetor 2020)

MEK njoftoi të Dielën, 11 Tetor 2020, se numri i të vdekurve nga Koronavirus në 458 qytete kishte tejkaluar 120,800. Numri i viktimave në Teheran është 28,801 persona, Khorasan Razavi 9,080 persona, Isfahan 6,194 të vdekur, Lorestan 5,298, Qom 5,190, Azerbajxhani Lindor 4,243, Azerbajxhani Perëndimor 3,317, Alborz 3,301, Hamedan 3,203, Provinca Qendrore 1,605, Bushehr 1,455, Ardabil 1,406, Qazvin 1,156 990, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad 854 të vdekur.

 

 

 

Gratë udhëheqin protestat gjatë memorialit për Shajarian, këngëtarin ikonik të Iranit

Gratë udhëheqin protestat gjatë memorialit për Shajarian

Këngëtari legjendar iranian, Mohammad Reza Shajarian, është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, pas një lufte të gjatë me kancerin. Mijëra njerëz u grumbulluan në rrugët jashtë spitalit ku ai vdiq. Memoriali për Shajarian u shndërrua në një protestë anti-regjim, teksa njerëzit thërrisnin “vdekje diktatorit,” “vdekje Khamenei-t,” “Vdektë diktatori, Shajarian nuk do të vdesë kurrë,” dhe “Televizioni shtetëror është turpi ynë kombëtar.”

 

Kërcënimi i Ri nga Diplomati Terrorist i Regjimit Iranian Kërkon Përgjigje të Rreptë nga BE

Reuters raportoi të premten se diplomati terrorist i regjimit iranian, Assadollah Assadi, ka kërcënuar autoritetet belge se do të ketë sulme të tjera terroriste nëse ai gjendet fajtor për tentativën për të shpërthyer një bombë në tubimin Irani i Lirë të Rezistencës Iraniane në 2018-ën, në Paris. Këto kërcënime nënvizojnë domosdoshmërinë e marrjes së masave të rrepta kundër terrorizmit të mullahëve dhe nevojën për të mos rënë pre e taktikave të vjetra terroriste të shantazheve të tyre.

“Një diplomat iranian i akuzuar në Belgjikë për tentativën për të shpërthyer një bombë në një tubim të një grupi të mërguar opozitar nga Irani në Francë i ka paralajmëruar autoritetet për mundësinë e hakmarrjes nga ana e grupeve të paidentifikuara nëse ai gjendet fajtor, sipas një dokumenti policie,” lexon raporti i Reuters. Sipas Reuters, Assadi “i ka paralajmëruar autoritetet belge se çështja e tij po vëzhgohet nga afër prej grupeve të pazbuluara në Iran e në vendet fqinje.”

Ekonomia e Falimentuar e Iranit, Rezultat i Korrupsionit të Institucionalizuar të Regjimit

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione mbi 18 banka të regjimit iranian të enjten. Si përgjigje, presidenti i regjimit Hassan Rouhani dhe shumë nga apologjetët e regjimit po flasin për presion ekonomik mbi regjimin iranian. Por kush është ai që vuan nga sanksionet: populli i Iranit apo regjimi terrorist i mullahëve?

Regjimi e ka privuar popullin iranian nga të drejtat bazë. Korrupsioni i institucionalizuar i mullahëve dhe plaçkitja e pasurisë kombëtare e kanë zhytur popullin iranian edhe më thellë në moçalin e varfërisë. Megjithatë, regjimi përpiqet t’ua vërë fajin sanksioneve për problemet ekonomike të Iranit. Kryengritja e popullit iranian, e cila filloi për shkak të problemeve shoqërore dhe ekonomike, ishte rezultat i drejtpërdrejtë i politikave të gabuara ekonomike të regjimit.
Përgjigjja kontradiktore e Rouhani-t ndaj sanksioneve ishte pretendimi i tij ditët e fundit se ekonomia e vendit po shkon edhe më mirë se ajo e Gjermanisë.

Deklaratë e të Burgosurve Politikë në Burgjet Evin, Gohardasht, Karaj, dhe të Teheranit të Madh në Ditën Botërore Kundër Dënimit me Vdekje

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

10 tetor 2020

Facebook Tëitter LinkedIn Pinterest Reddit

Sipas Televizionit Kombëtar të Iranit (INTV), rrjeti televiziv i opozitës iraniane, me rastin e Ditës Botërore Kundër Dënimit me Vdekje, të burgosurit politikë kanë nxjerrë deklarata ku bëjnë thirrje për shfuqizimin e dënimit me vdekje në Iran. Këta të burgosur janë mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), që mbahen në burgjet e fashizmit fetar. Ata i kanë vënë në rrezik të madh jetët e tyre me lëshimin e këtyre deklaratave.

Katër aktiviste të punës e të rrjeteve sociale arrestohen në Teheran dhe Ilam

 

Four female labor and social media activists arrested in Tehran, IlamForcat e sigurisë të regjimit klerikal kanë arrestuar edhe katër aktiviste të tjera të punës e të rrjeteve sociale gjatë dy ditëve të fundit.

Agjentët e Inteligjencës së IRGC në provincën perëndimore Ilam kanë arrestuar Khadijeh Mehdipour-in për veprimtaritë e saj në Instagram.

Agjentët e Inteligjencës së IRGC hynë me forcë në shtëpinë e saj më 5 tetor 2020 dhe e arrestuan. Khadijeh Mehdipour mbahet aktualisht në pavijonin e përgjithshëm të karantinës të grave në Burgun Qendror të Ilam. Ajo nuk ka akses në një avokat dhe i janë mohuar edhe të drejtat e tjera bazë.

Znj. Mehdipour ka lindur në 1987-ën dhe banon në Ilam-e Gharb. Ajo i ka humbur të dy prindërit dhe jeton me xhaxhain e saj.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar gjithashtu Shabnam Ashouri-n në shtëpinë e saj në Teheran më 6 tetor 2020. Ata bastisën shtëpinë e saj dhe ia konfiskuan sendet personale.

Shabnam Ashouri ka lindur në 1987-ën dhe është e martuar. Ajo është redaktore dhe producente e revistës Agahnameh e cila trajton çështjet dhe problemet e punëtorëve iranianë.

Parlamentarët Gjermanë i Bëjnë Jehonë Thirrjes për Veprim të Kolegëve Europianë Lidhur me të Drejtat e Njeriut në Iran

 

Christoph De Vries flet në event

Të enjten, zyra përfaqësuese në Gjermani e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një event ku nënvizoi problemin e përkeqësuar të abuzimeve ndaj të drejtave njerëzore në Iran. Një numër demonstruesish u mblodhën jashtë Bundestag-ut gjerman së bashku me disa parlamentarë gjermanë, ndërkohë që kishte edhe pjesëmarrës të tjerë që morën pjesë me video. Shumë nga fjalimet theksuan abuzimin e vazhdueshëm të regjimit iranian me dënimin me vdekje, duke marrë shkas nga fakti se eventi ishte organizuar qëllimisht për t’u zhvilluar vetëm dy ditë përpara Ditës së 18-të të përvitshme Botërore Kundër Dënimit me Vdekje.

Regjimi i Iranit ka shumë kohë që njihet si mbajtësi i rekordit për numrin më të lartë të ekzekutimeve per kapita. Ndonëse numri i këtyre ekzekutimeve është ulur vitet e fundit pas reformave ligjore të miratuara pa qejf, ky trend as nuk i është afruar rrezikut për heqjen e këtij statusi. Për më tepër, ka shenja që tregojnë se totali vjetor i varjeve ka prirje të rritet përsëri, teksa Teherani përpiqet t’i kundërvihet trazirave mbarëkombëtare të nxitura nga kushtet e përkeqësuara ekonomike dhe nga fakti që regjimi po i ri-afirmon vazhdimisht përparësitë e tij shkatërrimtare e të gabuara.

Iran: Me Mbështetje të Gjerë në Parlamentin Europian, Rezistenca Iraniane Kërkon Ndryshim

 

Iran: With Broad Support in European Parliament, the Iranian Resistance Demands ChangeTë mërkurën, një numër anëtarësh aktualë e të mëparshëm të Parlamentit Europian morën pjesë në një konferencë online. Lista e pjesëmarrësve nga kahe të ndryshme politike përfaqëson një bazë të qëndrueshme mbështetjeje politike jashtë vendit për opozitën iraniane dhe përpjekjen e saj për liri në Iran. Kjo mbështetje me sa duket është rritur vazhdimisht duke filluar të paktën që në vitin 2004, kur NCRI nisi të zhvillonte tubime ndërkombëtare ku merrnin pjesë mërgimtarë iranianë dhe personalitete politike, pranë zyrave të veta qendrore në Francë.

Në 2018-ën, ky tubim i përvitshëm për “Lirinë e Iranit” tashmë përfaqësonte një kërcënim kaq të madh për regjimin iranian, saqë zyrtarët e lartë bënë plane për një sulm terrorist mbi eventin e atij viti. Këto plane u kanalizuan përmes ambasadës iraniane në Vienë, ku një diplomat-terrorist me emrin Assadollah Assadi e udhëhoqi komplotin dhe u koordinua me tre agjentë të celulave të fjetura iraniane në Europë. Assadi ua kishte dorëzuar personalisht dy prej këtyre operativëve materialin eksploziv dhe një detonator, së bashku me udhëzimet për ta transportuar atë nga Belgjika në Francë, dhe në vendin e zhvillimit të tubimit në rrethinat e Parisit, në Villepinte.

Justifikimi i ri i Teheranit për të shtypur protestat: Vënia nën kontroll e bandave të rrugëve

Students from different Iranian universities gathered for anti-regime protest rallies – Tehran January 2020Studentë nga universitete të ndryshme iraniane mblidhen për tubime protestuese anti-regjim – Teheran, janar 2020

Regjimi iranian përpiqet të përhapë frikë në shoqëri në mënyrë që të parandalojë një valë të re protestash mbarëkombëtare. Më 2 tetor, Gjeneral Brigadier Majid Mirahmadi, Zëvendës për Sigurinë i Shefit të Shtabit të forcave të armatosura, tha për agjencinë e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Forcat Quds të Gardës Revolucionare (IRGC), “Sipas hetimeve, kemi gjetur të dhëna për grupe anti-revolucionare dhe disidente me bazë jashtë vendit, dhe për këtë arsye do të krijojmë baza për të luftuar banditët në provinca e qytete.”

Gjithashtu, Mohammad Motahari, komandant i të ashtu-quajturës Njësi e Veteranëve të Mbrojtjes së Shenjtë (lufta Iran-Irak), pretendoi se në provincën Kerman janë krijuar 40 batalione sigurie për t’iu kundërvënë rebelëve e për të vendosur “sigurinë” në qytete.

Taktikat e regjimit për të shtrembëruar imazhin e protestuesve

Krahas propagandës së regjimit dhe masave që merren për t’u mburrur me forcën e supozuar ushtarake, regjimi përpiqet ta shtrembërojë imazhin e protestuesve duke i quajtur ata rebelë e banditë. Regjimi i lidh qëllimisht problemet shoqërore që shkaktohen nga bandat e rrugëve nëpër qytete me lëvizjet protestuese dhe e përdor këtë vijë arsyetimi për t’i shtypur protestuesit, sidomos Njësitë e Rezistencës Iraniane, që janë rrjeti i brendshëm i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Institucionet e sigurisë të regjimit shpesh rekrutojnë dhe punësojnë banda rrugësh e banditë për të kryer bëmat e tyre. Këtyre grupeve të banditëve u jepet liri për të punuar jo zyrtarisht brenda kufijve të vendosura nga regjimi, dhe regjimi i përdor ato për të krijuar një atmosferë frike në shoqëri.

Përdorimi i banditëve për të shtypur forcat opozitare nuk është gjë e re në Iran. Në ditët e para pas revolucionit anti-monarkik të 1979-ës, Partia e Republikës Islamike njihej si “partia e banditëve.” Ajo i organizonte bandat që t’i sulmonin në mënyrë sistematike tubimet, grumbullimet dhe zyrat e MEK në Teheran e në mbarë vendin.

 

Masat Frikësuese dhe Shtypëse të Regjimit Iranian do ta Shtojnë edhe më Shumë Trazimin e Shoqërisë

 

Filmimet nga Irani të mërkurën tregojnë policinë e regjimit që poshtëron të rinj në rrugë. Nën pretekstin e luftimit të krimit dhe banditëve, kjo masë çnjerëzore është një tjetër përpjekje e dëshpëruar për ta frikësuar publikun.

Regjimi i quan “banditë” të rinjtë e rebeluar për t’ua njollosur imazhin, ndërkohë që të rinjtë vazhdojnë të marrin në shënjestër qendrat represive të regjimit. Si rrjedhim, regjimi i justifikon masat e tij shtypëse kundër të rinjve të rebeluar.

“Banditët” e vërtetë, të cilët vranë 1500 protestues paqësorë gjatë protestave të mëdha të Iranit në nëntor, janë të mbrojtur zyrtarisht dhe mbajnë uniforma ose të Gardës Revolucionare (IRGC), ose të policisë. Gjithashtu, banda të organizuara e të lidhura me regjimin qarkullojnë lirisht nëpër qytete me thika e terrorizojnë publikun, dhe u zhvatin para njerëzve. Ndërkohë që këto ndodhin, regjimi i mullahëve i arreston, ua pret duart ose i ekzekuton ata njerëz fatkeqë që detyrohen të vjedhin për bukën e gojës.

Paralelisht me këto zhvillime, zyrtarët e sigurisë të regjimit shpallën së fundmi se kanë formuar skuadra lokale vrasësish. Këto skuadra, patrullat Razaviyoun, dhe grupe të tjera të reagimit të shpejtë operojnë në mbarë Iranin për të shtypur popullin dhe për ta vënë disi nën kontroll shoqërinë e trazuar.

Të dielën, agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim citoi Gjeneral Brigadierin e IRGC-së, Mohammad Motahari, i cili thotë: “Në provincën Kerman, 40 batalione sigurie janë formuar për t’u marrë me trazirat dhe për të vendosur sigurinë urbane.”