Monday, February 6, 2023

Punëtori Fëmijë Njëmbëdhjetë-Vjeçar Kryen Vetëvrasje në Iran

On February 1, Iranian citizens were shocked by the suicide of 14-year-old Mohammad in Mahshahr city due to poverty and misery.Ky artikull është pjesë e serisë “Vetëvrasjet e Fëmijëve në Iran,” e cila hedh dritë mbi një aspekt tragjik të varfërisë dhe mjerimit që ka pllakosur shumë familje iraniane.

Javën e shkuar, një tjetër punëtor fëmijë kreu vetëvrasje në Iran. Sipas aktivistëve të të drejtave njerëzore, 11-vjeçari Moslem ShahkaramZahi vari veten duke i dhënë fund jetës në fshatin Ziarat të distriktit Saravan në provincën jug-lindore Sistan dhe Baluchestan të Iranit, më 2 shkurt.

Ai jetonte në një familje të madhe e cila vuan nga varfëria dhe e nxjerr bukën e gojës me anë të rritjes së bagëtive. “Moslem kishte nxjerrë delet nëpër kullotat dhe malet përreth fshatit. Por kishte humbur disa dele,” sipas një burimi që ka dijeni për këtë çështje.

“Pas kthimit në shtëpi, ai e njoftoi të ëmën për humbjen e deleve. Por nga frika se i ati do ta rrihte, vari veten në depo,” shton burimi.

Gjatë muajve të fundit, rastet e vetëvrasjeve janë shtuar në mënyrë dramatike në popullin iranian, veçanërisht mes fëmijëve e grave. Shumica shkaktohen nga varfëria e madhe dhe dilemat ekonomike të familjeve. Ekspertët shoqërorë të lidhur me qeverinë e pranojnë se “vetëvrasja është bërë parametri i tretë për vdekjet mes fëmijëve dhe të rinjve nga mosha pesë deri në 24 vjeç.”