Edhe pas dhjetë muajsh, studentët gjenialë iranianë Ali Younesi dhe Amir Hussein Moradi janë ende të dënuar në Ministrinë e Inteligjencës, në Pavlin 209 të Burgut Evin pa u gjykuar.
Agjentët civilë të Ministrisë së Inteligjencës (MOIS) arrestuan dy studentët gjenialë iranianë në 10 Prill, 2020, në shtëpitë e tyre. Ata i brutalizuan në kohën e arrestimit dhe nuk nxorrën asnjë urdhër për kapjen e tyre. Ali Younesi dhe Amir Hussein Moradi studiuan përkatësisht inxhinieri kompjuterike dhe fizikë, në Universitetin e Teknologjisë Sharif të Teheranit. Amir Hussein Moradi fitoi një medalje argjendi në Olimpiadën Kombëtare të Astronomisë në Iran në 2017. Ali Younesi ishte fitues i medaljes së argjendit në 2016 dhe një fitues i medaljes së artë në 2017, në të njëjtën Olimpiadë. Ali Younesi gjithashtu fitoi një medalje të artë në Olimpiadën e 12-të Globale për Astronominë dhe Astrofizikën e mbajtur në Kinë.