Wednesday, February 1, 2023

Iran: E Burgosura Politike Zahra Safaei dhe e Bija Parastoo Moeini Dënohen me 8 dhe 6 Vite Burg Përkatësisht

 

Pas disa muajsh torturë dhe marrje në pyetje, Zahra Safaei, një e burgosur politike 58-vjeçare e cila është mbajtur në qeli që në mars 2020, është dënuar me tetë vite burg, e akuzuar për konspiracion dhe propagandë kundër regjimit, si dhe për fyerje ndaj Khamenei-t, në një gjyq të padrejtë. Znj. Safaei ka qenë e burgosur politike edhe në vitet 1981 deri në 1989.

Babai i saj, Hassan Ali Safaei, anëtar i Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI), ka qenë i burgosur politik gjatë sundimit të Shahut, dhe është arrestuar e ekzekutuar nga diktatura fetare e Iranit në vitin 1981. Mbesa e tij Parastoo Moeini, 19 vjeç, e arrestuar së bashku me të ëmën, është dënuar me gjashtë vite burg për akuza të ngjashme.

Zahra Safaei dhe Parastoo Moeini janë torturuar dhe keqtrajtuar rëndë muajt e fundit për t’i detyruar të bëjnë rrëfime të rreme në televizion kundër MEK, por ato kanë refuzuar. Ato i kanë transferuar në burgun famëkeq Qarchak të Varamin në prill 2020 dhe i kanë futur në të njëjtën qeli me të burgosura të rrezikshme. Znj. Safaei vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë, por drejtoresha e burgut Qarchak, Soghra Khodadadi, nuk lejon dërgimin e saj në spital. Gjithashtu, Parastoo Moeini është infektuar me koronavirus në Qarchak në korrik 2020, por i është mohuar trajtimi i nevojshëm.