Po të Mos Ketë Ndërhyrje Madhore, Dhunimet e të Drejtave Njerëzore nga Irani Mund të Përkeqësohen edhe më Tej Këtë Vit

 

Irani nën sundimin e mullahëve e ka ruajtur vazhdimisht statusin e tij si vendi me numrin më të madh të ekzekutimeve per capita në botë. Asnjë vend tjetër përveç Kinës, e cila ka një popullsi prej mbi një bilion, nuk e kalon numrin e vrasjeve të sanksionuara në mënyrë gjyqësore çdo vit në Iran. Në 2020-ën, Irani u bë gjithashtu një prej pak vendeve të vetme që e ruajtën ritmin e mëparshëm të ekzekutimeve edhe në mes të pandemisë së koronavirusit.
Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Monitori i të Drejtave Njerëzore në Iran, numri total i ekzekutimeve të kryera në Iran vitin e shkuar ka qenë të paktën 267. Kjo përputhet me shifrat e regjistruara në 2018-ën dhe 2019-ën, të cilat ishin 273 dhe 280, përkatësisht. Gjithsesi, siç vë në dukje raporti i Iran HRM, totalet e secilit vit janë thjesht llogaritje të përafërta, pasi gjyqësia iraniane shpall zyrtarisht vetëm një pjesë të dënimeve me vdekje që implementon.
Në 2020-ën, kjo pjesë ishte rreth një e treta e totalit, ose 91. Pjesa tjetër njihet nga bota jashtë burgjeve famëkeqe të Iranit vetëm si rezultat i përpjekjeve të aktivistëve të të drejtave njerëzore dhe të popullsive të këtyre burgjeve, sidomos të pavijoneve politike të tyre. Ka edhe ekzekutime të tjera që nuk raportohen apo të paktën nuk konfirmohen nga më shumë se një burim i pavarur. Si rrjedhim, numri i vërtetë është me shumë mundësi më i lartë sesa ai që raportohet ndërkombëtarisht në një vit të caktuar, edhe po të mos llogarisim fare incidentet që përbëjnë ekzekutime jo zyrtare përmes abuzimit dhe privimit nga aksesi në kujdes mjekësor.

Natyrisht, ky problem i fundit u bë edhe më i rëndësishëm gjatë vitit të shkuar, pasi bëri që burgjet në Iran dhe disa vende të tjera të shndërroheshin në vatra të nxehta për përhapjen e Covid-19. Në rastin e Iranit, qeveria bëri bujë duke shpallur se do të lironte dhjetëra mijëra kundërvajtës jo të dhunshëm, por në fakt liroi vetëm pak të burgosur dhe të burgosurit politikë u përjashtuan kategorikisht nga leja për liridalje.

Kjo nuk ishte aspak e habitshme për personat që e njohin sistemin iranian të burgjeve apo prirjen e regjimit klerikal për dhunim të të drejtave njerëzore. Në raportet e publikuara gjatë javëve të fundit, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka sjellë në vëmendje gjendjen e rëndë të disa të burgosurve individualë si Saeid Sangar, të cilit nuk i është dhënë asnjë ditë e vetme leje për më shumë se 20 vjet, dhe Fatemeh Mosanna, e cila është transferuar në spital gjatë krizave veçanërisht të rënda shëndetësore, por çdo herë e kanë rikthyer në qeli përpara se të mund të merrte trajtimin e plotë.

Zyrtarët e Regjimit Iranian Shprehin Frikë nga Shoqëria e Trazuar e Iranit

 

Teksa krizat ekonomike dhe shoqërore përkeqësohen në Iran për shkak të veprimeve të regjimit, gjithnjë e më shumë zyrtarë po shprehin frikë nga trazimi i shoqërisë dhe po i shtojnë masat shtypëse për ta vënë nën kontroll publikun.

“Siguria [e regjimit] [duhet të ruhet] njëzet e katër orë në ditë dhe nuk ndikohet nga ditët e pushimeve zyrtare. Megjithatë, ndonjëherë ndodhin ngjarje që ndikojnë tek ata që janë të përfshirë në sigurinë e sistemit,” tha Hossein Zolfaghari, Zëvendës Ministër për Sigurinë dhe Zbatimin e Ligjit në Ministrinë e Brendshme, në një intervistë me agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA.

“Sistemi ka një varg rreziqesh të dyfishta sigurie. Nisur nga kushtet që kemi dhe nga armiqësitë, sigurisht, duhet të jemi më të kujdesshëm, si në mbrojtje, ashtu edhe në fushën e sigurisë brenda sistemit. Edhe në ditët më të sigurta, është e paimagjinueshme që një rrezik të mos futet në vend, sepse kërcënimet potenciale janë gjithmonë të pranishme. Po të neglizhohen, ato do të bëhen realitet,” shtoi Zolfaghari.

Më pas ai paralajmëroi që “Edhe në kushte të qeta, duhet të jemi më të kujdesshëm. Përndryshe, mund të ketë probleme [të cilat rrezikojnë] sigurinë [e regjimit].”

I vetmi rrezik që kërcënon ruajtjen e pushtetit nga regjimi janë kryengritjet e popullit, si ato në 2018 dhe nëntor 2019, kryengritje të cilat i tronditën themelet e regjimit.

Regjimi i Iranit Ka Ndërmend të Përfitojë nga Vaksinat e Koronavirusit, me Pasoja të Rënda për Publikun

Në fillim të janarit, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei bëri një deklaratë tronditëse për sa i përket strategjisë së regjimit të tij për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Në një kohë kur filantropët amerikanë i kishin bërë tashmë planet për dërgimin e 100,000 dozave të vaksinave në Iran, Khamenei nisi të përhapte personalisht një propagandë kundër vaksinave të prodhuara në Amerikë e Britani, përpara se ta ndalonte plotësisht përdorimin e tyre tek populli iranian.

Që atëherë, Ministria e Shëndetësisë ka hequr dorë pak a shumë nga një pjesë e përgjegjësisë së saj për marrjen e vaksinave. Me një tjetër vendim që do të ketë pa dyshim një impakt dëmtues në përpjekjet e popullit iranian për të përballuar përhapjen e sëmundjes e cila mbetet gjerësisht e pakontrolluar, kompanitë e ashtu-quajtura private do të lejohen të organizojnë importimin e vaksinave kundër Covid-19. Kjo gjë e kthen përmbys planin e mëparshëm për t’u mbështetur tek Bordit i Administruesve të Ministrisë, dhe rrezikon t’i destabilizojë çmimet, ndërkohë që i nxit në mënyrë të nënkuptuar kompanitë përkatëse që të përfitojnë nga shpërndarja e vaksinave.

 

 

Vazhdojnë Protestat në Mbarë Iranin, për Shkak të Kushteve të Rënda Ekonomike dhe Marrëveshjes së Mullahëve me Kinën

Sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ditët e fundit ka patur disa protesta në mbarë Iranin. Këto protesta janë zhvilluar në mesin e krizës së Covid-19 dhe, pavarësisht shtypjes së regjimit, tregojnë gjendjen shpërthyese të shoqërisë.

Në Iran shpërthyen protesta pasi regjimi i mullahëve shpalli se kishte nënshkruar marrëveshjen e turpshme Iran-Kinë të shtunën, marrëveshje sipas të cilës ai ia dorëzon Kinës burimet natyrore të Iranit.

Të mërkurën, iranianët në qytete të ndryshme zhvilluan protesta kundër marrëveshjes Iran-Kinë për të tretën ditë rresht.

Këto protesta janë zhvilluar në Teheran, Kazeroun, Kermanshah, e qytete të tjera.

Të hënën dhe të martën, iranianët mbajtën protesta përpara Parlamentit të regjimit në Teheran dhe përpara zyrave të guvernatorëve të regjimit në qytete të ndryshme të Iranit. Protestuesit thërrisnin: “Irani nuk është në shitje,” “Vdekje atyre që po e shesin atdheun tonë,” dhe “Do të luftojmë, do të vdesim, do ta rifitojmë Iranin.”

Sipas kësaj marrëveshjeje, regjimi iranian do t’i japë koncesione të mëdha ekonomike Kinës në përpjekje për ta siguruar më fort pushtetin në duart e veta duke u kapur pas një fuqie botërore.

“Që nga fillimi i revolucionit, ne kemi menduar që, duke qenë se Irani është i pasur, kjo pasuri duhet përdorur për qëllime politike dhe sigurie, dhe që revolucioni duhet eksportuar. Si rezultat, ekonomia e Iranit ka qenë gjithmonë në shërbim të politikës dhe sigurisë. Këto dy koncepte të gabuara kanë bërë që vlera e monedhës kombëtare të bjerë me shpejtësi përballë sanksioneve. Për shkak të mungesës së strukturave të forta ekonomike, edhe parametrat e tjerë kanë rënë, dhe njerëzit e pafajshëm janë nën presionin e keqmenaxhimit të brendshëm dhe vjedhjeve në shkallë të gjerë. Familjet e klasës së mesme kanë rënë nën pragun e varfërisë,” shkruante të shtunën e përditshmja shtetërore Arman, lidhur me këtë.

“Nuk ka asnjë dokument bazuar në të cilin mund të analizohen gjykimet [publike]. Fatkeqësisht, në rrethana të tilla, Asistenti i Ministrit të Jashtëm i ka shtuar spekulimet duke thënë që nuk është e nevojshme të publikohet dokumenti. Kjo tregon se zyrtarët nuk kanë mësuar asgjë nga incidentet e tilla si rritja e çmimit të gazolinës [e cila shkaktoi kryengritjen e nëntorit 2019], dhe [mbajtja sekret e marrëveshjes] do ta egërsojë edhe më shumë opinionin publik,” shkruante të mërkurën e përditshmja shtetërore Arman, nga frika se kjo marrëveshje mund të shkaktojë një tjetër kryengritje, si ajo e nëntorit 2019.

 

Iran: Marrëveshja me Kinën Tregon se Mullahët do ta Sakrifikonin të Gjithë Vendin për Pushtet

 

Protestë në rrugët e Teheranit kundër traktatit Kinë-Iran

Lideri i parë Suprem i regjimit iranian, Ruhollah Khomeini, pati thënë njëherë se, po të përballej me një situatë ku do t’i duhej ose ta braktiste sistemin që sundon vendin, ose të braktiste parimet islame, ai do të zgjidhte këtë të fundit. Ky ishte një pohim i jashtëzakonshëm i përparësive të këtij regjimi, dhe me këtë marrëveshje të re me Kinën, po demonstrohet edhe një herë kjo përparësi.

Nëse Khamenei është i gatshëm ta braktisë identitetin thelbësor të regjimit si një “Republikë Islamike,” atëherë çfarë nuk do të ishte i gatshëm të braktiste ai në mënyrë që ta mbërthente edhe më fort pushtetin në duar? Për katër dekada, çdo ndërmarrje madhore e regjimit dhe zyrtarëve të tij ka qenë në shërbim të vetvetes dhe në kundërshtim absolut me të mirën publike.

Mund të argumentohet se kjo gjë është bërë gjithnjë e më e dukshme vitet e fundit, gjatë të ciliave, rënia e thellë ekonomike dhe trazirat publike e kanë vënë sistemin në një pozicion tejet të pasigurt, që përpara se populli iranian të paralizohej nga pandemia e koronavirusit. Kjo krizë e shëndetit publik është keqmenaxhuar në mënyrë unike në Iran, dhe një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar mbetet e painformuar lidhur me shkallën e vërtetë të këtij keqmenaxhimi. Ministria iraniane e Shëndetësisë deklaron se kanë vdekur nga Covid-19 afërsisht 60,000 qytetarë në një komb me 83 milion njerëz, por vlerësimet e pavarura tregojnë se shifra e vërtetë është rreth katër herë më e lartë.

Në fakt, ndërkohë që serioziteti i krizës po fillonte të njihej në çdo cep të globit, zyrtarët iranianë po i nxisnin, madje edhe detyronin, punonjësit e qeverisë dhe qytetarët e rëndomtë që të merrnin pjesë në festimet publike të 40-vjetorit të regjimit. Pjesëmarrja e lartë në ato evente ishte jetike për propagandën shtetërore, pjesërisht për shkak se ato po zhvilloheshin nën hijen e të paktën tre kryengritjeve mbarëkombëtare. Më e madhja prej këtyre kryengritjeve, në nëntor 2019, u shtyp brutalisht nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, i cili hapi zjarr mbi turmat e protestuesve duke vrarë rreth 1,500 njerëz.

 

Zgjedhja e Parapëlqyer e Khamenei-t në Farsën e Zgjedhjeve të Ardhshme Presidenciale të Iranit

Khamenei's Preferred Choice in Iran’s Upcoming Presidential Election Show

https://townhall.com/columnists/cyrusyaqubi/2021/03/29/khameneis-preferred-choice-in-irans-upcoming-presidential-election-show-n2587058

Cyrus Yaqubi

Regjimi iranian është krejtësisht i zhytur në kriza të brendshme e ndërkombëtare. Sipas ekspertëve, këto kriza janë aq të gjera e të thella saqë mund të ndihmojnë për rrëzimin e regjimit në të ardhmen e afërt. Në mënyrë që ta parandalojë këtë fat të pashmangshëm, Lideri Suprem Khamenei po përpiqet ta unifikojë regjimin dhe t’i mbyllë të gjitha hendeqet apo ndryshimet e mundshme. Duke ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të qershorit 2021 në Iran, Khamenei ka për qëllim të instalojë presidentin e zgjedhur prej tij dhe t’i vërë të gjitha instrumentet e pushtetit në Iran nën udhëheqjen dhe kontrollin e vet. Duke vepruar kështu, Khamenei mendon se planet e tij për shtypjen e çdo kryengritjeje të mundshme në Iran, mbështetja e tij për grupe terroriste të rajonit si Hezbollah dhe Houthi, dhe qëllimi i tij për të prodhuar një bombë atomike do të garantojnë mbijetesën e regjimit të tij.

Gjatë 32 viteve të sundimit të Khamenei-t si lider suprem, praktikisht të gjitha vendimet e rëndësishme janë marrë nga vetë Khamenei, dhe presidenti nuk ka luajtur rol deciziv në vendimet strategjike të vendit. Nga pikëpamja e Khamenei-t, presidenti është thjesht një kokë turku për të metat e tij dhe personi që fajësohet për dështimet e regjimit. Një rast që e ilustron këtë është kryengritja e 2019-ës në Iran, e cila çoi në një shtypje të përgjakshme dhe në vrasjen e mbi 1,500 njerëzve nga Garda Revolucionare. Kjo kryengritje u nxit nga një rritje prej 300 përqind e çmimit të gazolinës. Khamenei kishte qenë plotësisht dakord me këtë rritje, dhe e refuzoi madje votën e deputetëve në parlament për ta rikthyer çmimin në vlerën e mëparshme në mënyrë që të shmangeshin kryengritje të mëtejshme. E megjithatë, ai ua vuri fajin për vendimin e rritjes së çmimit të gazolinës krerëve të ekzekutivit, gjyqsorit dhe legjislativit, duke thënë se ky kishte qenë vendimi i tyre kolektiv, dhe ai thjesht i ishte bindur vullnetit të tyre.

Në një tjetër rast lidhur me JCPOA-në, ndonëse as Presidenti Rouhani, as Ministri i Jashtëm Zarif, nuk ishin lejuar ta firmosnin marrëveshjen pa miratimin e Khamenei-t, ai u përpoq ta mohonte rolin e tij në lejimin e bisedimeve sapo JCPOA nisi të shfaqte shenja të mungesës së efektshmërisë për regjimin iranian. Khamenei fajësoi qeverinë Rouhani për marrëveshjen dhe deklaroi se ai e kishte thënë që në fillim se Amerikës nuk i duhej besuar.

Problemi kryesor për Khamenei-n nuk është as debati mbi JCPOA-në, as mosmarrëveshjet me presidentët e tij; por është e qartë që ai e di se kriza ekonomike, korrupsioni, papunësia, varfëria, dhe pakënaqësia e popullit me regjimin po rriten dhe se kryengritje të tjera madhore do të ndodhin në të ardhmen, gjë që mund të çojë në rrëzimin e regjimit. Khamenei është në kërkim të mënyrave për t’ia zgjatur jetën regjimit të tij nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, për të mos e humbur supremacinë e tij mbi vendimet madhore të brendshme e ndërkombëtare.

Për t’i arritur këto qëllime, në frontin ndërkombëtar Khamenei fajëson vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, ndërsa në frontin e brendshëm, ai fajëson autoritetet e qeverisë dhe presidentin, i cili në të vërtetë nuk është zgjedhur nga populli, por përzgjedhur. Pavarësisht faktit që të gjithë presidentët e mëparshëm, si Khatami dhe Ahmadinejad, etj. ishin dakord me Khamenei-n në shtypjen e popullit dhe zgjerimin e aparatit të shtypjes në mbarë Iranin, si dhe eksportin e terrorizmit, Khamenei nuk është plotësisht i kënaqur dhe ka ndërmend të instalojë një president të ri që të jetë plotësisht besnik ndaj tij dhe të veprojë në përputhje me politikat e tij shtypëse të brendshme e ndërkombëtare.

Khamenei po përballet tani me sfidat më të vështira të sundimit të tij. Nga njëra anë për shkak të keqmenaxhimit dhe korrupsionit të gjerë qeveritar, i cili ka shkaktuar situatën më të rëndë ekonomike në Iran në 42 vitet e fundit, aq sa mbi 60 përqind të iranianëve tashmë jetojnë poshtë pragut të varfërisë, dhe nga ana tjetër për shkak të represionit të madh ndaj lirive civile e të drejtave njerëzore, regjimi është përballur vazhdimisht me protesta publike e kryengritje në të gjitha qytetet e Iranit. Gjatë kryengritjeve në shkallë të gjerë të 2017/2018-ës dhe nëntorit 2019, populli shprehu neverinë e tij për të gjitha fraksionet e regjimit dhe, me sllogane si kundër të ashtu-quajturve reformistë, ashtu edhe kundër fondamentalistëve, bëri thirrje për ndryshim regjimi në Iran. Në zgjedhjet parlamentare të vitit të shkuar, populli e bëri të qartë që dëshiron ta ndryshojë regjimin, duke bojkotuar zgjedhjet.

Sipas disa burimeve, numri i votuesve të ligjshëm që kanë votuar në qytete të ndryshme ka qenë midis 2 dhe 15 përqind, dhe pothuajse të gjithë kanë qenë njerëz të lidhur në një mënyrë apo një tjetër me regjimin. Në frontin ndërkombëtar, regjimi iranian është në izolim të plotë. Për shkak të sanksioneve amerikane, ai e ka humbur mundësinë për t’u dhënë të njëjtën mbështetje financiare si më parë forcave terroriste proksi të tij në rajon, dhe kjo e shton edhe më tej presionin. Në mesazhin e tij të fundit me rastin e Novruzit më 20 mars, Khamenei shfrytëzoi rastin për të shprehur dëshirat dhe pritshmëritë e tij për sa i përket zgjdhjeve të ardhshme presidenciale. Në ‘zgjedhjet’ parlamentare të vitit të shkuar, që u bojkotuan gjerësisht nga populli iranian, ai ia doli t’i bënte të zgjidheshin kryesisht personat besnikë ndaj tij. Si rezultat, një nga aleatët më të afërt të tij, Qalibaf, u zgjodh kryetar i parlamentit.

Khamenei do të donte të bënte të njëjtën gjë për zgjedhjet presidenciale. Ai dëshiron të instalojë një president që të jetë 100 përqind besnik ndaj tij dhe politikave të tij. Po të mos ishte vrarë Qassem Soleimani më shumë se një vit më parë, ai do të kishte qenë pa dyshim zgjedhja e Khamenei-t për president. Në fjalimin e tij më të fundit, Khamenei foli për karakteristikat e presidentit që do të kishte zgjedhur ai dhe paralajmëroi që nuk duhet të ketë asnjë lloj polarizimi për sa i përket zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, Khamenei po e urdhëron Këshillin e Gardianëve që t’i skualifikojë të gjithë kandidatët jo besnikë ndaj tij. Në sipërfaqe, duket sikur ka një luftë për pushtet midis fraksioneve të ndryshme brenda regjimit. Por realiteti është lufta me rrënjë të thella midis popullit dhe regjimit që sundon Iranin, luftë e cila e ka bërë vitin e ardhshëm një vit deciziv për Iranin.

Populli i Iranit është jashtëzakonisht i pakënaqur me regjimin, dhe durimi i tij ka arritur në prag të shpërthimit, pasi nuk sheh asnjë perspektivë për përmirësim të situatës aktuale. Pavarësisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Iranit, situata shoqërore dhe ekonomike e vendit është kaq e errët saqë është e pamundur të gjendet ndonjë kurë brenda këtij regjimi.  Si rrjedhim, duket e pashmangshme që në vitin e ardhshëm do të ketë ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme në Iran.

Cyrus Yaqubi është Analist Studimesh dhe Komentator mbi Çështjet e Jashtme Iraniane, i cili analizon çështjet shoqërore dhe ekonominë e vendeve të lindjes së mesme në përgjithësi, dhe të Iranit në veçanti.

 

Gratë udhëheqin protestat kundër kontratës anti-iraniane të mullahëve

Women spearhead protests against the mullahs’ anti-Iranian contract

Gratë në protestë në Karaj të martën, 30 mars

Është përhapur lajmi që regjimi klerikal ka nënshkruar një “Dokument Gjithëpërfshirës për Bashkëpunim Strategjik 25-vjeçar me Kinën.” Me këtë veprim, mullahët i kanë shitur në ankand burimet dhe pronat e popullit iranian për ta ruajtur sundimin e tyre të urryer.

Pas kësaj, iranianët zhvilluan protesta në të gjitha qytetet kryesore të vendit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kësaj kontrate tradhtare. Shumë nga këto protesta u udhëhoqën nga gratë, të cilat kanë luajtur një rol aktiv gjatë dy ditëve të fundit që nga shpallja e firmosjes së kontratës.

Regjimi klerikal nuk e ka publikuar tekstin e dokumentit nga frika e shpërthimit të zemërimit publik.

Protestuesit thërrisnin ose mbanin afishe ku shkruhej: “Irani nuk është në shitje,” “Do të luftojmë e do të vdesim, por do ta rifitojmë Iranin,” “Do të jemi këtu çdo ditë deri sa kontrata të anullohet.”

 

Iran: Protesta Kundër Marrëveshjes Jo Patriotike me Kinën

 

Iran: Protest gatherings against the unpatriotic agreement with China Iran: Protesta kundër marrëveshjes jo patriotike me Kinën

Firmosja e një pakti jo patriotik midis regjimit iranian dhe Kinës i ka dhënë shkëndijën një vale protestash publike kundër plaçkitjes së burimeve kombëtare të Iranit, madje edhe brenda vetë fraksioneve të regjimit. Dje dhe sot, qindra iranianë patriotikë e liri-dashës, veçanërisht të rinj, dhe sidomos gra, dolën nëpër rrugë në Teheran, Isfahan, Karaj, Gilan, e qytete të tjera për të protestuar ndaj marrëveshjes mashtruese.

Dje u mbajt një tubim në Teheran përpara parlamentit të mullahëve, si dhe në Karaj e qytete të tjera përpara zyrave të guvernatorëve të regjimit. Protestuesit e dënuan marrëveshjen, duke e krahasuar atë me “Traktatin e Turkmenchay,” traktat sipas të cilit mbretërit Qajar ia dhanë Rusisë territoret e Iranit në Kaukaz, në shkurt 1828. Duke shprehur neverinë e tyre ndaj kësaj marrëveshjeje tradhtare, protestuesit thërrisnin: “Irani nuk është në shitje,” “Vdekje atyre që po e shesin atdheun,” dhe “Do të luftojmë, do të vdesim, do ta rifitojmë Iranin.” Sipas raporteve mediatike, si pjesë e marrëveshjes së re, një pjesë e territorit dhe burimeve detare iraniane do t’i dorëzohet Kinës për 25 vite.

Dje, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), shkroi në llogarinë e saj në Twitter: Regjimi anti-iranian i mullahëve i shiti në ankand burimet dhe pronat e popullit të Iranit në një pakt 25-vjeçar me Kinën. Mullahët mendojnë vetëm për të ruajtur diktaturën e tyre fetare, gjë që, siç pati thënë Khomeini, është me rëndësi të madhe për ta. Ai pati thënë se ata mund t’i braktisnin madje edhe normat e Islamit për ta ruajtur regjimin. Si rrjedhim, mullahët as që duan t’ia dinë për mbrojtjen e aseteve e burimeve të popullit iranian.

 

Edhe Shkëndija më e Vogël Mund ta Bëjë Shoqërinë e Trazuar të Iranit të Shpërthejë

Protests in Golestan in northeast Iran - March 23, 2021

Protestat në Golestan në veri-lindje të Iranit – 23 mars 2021

Më 23 mars shpërthyen protesta në veri-lindje të Iranit pasi gjyqësori i regjimit nuk e kishte dënuar një person që kishte përdhunuar dy vajza të vogla. Njëkohësisht, banoërt e zemëruar në jug-lindje të Iranit u përplasën me dy anëtarë të Gardës Revolucionare (IRGC) dhe i vunë zjarrin automjetit të tyre pasi ata kishin tentuar t’ua vidhnin bizhuteritë tre grave nga komuniteti Baluch.

Kur një rojë sigurie në Digën e Golestanit përdhunoi dy vajza shtatë dhe tetë vjeçare, familjarët e vajzave bënë kallëzim penal dhe ngritën akuza përdhunimi kundër tij. E megjithatë, prokurori lokal i regjimit i refuzoi këto akuza, duke thënë se raporti mjeko-ligjor nuk kishte gjetur shenja përdhunimi. Për t’i qetësuar njerëzit, ai tha se roja i sigurisë ishte thirrur dhe akuzuar për “grabitje.” Pas komenteve të prokurorit, banorët në fshatin arab Sharank u ngritën në protestë. Si përgjigje, Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) u përpoqën t’i shtypnin protestuesit, kështu që njerëzit u përplasën me forcat SSF dhe ua thyen xhamat e makinave.

Një peshkatar në Chabahar të Iranit jug-lindor, i dëmtuar nga veprimtaria e peshkarexhave kineze, ka protestuar përpara Parviz Mohebbi, Zëvendës Ministrit të Peshkimit. Në një video nga Chabahar shfaqet peshkatari duke i bërtitur Mohebbi-t, e duke thënë: “[varfëria jonë] është për shkak të [punës së peshkarexhave kineze.] Nuk kemi këpucë për të veshur.”

Të dielën, punëtorët e departamentit të kontrollimit të insekteve të dëmshme në Fabrikën e Kallamsheqerit në Hafta Tappeh, në Iranin jug-perëndimor, zhvilluan një tubim për të dytën ditë në godinën e kompanisë, përpara zyrës së sigurisë. Ata kërkuan rrogat e vonuara dhe protestuan ndaj pasigurisë së punës.

Këta shembuj tregojnë se sa e trazuar është shoqëria e Iranit. Edhe ngjarja më e vogël mund të çojë në protesta dhe kryengritje, ashtu siç ndodhi gjatë protestave madhore të Iranit në 2018 dhe nëntor 2019, protesta të cilat i shkundën themelet e regjimit.

Iran: Ish-zyrtari i regjimit pranon korrupsionin sistematik

Azar Mansouri, a member of the Advisory Board of former Iranian regime president Mohammad Khatami

Azar Mansouri, një anëtare e Bordit Këshillimor të ish-presidentit të regjimit iranian Mohammad Khatami

Azar Mansouri, një anëtare e Bordit Këshillimor të ish presidentit të regjimit Mohammad Khatami, pranoi korrupsionin ekonomik sistematik në regjimin iranian, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ILNA.

Të Shtunën, 27 Mars, Mansouri tha, “Dhënia e emrave në vite dhe shpërfillja e kërkesave të vërteta u ka dhënë vetëm këtyre listave qëllime publiciteti dhe ndonjëherë ka dhënë rezultate të kundërta. Dhe viti 1400 nuk bën përjashtim nga ky rregull “.

Më 21 mars, në fjalimin e tij në Nevruz, udhëheqësi suprem i regjimit Ali Khamenei deklaroi parullën e vitit Persian si “mbështetje të prodhimit dhe heqjen e pengesave”. Khamenei e kishte deklaruar vitin e kaluar si vitin e “rritje të prodhimit” dhe pohoi në fjalimin e tij në Noruz se qëllimi ishte arritur. Por për popullin iranian, viti i “rritjes së prodhimit” nuk dha asgjë tjetër veç më shumë varfëri dhe mjerim.

Khamenei gjithashtu theksoi në fjalën e tij se regjimi i tij nuk do të ndërmarrë asnjë hap për të zvogëluar aktivitetet e tij bërthamore dhe për të zvogëluar tensionet me komunitetin ndërkombëtar, gjë që është shumë e rëndësishme nëse regjimi dëshiron të hiqen sanksionet.