Thursday, March 28, 2024

Regjimi i Iranit Ka Ndërmend të Përfitojë nga Vaksinat e Koronavirusit, me Pasoja të Rënda për Publikun

Në fillim të janarit, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei bëri një deklaratë tronditëse për sa i përket strategjisë së regjimit të tij për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Në një kohë kur filantropët amerikanë i kishin bërë tashmë planet për dërgimin e 100,000 dozave të vaksinave në Iran, Khamenei nisi të përhapte personalisht një propagandë kundër vaksinave të prodhuara në Amerikë e Britani, përpara se ta ndalonte plotësisht përdorimin e tyre tek populli iranian.

Që atëherë, Ministria e Shëndetësisë ka hequr dorë pak a shumë nga një pjesë e përgjegjësisë së saj për marrjen e vaksinave. Me një tjetër vendim që do të ketë pa dyshim një impakt dëmtues në përpjekjet e popullit iranian për të përballuar përhapjen e sëmundjes e cila mbetet gjerësisht e pakontrolluar, kompanitë e ashtu-quajtura private do të lejohen të organizojnë importimin e vaksinave kundër Covid-19. Kjo gjë e kthen përmbys planin e mëparshëm për t’u mbështetur tek Bordit i Administruesve të Ministrisë, dhe rrezikon t’i destabilizojë çmimet, ndërkohë që i nxit në mënyrë të nënkuptuar kompanitë përkatëse që të përfitojnë nga shpërndarja e vaksinave.