Thursday, March 28, 2024

Zyrtarët e Regjimit Iranian Shprehin Frikë nga Shoqëria e Trazuar e Iranit

 

Teksa krizat ekonomike dhe shoqërore përkeqësohen në Iran për shkak të veprimeve të regjimit, gjithnjë e më shumë zyrtarë po shprehin frikë nga trazimi i shoqërisë dhe po i shtojnë masat shtypëse për ta vënë nën kontroll publikun.

“Siguria [e regjimit] [duhet të ruhet] njëzet e katër orë në ditë dhe nuk ndikohet nga ditët e pushimeve zyrtare. Megjithatë, ndonjëherë ndodhin ngjarje që ndikojnë tek ata që janë të përfshirë në sigurinë e sistemit,” tha Hossein Zolfaghari, Zëvendës Ministër për Sigurinë dhe Zbatimin e Ligjit në Ministrinë e Brendshme, në një intervistë me agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA.

“Sistemi ka një varg rreziqesh të dyfishta sigurie. Nisur nga kushtet që kemi dhe nga armiqësitë, sigurisht, duhet të jemi më të kujdesshëm, si në mbrojtje, ashtu edhe në fushën e sigurisë brenda sistemit. Edhe në ditët më të sigurta, është e paimagjinueshme që një rrezik të mos futet në vend, sepse kërcënimet potenciale janë gjithmonë të pranishme. Po të neglizhohen, ato do të bëhen realitet,” shtoi Zolfaghari.

Më pas ai paralajmëroi që “Edhe në kushte të qeta, duhet të jemi më të kujdesshëm. Përndryshe, mund të ketë probleme [të cilat rrezikojnë] sigurinë [e regjimit].”

I vetmi rrezik që kërcënon ruajtjen e pushtetit nga regjimi janë kryengritjet e popullit, si ato në 2018 dhe nëntor 2019, kryengritje të cilat i tronditën themelet e regjimit.