Sunday, February 5, 2023

Iran: Protesta Kundër Marrëveshjes Jo Patriotike me Kinën

 

Iran: Protest gatherings against the unpatriotic agreement with China Iran: Protesta kundër marrëveshjes jo patriotike me Kinën

Firmosja e një pakti jo patriotik midis regjimit iranian dhe Kinës i ka dhënë shkëndijën një vale protestash publike kundër plaçkitjes së burimeve kombëtare të Iranit, madje edhe brenda vetë fraksioneve të regjimit. Dje dhe sot, qindra iranianë patriotikë e liri-dashës, veçanërisht të rinj, dhe sidomos gra, dolën nëpër rrugë në Teheran, Isfahan, Karaj, Gilan, e qytete të tjera për të protestuar ndaj marrëveshjes mashtruese.

Dje u mbajt një tubim në Teheran përpara parlamentit të mullahëve, si dhe në Karaj e qytete të tjera përpara zyrave të guvernatorëve të regjimit. Protestuesit e dënuan marrëveshjen, duke e krahasuar atë me “Traktatin e Turkmenchay,” traktat sipas të cilit mbretërit Qajar ia dhanë Rusisë territoret e Iranit në Kaukaz, në shkurt 1828. Duke shprehur neverinë e tyre ndaj kësaj marrëveshjeje tradhtare, protestuesit thërrisnin: “Irani nuk është në shitje,” “Vdekje atyre që po e shesin atdheun,” dhe “Do të luftojmë, do të vdesim, do ta rifitojmë Iranin.” Sipas raporteve mediatike, si pjesë e marrëveshjes së re, një pjesë e territorit dhe burimeve detare iraniane do t’i dorëzohet Kinës për 25 vite.

Dje, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), shkroi në llogarinë e saj në Twitter: Regjimi anti-iranian i mullahëve i shiti në ankand burimet dhe pronat e popullit të Iranit në një pakt 25-vjeçar me Kinën. Mullahët mendojnë vetëm për të ruajtur diktaturën e tyre fetare, gjë që, siç pati thënë Khomeini, është me rëndësi të madhe për ta. Ai pati thënë se ata mund t’i braktisnin madje edhe normat e Islamit për ta ruajtur regjimin. Si rrjedhim, mullahët as që duan t’ia dinë për mbrojtjen e aseteve e burimeve të popullit iranian.