
thekson nevojën për të etiketuar IRGC-në, Ministrinë e Inteligjencës, dhe për t’i dëbuar mercenarët e tyre nga Europa
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) e ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Europian për të vënë masa kufizuese mbi tetë komandantë të Gardës Revolucionare (IRGC), forcave Basij, Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF), dhe mbi ata që kanë dhënë urdhër për të hapur zjarr mbi protestuesit gjatë kryengritjes së nëntorit 2019. Ajo tha se Rezistenca Iraniane e ka theksuar vazhdimisht se mullahët që sundojnë Iranin kuptojnë vetëm gjuhën e vendosmërisë.
Znj. Rajavi përsëriti nevojën për t’i etiketuar IRGC-në dhe Ministrinë e Inteligjencës në tërësinë e tyre, për t’i ndjekur penalisht dhe dëbuar agjentët dhe mercenarët e tyre, si dhe për t’ua anulluar mercenarëve shtetësinë dhe statusin e refugjatit në Europë. Bazuar në përvojën e 40 viteve të fundit years, Znj. Rajavi tha, këta agjentë nuk janë refugjatë politikë apo qytetarë të zakonshëm, por operativë e spiunë të Forcave terroriste Quds dhe Ministrisë së Inteligjencës të regjimit klerikal.
Lideri Suprem i regjimit klerikal Ali Khamenei ka dhënë urdhër personalisht për një shtypje brutale të kryengritjes së nëntorit 2019 ku u vranë të paktën 1,500 protestues.
Bashkimi europian vuri sot masa kufizuese mbi Kryekomandantin e IRGC-së Gjenerla Majorin Hossein Salami, Komandantin e SSF Brig. Gjen. Hossein Ashtari, Komandantin e Basij Mostazafan Brig. Gjen. Gholamreza Soleimani, Komandantin e Forcave Tokësore të IRGC-së, Brig. Gjen. Mohammad Pakpour-Ziaei, Komandantin e Forcave Speciale të SSF Brig. Gjen. Hassan Karami, si dhe mbi drejtorin e mëparshëm të burgut famëkeq Evin, Gholamreza Ziaei, Komandantin e Korpusit të Khuzestan, Brig. Gjen. Hassan Shahsavar, dhe Guvernatoren e komunës Qods të Teheranit, Leila Vaseghi, e cila dha urdhër për të hapur zjarr mbi protestuesit gjatë kryengritjes së nëntorit 2019.




Ka prova të mjaftueshme që tregojnë se trazirat e brendshme po shtohen përsëri në Iran. Siç ka thënë udhëheqësja e opozitës iraniane, Znj. 








“Vota jonë është për ndryshim regjimi, jo diktaturës fetare, po një republike të zgjedhur në mënyrë demokratike”
Mashhad – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK – “Massoud Rajavi: Bojkotimi i farsës së zgjedhjeve është detyrë patriotike.” – 4 prill 2021
Mashhad– Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK – “Massoud Rajavi: Jo diktaturës fetare, po republikës së zgjedhur në mënyrë demokratike” – 8 prill 2021
Isfahan – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK -“Maryam Rajavi: Bojkoti mbarëkombëtar nga populli iranian i farsës së zgjedhjeve të ardhshme është ana tjetër e medaljes së kryengritjeve popullore” – 8 prill 2021
Kerman dhe Neyshabur – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK – “Massoud Rajavi: Vota jonë është për ndryshim regjimi dhe bojkotim të farsës së zgjedhjeve” 9 prill 2021
Sonqor dhe Kermanshah – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK – “Bojkotimi i farsës së zgjedhjeve është një tjetër JO e madhe drejtuar diktaturës fetare, e cila ua ka uzurpuar të drejtën për një republikë të zgjedhur në mënyrë demokratike” – 8 prill 2021
Karaj dhe Rasht – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK – Bojkotimi i farsës së zgjedhjeve është detyrë patriotike – 4- 8 prill 2021
Tabriz dhe Ahvaz – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK – “Bojkotimi i farsës së zgjedhjeve është përgjigjja e duhur ndaj vrasësve të 1,500 dëshmorëve gjatë kryengritjes së nëntorit 2019” – 8 prill 2021
Abadan dhe Bijar – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK – “Bojkotimi i farsës së zgjedhjeve është detyrë patriotike, jo farsës së zgjedhjeve” – 9 prill 2021
Iranianët mezi arrijnë të sigurojnë jetesën dhe po përballen me krizën e Covid-19 si dhe me 


Të mërkurën, një letër iu dërgua Presidentit të SHBA Joe Biden, e cila mbante nënshkrimet e më shumë se 300 akademikëve, profesionistëve dhe udhëheqësve të biznesit iraniano-amerikan. Letra përshëndeti vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të mbajtur lehtësimet e sanksioneve nga regjimi iranian në pritje të kthimit të plotë të saj në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, por ajo gjithashtu nxiti administratën që të përshtatë politikën e saj të Iranit në një grup shumë më të gjerë të përparësive.Ndërsa nënshkruesit vunë në dukje se qëndrimi i Biden mbi negociatat bërthamore “na jep shpresë”, ata gjithashtu e paralajmëruan atë kundër përsëritjes së gabimeve që ata besojnë se janë përsëritur në qarqet e politikës perëndimore gjatë gjithë historisë së katër dekadave të regjimit iranian. Letra sugjeroi që politikëbërës të panumërt kanë blerë një “fabul” në lidhje me fraksionet politike në regjimin iranian dhe kjo i ka çuar ata të japin lëshime të pafituara me shpresën për të fuqizuar zyrtarë “të moderuar” të cilët mund të mbikëqyrin reformat serioze të sistemit teokratik.Ky fenomen diskutohej në mënyrë të dukshme në 2013 me zgjedhjen e Presidentit të regjimit Hassan Rouhani.
Të dielën e kaluar, protestat u regjistruan se po zhvilloheshin në të paktën 20 qytete iraniane ndërsa afërsisht 18 milion pensionistë të vendit vazhduan aktivitetet e tyre gjatë një cilësie në rënie të jetës dhe mungesës në rritje të aksesit në prodhimet e ndryshme të ushqimit. Disa protesta janë zhvilluar në një shkallë të ngjashme që nga fillimi i këtij viti, dhe duket sikur aktivizmi i pensionistëve po shoqërohet nga një numër në rritje protestash nga të rinjtë e Iranit, shumë prej të cilëve shprehin një axhendë më të gjerë politike dhe një dëshirë të vazhdueshme për ndryshimin e regjimit.Zgjedhjet e rreme parlamentare të regjimit në shkurt 2020, kishin nivelin më të ulët të pjesëmarrjes së votuesve në historinë e regjimit. I njëjti rezultat u nxit gjithashtu nga një lëvizje e gjatë për bojkot elektoral, e udhëhequr nga Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit, e cila nxiti popullatën e përgjithshme të mohojë legjitimitetin e sistemit klerikal dhe “të votojë për ndryshimin e regjimit”.