Friday, March 29, 2024

Dy adoleshentë dhe dy gra iraniane kryejnë vetëvrasje brenda një jave

Sahar Fakheri-suicide

Gjatë javës së shkuar, të paktën katër njerëz, duke përfshirë tre gra dhe dy minorenë, kanë kryer vetëvrasje në perëndim, veri-lindje dhe jug-perëndim të Iranit.

Irani jug-perëndimor

Një grua 20-vjeçare në Boyer-Ahmad të Iranit jug-perëndimor vrau veten më 18 mars sepse po e detyronin të martohej me kushëririn e saj. Sapo u gjend e vetme në shtëpi, ajo vrau veten me një pushkë gjuetie. Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat Njerëzore, ajo është identifikuar si Sahar Fakheri.

Irani perëndimor

Në Sanandaj të Iranit perëndimor, një grua i vuri zjarrin vetes më 25 mars për shkak të problemeve familjare. Kjo grua, e identifikuar si Gellawij Gholami, humbi jetën për shkak të djegieve të rënda para se të mbërrinte në spital.

Në një rast tjetër në Iranin perëndimor, një djalë 17-vjeçar vari veten në Kurdistan më 23 mars. Sipas raportit të një faqeje kurde, ai është identifikuar si Reza Marabi.

Irani veri-lindor

Një vajzë 15-vjeçare e martuar së fundmi ka kryer vetëvrasje duke gëlltitur tableta orizi, një lloj pesticidi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ISNA. Ajo ishte nga Taybad, në Iranin veri-lindor.

Martesat e fëmijëve kanë pasoja të rënda për vajzat e martuara, duke përfshirë këtu depresionin, shtatzaninë në moshë fëmijërore, vdekjen nga lindja e fëmijës, dhe ndonjëherë edhe vetëvrasjen, krahas divorcit e mungesës së arsimimit.

Vetëvrasjet në Iran

Një faktor madhor që i çon iranianët në vetëvrasje është presioni dhe varfëria e rëndë ekonomike, dhe në rastin e grave, martesat e detyruara apo në moshë të mitur. Gjithashtu, shumë të burgosur në Iran janë përpjekur disa herë të kryejnë vetëvrasje.