Sanksionet e Reja të BE-së mbi Iranin Duhet të Bëjnë që të Kërkohet Llogari më Gjerësisht për Dhunimin e të Drejtave Njerëzore

Të hënën, Bashkimi Europian vuri sanksione të reja mbi tetë figura të strukturës së sigurisë të regjimit iranian, duke përfshirë kreun e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Njoftimi për këto sanksione shpjegonte se Hossein Salami “mbart përgjegjësi për dhunime serioze të të drejtave njerëzore” pasi ai ka marrë pjesë në seancat planifikuese që çuan në përdorimin e forcës vdekjeprurëse kundër protestave mbarëkombëtare në nëntor 2019.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka mirëpritur vendimin e BE-së dhe ka “përsëritur nevojën për t’i etiketuar IRGC-në dhe Ministrinë e Inteligjencës në tërësinë e tyre, për të ndjekur penalisht dhe dëbuar agjentët e mercenarët e tyre, si dhe për t’ua anulluar mercenarëve shtetësinë dhe statusin e refugjatit në Europë.Sanksionet e reja demonstrojnë që BE nuk i merr seriozisht narrativat e regjimit për sa i përket të drejtave njerëzore. Edhe pse këto sanksione janë shumë të rëndësishme, Bashkimi Europian duhet të marrë në shënjestër Liderin Suprem të regjimit Ali Khamenei dhe Presidentin Hassan Rouhani si autoritetet më të larta të përfshira në shtypjen e popullit iranian në kryengritjen e nëntorit 2019.

 

Iran: Konferencë Online me Anëtarë të Parlamentit Francez

Maryam Rajavi April 15 online conference

Anëtarët e Parlamentit Francez Diskutojnë mbi Situatën Iraniane me Presidenten e Rezistencës Iraniane Maryam Rajavi në një Konferencë Online

Një konferencë online me titull “Perspektivat për Iranin, një politikë e saktë” u mbajt sot, më 15 prill, nga Komiteti Parlamentar për një Iran Demokratik (CPID) në Parlamentin Francez.
Michèle de Vaucouleurs, anëtare e parlamentit francez nga lëvizja demokratike dhe presidente e CPID, përshëndeti pjesëmarrësit dhe Maryam Rajavi-n, presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) e cila ishte folësja kryesore.
“Bojkoti i përgjithshëm i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në qershor do të jetë përgjigjja e natyrshme e popullit ndaj masakrimit të 1500 demonstruesve paqësorë në nëntor 2019 nga autoritetet,” tha presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane.
“Problemet e brendshme të regjimit nuk i lënë ata të merren me negociata serioze për sa i përket çështjes bërthamore. Për shembull, gjatë negociatave, ata fillojnë të pasurojnë uraniumin në një nivel 60%, që është një hap i qartë drejt prodhimit të bombës. Rezistenca iraniane pranon çdo marrëveshje që nuk do ta lejojë këtë regjim të ketë në duar një bombë atomike.”

Në këtë konferencë foli edhe ish-ministri i jashtëm italian Giulio Terzi.
“Duhet ta lëmë mënjanë politikën e paqësimit që është përdorur deri më sot. Duhet të aplikohen sanksione më serioze sesa ato aktuale, për ta detyruar regjimin të sillet në mënyrën e duhur,” tha ish-diplomati.
“Gjatë kryengritjeve mbarëkombëtare, populli iranian e ka refuzuar idenë e rreme të ekzistencës së elementëve të moderuar brenda këtij regjimi dhe ka zgjedhur të kërkojë një ndryshim total regjimi,” shtoi Z. Terzi.
Ish-ministri italian e mirëpriti vendimin e BE-së për të listuar tetë autoritete iraniane si terroristë për shkak të rolit të tyre në masakrimin e përgjakshëm të demonstruesve në 2019-ën.
André Chassaigne, anëtar i Parlamentit nga partia komuniste dhe zëvendës-president i CPID, theksoi rolin e Rezistencës së organizuar brenda vendit përballë një regjimi që nuk toleron asnjë kundërshtim.
“Reagimet e egra të regjimit ndaj Muxhahedinëve (MEK) nuk kanë shpjegim tjetër përveç mbështetjes së fortë popullore brenda vendit për MEK. Roli i njësive të rezistencës të MEK gjatë kryengritjeve të dy viteve të fundit ka qenë deciziv. Për praninë e saj në terren, MEK u detyrohet udhëheqësve të vet, dhe juve, Znj. Rajavi, për gjithë këto vite këmbëngulje e përkushtim,” tha Z. Chassaigne.
Frédéric Reiss, anëtar i parlamentit nga partia republikane, paralajmëroi në lidhje me negociatat në vazhdim midis shteteve 4+1 dhe regjimit iranian, duke thënë se negociatorët europianë duhet të jenë vigjilentë e të kenë kujdes nga manovrat dredharake të mullahëve.
Senatori francez Bernard Fournier theksoi në fjalimin e tij se Franca duhet ta përdorë të gjithë fuqinë e saj për t’i frenuar ambiciet rajonale e bërthamore të regjimit iranian.
Në këtë takim online folën edhe Hervé Saulignac, anëtar i Parlamentit nga partia socialiste; Philippe Gosselin, anëtar i Parlamentit nga partia republikane; Brahim Hammouche, anëtar i Parlamentit nga lëvizja demokratike; dhe Jean-Michel Clément nga partia socialiste.
Për pjesëmarrësit u transmetua gjithashtu një video rreth veprimtarive shoqërore të njësive të Rezistencës brenda Iranit.

 

Konferencë Online: “Islami, një fe e mëshirës, vëllazërisë, barazisë, dhe solidaritetit”

2,000 lokacione në 37 vende u bashkohen anëtarëve të MEK në Ashraf 3, Shqipëri, online

Thirrje të gjithë myslimanëve anti-fondamentalistë që të qëndrojnë në anën e popullit iranian dhe përpjekjes së tyre për ta përmbysur regjimin. Përpjekja për të themeluar një republikë demokratike dhe pluraliste do të kumtojë bashkë-jetesën tolerante dhe paqësore mes ndjekësve të feve e denominimeve të ndryshme.

Të mërkurën, më 14 prill 2021, u zhvillua konferenca me titull “Islami, Fe e Mëshirës, Vëllazërisë, dhe Barazisë; Solidaritet i të Gjitha Feve Kundër Ekstremizmit”, me ftesën e Komitetit Ndërkombëtar Islam në Mbrojtje të Muxhahedinëve Iranianë (PMOI/MEK) dhe Rezistencës Iraniane, kryesuar nga ish-kryeministri algjerian Sid Ahmed Ghozali. Kjo konferencë lidhi më shumë se 2000 lokacione në 34 vende me anëtarët e MEK në Ashraf 3. Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), iu bashkua konferencës nga rezidenca e saj në Auvers-sur-Oise, Francë. Në këtë konferencë morën pjesë online edhe dhjetëra personalitete e udhëheqës fetarë nga 28 vende, duke përfshirë Shqipërinë.

Në fjalimin e saj, Znj. Rajavi shprehu urimet e saj për ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për të gjithë myslimanët, veçanërisht për ata në Iran dhe në vendet fqinje Irak, Siri, Jemen, Liban, Palestinë, dhe Afganistan, të cilët janë viktima të fashizmit fetar të mullahëve. Duke iu referuar pandemisë së COVID-19, ajo tha: Sot, pandemia ua ka ndryshuar fytyrën shumë shteteve, por rasti i Iranit ndryshon. Regjimi që sundon Iranin e ka lejuar qëllimisht numrin masiv të viktimave njerëzore për të parandaluar protestat popullore. Ai e ka përdorur koronavirusin si mburojë kundër kryengritjeve deri në atë pikë saqë lideri suprem i mullahëve Ali Khamenei ka deklaruar ndalim të blerjes së vaksinave nga SHBA, Britania dhe Franca. Me 250,000 vdekje nga një popullsi prej 85 milion njerëzish, Irani ka bilancin më të lartë të vdekjeve në botë, pas SHBA-së dhe Brazilit. Përgjegjësia e plotë për bilancin masiv të vdekjeve i takon Khamenei-t.

Në të vërtetë, populli iranian po përballet njëkohësisht me dy përbindësha: virusin e fashizmit fetar, si dhe koronavirusin, shtoi ajo.

Duke krahasuar Islamin e MEK me Islamin e mullahëve, Znj. Rajavi përsëriti se: Tibari i veçantë i Islamit në të cilin ne besojmë, është demokracia. Ky Islam njeh të drejtat e denominimeve e besimeve të ndryshme dhe të shkollave të tjera të mendimit…

Duke theksuar faktin që sot, fashizmi fetar që sundon Iranin ka kaluar në një fazë dështimesh dhe disfatash pavarësisht gjithë gjakderdhjeve e shtypjeve që ka kryer, Presidentja e zgjedhur e NCRI shtoi: Për sa kohë që regjimi klerikal të mos jetë përmbysur, ai nuk do ta braktisë represionin, diskriminimin fetar, dhe misogjininë. Nuk do t’i braktisë ndërhyrjet dhe krimet në vendet e Lindjes së Mesme pasi  ai mbështetet tek këto politika për të mbijetuar. Por ekziston një zgjidhje për këtë gjëmë të madhe që ka marrë peng fatet e vendeve të Lindjes së Mesme dhe që paraqet rrezikun më të madh për paqen e sigurinë globale. Kjo zgjidhje është përmbysja e fashizmit fetar të mullahëve nga Rezistenca Iraniane dhe kryengritja e popullit iranian. Dhe sot, MEK, populli i Iranit, dhe fëmijët e tij të guximshëm janë ngritur për ta rrëzuar sundimin e diktaturës fetare. 

Znj. Rajavi përsëriti se: Në emër të popullit dhe Rezistencës Iraniane, i nxis të gjithë myslimanët anti-fondamentalistë, dhe të gjitha shtetet në Europë e në Lindjen e Mesme, që të qëndrojnë në anën e popullit iranian dhe përpjekjes së tij për ta përmbysur regjimin. Kjo përpjekje për të themeluar një republikë demokratike e pluraliste do të mundësojë bashkë-jetesën tolerante dhe paqësore të ndjekësve të feve e denominimeve të ndryshme. 

Në këtë konferencë foli edhe Znj. Elona Gjebrea, Sekretare e Komitetit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë të Shqipërisë. Ajo theksoi se: Për dekada të tëra, regjimi iranian e ka shtypur popullin e vet dhe ua ka mohuar të drejtat qytetarëve të tij. Jemi të shqetësuar nga përdorimi i vazhduar i torturës kundër protestuesve iranianë.
E dimë që kërcënimet terroriste të regjimit iranian në Shqipëri kanë vazhduar. Autoritetet shqiptare i kanë dënuar këto veprimtari. Po punojmë për të mbështetur të drejtat njerëzore të popullit iranian dhe kauzën e 
MEK. Shpresoj që shumë shpejt, të jemi në një Iran të lirë.

Në konferencën “Solidariteti i të gjitha besimeve kundër ekstremizmit”, folën personalitete dhe udhëheqës të shquar fetarë në të gjithë botën. Folësit përfshinin : Sid Ahmed Ghozali – ish kryeministër Algjerian; Bassam Al-omoush – ish ministër jordanez dhe ambasador i Jordanisë në Teheran; Anwar Malek – Shkrimtar dhe president  Algjerian i “Human Rights Watch”, Azze Haikal -Këshilltar i Presidentit Egjiptian; Najima Thay Thay – ish Ministre Marokane e Arsimit; Elona Gjebrea -Sekretare e komisionit të punëve të jashtme të parlamentit shqiptar dhe ish Zëvendës ministre e brendshme; Riyad Yassine -ish ministri i jashtëm i Jemenit dhe ambasador në Francë; Azzam al-Ahmad-një nga udhëheqësit e Organizatës Çlirimtare të Palestinës (Fatah); Ahmad AbouHashish- Zëvendës kryetar i parlamentit Palestinez; Taisir Altamimi-ish shefi i drejtësisë Palestineze; Mohammad Kaboli, Këshilltar i presidentit të Afganistanit dhe kryetar i partisë Mosharekat; Tahar Boumedra-ish përfaqësues i UNAMI-t në Irak; Peshkopi Jacques Gaillot; Udhëheqësit fetarë myslimanë në Francë, Dhaou Meskine, Khalil Merroun dhe Assani Fassassi; -Përfaqësues nga parlamentet e Bahreinit, Jordanisë dhe Egjiptit; Nazir Hakim -ish sekretari i përgjithshëm i koalicionit kombëtar Sirian; Ahmed Jarallah- shkrimtar nga Kuvajti; Struan Stevenson – ish-eurodeputet dhe president i shoqatës Evropiane të Lirisë së Irakut (EIFA); Mark Ginsberg-ish Ambasador i SHBA në Marok; Walid Phares- Bashkë sekretar i përgjithshëm i grupit parlamentar Transatlantik kundër terrorizmit; Peshkopi John Brichard – ish Peshkopi i Oksfordit; Rabini Moshe Levin -nënkryetar i konferencës së Rabive Evropiane dhe Zëdhënës i Rabbit të madh të Francës, Jalal Ganjei -Kryetar i komitetit të feve dhe emërtimeve të këshillit kombëtar të rezistencës dhe Kak Baba i Organizatës revolucionare Khabat të Kurdistanit Iranian.

 

Deputeti i Iranit nënkupton se marrëveshja Kinë-Iran forcon kontrollin e regjimit mbi internetin

Mahmoud Nabavian- Tehran MPEdhe pse detajet e plota të marrëveshjes 25-vjeçare Kinë-Iran ende nuk janë zbuluar, një deputet iranian tha në 11 prill se ishte “e rëndësishme” për Iranin të “kontrollonte hapësirën kibernetike” me marrëveshjen.

Sipas faqes shtetërore Mehrnews, Mahmoud Nabavian, anëtar i Parlamentit të Teheranit, tha se Irani aktualisht nuk ka kontroll mbi internetin.

“Për fat të keq, ne nuk kemi kontroll mbi hapësirën kibernetike, motorët e kërkimit, aplikacionet e mediave sociale dhe postat elektronike. Nuk është në duart tona. Eshtë e rëndësishme për ne që të sundojmë mbi hapësirën kibernetike me bashkëpunimin e kinezëve,” tha Nabavian për faqen e internetit të drejtuar nga shteti. Kjo është ndërsa Ministri i Informacionit dhe Komunikacionit të Iranit MohammadJavad Azari Jahromi tha në 3 Prill, se marrëveshja nuk ndikoi në sektorin e komunikimit dhe teknologjisë së Iranit.

Në një marrëveshje tjetër midis Iranit dhe Rusisë në 27 Janar, faqet e internetit të drejtuara nga shteti raportuan një marrëveshje inteligjence dhe sigurie midis dy Ministrave të Jashtëm, në lidhje me shkëmbimin e ekspertizës së teknologjisë.

 

Pavarësisht pretendimeve të mullahëve, ekonomia e Iranit po bie

facts-and-figures-show-how-mullahs-have-destroyed-irans-economy

Shkruar nga Shahriar Kia

Ekonomia e Iranit po vuan nga korrupsioni i institucionalizuar i mullahëve dhe politikat e gabuara. Ndërsa mbrojtësit e mullahëve fajësojnë sanksionet për krizën ekonomike të Iranit, zyrtarët brenda Iranit përpiqen të tregojnë që ekonomia po lulëzon. Megjithatë, një vështrim në fakte dhe shifra hedh poshtë të dy pretendimet.

“Nëse ekonomia politike e Iranit vazhdon të qarkullojë në të njëjtën mënyrë dhe nuk gjendet asnjë shërim për të, ajo do të pësojë një sulm të dhimbshëm dhe fatal në zemër dhe kalon në koma të gjatë,” shkroi e përditshme Jahan-e Sanat e shtetit në prill 6. “Rënia ekonomike e Iranit është në horizont,” paralajmëroi Jahan-e Sanat.

“Kriza ekonomike dhe sociale e ka çuar vendin në një pikë të rrezikshme. Nëse autoritetet nuk veprojnë shpejt për të kontrolluar dhe menaxhuar këto kriza. Në atë rast, vendi do të hyjë në një rrugë të pakthyeshme,” shkroi Jahan-e Sanat, duke cituar një nga ekonomistët e regjimit, Mohsen Rannani.

“Kur inflacioni mesatar i vendit për 52 vjet është pak më shumë se 18%, kjo do të thotë që norma e inflacionit 52-vjeçar është 546845%,” tha Abbas Akhundi, ish Ministri i Zhvillimit Urban, më 6 Prill. “Kur rritja e investimi kombëtar i vendit për nëntë vjet është negativ 6.8 përqind, kjo do të thotë se investimi i këtij viti është ulur në 52% krahasuar me dhjetë vjet më parë, “shtoi ai, sipas faqes shtetërore online Eghtesadnews. “Shkalla e inflacionit të vitit të ardhshëm do të jetë më e lartë se 40% e vitit të kaluar. Kjo do të thotë varfëri absolute, ”shtoi Akhundi.

Me fjalë të tjera, ekonomia e Iranit nën regjimin e mullahëve nuk ka zgjidhje. Njerëzit paguajnë çmimin e keqmenaxhimit dhe korrupsionit ekonomik të regjimit.

 

Media e drejtuar nga shteti pranon thellësinë e krizës COVID-19 të Iranit, paralajmëron për reagimin shoqëror

 

Iran bazaar full packed during Covid-19 fourth waveNdërsa Irani po kalon valën e katërt të shpërthimit Covid-19, mediat shtetërore të regjimit dhe zyrtarët paralajmërojnë reagimin e njerëzve dhe pranojnë thellësinë e krizës së koronavirusit.

“Me valën aktuale, numri i të vdekurve do të arrijë në 500 deri në 600 në ditë. Unë jam 100% i sigurt,” tha Payam Tabresi, Shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Spitalit Masih Daneshvari, sipas të përditshmes shtetërore Arman të hënën.

Regjimi ka përdorur shpërthimin e koronavirusit për të shtypur shoqërinë shpërthyese të Iranit. Si pjesë e politikës së tyre çnjerëzore Covid-19, zyrtarët e regjimit nuk pranuan të vendosnin karantinë në të gjithë vendin dhe të shpallnin numrin e vërtetë të vdekjeve dhe infeksionit. Udhëheqësi Suprem i regjimit, Ali Khamenei, më 8 janar ndaloi në mënyrë të qartë importin e vaksinave të çertifikuara.

Për shkak të ashpërsisë së situatës aktuale, regjimi ka mbyllur ekonominë për dhjetë ditë, por pa ofruar ndihmë për njerëzit e varfër të Iranit.

“Në Iran, programet parandaluese të qeverisë kanë qenë me këtë konsideratë se kushtet e këqija ekonomike dhe mbyllja e biznesit nuk do të shkaktonte pakënaqësi shoqërore dhe trazira të reja”, pranoi të hënën gazeta zyrtare e qeverisë Iran. “Kështu, mbyllja e biznesit nuk ka qenë e detyrueshme dhe kjo ka qenë shkaku që epidemia ka dalë jashtë kontrollit”, shton artikulli i së përditshmes Iran, duke fajësuar njerëzit për shpërthimin e Covid-19.

Që nga fillimi i shpërthimit, Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit (PMOI / MEK) ka ekspozuar politikën çnjerëzore të regjimit Covid-19. Të hënën, raportet e regjistruara nga MEK treguan se mbi 250,000 njerëz kishin humbur jetën.

Konferenca Ndërkombëtare në Vëzhgimin e Muajit të shenjtë të këtuRamazanit. Ndiqeni live

Ndiqeni live këtu

Islami feja e Mëshirës, vëllazërisë dhe barazisë

Solidariteti ndërfetar përpara fondamentalizmit

E mërkurë, 14 prill 2021, 18:00 CEST. 

Ekonomia e Iranit Vuan nga Efektet e Korrupsionit, Jo të Sanksioneve IRGC e Iranit kontrollon projekte të mëdha ndërtimi

Iran's IRGC planning for huge construction project

Problemet ekonomike të Iranit ka shumë vite që po përkeqësohen vazhdimisht. Zyrtarët iranianë kanë bërë përpjekje të koordinuara për t’ua vënë fajin për këtë sanksioneve perëndimore, por kjo narrativë nuk merr në konsideratë faktin që kjo rënie ekonomike ishte në vazhdim e sipër edhe kur pakti bërthamor i 2015-ës me Iranin, apo Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, ishte në fuqi të plotë. Në fakt, ishte dhjetor 2017, disa muaj përpara se SHBA të tërhiqej nga marrëveshja dhe të fillonte rivënien e sanksioneve unilaterale, kur populli iranian zhvilloi të parën nga një varg kryengritjesh mbarëkombëtare, të nxitura pjesërisht nga problemet e shkaktuara prej rritjes së inflacionit, varfërisë dhe papunësisë.
Edhe pse ajo kryengritje mori përsipër me shpejtësi shpërndarjen e një mesazhi të gjerë politik, protesta e parë e saj ishte organizuar në qytetin Mashhad, si një përgjigje specifike ndaj përkeqësimit të treguesve ekonomikë. Demonstratat e mëpasshme e bënë të qartë që populli iranian ia atribuonte këtë trend keqmenaxhimit dhe korrupsionit qeveritar, dhe jo presionit të huaj. Në fakt, edhe pas rivënies dhe zgjerimit së sanksioneve amerikane në përputhje me strategjinë e “presionit maksimal” të administratës Trump mbi regjimin iranian, protestuesit dëgjoheshin rregullisht duke thirrur me sllogane si “Armiku ynë është këtu; gënjejnë kur thonë se është Amerika.”

 

COVID-19 ua Merr Jetën 250,000 njerëzve në 535 Qytete të Iranit

Iranian man fixing his daughter's mask against Covid-19

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

12 prill 2021

Kreu i NCCT në Teheran thotë se Teherani ka një status përtej të kuqes, Zëdhënësi i NCCT paralajmëron për mijëra vdekje

  • Shtohen grindjet e brendshme midis fraksioneve të regjimit për shkak të shpërthimit të koronavirusit: Komiteti Parlamentar i regjimit për Shëndetësinë bën thirrje që Hassan Rouhani të ndiqet penalisht për neglizhencë në menaxhimin e koronavirusit. Ebrahim Raisi, kreu i Gjyqësorit represiv të regjimit, kërcënon se do t’u kërkojë llogari personave përgjegjës për vonesën në marrjen e vendimeve, gjë që ka çuar në rritje të numrit të vdekjeve. (Agjencia e lajmeve ISNA, 12 prill 2021)
  • Ministria e Shëndetësisë e regjimit: Statusi COVID-19 në 295 qytete është i kuq, 99 portokalli, 45 i verdhë, dhe vetëm nëntë qytete konsiderohen blu (pa virus). (Agjencia e lajmeve IRNA, 12 prill 2021)
  • Iraj Harirchi, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i regjimit: Numri i vdekjeve nga COVID-19 po rritet dhe mund të shkojë edhe më lart sesa rekordi më i lartë i vjeshtës, i cili ishte mbi 400 vdekje në një ditë. (IRNA, 12 prill 2021)
  • Çmimi i vaksinës së koronavirusit është vetëm $2 në botë, ndërsa vetëm në tregun e zi iranian, ajo mund të gjendet me çmime nga 450 deri në 600 milion rial (baras me $900-$1200). (ISNA, 12 prill 2021)

Iran: Znj. Rajavi Mirëpret Vendimin e BE-së për të Vënë Masa Kufizuese ndaj Udhëheqësve Kriminelë të Regjimit

 

Maryam Rajavi: The Iranian people’s nationwide boycott of the regime's election is the flip side of popular uprisingsZnj. Rajavi mirëpret vendimin e BE-së për të vënë masa kufizuese ndaj udhëheqësve kriminelë të regjimit,
thekson nevojën për të etiketuar IRGC-në, Ministrinë e Inteligjencës, dhe për t’i dëbuar mercenarët e tyre nga Europa

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) e ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Europian për të vënë masa kufizuese mbi tetë komandantë të Gardës Revolucionare (IRGC), forcave Basij, Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF), dhe mbi ata që kanë dhënë urdhër për të hapur zjarr mbi protestuesit gjatë kryengritjes së nëntorit 2019. Ajo tha se Rezistenca Iraniane e ka theksuar vazhdimisht se mullahët që sundojnë Iranin kuptojnë vetëm gjuhën e vendosmërisë.

Znj. Rajavi përsëriti nevojën për t’i etiketuar IRGC-në dhe Ministrinë e Inteligjencës në tërësinë e tyre, për t’i ndjekur penalisht dhe dëbuar agjentët dhe mercenarët e tyre, si dhe për t’ua anulluar mercenarëve shtetësinë dhe statusin e refugjatit në Europë. Bazuar në përvojën e 40 viteve të fundit years, Znj. Rajavi tha, këta agjentë nuk janë refugjatë politikë apo qytetarë të zakonshëm, por operativë e spiunë të Forcave terroriste Quds dhe Ministrisë së Inteligjencës të regjimit klerikal.

Lideri Suprem i regjimit klerikal Ali Khamenei ka dhënë urdhër personalisht për një shtypje brutale të kryengritjes së nëntorit 2019 ku u vranë të paktën 1,500 protestues.

Bashkimi europian vuri sot masa kufizuese mbi Kryekomandantin e IRGC-së Gjenerla Majorin Hossein Salami, Komandantin e SSF Brig. Gjen. Hossein Ashtari, Komandantin e Basij Mostazafan Brig. Gjen. Gholamreza Soleimani, Komandantin e Forcave Tokësore të IRGC-së, Brig. Gjen. Mohammad Pakpour-Ziaei, Komandantin e Forcave Speciale të SSF Brig. Gjen. Hassan Karami, si dhe mbi drejtorin e mëparshëm të burgut famëkeq Evin, Gholamreza Ziaei, Komandantin e Korpusit të Khuzestan, Brig. Gjen. Hassan Shahsavar, dhe Guvernatoren e komunës Qods të Teheranit, Leila Vaseghi, e cila dha urdhër për të hapur zjarr mbi protestuesit gjatë kryengritjes së nëntorit 2019.