Tuesday, January 31, 2023

Forcat Basij qëllojnë për vdekje dy të rinj në Iranin jug-perëndimor

Ebrahim Atshani ,Mostafa Hargani shot and killed by Basij forces

Forcat iraniane të sigurisë dhe policia kanë qëlluar për vdekje dy të rinj nga minoriteti arab i Iranit, gjatë të shtënave arbitrare në qytetin  Shush të provincës Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor.

Sipas burimeve vendase, Ebrahim Atshani, 20 vjeç, dhe Mostafa Hargani, 22 vjeç, janë qëlluar nga forcat Basij të IRGC-së të bazës “Danesh” në qytetin Shush. Të dy të rinjtë humbën jetën pas transferimit në spital.

Dy të rinjtë po udhëtonin me motoçikletë të premten, më 26 mars, kur forcat Basij e qëlluan Ebrahim Atshani-n në stomak e këmbë, dhe Mostafa Hargani-n në sup.
Dy viktimat u transferuan në spital, ku humbën jetën të shtunën.

Ebrahim Atshani ishte arrestuar gjatë protestave të nëntorit 2019 dhe ishte liruar përkohësisht pas disa muajsh në qeli.

Vdekja e këtyre dy të rinjve nuk është raportuar ende nga mediat shtetërore.

Sipas raporteve, zyrtarët vendas të qeverisë kanë thënë se dy të rinjtë janë qëlluar gjatë një sulmi ndaj një seminari, një gjykate dhe bazës Danesh të forcave Basij, por familjet e tyre i kanë mohuar këto akuzime.

Forcat e sigurisë dhe policia e regjimit iranian kanë një histori të gjatë të vrasjes së qytetarëve civilë.