
Znj. Akbari Monfared është marrë në pyetje vazhdimisht pas transferimit në qendrën e paraburgimit për drogën në Semnan, në lindje të Teheranit. Për dy javë, ajo është mbajtur në seksionin e karantinës të burgut ku mungonin lehtësirat e nevojshme më minimale.
Maryam Akbari Monfared është detyruar të durojë presione të tilla pavarësisht gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të saj. Madje, autoritetet e burgut ia kanë konfiskuar sendet personale dhe ilaçet.
Znj. Akbari Monfared është transferuar më pas në pavijonin e përgjithshëm të burgut të grave në Semnan. Në këtë godinë, kushtet e higjienës janë shumë të dobëta, dhe kjo i përkeqëson edhe më tepër rrethanat. Asnjë nga rregullat lidhur me koronavirusin nuk zbatohet në burgjet e regjimit për gratë, dhe të burgosurave nuk u jepen dezinfektantë apo pastrues.
Gjithashtu, zonjës Akbari Monfared nuk i lejohen, ose i kufizohen së tepërmi, edhe telefonatat. Asaj i lejohet t’i bëjë telefonatat vetëm nga zyra e burgut në prani të autoriteteve të regjimit.





