Politikanët gjermanë kërkojnë politikë më të fortë për Iranin

Online Conference in Germany

Të enjten, një konferencë online u mbajt në Gjermani. Ngjarja paraqiti vërejtje nga një numër aktivistësh irano-gjermanë, anëtarët aktualë dhe ish anëtarët e Bundestagut Gjerman, shumica e të cilëve ofruan rekomandime për ndryshime të politikave në lidhje me Iranin, si në Berlin dhe në të gjithë botën perëndimore.

Ky fokus u pasqyrua me titullin: “Riorganizimi i politikës së Iranit”.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI, i dërgon një video mesazh konferencës. Në fjalën e saj, ajo tha se 40 vjet marrëdhënie perëndimore me këtë regjim kanë provuar se “çdo lëshim e bën regjimin edhe më të pamëshirshëm”. Ajo gjithashtu vuri në dukje se shembujt e fundit të kësaj pamëshirshmërie përfshijnë vrasjen e 1,500 aktivistëve në mes të një kryengritjeje mbarëkombëtare në nëntor 2019. Pavarësisht kësaj, zonja Rajavi tha: “flaka e rezistencës po ngrihet përsëri në të gjithë Iranin” në formën e protestave të ndryshme anti-qeveritare që mbështeten nga një alternativë e besueshme demokratike ndaj regjimit klerikal. Ajo më pas përfundoi vërejtjet e saj duke theksuar se në mes të këtyre protestave dhe në vazhdën e bisedimeve të Vjenës, politikëbërësit perëndimorë së shpejti do të detyrohen të marrin në konsideratë në cilën anë janë: atë të një diktature që kohët e fundit u përpoq të kryente terrorizëm në Evropë apo ajo e njerëzve që vuajnë nën sundimin e saj.

Ish-anëtari i Bundestagut Otto Bernhardt u tregoi shikuesve të konferencës se ai ishte pjesë e një kontingjenti politikanësh gjermanë të cilët e kanë mbështetur atë lëvizje që nga viti 2005 si pjesë e Komitetit të Solidaritetit Gjerman për një Iran të Lirë. Grupe të ngjashëm ekzistojnë në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut, dhe siç vuri në dukje Bernhardt, përpjekjet e tyre kolektive ndihmuan për të siguruar zhvendosjen e mijëra anëtarëve të grupit kryesor përbërës të NCRI, Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit (PMOI-MEK), nga qëndrimi në Irak në Shqipëri dhe vende të tjera.

Të Frikësuar nga Shoqëria e Trazuar, Zyrtarët e Regjimit Akuzojnë Njëri-Tjetrin për Masakrimin e Dëshmorëve të Protestave Iraniane

Mbi 1,500 njerëz janë vrarë gjatë Kryengritjes Mbarëkombëtare të Popullit Iranian në nëntor 2019.

Ditët e fundit, zyrtarët e regjimit të mullahëve, mes grindjeve të tyre të brendshme, kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasjen e protestuesve të pafajshëm gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor 2019. Sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), forcat e sigurisë të regjimit kanë vrarë mbi 1500 protestues.

“Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit [Ali Shamkhani] ka shpallur së fundmi se dëmet e incidenteve [kryengritjes] të nëntorit 2019 ndaj [regjimit] mund të ishin parandaluar. Fajin e ka Ministri i Brendshëm,” tha Ahmad Alirezabeigi, anëtar i parlamentit të regjimit, të enjten.

Ai akuzoi Ministrin e Brendshëm të regjimit, Abdolreza Rahmani Fazli, se ka “gjakun e popullit në duar,” duke shtuar se “ai nuk është i kualifikuar për të mbajtur përgjegjësinë e rrezikshme” të organizimit të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit, dhe kërkoi shkarkimin e tij.

Fjalët e Alirezabeigi nënvizojnë faktin që ruajtja e pushtetit nga regjimi është në rrezik, pasi farsa e zgjedhjeve presidenciale mund të çojë në një kryengritje mbarëkombëtare.

Nga frika e reagimit të popullit, Ministria e Brendshme e regjimit është përpjekur ta minimizojë rolin e saj në vrasjen e protestuesve të pafajshëm gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor 2019. Duke i quajtur iranianët “banditë,” Zëvendës Ministri i Brendshëm Parlamentar  tha: “në ndeshjen me banditët, fatkeqësisht, disa nga bashkatdhetarët tanë, si dhe disa nga forcat e sigurisë, humbën jetën apo u plagosën.”

Së fundmi edhe Mahmoud Sadeghi, një ish-deputet, e ka pranuar se regjimi ka vrarë qytetarë të pafajshëm.

“Në komisionet që kishin për detyrë trajtimin e [kryengritjes së nëntorit] është pyetur nëse ka patur shenja të grupeve opozitare, por ata thanë jo. I thashë Z. Shamkhani se këta janë njerëz. Ata po vrasin njerëz në rrugë. Çfarë po bëni? Do të vazhdoni të vrisni nëse ata vazhdojnë të dalin në rrugë? Shamkhani tha, po, do ta bëjmë,” thotë Sadgheri në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Vlen të përmendet që Rahmani Fazli e ka mbrojtur paturpësisht rolin e tij në vrasjen e protestuesve dhe bllokimin e internetit gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor 2019.

“Thonë që Rahmani e bllokoi internetin në atë kohë. Sigurisht që e bëra sepse ata i komandonin e i trajnonin [njerëzit] përmes internetit. Pse mërziten njerëzit? Ata po përpiqeshin të nisnin një luftë civile. Si zyrtarë të sigurisë së vendit, ne i kishim gjurmuar veprimtaritë e tyre; ata kishin muaj të tërë që bënin plane,” ka thënë Rahmani në qershor 2020.

 

 

Përmbledhje e Protestave në Iran: Mediat Shtetërore Pohojnë se Regjimi Nuk do të Mbijetojë as edhe Një Vit

Raportet e marra nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) tregojnë se në Iran vazhdojnë protestat nga të gjithë sektorët e shoqërisë. Pensionistët e Organizatës iraniane të Sigurimeve Shoqërore kanë mbajtur tubime në mbarë vendin të mërkurën, duke kërkuar pensionet e vonuara dhe paga më të larta teksa inflacioni vazhdon të rritet.

Protestuesit thërrisnin: “Kemi dëgjuar shumë gënjeshtra, nuk do të votojmë më,” “Deri sa t’i fitojmë të drejtat tona, do të jemi këtu çdo ditë,” “integriteti, sigurimi i jetesës janë të drejtat tona,” “Sigurime Shoqërore, turp të keni,” dhe “vendi ynë është plot me thesare, por pensionistët vuajnë.”

Të dielën, pensionistët zhvilluan protestat e tyre mbarëkombëtare për të nëntën javë. Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e opozitës, kishte thënë lidhur me këtë: “Protestat e pensionistëve plot dinjitet që jehojnë në mbarë vendin me thirrjet për ta bojkotuar farsën e zgjedhjeve [presidenciale], reflektojnë thirrjet protestuese të të gjithë iranianëve për të fituar të drejtat e tyre të plaçkitura nga regjimi pushtues e i korruptuar i mullahëve.”

Të hënën, aksionerët e plaçkitur të Bursës së Iranit reflektuan gjithashtu urrejtjen e tyre për regjimin dhe farsën e zgjedhjeve të tij presidenciale. Duke protestuar përpara parlamentit të regjimit, ata thërrisnin: “Kemi dëgjuar shumë gënjeshtra; nuk do të votojmë më.”

Rritja në flluskë e Tehran Stock Exchange (TSE – Bursa e Teheranit) më në fund shpërtheu, duke bërë që shumë njerëz t’i humbnin kursimet e një jete. Ata kishin investuar pasi regjimi kishte bërë premtime të fryra për një treg të suksesshëm të aksioneve.

Raportet nga MEK tregojnë gjithashtu se edhe ditët e fundit ka patur protesta në mbarë Iranin nga të gjithë sektorët e shoqërisë. Mësues nga institucione të ndryshme arsimore në Yazd të Iranit Qendror u grumbulluan përpara zyrës së Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin e provincës për të kërkuar privilegjet e tyre të punës. Të martën, mësuesit në Shiraz dhe Karaj protestuan ndaj vendimit më të fundit të regjimit për ta ndryshuar planin e pensioneve.

Në Ahvaz të Iranit jug-perëndimor, një grup punëtorësh nga Departamenti i Ujit dhe Kanalizimeve i Ahvazit u grumbulluan përpara ndërtesës së guvernatorit, duke protestuar ndaj faktit që autoritetet nuk u përgjigjen kërkesave të tyre.

Më 6 prill, punonjësit e Departamentit ABFA të Khorramshahr zhvilluan një tubim, për të kërkuar pagat e vonuara. Ata thonë se kërkesat dhe pagat e tyre nuk u janë dhënë për tre muaj. Këto protesta tregojnë trazimin e shoqërisë dhe faktin se, ndryshe nga ç’thonë apologjetët e mullahëve, vështirësitë ekonomike të popullit iranian janë shkaktuar nga korrupsioni dhe politikat e gabuara ekonomike të regjimit.

“Pamundësia për të siguruar jetesën dhe frika e të ardhmes i ka mbushur me zemërim iranianët. Ata nuk i dëgjojnë fjalët [tona] dhe nuk i besojnë askujt. Ata vetëm mallkojnë [regjimin] dhe kërcënojnë. Pasojat janë fare të qarta. Kështu nuk do të mbijetojmë as edhe për një vit,” shkruante e përditshmja shtetërore Arman të mërkurën.

Pas Disa Vitesh Fshehje të Fakteve, ish-Deputeti Pohon se Regjimi Ka Masakruar Njerëz Gjatë Protestave Iraniane në 2019-ën

Iran-Tehran-IRCG-uprising-2019Ditët e fundit, në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Mahmoud Sadeghi, ish-anëtar i parlamentit, e ka pohuar se forcat e sigurisë të regjimit kanë vrarë protestues të pafajshëm gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor 2019.

“Në komisionet që kishin për detyrë trajtimin e [kryengritjes së nëntorit] është pyetur nëse ka patur shenja të grupeve opozitare, por ata thanë jo. I thashë Z. Shamkhani se këta janë njerëz. Ata po vrasin njerëz në rrugë. Çfarë po bëni? Do të vazhdoni të vrisni nëse ata vazhdojnë të dalin në rrugë? Shamkhani tha, po, do ta bëjmë,” tha Mahmoud Sadeghi.

Ali Shamkhani është Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.
Gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor 2019, njerëzit e zemëruar mësynë qendrat e represionit të regjimit dhe bënë thirrje për ndryshim regjimi. Kryengritja e nëntorit 2019 i tronditi themelet e regjimit. Kështu, për të mos lejuar rrëzimin e regjimit të tij, Lideri Suprem Ali Khamenei u dha urdhër forcave të sigurisë dhe Gardës Revolucionare (IRGC) që të “bëjnë çfarë të munden.” IRGC dhe Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) vranë mbi 1500 protestues.
Regjimi refuzoi të shpallte se sa protestues ishin vrarë, dhe zyrtarët janë munduar ta minimizojnë numrin e dëshmorëve.

 

Regjimi i Iranit Nuk Vepron për të Ndaluar Krizën e Përkeqësuar të COVID-19

iran-street-people-walking

Ministria e Shëndetësisë e regjimit iranian e ka pranuar ditët e fundit që vendi është në mesin e një “vale të katërt” të infektimeve me koronavirus. Disa zyrtarë madje thonë se përhapja e sëmundjes kohët e fundit ka qenë edhe më e shpejtë dhe më vdekjeprurëse sesa valët e mëparshme, gjë që e ka shkakun pjesërisht tek fakti që variani britanik i virusit të Covid-19 po mbizotëron në shumicën e 31 provincave të Iranit, për të mos thënë në të gjitha provincat.

“Kur fillon një valë e re, ajo zgjat dy muaj, dhe mund ta reduktojmë amplitudën e valës me disa masa parandaluese, por nuk mund të shkaktojmë ndryshime në vetë valën. Spitalet dhe seksionet e terapisë intensive do të jenë plot për të paktën dy muaj dhe bilanci i vdekjeve do të rritet,” tha Payam Tabarsi, anëtar i këshillit shkencor të Taskforcës për Covid-19, për agjencinë shtetërore të lajmeve Mehr të mërkurën.

Sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mbi 245,600 njerëz kanë humbur jetën sipas shifrave deri të mërkurën.

Pavarësisht gjithë këtyre, shumë pak masa parandaluese janë marrë për të ndaluar përkeqësimin e situatës. Regjimi ka promovuar vetëm idenë e vendosjes së kufizimeve të reja mbi udhëtimin dhe grumbullimet publike në një pikë të papërcaktuar në të ardhmen pasi situata të përkeqësohet edhe më shumë sesa këto ditë. Vrojtimet më të fundit flasin për numrin më të lartë të vdekjeve në mbi 100 ditë, por llogaritjet nga Ministria e Shëndetësisë në fakt përfaqësojnë një keqraportim dramatik të bilanceve të infektimeve dhe vdekjeve.

Familjet e viktimave të vrara gjatë kryengritjeve mbarëkombëtare të arrestuara

Families of the victims killed during nationwide uprisings arrested

Të paktën 22 anëtarë të familjeve të viktimave të vrara në kryengritjet e Nëntorit 2019 dhe Dhjetor 2009 u arrestuan të Mërkurën, 7 Prill 2021, kur policia ndaloi autobusin që i kthente ata nga Isfahan në Teheran. Forcat e sigurisë i çuan të arrestuarit në Burgun e Isfahanit.

Familjet kishin vizituar varrin e As’ad Bakhtiari, një hero kombëtar që i përkiste epokës së Revolucionit Kushtetues, në Isfahan dhe ishin duke u kthyer.

Të arrestuarit përfshijnë znj. Nahid Shirbisheh, znj. Mona Shirbisheh, znj. Houriyeh Farajzadeh, znj. Pouran Nazemi, z. Mehrded Bakhtiari, z. Manouchehr Bakhtiari, z. Kambiz Nowruz-zadeh, z. Ashkan Shirbisheh, z. Ariyan Shirbisheh, z. Znj. Sakineh Ahmadi, Znj. Hamideh Ketabdar, Z. Javad Lal Mohammadi, Z. Hashem Amini, Znj. Iran Allahyari, Z. Mohammad Karimi, Z. Mahyar Zafarmehr dhe dy vajzat e tij, Z. Yashar Tabrizi dhe dy vajzat e tij, dhe Znj Namvar dhe vajza e saj

Redaktuesi: Fajësia Kriminale e regjimit të Iranit në vdekjen mahnitëse të Koronavirusit

Sipas raporteve të fundit, viktimat e koronavirusit po bëhen afër 245,000, duke përfshirë 535 qytete në të gjithë vendin, me 56,000 që humbin jetën vetëm në kryeqytet. Zyrtarët më në fund pranuan një realitet të hidhur tashmë të përjetuar nga dhjetëra miliona iranianë. “Ne kemi humbur kontrollin e COVID-19”, pranoi Ministri i Shëndetësisë i Regjimit Saeed Namaki.

Nuk ka asnjë diskutim që COVID-19 ka ringjallur pothuajse çdo vend në të gjithë globin. Por askund përgjigja e Qeverisë ndaj pandemisë nuk ka qenë aq e papërgjegjshme, e pahijshme, e keqmenaxhuar dhe totalisht kriminale si në Iran.

Zyrtarët, përfshirë udhëheqësin suprem të regjimit Ali Khamenei dhe presidentin e tij Hassan Rouhani, të cilët për muaj të tërë mohuan ashpërsinë e krizës, tani po paralajmërojnë për valën e katërt të virusit që përfshin vendin dhe po fajësojnë njerëzit për “mosrespektimin e protokollit të shëndetit. ”

Ndalimi i vaksinave të Khamenei për Covid-19 përgatit terrenin për një katastrofë.

Megjithatë, fakti është që Khamenei dhe Rouhani mbajnë përgjegjësinë e fundit për numrin marramendës të vdekjeve. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha se vala e tmerrshme dhe e re e Koronavirusit ishte për shkak të politikave kriminale të regjimit klerikal. Ajo shtoi, “Me një mizori të habitshme, Khamenei ndaloi importin e vaksinave britanike dhe amerikane në vend, ndërsa refuzoi të siguronte minimumin e papunë për punëtorët nga qindra miliarda dollarë pasuria e plaçkitur e popullit iranian të grumbulluar në institucionet që ai kontrollon. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai i ka detyruar ata të vdesin nga COVID-19”.

Korrupsioni i regjimit të Iranit vendos ekonominë në rënien e lirë në Vitin e Ri Persik të 1400

Iran Long lines for purchasing poultry

 Njerëzit e Iranit në rradhë të gjata për të blerë nevoja themelore

E Shtuna, 21 Mars, shënoi Vitin e Ri Persik të 1400. Pavarësisht pretendimeve të mullahëve, kriza ekonomike e Iranit do të thellohet në vitin e ri dhe njerëzit duhet të durojnë këtë presion. Ky presion ekonomik është për shkak të veprimeve të regjimit, dhe natyrisht, ka pasoja shoqërore.

Të martën, e përditshmja Jahan-e Sanat shkroi një artikull me titull “super inflacioni i 1400 është në rrugën e duhur”.

“Kriza ekonomike dhe sociale e ka çuar vendin në një pikë të rrezikshme. Nëse autoritetet nuk veprojnë shpejt për të kontrolluar dhe menaxhuar këto kriza, vendi do të hyjë në një rrugë të pakthyeshme, ”shkroi Jahan-e Sanat, duke cituar një nga ekonomistët e regjimit, Mohsen Rannani.

“Në [Vitin Persian të] 1399, qeveria ishte një mysafir i paftuar i njerëzve dhe sektorit privat. Me fjalë të tjera, qeveria u ul në tryezën e njerëzve dhe mori atë që i mungonte nga tryeza e njerëzve; Të dy direkt dhe indirekt ”, shton artikulli i Jahan-e Sanat, duke cituar Hassan Jalalpour, ish-kryetar i Dhomës së Tregtisë Kerman.

Populli iranian po përballet me çmime në rritje të lartë dhe nuk është në gjendje të sigurojë fundin e tij. Për shkak të korrupsionit të institucionalizuar të regjimit dhe politikave të gabuara ekonomike, shkalla e inflacionit po rritet, duke ndikuar në çmimet e nevojave themelore të njerëzve.

“Tani jemi dëshmitarë të një procesi në rritje të lartë. Gjatë pushimeve të Nevruzit, shpezët u bënë të pakta dhe më të shtrenjta. Çmimi i mallrave të tjerë thelbësorë po rritet. Këto çmime në rritje të lartë do të shkaktojnë dëm shoqëror “, shkroi të martën e drejtuara nga shteti Engtesd-e Pouya çdo ditë.

“Ekonomia e Iranit është e ngatërruar në destabilizimin mikroekonomik. Problemi më i keq i kësaj krize është shkalla e shfrenuar e inflacionit, “shkroi shtetërorja Engtesad të hënën, 5 prill.

Kohët e fundit, Abdolnasser Hemati, Shefi i Bankës Qendrore të Iranit, njoftoi se qeveria kishte bërë shtypjen e kartëmonedhave për të kompensuar deficitin e saj buxhetor. Shtypja e kartëmonedhave rrit likuiditetin, dhe si një domino, shkalla e inflacionit dhe çmimet e mallrave rriten. Regjimi ka pohuar se do të kontrollojë normën e inflacionit. Por a do të ishte e mundur kjo?

“Nëse do të ishim në gjendje të përjetonim norma të vetme të ulëta të inflacionit dyshifror, kjo ishte për shkak të importeve masive, mbajtjes së kursit të këmbimit artificialisht të ulët dhe pranimit të dëmeve të mikroekonomisë”, shkruajti të hënën e përditshmja shtetërore Eghtesad. “Kjo do të thotë dëmtim i mëtejshëm i ekonomisë së Iranit dhe fuqisë së prodhimit”, shtoi Eghtesad.

Si shkatërruan mullahët ekonominë e Iranit

Ndërsa Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei e quajti 1400 vitin e “mbështetjes së prodhimit dhe eleminimit të pengesave”, për shkak të korrupsionit të institucionalizuar të regjimit të tij, shumë fabrika dhe njësi industriale iraniane janë shkatërruar.

“Sipas Mohammad Shariatmadari, ish-Ministri i Industrisë dhe Tregtisë dhe Ministri aktual i Punës, aktualisht kemi 50,000 kuadrilionë tomanë [rreth 1,9 trilionë dollarë me kursin e këmbimit në tregun e lirë] të aktiveve të njësive të prodhimit për shkak të mbylljes së tyre,” shkruajti agjencia shtetërore e lajmeve ILNA të hënën. “Ka gjithashtu 10,000 njësi prodhimi të varrosura në vend, madje edhe tabelat e tyre janë kthyer në hekurishte,” shtoi ILNA.

Shumë fabrika iraniane po mbyllen për shkak të të ashtuquajturit “plani i privatizimit” të regjimit. Regjimi përdori nenin 44 të kushtetutës së tij për të dorëzuar pjesë të mëdha të ekonomisë së Iranit në “sektorin privat”, duke vepruar si një fasadë për Gardat Revolucionare (IRGC).

 

Llogaritë e lidhura me PMOI/MEK dhe NCRI nuk janë fshirë

 

Në kundërshtim me pretendimet e dyshimta e jo të besueshme të fashizmit fetar në Iran, si dhe të agjentëve e lobeve të tij që veprojnë nën maska të ndryshme, asnjë nga llogaritë që i përkasin Mujahedin-e Khalq (MEK / PMOI) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) nuk është mbyllur. Duke qenë se nuk është shkelur asnjë prej rregullave të Facebook, pretendimi se ekziston një grup i lidhur me MEK në Shqipëri i cili bën postime provokative online është qesharak dhe absolutisht i rremë. Ky pretendim është bërë për herë të parë nga Javad Zarif dhe Hamid Baeidinejad, ambasadori i mullahëve në Mbretërinë e Bashkuar, në 2018-ën.

Agjencia shtetërore e lajmeve ISNA e pati cituar ambasadorin e regjimit në Londër, Saeed Baeidinejad, më 16 shtator 2018, tek thoshte se MEK “prodhon miliona mesazhe në formën e hashtag-eve subversive çdo ditë, duke përdorur teknologjitë më të avancuara të informacionit.” Ai i bënte thirrje Twitter-it që ta “ndjekë kërkesën zyrtare të Dr. Zarif për t’i mbyllur llogaritë e rreme që dërgojnë hashtag-e subversive kundër Iranit.”

Në një postim të njëjtën ditë, Javad Zarif bëri thirrje për mbylljen e llogarive në Twitter të mbështetësve të rezistencës. Kështu, përfaqësuesi i paturp i regjimit që i ka privuar 80 milion iranianë nga rrjetet sociale ka tre vite që jep urdhra për mbylljen e llogarive të kundërshtarëve të regjimit.

Ndërkohë, Twitter, Facebook, dhe Instagram kanë mbyllur të paktën 25,000 llogari të regjimit deri tani, duke përfshirë ato llogari që kohët e fundit kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA në shkelje të të gjitha ligjeve e rregullave. Vlen të përmendet gjithashtu se janë pezulluar edhe llogaritë e Khamenei’-t në Twitter në gjuhë të ndryshme.

Në qershor 2019, regjimi klerikal dhe apologjetët e tij patën folur me hiperbola për sa i përket asaj që ata e quanin llogari të rreme të lidhur me MEK-un nën emrin e Heshmat Alavi. Ata nisën një fushatë propagandistike duke përdorur një artikull plot fakte të rreme nga “The Intercept” dhe disa programe të radiove perse për të shpërndarë historinë e tyre të rreme lidhur me këtë llogari dhe llogaritë e MEK. Por pak ditë më vonë, pas një hetimi të plotë dhe sigurimit që llogaria e Alavi-t ishte e besueshme dhe drejtohej nga një person real, Twitter e rihapi llogarinë e Alavi-t duke e ekspozuar edhe më tej fushatën demonizuese. Në atë kohë, ambasadori i regjimit në Londër, duke përsëritur fjalët e “kritikëve” të MEK, pati postuar në Twitter:

Tani, të gjendur përballë raportit hetimor të Threadstone71 dhe skandalit madhor lidhur me fushatën kibernetike të regjimit iranian kundër Samitit Global Irani i Lirë më 17 korrik 2020, lobi që mbështet mullahët ka cituar “Raportin e Marsit 2021 mbi Sjelljet e Koordinuara Jo Autentike” të Facebook mbi 11 shtete, raport i cili mbështetet fuqishëm në mbulimet e mëparshme negative të mediave ndaj MEK-ut, mbulime mediatike të cilat kanë si burime agjentët e inteligjencës të regjimit iranian, dhe ka vënë në dukje në mënyrë qesharake “shkeljet” e MEK në Shqipëri, duke pretenduar se ata janë përfshirë në veprimtari të padëshirueshme për të ndikuar tek situata politike në Iran!

Për këtë arsye, Facebook ka thënë se ka mbyllur 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe, dhe 146 llogari në Instagram të cilat kishin në shënjestër audiencat globale, duke përfshirë Iranin”. Arsyetimi qesharak ishte se “E kemi gjetur këtë rrjet si pjesë e hetimeve tona të brendshme dhe e kemi lidhur me MEK, një grup i mërguar dhe militant opozitar nga Irani, tashmë me bazë në Shqipëri.” I njëjti raport thekson: “Nuk kemi gjetur prova të përdorimit të automatizimit për drejtimin e këtyre aseteve. Sistemet tona të automatizuara i kanë çaktivizuar disa nga këto llogari për…. dhunë dhe nxitje për veprimtari të paligjshme.”

Diktatura fetare që sundon Iranin, së bashku me mbështetësit, lobet, dhe operativët e saj, po përpiqet me këtë mënyrë të hakmerret ndaj goditjes që mori pas verdiktit të një gjykate në Anversa të Belgjikës, dhe ta heqë nga vëmendja publike dënimin e diplomatit terrorist të saj.

Sigurisht, Facebook apo çdo autoritet tjetër mund t’i kishte kontrolluar shumë lehtë, dhe mund t’i kontrollojë edhe tani, llogaritë që supozon se i përkasin PMOI/MEK dhe NCRI-së. Citimi i disa artikujve e burimeve të dyshimta të lidhura me regjimin e mullahëve për të goditur Rezistencën Iraniane është një veprim që nuk ka besueshmëri dhe është pjesë e një fushate demonizimi tepër të njohur tashmë .

MEK nuk ka përdorur kurrë identitete të rreme dhe as nuk ka shfrytëzuar identitetet e njerëzve të tjerë. Por megjithatë, çdokush, sidomos iranianët që janë kundër regjimit, ka të drejtën të përdorë pseudonime apo shenjat e simbolet që preferon, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë. Kjo vlen veçanërisht për PMOI dhe mbështetësit e saj, të cilët kanë qenë gjithmonë shënjestër e terrorizmit të regjimit, bombave, vrasjeve, masakrave, e rrëmbimeve.

Fakti që bashkatdhetarët tanë e shohin regjimin klerikal si të zhytur në kriza dhe në mënyrë të ngjashme me PMOI-në e Rezistencën Iraniane, dhe kërkojnë përmbysjen e fashizmit fetar e themelimin e një republike të zgjedhur në mënyrë demokratike, si dhe e refuzojnë farsën e zgjedhjeve të mullahëve, duhet ta bëjë çdo iranian liri-dashës të ndihet i nderuar e krenar. Facebook duhet t’i rihapë menjëherë llogaritë e iranianëve që kundërshtojnë regjimin, llogari të cilat nuk i kanë shkelur rregullat e tij.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

7 prill 2021

Llogaritë e lidhura me PMOI/MEK dhe ato të NCRI-së nuk janë fshirë

Në kundërshtim me pretendimet e diskredituara e të dyshimta, të cilat mirëpriten nga regjimi iranian dhe operativët e lobet e tij që veprojnë nën maska të ndryshme, asnjë nga llogaritë e lidhura me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) nuk është mbyllur. Akuza qesharake për ekzistencën e një grupi në Shqipëri, i lidhur me PMOI/MEK, i cili bën postime provokative online, është absolutisht e rreme.

Kjo akuzë krejtësisht e pabazë është sajuar fillimisht në vitin 2018 nga Javad Zarif dhe Hamid Baeidinejad, ambasadori i mullahëve në Mbretërinë e Bashkuar. Citimi i artikujve e burimeve me natyrë të dyshimtë apo të lidhura me regjimin iranian për të sulmuar Rezistencën Iraniane është një fushatë shumë e njohur demonizimi së cilës i mungon besueshmëria.

Facebook mund t’i kishte kontrolluar dhe mund t’i kontrollojë ende të gjitha llogaritë që supozohet se janë të lidhura me Rezistencën Iraniane dhe me zyrat e PMOI-së apo zyrat përfaqësuese të NCRI-së në Shtetet e Bashkuara dhe në kryeqytetet europiane.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

6 prill 2021