Kriza e Covid-19 në Iran: Prioritetet e Regjimit po Vrasin Njerëz

iran-mass-graves-corona (1)

Mediat shtetërore iraniane së fundmi kanë publikuar disa komente të bëra nga Alireza Zali, kreu i komitetit të përgjigjes ndaj Covid-19 në Teheran, komente të cilat konfirmojnë detajet e përgjigjes së dështuar të regjimit ndaj krizës. Zali e pranoi se autoritetet e regjimit kishin refuzuar të blinin doza të vaksinave të vërtetuara thjesht sepse nuk u pëlqente ideja e përballimit të kostove të tyre. Njëkohësisht, regjimin nuk e kanë shqetësuar kostot e përfshira në mbështetjen e tij ndaj grupeve militante rajonale apo në përpjekjet e tij për të shtuar forcat detare dhe për të kërcënuar transportin detar në ujërat e Lindjes së Mesme.

Teherani është i gatshëm ta lërë popullin të vuajë tmerrësisht nëse alternativa e vetme do të ishte t’i braktiste projektet e tij duke e ndaluar projektimin e forcës që në fakt maskon dobësinë e regjimit.

Mungesa e gatishmërisë nga ana e regjimit për të paguar çmimin e plotë për vaksinat e Covid-19 është pjesë e një vargu më të gjatë vendim-marrjesh që nuk e kanë lejuar vendin të aplikojë siç duhet izolimin apo të ndërmarrë përpjekje të tjera serioze për zbutjen e krizës. Këtë javë, autoritetet e regjimit më në fund shpallën se do të nisnin një izolim të ri të vendit, por specifikuan gjithashtu se kjo do të zgjaste vetëm gjashtë ditë – kohë që nuk mjafton as për inkubimin e plotë të infektimeve të reja përpara se njerëzit e infektuar të rifillojnë ndërveprimin me të tjerët. Lideri Suprem Ali Khamenei ka personalisht nën kontroll qindra biliona dollarë në asete, shumë prej të cilave mbahen në të ashtu-quajturat fondacione fetare.

Korpusi i Gardës Revolucionare Isamike ka nën kontroll sasi të ngjashme parash përmes disa kompanive frontale dhe entiteteve të sektorit privat të lidhura me të. IRGC ka nën kontroll pjesën më të madhe të prodhimit të brendshëm bruto të Iranit dhe e çon atë në drejtim të proksive të huaj, zhvillimit të raketave, dhe projekteve të tjera që shërbejnë për ta ruajtur regjimin.

 

Irani Vazhdon me Shantazhet e Tij Bërthamore për Shkak të Politikave të Dobëta të BE-së

Iran: Mullah’s Historic Nuclear Claims Grow Less And Less Credible

Disa ditë pas inaugurimit të presidentit të ri të regjimit iranian, Ebrahim Raisi, agjencia atomike e OKB theksoi se “Irani e ka përshpejtuar pasurimin e uraniumit shumë afër një niveli të përshtatshëm për prodhimin e armëve bërthamore,” sipas Reuters.

“Në maj, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike pati raportuar se Irani po përdorte një kaskadë centrifugash të avancuara për ta pasuruar uraniumin deri në 60% në kompleksin e pasurimit në Natanz. IAEA i informoi shtetet anëtare të martën se Irani po përdor tani edhe një kaskadë të dytë po për këtë qëllim,” shton Reuters.

Siç pohon Reuters, “Kjo lëvizje është më e fundit në një varg të gjatë veprimesh të Iranit për shkeljen e kufizimeve të vëna nga pakti bërthamor i 2015-ës, i cili kishte e kishte kufizuar deri në 3.67% pasurimin e lejueshëm të uraniumit nga Teherani.”

shkurt 2021, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmoi se regjimi kishte prodhuar 3.6 gramë metal uraniumi në kompleksin bërthamor të Isfahanit. Ndonëse regjimi pretendon se ka “qëllime civile” për prodhimin e metalit të uraniumit, nënshkruesit europianë të paktit bërthamor të 2015-ës kanë shprehur “shqetësim të madh” dhe i kanë përshkruar këto veprime si një “hap kyç drejt zhvillimit të një arme bërthamore.”

Gjithashtu, pas raportit të IAEA mbi rritjen e prodhimit të metalit të uraniumit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, nënvizoi se regjimi “nuk ka asnjë nevojë të besueshme për prodhimin e metalit të uraniumit, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimin e armëve bërthamore.”

Regjimi iranian nuk i ka zbatuar kurrë angazhimet e tij sipas paktit bërthamor, të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit ose JCPOA.

Regjimi iranian e shton prodhimin e lëndës bërthamore të përshtatshme për armë

 

The International Atomic Energy Agency (IAEA) has warned that Iran's regime has produced 200 grams of uranium metal enriched up to 20 percentAgjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) paralajmëron se regjimi iranian ka prodhuar 200 gramë metal uranium të pasuruar deri në 20 përqind

 

Regjimi iranian vazhdon të prodhojë materiale që mund të përdoren për bomba bërthamore, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të Kombeve të Bashkuara. IAEA i ka zbuluar këto gjetje në një raport të publikuar të martën, dhe tregon se regjimi iranian po bën përparime alarmuese për sa i përket ambicieve të tij bërthamore.

Në këtë raport, Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, tha se inspektorët e tij kishin konfirmuar që Teherani ka prodhuar 200 gramë metal uraniumi të pasuruar deri në 20 përqind.

Në shkurt, inspektorët e IAEA-së patën konfirmuar se regjimi kishte prodhuar 3.6 gramë metal uraniumi në kompleksin bërthamor të Isfahanit. Regjimi pretendon se i duhet uraniumi i pasuruar në nivel të lartë për qëllime civile. Por anëtarët europianë të paktit bërthamor të 2015-ës, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), kanë shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me prodhimin e metalit të uraniumit dhe thonë se Teherani nuk ka asnjë nevojë civile për të. Ata e kanë përshkruar këtë lëvizje si një “hap kyç drejt zhvillimit të një arme bërthamore.”

 

I Nominuari Iranian për Ministrinë e Jashtme Betohet ta Vazhdojë Terrorizmin

 

Hossein Amir Abdollahian (djathtas), i nominuari i Ebrahim Raisi-t për Ministrinë e Jashtme, me Qassemi Soleimani-n (majtas)

Ministri i Jashtëm i ardhshëm i regjimit iranian e ka përsëritur përkushtimin e ministrisë së tij për ta promovuar dhe mbështetur terrorizmin. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Hossein Amir Abdollahian, i nominuari i Ebrahim Raisi-t për Ministrinë e Jashtme, tha në parlamentin e regjimit se do ta “vazhdojë rrugën e Qassem Soleimani-t,”.
Qassem Soleimani ka qenë komandanti i Forcave Quds të IRGC-së, i akuzuar për përhapjen e terrorizmit dhe kaosit nëpër botë. Soleimani i drejtonte dhe i mbështeste grupet proksi të regjimit në rajon, ka marrë pjesë personalisht në Luftën Civile të Sirisë, dhe ka penguar rrëzimin e diktaturës së Bashar-al Assad. Ai njihej si “vrasës fëmijësh.”

Kush ishte Qassem Soleimani?

Ai u vra nga një sulm me dron në janar 2020 ndërkohë që po shkonte fshehtazi në Irak.
Amir Abdollahian nënvizoi se një pjesë e madhe të përvojës së tij e ka fituar kur ka “bashkëpunuar me Soleimani-n në fushën e politikës së jashtme.”
Ministria e Jashtme e regjimit iranian gjithmonë i ka mbështetur veprimtaritë terroriste të regjimit.
Në një regjistrim audio të zbuluar në fund të prillit 2021, Mohammad Javad Zarif, ministri i jashtëm i ashtu-quajtur “i moderuar,” nënvizoi se politika e jashtme e mullahëve shërben vetëm për të justifikuar terrorizmin e regjimit jashtë shtetit.
Në këtë regjistrim audio, duke i quajtur veprimtaritë terroriste të regjimit si “fusha,” ai theksoi se “fusha ushtarake mbizotëron.” “E kam sakrifikuar diplomacinë për fushën ushtarake, dhe fusha nuk i ka shërbyer diplomacisë,” shtoi Zarif. Ai theksoi gjithashtu se Ministria e Jashtme e regjimit ka patur një “sturkturë sigurie.”
Në janar 2021, Mohsen Baharvand, Zëvendës Ministri i Zarif-it për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare, konfirmoi marrëdhënien e ngushtë të Zarif-it me Soleimani-n.
“Nuk do ta harroj kurrë që kur shkoja te Zyra e Studimeve Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme pothuajse çdo të martë në 7:30 të mëngjesit për të marrë pjesë në një mbledhje strategjike mbi marrëdhëniet me jashtë, shihja dëshmorin e lavdishëm, Gjeneral Haxh Qassem Soleimani, i cili përcillej jashtë sallës së mbledhjes nga Dr. Zarif,” shkruan Baharvand, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve ILNA.
Bota u trondit kur në 2018-ën, diplomati terrorist i regjimit, AssadollahAssadi, tentoi të shpërthente një bombë në tubimin e opozitës në Francë pasi kishte transportuar 500 gram eksplozivë TATP. Assadi më vonë u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vite burg. Ministria e Jashtme ka luajtur një rol të rëndësishëm në lehtësimin e këtij komploti të parandaluar.

Çfarë duhet të dini për sa i përket rrjetit iranian të terroristëve e spiunëve në BE

Amir Abdollahian ka qenë pjesë e aparatit “të sigurisë” të Ministrisë së Jashtme për vite të tëra. Ngaqë ishte Zëvendës Ministër i Jashtëm për Çështjet Arabe dhe Afrikane, ai bashkëpunonte ngusht me Soleimani-n.
Nominimi i tij nga Raisi tregon edhe një herë se regjimi është i gatshëm t’i shtojë kërcënimet terroriste. Vetë Raisi ka luajtur një rol të rëndësishëm në financimin dhe mbështetjen për terrorizmin, veçanërisht kur ishte kujdestar i Astan-e Quds Razavi, një institut tepër i madh financiar i lidhur me Liderin Suprem të regjimit Ali Khamenei.
Siç është pohuar nga Rezistenca Iraniane, administrata aktuale tregon fytyrën e vërtetë të një regjimi “plaçkitës e terrorist.” Komuniteti botëror duhet ta kuptojë që terrorizmi dhe diplomacia e regjimit ecin krah për krah. Siç e ka pohuar edhe ish-presidenti i regjimit Hassan Rouhani, “fronti dhe diplomacia janë dy krahë” të regjimit. Prandaj, të dy duhet të merren në shënjestër nga komuniteti ndërkombëtar.

Kriza e Covid-19 në Iran: Mediat Shtetërore Bëjnë Thirrje për Llogaridhënie nga Ana e Khamenei-t

Irani po përjeton një nga krizat më të rënda humanitare të dyzet viteve të fundit. Vendi është pllakosur nga Covid-19. Sipas opozitës iraniane, të paktën 2,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri të martën, duke e çuar numrin e vdekjeve në 368,400. Regjimi mund ta kishte parandaluar krizën aktuale nëse Lideri Suprem Ali Khamenei nuk do t’i kishte ndaluar vaksinat kundër Covid-19 në janar 2021.

Situata ka arritur deri në atë pikë sa vetë mediat shtetërore po e pohojnë mosveprimin e regjimit dhe rrengjet e vaksinimit, si dhe paralajmërojnë për një reagim të egër nga ana e shoqërisë. Ditët e fundit, zyrtarët e regimit kanë konfirmuar që kanë ndërmend të blejnë 30 milion doza vaksinash. Por mediat shtetërore e kanë përshkruar këtë veprim si një përpjekje të dëshpëruar për ta vënë nën kontroll zemërimin e shoqërisë.

“Zyrtarët vuajnë nga një ‘vonesë në të kuptuarit’ e situatës. Kjo gjë e ka institucionalizuar vonesën në menaxhimin e krizës në sistemin tonë qeverisës. Me fjalë të tjera, për sa kohë që situata nuk do të arrinte një pikë kritike dhe nuk do të shkaktonte mospajtim e protesta shoqërore, zyrtarët nuk do të vepronin,” shkruante më 16 gusht e përditshmja shtetërore Jomleh.

Jomleh nënvizon se veprimet e regimit shërbejnë si propagandë, dhe shton se “falë rrjeteve sociale, zyrtarët postojnë foto duke ‘ndihmuar njerëzit e duke u shkuar në thelb problemeve. Por ata refuzojnë të theksojnë se në fakt nuk janë në gjendje ta zgjidhin krizën.”

“Kur problemi nuk ishte kaq kritik, dhe e kishim mundësinë për të blerë vaksina anti-Covid-19 nga COVAX për ta vaksinuar popullsinë, ne implementuam metodën tonë, duke bojkotuar botën. Hymë në një rrugë që ishte e panjohur për të gjithë botën, dhe tani që situata është bërë e ndërlikuar, e ndryshuam rrugën,” shton Jomleh.

Rritet mundësia e shtimit të vetëvrasjeve mes punonjësve të shëndetësisë në Iran në krizën e COVID-19

Increase of suicides among Iran's healthcare workers likely in COVID-19 crisisKreu i seksionit të terapisë intensive në spitalin Imam Reza të Mashhad në Iranin veri-lindor tha dje se ka mundësi që të shtohen vetëvrasjet e punonjësve iranianë të shëndetësisë dhe se gjendja e tyre mendore po përkeqësohet.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve  ISNA, Dr. Alireza Sedaghat ka thënë se rënia e moralit tek punonjësit e shëndetësisë mund të jetë edhe më e keqe sesa infektimi me virusin vdekjeprurës të COVID-19.

“Gjendja mendore e punonjësve të shëndetësisë mund të çojë në sëmundje të rënda psikologjike. Tendenca e tyre për vetëvrasje është rritur dhe ata e kanë humbur shpresën për jetën, gjë që është shumë shqetësuese,” tha kreu i seksionit të terapisë intensive në një bisedë me audio në Clubhouse.

Dr. Sedaghat tha se, të qenit dëshmitar të vdekjes së shumë pacientëve ka qenë e rëndë për punonjësit e shëndetësisë. Ai shtoi se në Iran, shumë njerëz kanë simptoma post-COVID të cilat janë kryesisht probleme mendore pasi shumë familje po vuajnë nga humbja e njerëzve të dashur.

Dje, Ministria e Shëndetësisë në Iran e deklaroi numrin e vdekjeve si 655, shifër që përbën një rekord të ri që nga fillimi i pandemisë.

Në një raport të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve ISNA dje, shfaqeshin radhë të gjata me turma njerëzish për cilindra oksigjeni në Mashhad të Iranit veri-lindor. Iranianët blinin cilindra oksigjeni 10-litersh që funksionojnë për pesë orë, për 3 milion toman ($111).

Në spitalet e tejmbushura në mbarë Iranin shfaqen pacientë të shtrirë jashtë spitaleve ose në sallat e pritjes.

 

Përkeqësimi i Krizës Ekonomike të Iranit: Një Kryengritje në Horizont

Iranians riot in the streets during 2019 uprisings

Irani po përjeton një nga situatat më të rënda ekonomike në 50 vitet e fundit. Ndërkohë që shumë nga apologjetët e regjimit fajsojnë sanksionet ndërkombëtare për krizën ekonomike të Iranit, mediat shtetërore i referohen regjimit si shkaku i vërtetë i krizës aktuale.

“Kursi i këmbimit të dollarit dhe çmimi i monedhës po rriten. Inflacioni dhe çmimet marramendëse të të mirave dhe shërbimeve, kryesisht artikujve ushqimorë dhe artikujve të nevojave bazë, kanë vazhduar të rriten me një tendencë shqetësuese muajt e fundit,” shkruante më 14 gusht e përditshmja shtetërore Aftab-e Yazd.

Vahid Shaghaghi-Shahri, një nga ekonomistët e regjimit, e ka përshkruar situatën ekonomike të Iranit si një “magazinë me kashtë që ka marrë flakë.” “Nuk mund ta shuajmë zjarrin për një kohë të shkurtër, por kashta brenda magazinës duhet të hiqet në mënyrë që zjarri të mos e dëmtojë të gjithë magazinën,” shton Shahri, sipas shtetërores Aftab-e Yazd.

Shahri nënvizoi se “problemi më i rëndësishëm i ekonomisë së Iranit është se rritja e likuiditetit është shumë e lartë.”

Regjimi filloi printimin e kartëmonedhave për të kompensuar deficitin buxhetor. Printimi i kartëmonedhave e ka rritur likuiditetin, dhe meqë rritja e likuiditetit në Iran është shumë më e lartë sesa prodhimi, kjo ka shkaktuar inflacion.

“Statistikat më të fundit tregojnë se rritja e likuiditetit është mbi 40%. Të supozojmë se rritja e likuiditetit prej 40% do të vazhdojë, me mbi 3.7 kuadrilion likuiditet. Kjo do të thotë se, këtë vit duhet të presim që mbi 4 trilion toman likuiditet të hidhen në ekonomi ditë për ditë,” tha Shahri për Aftab-e Yazd lidhur me këtë temë.

Kriza e COVID-19 në Iran: Si e Ka Përkeqësuar Situatën Përgjigjja e Regjimit

Ministria e Shëndetësisë e regjimit iranian ka regjistruar dy rekorde të njëpasnjëshme të bilancit të vdekjeve nga Covid-19 të dielën dhe të hënën. Pas regjistrimit të një mesatareje ditore prej rreth 500 fatalitetesh gjatë javës së mëparshme, bilanci i vdekjeve i fabrikuar nga regjimi u rrit në 620 të dielën dhe 655 të hënën.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të hënën se numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar mbi 366,400.
MEK ka mbledhur të dhëna nga spitalet, morgjet, dokumente të fshehta të qeverisë, dhe deklarata nga dëshmitarë okularë lidhur me valët e përhapjes së koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, dhe ka hedhur dritë vazhdimisht mbi politikat çnjerëzore të regjimit për sa i përket Covid-19.

Regjimi iranian po e keqraporton në mënyrë drastike seriozitetin e krizës, ndërkohë që autoritetet i miratojnë pa dëshirë masat zbutëse si lockdown-et e gjera.
këto masa demonstrojnë qartazi se situata po shkon në drejtim të kundërt nga ai që kishte planifikuar regjimi. Regjimi kishte nisur një politikë çnjerëzore për Covid-19, të bazuar tek mohimi dhe mosveprimi, në mënyrë që ta shtypte shoqërinë e trazuar të Iranit duke përdorur këtë virus vdekjeprurës.

Tetë aktivistë politikë janë dënuar me burg në Iran

Tetë aktivistë politikë në provincën Gilan të Iranit u dënuan me burg me nxitjen e Ministrisë së Inteligjencës, pavarësisht pafajësisë së tyre në një gjykatë të mëparshme. Raportet nga Gilani tregojnë se më 28 qershor 2021, Gjykata e Apelit në Gilan i dënoi këta aktivistë politikë me burg.

Emrat e këtyre aktivistëve politikë janë Ahmad Behnami, Ebrahim Hazuri, Mahin Akbari, Azra Taheri, Narges Shirbacheh, Simrokh Bozorg Ziaberi, Zahraheghgoo, Aqeel Rahnama Behembari.

Raportet tregojnë se rigjykimi i këtyre aktivistëve politikë Gilani u zhvillua në Degën 18 të Gjykatës së Apelit pa praninë e një avokati dhe në mungesë.

Më 25 mars 2021, prokurori i provincës Gilan, nën presionin e oficerëve të Zyrës së Inteligjencës, kishte protestuar kundër vendimeve të njerëzve të përmendur. Më pas, gjykata i dënoi këta aktivistë politikë me gjashtë muaj burg në mungesë më 28 qershor 2021, në përputhje me ardhjen e presidentit të ri të regjimit Ebrahim Raisi.

Sfondi i çështjes së aktivistëve Gilani

Më 28 shtator 2020, tetë mbështetës të mirënjohur të Muxhahedinëve të Iranit (MEK/PMOI), të cilët ishin aktivë në provincën Gilan, u arrestuan dhe u liruan pas 18 ditësh paraburgimi të paligjshëm pa kryer asnjë krim.

Më 9 dhjetor 2020, në një gjykatë pa praninë e një avokati, të tetë individët u shpallën të pafajshëm. Lirimi i tyre u dha më 2 shkurt 2021.

Sidoqoftë, me protestën e ekspertëve të Ministrisë së Inteligjencës, çështja u rihap, dhe u dha një dënim me burg për ta.

Më shumë detaje për këta aktivistë politikë:

1- Ahmad Behnami, i lindur më 1961, u arrestua dhe u torturua disa herë në 1980 dhe 1981. Aktualisht vuan nga diabeti.

2- Ebrahim Hozouri, i lindur në vitin 1961 në Faskham, qyteti Somehsara, ishte i burgosur politik nga 1983 deri në 1985 në burgun e Somehsara. Ai aktualisht vuan nga një sërë sëmundjesh, përfshirë Parkinsonin dhe diabetin, dhe po trajtohet nga një mjek për shkak të torturave që pësoi në burgjet e tmerrshme të viteve 1980.

3- Mahin Akbari, i lindur në vitin 1963 në qytetin e Hendkhaleh Somehsara, ishte i burgosur politik nga viti 1985 deri në 1987 në burgun e Rashtit.

4- Azra Taheri, e lindur më 1965, e burgosur politike në Burgun e Rashtit nga viti 1986 deri më 1988, vuan nga diabeti i rëndë për shkak të torturave në burg dhe po trajtohet nga një mjek.

5- Narges Shirbacheh, e lindur në 1962 në Rasht. Ajo ka vuajtur shumë për shkak të pengmarrjes dhe burgosjes së burrit të saj dhe po përballet me sëmundje të ndryshme.

6- Simorkh Bozorg Ziaberi, e lindur në vitin 1967, në Ziaber të Somehsara, vuan nga astma e rëndë, sipas certifikatës së mjekut të saj specialist.

7- Zahra Haghgoo, e lindur në 1962 në Rasht.

8- Aqil Rahnama Behembari, i lindur më 1962. I burgosuri politik ishte burgosur në burgjet Rasht, Somehsara, Evin, Ghezelhesar dhe Gohardasht nga viti 1981 deri në 1995.

 

 

 

Kriza COVID-19 e Iranit përforcohet dhe njerëzit fajësojnë regjimin

 

Irani është i rrënuar me krizën Covid-19. Varianti i ri Delta përhapet me shpejtësi në të gjithë Iranin, duke vrarë një iranian çdo dy minuta. Statistikat e modifikuara të regjimit tregojnë gjithashtu fytyrën e zymtë të një krize humanitare në Iran.

“Numri i pacientëve me Covid-19 dhe vdekjet po rriten. Kjo ndodh ndërsa vala e pestë Covid-19 nuk e ka arritur kulmin. Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, ne kemi nevojë për të paktën 180 milion doza të vaksinave të huaja të besueshme, “shkroi e përditshmja shtetërore Hamdeli më 14 gusht.

“Organizatat ndërkombëtare bien dakord që incidenca dhe shkalla e vdekshmërisë në Iran do të rritet për të paktën muajin e ardhshëm. Sigurisht, një parashikim i tillë është për situatën dhe kushtet normale ku nuk ka tubime dhe ceremoni të rastit në vend, ”shton Hamdeli.

 

Shtretërit e spitaleve bëhen bosh vetëm kur vdes një pacient me COVID

 

“Ne jemi në prag të një katastrofe dhe vendi është lënë fjalë për fjalë të jetë në katastrofë. Nuk ka shtretër bosh spitalorë. Shtretërit bëhen bosh vetëm pasi një pacient vdes, “citoi agjencia e lajmeve ISNA iraniane ISNA mjekun Aram Eshaqi më 3 gusht.

Ky është vetëm maja e ajsbergut në Iran, ku koronavirusi ka përfshirë vendin dhe për pesë ditë rresht, numri zyrtar i vdekjeve tejkaloi 500 raste. Kjo ndërsa opozita Muxhahedine (MEK/PMOI) ka deklaruar se numri aktual i viktimave nga Covid-19 është më shumë se 1,700 në ditë.

Një ditë më parë, ish -zëvendësministri i Shëndetësisë Iraj Harirchi kishte dhënë fakte prekëse për krizën shëndetësore në Iran. “Statistikat zyrtare të njerëzve të shtruar në spital dhe atyre që vdesin nga Covid-19 mund të ndryshojnë pak nga numrat e vërtetë,” citoi agjencia e lajmeve Mehr Harirchi më 2 gusht.

“Parashikimet e kryera nga një universitet me bazë në SHBA tregojnë se në gjashtë javë numri ynë i vdekjeve nga Covid-19 do të arrijë në 600 në ditë, dhe ndoshta edhe 800,” shtoi Harirchi. Në të njëjtën ditë, Ministria e Shëndetësisë kishte deklaruar se 411 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën nga sëmundja virale.