Saturday, July 27, 2024

Kriza e COVID-19 në Iran: Si e Ka Përkeqësuar Situatën Përgjigjja e Regjimit

Ministria e Shëndetësisë e regjimit iranian ka regjistruar dy rekorde të njëpasnjëshme të bilancit të vdekjeve nga Covid-19 të dielën dhe të hënën. Pas regjistrimit të një mesatareje ditore prej rreth 500 fatalitetesh gjatë javës së mëparshme, bilanci i vdekjeve i fabrikuar nga regjimi u rrit në 620 të dielën dhe 655 të hënën.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të hënën se numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar mbi 366,400.
MEK ka mbledhur të dhëna nga spitalet, morgjet, dokumente të fshehta të qeverisë, dhe deklarata nga dëshmitarë okularë lidhur me valët e përhapjes së koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, dhe ka hedhur dritë vazhdimisht mbi politikat çnjerëzore të regjimit për sa i përket Covid-19.

Regjimi iranian po e keqraporton në mënyrë drastike seriozitetin e krizës, ndërkohë që autoritetet i miratojnë pa dëshirë masat zbutëse si lockdown-et e gjera.
këto masa demonstrojnë qartazi se situata po shkon në drejtim të kundërt nga ai që kishte planifikuar regjimi. Regjimi kishte nisur një politikë çnjerëzore për Covid-19, të bazuar tek mohimi dhe mosveprimi, në mënyrë që ta shtypte shoqërinë e trazuar të Iranit duke përdorur këtë virus vdekjeprurës.