Përkeqësimi i Krizës Ekonomike të Iranit: Një Kryengritje në Horizont

543

Iranians riot in the streets during 2019 uprisings

Irani po përjeton një nga situatat më të rënda ekonomike në 50 vitet e fundit. Ndërkohë që shumë nga apologjetët e regjimit fajsojnë sanksionet ndërkombëtare për krizën ekonomike të Iranit, mediat shtetërore i referohen regjimit si shkaku i vërtetë i krizës aktuale.

“Kursi i këmbimit të dollarit dhe çmimi i monedhës po rriten. Inflacioni dhe çmimet marramendëse të të mirave dhe shërbimeve, kryesisht artikujve ushqimorë dhe artikujve të nevojave bazë, kanë vazhduar të rriten me një tendencë shqetësuese muajt e fundit,” shkruante më 14 gusht e përditshmja shtetërore Aftab-e Yazd.

Vahid Shaghaghi-Shahri, një nga ekonomistët e regjimit, e ka përshkruar situatën ekonomike të Iranit si një “magazinë me kashtë që ka marrë flakë.” “Nuk mund ta shuajmë zjarrin për një kohë të shkurtër, por kashta brenda magazinës duhet të hiqet në mënyrë që zjarri të mos e dëmtojë të gjithë magazinën,” shton Shahri, sipas shtetërores Aftab-e Yazd.

Shahri nënvizoi se “problemi më i rëndësishëm i ekonomisë së Iranit është se rritja e likuiditetit është shumë e lartë.”

Regjimi filloi printimin e kartëmonedhave për të kompensuar deficitin buxhetor. Printimi i kartëmonedhave e ka rritur likuiditetin, dhe meqë rritja e likuiditetit në Iran është shumë më e lartë sesa prodhimi, kjo ka shkaktuar inflacion.

“Statistikat më të fundit tregojnë se rritja e likuiditetit është mbi 40%. Të supozojmë se rritja e likuiditetit prej 40% do të vazhdojë, me mbi 3.7 kuadrilion likuiditet. Kjo do të thotë se, këtë vit duhet të presim që mbi 4 trilion toman likuiditet të hidhen në ekonomi ditë për ditë,” tha Shahri për Aftab-e Yazd lidhur me këtë temë.