Wednesday, February 1, 2023

Kriza e Covid-19 në Iran: Mediat Shtetërore Bëjnë Thirrje për Llogaridhënie nga Ana e Khamenei-t

Irani po përjeton një nga krizat më të rënda humanitare të dyzet viteve të fundit. Vendi është pllakosur nga Covid-19. Sipas opozitës iraniane, të paktën 2,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri të martën, duke e çuar numrin e vdekjeve në 368,400. Regjimi mund ta kishte parandaluar krizën aktuale nëse Lideri Suprem Ali Khamenei nuk do t’i kishte ndaluar vaksinat kundër Covid-19 në janar 2021.

Situata ka arritur deri në atë pikë sa vetë mediat shtetërore po e pohojnë mosveprimin e regjimit dhe rrengjet e vaksinimit, si dhe paralajmërojnë për një reagim të egër nga ana e shoqërisë. Ditët e fundit, zyrtarët e regimit kanë konfirmuar që kanë ndërmend të blejnë 30 milion doza vaksinash. Por mediat shtetërore e kanë përshkruar këtë veprim si një përpjekje të dëshpëruar për ta vënë nën kontroll zemërimin e shoqërisë.

“Zyrtarët vuajnë nga një ‘vonesë në të kuptuarit’ e situatës. Kjo gjë e ka institucionalizuar vonesën në menaxhimin e krizës në sistemin tonë qeverisës. Me fjalë të tjera, për sa kohë që situata nuk do të arrinte një pikë kritike dhe nuk do të shkaktonte mospajtim e protesta shoqërore, zyrtarët nuk do të vepronin,” shkruante më 16 gusht e përditshmja shtetërore Jomleh.

Jomleh nënvizon se veprimet e regimit shërbejnë si propagandë, dhe shton se “falë rrjeteve sociale, zyrtarët postojnë foto duke ‘ndihmuar njerëzit e duke u shkuar në thelb problemeve. Por ata refuzojnë të theksojnë se në fakt nuk janë në gjendje ta zgjidhin krizën.”

“Kur problemi nuk ishte kaq kritik, dhe e kishim mundësinë për të blerë vaksina anti-Covid-19 nga COVAX për ta vaksinuar popullsinë, ne implementuam metodën tonë, duke bojkotuar botën. Hymë në një rrugë që ishte e panjohur për të gjithë botën, dhe tani që situata është bërë e ndërlikuar, e ndryshuam rrugën,” shton Jomleh.