Tuesday, January 31, 2023

I Nominuari Iranian për Ministrinë e Jashtme Betohet ta Vazhdojë Terrorizmin

 

Hossein Amir Abdollahian (djathtas), i nominuari i Ebrahim Raisi-t për Ministrinë e Jashtme, me Qassemi Soleimani-n (majtas)

Ministri i Jashtëm i ardhshëm i regjimit iranian e ka përsëritur përkushtimin e ministrisë së tij për ta promovuar dhe mbështetur terrorizmin. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Hossein Amir Abdollahian, i nominuari i Ebrahim Raisi-t për Ministrinë e Jashtme, tha në parlamentin e regjimit se do ta “vazhdojë rrugën e Qassem Soleimani-t,”.
Qassem Soleimani ka qenë komandanti i Forcave Quds të IRGC-së, i akuzuar për përhapjen e terrorizmit dhe kaosit nëpër botë. Soleimani i drejtonte dhe i mbështeste grupet proksi të regjimit në rajon, ka marrë pjesë personalisht në Luftën Civile të Sirisë, dhe ka penguar rrëzimin e diktaturës së Bashar-al Assad. Ai njihej si “vrasës fëmijësh.”

Kush ishte Qassem Soleimani?

Ai u vra nga një sulm me dron në janar 2020 ndërkohë që po shkonte fshehtazi në Irak.
Amir Abdollahian nënvizoi se një pjesë e madhe të përvojës së tij e ka fituar kur ka “bashkëpunuar me Soleimani-n në fushën e politikës së jashtme.”
Ministria e Jashtme e regjimit iranian gjithmonë i ka mbështetur veprimtaritë terroriste të regjimit.
Në një regjistrim audio të zbuluar në fund të prillit 2021, Mohammad Javad Zarif, ministri i jashtëm i ashtu-quajtur “i moderuar,” nënvizoi se politika e jashtme e mullahëve shërben vetëm për të justifikuar terrorizmin e regjimit jashtë shtetit.
Në këtë regjistrim audio, duke i quajtur veprimtaritë terroriste të regjimit si “fusha,” ai theksoi se “fusha ushtarake mbizotëron.” “E kam sakrifikuar diplomacinë për fushën ushtarake, dhe fusha nuk i ka shërbyer diplomacisë,” shtoi Zarif. Ai theksoi gjithashtu se Ministria e Jashtme e regjimit ka patur një “sturkturë sigurie.”
Në janar 2021, Mohsen Baharvand, Zëvendës Ministri i Zarif-it për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare, konfirmoi marrëdhënien e ngushtë të Zarif-it me Soleimani-n.
“Nuk do ta harroj kurrë që kur shkoja te Zyra e Studimeve Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme pothuajse çdo të martë në 7:30 të mëngjesit për të marrë pjesë në një mbledhje strategjike mbi marrëdhëniet me jashtë, shihja dëshmorin e lavdishëm, Gjeneral Haxh Qassem Soleimani, i cili përcillej jashtë sallës së mbledhjes nga Dr. Zarif,” shkruan Baharvand, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve ILNA.
Bota u trondit kur në 2018-ën, diplomati terrorist i regjimit, AssadollahAssadi, tentoi të shpërthente një bombë në tubimin e opozitës në Francë pasi kishte transportuar 500 gram eksplozivë TATP. Assadi më vonë u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vite burg. Ministria e Jashtme ka luajtur një rol të rëndësishëm në lehtësimin e këtij komploti të parandaluar.

Çfarë duhet të dini për sa i përket rrjetit iranian të terroristëve e spiunëve në BE

Amir Abdollahian ka qenë pjesë e aparatit “të sigurisë” të Ministrisë së Jashtme për vite të tëra. Ngaqë ishte Zëvendës Ministër i Jashtëm për Çështjet Arabe dhe Afrikane, ai bashkëpunonte ngusht me Soleimani-n.
Nominimi i tij nga Raisi tregon edhe një herë se regjimi është i gatshëm t’i shtojë kërcënimet terroriste. Vetë Raisi ka luajtur një rol të rëndësishëm në financimin dhe mbështetjen për terrorizmin, veçanërisht kur ishte kujdestar i Astan-e Quds Razavi, një institut tepër i madh financiar i lidhur me Liderin Suprem të regjimit Ali Khamenei.
Siç është pohuar nga Rezistenca Iraniane, administrata aktuale tregon fytyrën e vërtetë të një regjimi “plaçkitës e terrorist.” Komuniteti botëror duhet ta kuptojë që terrorizmi dhe diplomacia e regjimit ecin krah për krah. Siç e ka pohuar edhe ish-presidenti i regjimit Hassan Rouhani, “fronti dhe diplomacia janë dy krahë” të regjimit. Prandaj, të dy duhet të merren në shënjestër nga komuniteti ndërkombëtar.