Golaleh Moradi torturohet për ta detyruar të bëjë rrëfim të rremë në Burgun Qendror të Urmias

 

Golaleh Moradi tortured to obtain a forced confession in Urmia Central PrisonGolaleh Moradi mbahet nën torturë në pavijonin e grave të Burgut Qendror të Urmias

 

Golaleh Moradi torturohet për ta detyruar të bëjë rrëfim të rremë në Burgun Qendror të Urmias.

Pas katër muajsh burgim, Golaleh Moradi vazhdon të torturohet e t’i bëhet presion nga shërbimet e inteligjencës të regjimit klerikal për të bërë një rrëfim të rremë.

Golaleh Moradi është një grua kurde me banim në Piranshahr të provincës së Azerbaixhanit Perëndimor. Ajo mbahet aktualisht në pavijonin e grave të Burgut Qendror të Urmias dhe i është mohuar e drejta për avokat.

Një burim i mirë-informuar rreth burgut të Urmias ka thënë se Golaleh Moradi-n e kanë çuar vazhdimisht në qendrat e inteligjencës ku e kanë torturuar dhe rrahur. Forcat e inteligjencës duan që ajo të thotë atë që i diktojnë ata. Ata e kanë kërcënuar Golaleh Moradi-n se do të japin dënime të rënda për dy fëmijët e saj të burgosur.

Forcat e inteligjencës të IRGC-së e kanë arrestuar Golaleh Moradi-n në prill 2021, pas vrasjes së Osman Haji Hosseini, një anëtari të IRGC-së në Piranshahr. E kanë dërguar atë menjëherë në Urmia. Pas 45 ditësh paraburgim, e dërguan në pavijonin e grave të Burgut Qendror të Urmias.

 

Një Rrëfim i Shkurtër mbi Përmasat e Krimit të Khamenei-t Lidhur me COVID-19

 

A nuk është e dyshimtë për popullin iranian që bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Iran është 500 herë më i madh sesa ai në Afganistan? Në Irak, ceremonia e zisë e Muharram-it të këtij viti nga myslimanët Shiite, u zhvillua me rreth 10 milion njerëz dhe nuk kishte protokolle shëndeti në ceremoni. Si është e mundur që kriza e pandemisë të mos ekzistojë në lindje e perëndim të Iranit, ndërkohë që në Iran ajo po rritet me një tmerr e shpejtësi gjithnjë e më të madhe?

Çfarë ka ndodhur dhe përse është përmbytur Irani nga koronavirusi e i është shembur struktura e shëndetësisë, ndërkohë që nuk ka lajme për koronavirus në këto dy vende fqinje pavarësisht mos-zbatimit të protokolleve të shëndetit?

Trupat amerikane në Irak dhe Afganistan, pas zbulimit, prodhimit, dhe furnizimit global me vaksina, janë vaksinuar plotësisht me vaksinat amerikane të Johnson & Johnson, Pfizer, dhe Moderna, dhe për shkak të mutacioneve të koronavirusit në popullatat njerëzore, si dhe shqetësimeve për shëndetin e ushtarëve amerikanë e ushtarëve të vendeve të tjera, vaksinat amerikane u janë dërguar edhe njerëzve të këtyre dy shteteve, dhe popullsitë e Afganistanit dhe Irakut janë mbuluar njëkohësisht me Shtetet e Bashkuara, Europën, dhe Lindjen e Mesme.

Pas vaksinimeve në Irak dhe Afganistan, tashmë është krijuar një siguri kolektive, dhe njerëzit janë të vetëdijshëm për këtë. Por në Iran, për shkak të refuzimeve të regjimit dhe pas fetvas së Liderit Suprem Ali Khamenei për ndalimin e importimit të vaksinave amerikane e britanike, si dhe prioritetit të vënë ndaj trajtimit e jo parandalimit të koronavirusit, situata është e kundërt dhe deri tani, shumë pak vaksinime janë kryer në komunitetin iranian.

Pra nuk ka imunitet kolektiv dhe, natyrisht, virusi po përhapet dhe po qarkullon gjerësisht në komunitet. Një tjetër faktor që e ka thjeshtuar misterin e koronavirusit në Afganistan dhe Irak është rritja e varfërisë në Iran.

Mediat Shtetërore të Iranit Paralajmërojnë Zyrtarët për “Armikun e Betuar,” MEK

Në mes të grindjeve të brendshme dhe të gjendura përballë një shoqërie të trazuar, mediat shtetërore paralajmërojnë regjimin për atë që ata e quajnë “armiku i betuar” Mujahedin-e Khalq (MEK).
Teksa krizat shoqërore dhe ekonomike të Iranit vazhdojnë të përkeqësohen, mediat shtetërore paralajmërojnë zyrtarët për një tjetër kryengritje. Regjimi gjithashtu po përballet me një izolim ndërkombëtar në rritje, i cili po amplifikon krizën e brendshme dhe grindjet mes mullahëve.
Regjimi nuk mund të negociojë me fuqitë botërore pasi ndalimi i terrorizmit dhe veprimtarive bërthamore vetëm sa do ta dobësonte edhe më tej regjimin e mullahëve. Regjimi iranian dhe apologjetët e tij kishin shpresuar se administrata e re e SHBA do të rikthehej menjëherë tek pakti bërthamor i 2015-ës i Iranit me fuqitë botërore.
Por, kur regjimi nuk e arriti rezultatin që dëshironte, bisedimet bërthamore filluan të bëheshin irrituese. “Kjo situatë vjen në një kohë kur vendi gjendet në një krizë ekonomike, dhe njerëzit vuajnë nga kushte të vështira jetese, me kostot e shfrenuara të shkaktuara nga sanksionet,” shkruante të hënën e përditshmja shtetërore Mostaghel lidhur me këtë, duke akuzuar sanksionet si rrënjët e krizave të Iranit.
Populli iranian ka thirrur gjithmonë kundër regjimit në protestat e veta, duke nënvizuar se shkaku i vetëm i krizave të ndryshme të Iranit është regjimi i mullahëve dhe politikat e tij shkatërrimtare.

E përditshmja Mostaghel e zbulon menjëherë se thjesht po derdh lotë krokodili për popullin, dhe se shqetësimi i vërtetë është siguria e regjimit. “Përtej pasojave ekonomike, kjo mund të ketë rrezik sigurie në nivel shoqëror. Shembuj të kësaj janë protestat natën gjatë ndërprerjeve të energjisë si dhe protestat popullore në Kuzestan për shkak të krizës së ujit,” thuhet në artikull.
E përditshmja Mostaghel fajëson fraksionin rival, duke nënvizuar se ata “i kanë injoruar kushtet shoqërore dhe krizat dhe kanë vazhduar të provokojnë dhe ta bëjnë krahun tjeter që të reagojë.” Me fjalë të tjera, e përditshmja Mostaghel konfirmon se veprimtaritë keqëdashëse të regjimit e kanë rritur izolimin ndërkombëtar.
“Është më mirë të shihen gjërat nga një perspektivë më e lartë, e jo nga një kënd i ngushtë. Shihni faktin që shoqëria është e mbytur në inflacion dhe njerëzit vuajnë nga probleme të jetesës. Edhe vetë shumë simpatizantë të [regjimit] janë në kurth, dhe shohim që përditë ka njerëz që zbresin nga treni i [regjimit]. Armiku, MEK, nuk po rri kot, por po e shfrytëzon në maksimum këtë situatë dhe këtë platformë të rrezikshme,” Mostaghel zbulon kërcënimin e vërtetë ndaj ekzistencës së regjimit.
MEK e ka kundërshtuar regjimin e mullahëve për 40 vite, dhe ka paguar çmimin e rëndë të lirisë duke sakrifikuar mbi 120,000 nga anëtarët dhe mbështetësit e saj. Vitet e fundit, pavarësisht fushatës sistematike të regjimit për demonizimin e MEK, gjithnjë e më shumë njerëz, kryesisht të rinj, po tërhiqen drejt MEK dhe po u bashkohen “Njësive të Rezistencës.”
Duke i quajtur “tru-shpëlarë” ata që zgjedhin të luftojnë kundër tiranisë, Mostaghel shkruan: “MEK i burgos të rinjtë e zemëruar në ideologjinë e saj të ligë përmes mashtrimeve e shpëlarjes së trurit. Më pas i kthen të rinjtë në rebelë.”

Tehran, Ahvaz, and Tabriz – Activities of Resistance Units and MEK supportersTeheran, Ahvaz, dhe Tabriz – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK në përkujtim të viktimave të masakrës së 1988-ës – 29 korrik 2021

Pamjet nga burgu i Evinit konfirmojnë goditjet më të rënda të Iranit

 

evin-hack-iranAssociated Press raportoi të hënën se kishte marrë pamjet e vëzhgimit të Burgut Evin nga një grup anonim hakerimi, së bashku me një mesazh që shpjegonte qëllimin. Ndër pamjet ishin imazhe që tregonin rojet në dhomën e kontrollit të Evin duke reaguar ndaj sulmit kibernetik përmes të cilit hakerët kishin akses në kamerat dhe të dhënat kompjuterike. Sipas komunikimeve të marra nga AP, hakerat kopjuan të dhëna që arrijnë në qindra GB dhe i mbajtën të dhënat për muaj para se të lëshonin sasi të mëdha në media pas betimit të Ebrahim Raisi si president i ri i regjimit.

Pamjet e Evin u përshkruan si pjesë e një përpjekjeje për të tërhequr vëmendjen në kushtet e zymta të burgjeve në Iran, veçanërisht për të burgosurit politikë. Inagurimi i Raisi është në përputhje me atë qëllim sepse kushtet e të drejtave të njeriut do të përkeqësoheshin edhe më shumë nën administrimin e tij. Raisi ka një histori abuzimesh duke përfshirë pjesëmarrjen e nivelit të lartë në masakrën e 30,000 të burgosurve politikë gjatë verës së vitit 1988.

Pamjet mbulojnë një periudhë kur Raisi ishte ende në krye të gjyqësorit, para se të konfirmohej si president i regjimit. Ai u caktua si zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit të regjimit në 2018 nga Udhëheqësi Suprem i mullahëve Ali Khamenei, pastaj mori detyrën në Mars 2019. Në Nëntor të atij viti, atij iu dha një mundësi unike për të shtuar trashëgiminë e tij të abuzimeve të të drejtave të njeriut duke mbikëqyrur aspektet kryesore të goditjes së një kryengritjeje mbarëkombëtare që shpërtheu në gati 200 qytete dhe qyteza.

Goditja shkaktoi një rritje të re të burgimeve politike, me të paktën 12,000 njerëz të ndaluar në javët e para pas shpërthimit të trazirave. Një raport i mëvonshëm nga Amnesty International e bëri të qartë se shumë prej atyre të arrestuarve iu nënshtruan torturës sistematike gjatë një periudhe prej disa muajsh, pasi gjyqësori i Raisi u përpoq të siguronte rrëfime të detyruara dhe të krijonte terrenin për ndjekje të motivuara politikisht, madje edhe me akuza që mbartin dënimin me vdekje.

Në përputhje me reputacionin e tij si “përkrahës i vitit 1988”, Raisi ka qenë prej kohësh një përkrahës kryesor i dënimit me vdekje, dhe si i tillë, ai mbikëqyri një zbatim të shtuar të dënimeve me vdekje gjatë periudhës në të cilën ai ishte shef i gjyqësorit, në krahasim me një periudhë ekuivalente në vitet e mëparshme. Në vitin 2019, të paktën 281 persona u varën, dhe në vitin 2020 numri ishte të paktën 251. Këto statistika ndihmuan në mbajtjen e Iranit, nën regjimin e mullahëve si kombi me shkallën më të lartë të ekzekutimeve për frymë, dhe viti aktual është në rrugën për të zgjeruar më tej hendekun si vendi me nr më të lartë të ekzekutimeve.

Gjatë tetë muajve të parë të 2021, të paktën 220 të burgosur janë ekzekutuar, dhe më shumë se 60 prej këtyre vrasjeve kanë ndodhur që nga “zgjedhja” e Raisi. Përshpejtimi tregon se ndikimi i Raisi mbi klimën shtypëse të regjimit vetëm do të rritej pas kalimit të tij nga udhëheqja e gjyqësorit në udhëheqjen e degës ekzekutive. Zëvendësuesi i Raisi si shef i drejtësisë, Gholamhossein Mohseni Ejei, ka trashëgiminë e tij famëkeqe të abuzimeve të të drejtave të njeriut, përfshirë përfshirjen në vrasjen e disidentëve dhe intelektualëve në vitet 1990.

هک سیستم کامپیوتری زندان اوین

Irani: Regjimi klerikal rrëfen për sjelljen antinjerëzore të zbuluar nga imazhet e kamerave të hakuara në burgun e Evinit

 

Zonja Maryam Rajavi u kërkon Kombeve të Bashkuara të vizitojnë burgjet dhe t’i referojnë krimet e regjimit në Këshillin e Sigurimit

Tre ditë pasi imazhet e disa prej kamerave të hakuara në Burgun Evin u publikuan në mediat sociale, duke ekspozuar vetëm një paraqitje të shkurtër të trajtimit të dhimbshëm dhe çnjerëzor të të burgosurve të pambrojtur nga përkrahësit e Khamenei, kreu i regjimit të Organizatave të Burgjeve me emrin Haj Mohammadi pranoi se imazhet ishin të vërteta, por paturpësisht i kërkuan falje Khamenei dhe rojeve të burgut për sjelljen dhe iu referuan përkrahësve si “roje të nderuar të burgut”.

Pranimi i përgjegjësisë dhe kërkesa për falje e një zyrtari të rangut të ulët është një përpjekje e kotë për të mbrojtur Khamenei, Ebrahim Raisi dhe shefin e gjyqësorit Gholam-Hossein Mohseni- Eje’i. Kushdo që ka përjetuar burgjet e mullahëve e di se këto imazhe të dhimbshme janë vetëm një pjesë e torturës brutale të më shumë se gjysmë milioni të burgosurve politikë gjatë katër dekadave të fundit, 120,000 prej të cilëve ishin ekzekutuar.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), edhe një herë i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut, si dhe raportuesve të OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për të vizituar burgjet e regjimit iranian dhe për t’u takuar me të burgosurit, veçanërisht të burgosurit politikë. Burgimi në regjimin iranian nuk ka kuptim tjetër përveç torturës dhe vrasjes, tha ajo, duke shtuar: Të burgosurit duhet të kenë të drejtën e jetës dhe tortura e tyre duhet të ndalohet. Ata duhet të kenë qasje në kujdes mjekësor, veçanërisht gjatë shpërthimit aktual të Coronavirus, dhe duhet të lirohen të paktën përkohësisht. Ajo theksoi se rasti i shkeljeve të tmerrshme dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht trajtimi i të burgosurve, duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB -së. Drejtuesit e regjimit duhet të dalin para drejtësisë për katër dekada të krimeve kundër njerëzimit.

Mediat shtetërore: Një e treta e iranianëve jetojnë në varfëri absolute

A third of Iranians living in absolute poverty

Sipas një raporti të publikuar nga Ministria iraniane e Kooperativave, Punës, dhe Mirëqenies Sociale, rreth 26.5 milion njerëz, një e treta e popullsisë iraniane, jetonin në varfëri absolute në 2020-ën. Kjo është një rritje me 38% krahasuar me 2019-ën.

Në 2020-ën, inflacioni mesatar kishte arritur në 36.4%, por muajin e shkuar, inflacioni e tejkaloi shifrën 44%, duke arritur kështu një rekord të ri.

Ministria thotë se arsyeja kryesore e rritjes së inflacionit janë sanksionet dhe pandemia, që kanë shkaktuar rëndim të kushteve të jetesës për iranianët. Por në sanksionet amerikane ka qenë e deklaruar qartë që ato nuk do të viheshin mbi artikujt ushqimorë apo mjekësorë.

Regjimi e ka fajësuar gjithmonë SHBA-në për të gjitha dështimet e tij ekonomike, pavarësisht korrupsionit sistematik. Por edhe përpara sanksioneve, Irani vuante nga një ekonomi në rënie. Shumë besojnë se sanksionet nuk kanë luajtur një rol të madh tek tendenca në rënie e ekonomisë iraniane. Problemi kryesor nuk është as sanksionet, as investimet; problemi është korrupsioni i institucionalizuar dhe keqmenaxhimi.

Në gusht 2019, Qendra Statistikore Iraniane raportoi se inflacioni mesatar në Iran ka arritur në 40.4%, që është shifra më e lartë në 23 vitet e fundit.

Në qershor ka patur disa raste ku punëtorët kanë kryer vetëvrasje për shkak të presionit ekonomik dhe vonesës në dhënien e rrogave. Punëtorët në Iran vuajnë nga një ekonomi në përkeqësim e sipër dhe mezi ia dalin të sigurojnë bukën e gojës.

Ka patur raporte në fillim të qershorit se pronarët e dyqaneve në Teheran thoshin se mbetjet dhe organet e pulave, duke përfshirë krahët, këmbët, zemrat, mëlçitë, stomakët, madje edhe kockat, janë në mungesë. Për shkak të rritjes së inflacionit është rritur kërkesa për mbetje e organe pulash, në vend të mishit të tyre. Pronarët e dyqaneve thonë se iranianët e varfër blejnë madje edhe lëkurë pule.

 

Punëtorët e Varfër e të Zemëruar të Iranit

 

Gjatë katër dekadave të sundimit të mullahëve në Iran, standardi i jetesës së punëtorëve është ulur për shkak të politikave të regjimit, rritjes së kostove, dhe hendekut midis të ardhurave të tyre e shpenzimeve të jetesës.

Sipas statistikave zyrtare në fund të 2020-ës, shporta e jetesës së punëtorëve është shpallur në vlerën afërsisht 7 milion toman. Por kjo statistikë është shumë larg realitetit të jetës së përditshme të punëtorëve dhe nuk përputhet me të. Aktualisht, rroga zyrtare e një punëtori në Iran është rreth 2.8 milion toman, ndërsa pragu i varfërisë ka arritur në 10 milion toman.

Si rrjedhim, hendeku midis të ardhurave dhe shpenzimeve mujore të një punëtori është shumë më i madh sesa ai që llogaritet dhe shpallet zyrtarisht nga i ashtu-quajturi Këshill Suprem i Punës. Anëtarët e këtij këshilli janë njerëz të përzgjedhur nga zyrtarët e regjimit dhe nuk përfaqësojnë punëtorët por qeverinë dhe punëdhënësit.

Iran: Regjimi i Mullahëve është Burimi i Thashethemeve, Gënjeshtrave, dhe Shpifjeve Kundër Rezistencës Iraniane

Ministria  e Jashtme e mullahëve, pa dëshirë dhe për herë të parë, e ka pranuar përgjegjësinë për kasapin Hamid Noury

Gjatë konferencës së tij për shtyp sot, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të regjimit iranian pretendoi paturpësisht se ajo që po ndodh në Suedi (gjyqi i Hamid Noury për rolin e tij në masakrën e 1988-ës) është një komplot i organizuar nga Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe se gjykata suedeze ka fabrikuar fatkeqësisht një varg përrallash.”

Ai shtoi: “Është për të ardhur keq që në Suedi po zhvillohet një gjyq bazuar në një komplot të tillë. Pa dyshim që e konsiderojmë këtë proces si të shtrembëruar dhe besojmë se është kurdisur diçka, sidomos tani që ka një ndryshim të qeverisë. Natyrisht, kemi zhvilluar një varg diskutimesh me palën suedeze. E kemi kundërshtuar fort atë që i ka ndodhur Z. Noury, dhe edhe ambasadori ynë ka shprehur kundërshtim lidhur me këtë çështje.”

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të regjimit klerikal pretendoi paturpësisht se, “Qeveria dhe gjykata suedeze duhet ta dinë që janë bërë pjesë e makinerisë së propagandës të Mujahedin-e Khalq.”

Iran: Përsëritet Ftesa Drejtuar Khamenei-t, Raisi-t, dhe Liderëve të Tjerë të Regjimit për të Marrë Pjesë në një Gjyq Ndërkombëtar për Gjenocid dhe Krime Kundër Njerëzimit

Njëkohësisht me zhvillimin e demonstratës së iranianëve në Suedi dhe thirrjen e zonjës Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), për t’i hedhur në gjyq liderët e regjimit, sidomos Ali Khamenei-n, Ebrahim Raisi-n, dhe Kryegjyqtarin Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i, për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, regjimi klerikal dhe zëdhënësit e tij bënë thirrje edhe një herë për ndjekjen penale të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) për vdekjen e “mbi 17,000” prej mercenarëve të tyre.

Siç e ka deklaruar vazhdimisht, Rezistenca Iraniane i mirëpret dhe i fton sërish liderët e regjimit në një gjyq ndërkombëtar lidhur me këtë. Kjo ftesë, e bërë për herë të parë në 2007-ën, kur regjimi pati bërë një kallëzim lidhur me gjuajtjen me mortaja në drejtim të zyrave qendrore të Khamenei-t, si dhe lidhur me çështjet e Gjeneral Majorit Ali Sayad Shirazi të IRGC-së, Zëvendës Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të regjimit iranian, një emër famëkeq i njohur si kasapi i Kurdistanit, dhe Assadollah Lajevardi, kasapit të burgut Evin.

Mbështetësit e MEK Protestojnë në Suedi: I Duhet Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Regjimit Lidhur me Masakrën e 1988-ës në Iran

Të hënën, mijëra iranianë u grumbulluan në Stokholm të Suedisë, duke bërë thirrje për një politikë të rreptë kundrejt regjimit iranian dhe për t’i kërkuar llogari regjimit për masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran. Pjesa më e madhe e 30,000 viktimave të masakrës ishin anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Qindra familjarë të viktimave të regjimit iranian morën pjesë në këtë tubim, duke bërë thirrje për drejtësi për njerëzit e tyre të dashur.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, dërgoi një mesazh në këtë demonstratë.
“Bota i dëgjon thirrjet për drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës në demonstratën tuaj. Për 30,000 heronjtë rezistentë e të palëkundur, më shumë se 90% e të cilëve ishin anëtarë të PMOI/MEK. Ata dhanë jetën për liri dhe ecën drejt trekëmbëshit duke thirrur emrin e Massoud Rajavi,”