Iran: Numri i të vdekurve nga koronavirusi kalon 484,400

  • Përgjegjësja e Qendrës Shëndetësore në Qom: Shtatë klasa janë mbyllur për shkak të testit pozitiv për COVID-19 të 48 nxënësve. (Media shtetërore, Arya, 3 dhjetor 2021)
  • Një përqindje e konsiderueshme e shkollave në provincën e Teheranit nuk janë ende gati për t’u rihapur dhe (duke pasur parasysh protokollet e COVID-19) nuk ka infrastrukturë të nevojshme për rihapjen e shkollave në shumë zona. (Agjencia e lajmeve Mehr, 3 dhjetor 2021)
  • Universiteti Mjekësor i Shirazit: Në 24 orët e fundit janë shtruar 142 pacientë me COVID-19. Aktualisht janë 1008 pacientë të shtruar me COVID-19 dhe 136 janë në ICU. (Faqja zyrtare e Universitetit Mjekësor, 3 dhjetor 2021)
  • Universiteti Mjekësor i Azerbajxhanit Perëndimor: Gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 378 pacientë me COVID-19, 144 në ICU dhe 28 janë lidhur me ventilatorë.

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) njoftoi të premten, më 3 dhjetor 2021, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 547 qytete kishte tejkaluar 484,400. Në Teheran numri i të vdekurve ka arritur në 113,455, Khorasan Razavi 39,370, Isfahan 33,250, West Azerbajxhanin 18,218, Fars 18,100, Gilan 16,845, Lorestan 16,065, Kerman 12,997, Kermanshah 9,024, Hamedan 9,008, Yazd 7,978 dhe 7,937 Kurdistan.

 

Protesta në disa qytete iraniane

Protests in several Iranian citiesProtesta në disa qytete iraniane

 

Të martën pati protesta nga komunitete të ndryshme në qytete të ndryshme anembanë Iranit. Punëtorët e kompanisë minerare Chenareh në Andimeshk kanë vazhduar grevat për të tretën ditë radhazi dhe kanë mbajtur një tubim proteste para zyrave të kompanisë.

Në të njëjtën kohë, punëtorët e Ahan Ajin, Zohal, No-avaran dhe Mobin, të cilët punojnë në kompleksin e bakrit të Songoon, mbajtën një tubim proteste para zyrave të kompanisë në mesditë.

Këta njerëz po protestojnë kundër shkarkimit të dhjetëra kolegëve të tyre. Punëtorët po protestojnë gjithashtu kundër diskriminimit në vendin e punës, kontratave të paqarta dhe refuzimit nga regjimi për të implementuar ligjet që do të rregullonin pagat e tyre.

Një grup i madh fermerësh në Ramshir të provincës Khuzestan, mbajtën një tubim në shenjë proteste ndaj refuzimit të qeverisë për t’i hapur digat dhe për t’u siguruar atyre ujë për bujqësinë sezonale.

Këto tubime vijnë pas protestave intensive në Isfahan, të cilat zgjatën për javë të tëra dhe u shtypën me dhunë nga regjimi.

Klientët e kompanisë prodhuese të makinave Azarbaijan Sanat Khodro (Azvico), që është e lidhur me qeverinë, mbajtën protestën e tyre të 49-të të martën.

Azvico dyshohet se ka vjedhur miliona dollarë nga 5,000 klientë që kishin blerë paraprakisht automjetin MG360 të kompanisë.

Kompania ka shitur paraprakisht rreth 6,400 automjete, por nuk ua ka dërguar ato blerësve as pas kalimit të një viti nga afati i caktuar. Kompania gjithashtu u ka thënë klientëve se nuk do t’ua dorëzojë makinat e tyre, duke u justifikuar me mungesën e pjesëve të automjeteve dhe të burimeve financiare. Kompania gjithashtu ka thënë se klientët nuk mund t’i anulojnë blerjet.

Në Teheran, klientët e firmës kreditore Kaspian, një institucion financiar me lidhje të forta me Gardën Revolucionare (IRGC), u mblodhën para Bankës Qendrore për të protestuar kundër grabitjes së pasurive dhe investimeve të tyre.

Caspian është një nga disa institucionet financiare që janë përfshirë në një çështje të rëndë përvetësimi që përfshin vjedhjen e parave të investitorëve në vlerë prej miliarda dollarësh. Këto institucione janë kryesisht në pronësi të organeve dhe individëve të lidhur me regjimin. Vitet e fundit klientët e këtyre institucioneve kanë protestuar vazhdimisht për të rikuperuar fondet e tyre, por regjimi nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë për plotësimin e kërkesave të tyre.

 

Iran: I Mbijetova një Masakre që Bota Donte ta Shpërfillte

Victims of 1988 Massacre in IranViktima të Masakrës së 1988-ës në Iran

 

NGA Asghar Mehdizadeh

Kanë kaluar tre muaj që kur Ebrahim Raisi u inaugurua si president i regjimit iranian. Më tmerron fakti që një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar vazhdon ende të heshtë për sa i përket historisë së tij të gjatë të dhunimeve të të drejtave të njeriut, edhe pasi pjesëtarë të panumërt të diasporës iraniane janë përpjekur të tërheqin vëmendjen ndaj reputacionit të tij si “kasapi i 1988-ës”.

Ky ishte viti kur 30,000 të burgosur politikë u ekzekutuan sistematikisht në burgjet anembanë Iranit. Ishte gjithashtu afërsisht në mesin e 13 viteve të burgimit tim për shkak të aktivizmit tim në emër të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Kjo përkatësi më bëri një nga shënjestrat kryesore të “komisioneve të vdekjes” që ishin në krye të masakrës së 1988-ës. Ishte praktikisht një mrekulli që mbijetova, pasi gjatë gjithë rrjedhës së asaj masakre, unë isha në burgun Gohardasht, ku Raisi kishte shumë autoritet.

The 1988 Massacre of Political Prisoners in Iran: Eyewitness Accounts, Asghar Mehdizadeh

Ka histori të panumërta si e imja, si dhe histori të tjera që ndoshta nuk do të tregohen kurrë. Disa reparte burgjesh dhe pavijone politike u boshatisën plotësisht gjatë masakrës së 1988-ës, duke mos lënë askënd që të mund të dëshmonte as për shkallën e vrasjeve atje dhe as për brutalitetin e procedurave që çuan në këto vrasje. MEK ka bërë përpjekje të mëdha për të siguruar informacionin më të plotë që disponohet aktualisht lidhur me këtë masakër, por gjithashtu ka theksuar prej kohësh nevojën për një komision hetimor të Kombeve të Bashkuara për këtë temë.

Kjo nevojë është bërë edhe më urgjente pas caktimit të Raisit në krye të presidencës. Një hetim zyrtar ndërkombëtar me siguri do t’i hapte rrugën ndjekjes penale të Raisit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Në mungesë të këtij hetimi dhe ndjekjes penale që do të rezultonte prej tij, administratës Raisi dhe të gjithë regjimit iranian do t’i krijohej një ndjenjë pandëshkueshmërie më e fortë se kurrë më parë, të cilën ata do ta shfrytëzonin në mënyra që e dëmtojnë rëndë popullin iranian dhe zvogëlojnë shanset që dikujt t’i kërkohet llogari për një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Që tani, shanset për të gjetur përgjegjësit janë zvogëluar disi nga përpjekjet e regjimit iranian për të shkatërruar vendet e varrezave masive sekrete ku janë varrosur shumë nga viktimat e masakrës së 1988-ës. Amnesty International dhe grupe të tjera të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar vazhdimisht për këtë fenomen, duke vënë në dukje se, çdo vit që kalon, bëhet më e vështirë për të krijuar një tablo të plotë të masakrës. Heshtja e komunitetit ndërkombëtar pa dyshim do ta inkurajojë regjimin për ta përshpejtuar këtë proces.

Kur mendoj për incidente të tilla, më kujtohen edhe një herë tmerret që kam kaluar në vitet 1980. Askush nuk e meriton të përjetojë një vuajtje të tillë apo edhe vetëm ta dëshmojë atë, aq më pak nëse kjo ndodh si pasojë e shprehjes së bindjeve të tij/saj politike ose e advokimit për qeverisje demokratike. E di që politikëbërësit perëndimorë pajtohen me këtë në parim, por e di gjithashtu se ata do t’i kthejnë shpinën këtij parimi nëse nuk veprojnë shpejt për ta hetuar siç duhet masakrën e 1988-ës dhe për t’i kërkuar llogari Ebrahim Raisi-t për rolin e tij në atë masakër.

Ish Shefi Bërthamor i Iranit u Referohet Armëve Ndërkohë që Teherani Fillon Bisedimet në Vienë

Dy ditë para rifillimit të bisedimeve bërthamore në Vienë, një ish-kryetar i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) foli në mediat shtetërore iraniane për përparimet e viteve të fundit në programin bërthamor. Ai ia atribuoi Mohsen Fakhrizadeh-ut, shkencëtarit bërthamor të vrarë vitin e kaluar, krijimin e sistemit që aktualisht konsiderohet si një kërcënim shumë serioz nga kundërshtarët e Teheranit.

Fakti që Fereydoun Abbasi-Davani iu referua “armëve bërthamore” është prova më e fundit që tregon se regjimi iranian nuk ka hequr dorë kurrë nga objektivi i tij për të zotëruar një bombë atomike. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka raportuar me bindje të plotë se regjimi iranian ka patur një program armësh bërthamore në një moment të caktuar, por me sa dukej e kishte braktisur atë pas daljes në dritë të aktiviteteve klandestine të shtetit. Zyrtarisht, Teherani mohon të ketë punuar ndonjëherë në drejtim të sigurimit të armëve bërthamore, por Abbasi-Davani nuk është zyrtari i parë iranian që e pranon në heshtje se ky pretendim është i rremë.

Shkurtin e kaluar, ministri i atëhershëm i inteligjencës Mahmoud Alavi deklaroi qartë se Irani ndoshta do të siguronte një armë bërthamore, por se “ata që e kanë shtyrë Iranin në atë drejtim” do të ishin fajtorë në këtë rast. Në komentet e tij, ai iu referua në mënyrë të qartë një fetvaje të lëshuar nga udhëheqësi suprem i regjimit Ali Khamenei, e cila supozimisht deklaronte se armët bërthamore janë në kundërshtim me Islamin dhe si rrjedhim të papranueshme për regjimin iranian. Por duke aluduar se ky kufizim mund të shkelej haptazi, Alavi u dha shkas kritikëve që të argumentonin se ajo fetva nuk ishte e detyrueshme dhe kishte për qëllim kryesisht të shmangte shqetësimin e ndërkombëtarëve lidhur me aktivitetet me qëllime të dyfishta që mund ta shkurtojnë kohën që i nevojitet Iranit për prodhimin e një arme bërthamore.

Nëse është kështu, mund të thuhet se strategjia e liderit suprem ka qenë mjaft e suksesshme. Në prag të nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore shtatëpalëshe në 2015-ën, dhe në kohën gjatë së cilës nënshkruesit kanë punuar për të rikthyer në fuqi atë marrëveshje pas tërheqjes së SHBA-së në 2018-ën, disa politikëbërës janë treguar të gatshëm të vazhdojnë përpara duke u bazuar në supozimin se Irani kryesisht dëshiron ta avancojë programin e tij bërthamor për qëllime civile. Kjo është ajo çfarë pretendon publikisht regjimi, megjithëse aktivitetet e tij gjatë dy viteve të fundit kanë ngritur gjithnjë e më shumë dyshime.

Në fillim të vitit 2020, regjimi shpalli se nuk do t’i bindej më me asnjë kushti, dhe kjo i hapi rrugë njoftimit publik se disa komplekse iraniane kishin rifilluar pasurimin e uraniumit me 20 për qind. Para nënshkrimit të JCPOA-së, ky ishte niveli më i lartë i pasurimit që kishte arritur Irani, dhe konsiderohet të jetë një hap teknik relativisht i shkurtër nga pasurimi 90 për qind, i cili nevojitet për prodhimin e armëve.

 

 

Iran: Për Paturpësinë e Noury-t në Gjyqin Suedez Duhet Fajësuar Kultura e Pandëshkueshmërisë

hamid-noury-ebrahim-raisi-iran-executionsNë dëshminë e dhënë gjatë tre ditëve, duke nisur nga 23 nëntori 2021, në një sallë gjyqi në Stokholm, Hamid Noury, një roje burgu i ngritur në detyrën e “ndihmës prokurorit publik” në burgjet politike, i cili ka shërbyer si hetues dhe ekzekutues në disa prej burgjeve më famëkeqe e të tmerrshme të Iranit, ka nxjerrë pa dashje shumë të vërteta në gjyqin e tij për krime kundër njerëzimit.

Rreth 20 ish të burgosur politikë kanë dëshmuar për përfshirjen e tij të thellë në masakrën e vitit 1988 që nga muaji gusht, dhe qindra të tjerë kanë marrë pjesë në tubime e konferenca njëkohësisht me çdo seancë të gjyqit.

Edhe pse Noury e ka mohuar verbalisht fajësinë, nënteksti i komenteve që ai ka bërë në gjykatë mund të konsiderohet lehtësisht si një pranim i heshtur i fajit. Ish-zyrtari i burgut të Gohardashtit bëri përpjekje të dëshpëruara për ta mohuar vetë ekzistencën e atij burgu, për të mohuar se ai ka qenë në detyrë gjatë periudhës në fjalë dhe se ekzekutimet janë bërë në përmasat e dyshuara. Asnjë nga këto pretendime nuk mund të merret seriozisht në dritën e provave të pamohueshme.

Pjesa kryesore e “dëshmisë” së Noury-t, e dhënë pa asnjë keqardhje, konsistonte në sulme dashakeqe ndaj Mujahedin-e Khalq (MEK). Noury përsëriti një sërë akuzash të rreme, shpesh të përsëritura e të shpërndara kundër MEK-ut nga një mori agjentësh të paguar të regjimit për të cilin ai punon, gjatë dekadave të fundit.

Ngjashmëria midis gënjeshtrave të Noury-t dhe këtyre pretendimeve ripohon se burimi i të gjitha këtyre gënjeshtrave dhe pretendimeve absurde gjendet te Ministria e Inteligjencës dhe Sigurimit (MOIS) e regjimit iranian dhe aparati i tij propagandistik shtypës.

Hamid Noury tha se, edhe sikur ai thjesht ta përmendë PMOI-në me emrin e saj zyrtar dhe jo me emrin poshtërues që parapëlqen regjimi, ai do të arrestohej pas kthimit në Iran. Ai theksoi se gjyqësori dhe kreu i tij nuk bëjnë shaka, dhe pavarësisht se i ka shërbyer regjimit për 10 vite në sistemin e burgjeve, ai sërish do të rrezikohej. Me këtë, ai dëshmon pa dashje për mbështetjen që MEK gëzon në shoqërinë iraniane dhe për paranojën e frikën që kjo organizatë ngjall te sundimtarët vrasës të Iranit.

Mbi 30,000 të burgosur politikë u ekzekutuan gjatë rreth tre muajve mbi bazën e urdhrit të dhënë nga Ruhollah Khomeini që regjimi t’i “asgjësonte menjëherë armiqtë e Islamit”. Kjo shifër nuk vihet në dyshim me seriozitet, megjithëse të paktën një dëshmitar i masakrës ka lëshuar një deklaratë gjatë gjyqit të Noury-t, ku sugjeronte se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë edhe më i lartë.

Numri i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë, pasi në disa burgje, “komisionet e vdekjes” kanë boshatisur pavijone të tëra, duke mos lënë askënd që të mund të llogariste se sa njerëz janë marrë për t’u varrosur në varre masive të fshehta.

Duke i turbulluar edhe më shumë ujërat, Teherani ka urdhëruar një sërë projektesh ndërtimi në tokat e këtyre varreve masive, si pjesë e një përpjekjeje për të fshehur provat, e cila konsiston gjithashtu në ngacmimet rutinë ndaj të afërmve të viktimave që ende jetojnë brenda Iranit. Kjo fshehje e provave e bën të domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë duke nisur hetime të gjera lidhur me masakrën dhe autorët e saj. Vitet e fundit, këtyre thirrjeve për veprim u është bërë jehonë nga Amnesty International dhe ekspertë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Llogaridhënia e Plotë për Krimin më të Rëndë Kundër Njerëzimit të Kryer në Iran Është më e Rëndësishme se Kurrë

summer of 1988, more than 30,000 political prisoners

Nga Mahmoud Royaei

Pasi i shpëtova për një fije masakrës ndaj të burgosurve politikë të Iranit në vitin 1988, kalova vite të tëra duke hetuar detajet e atyre krimeve kundër njerëzimit, dhe si përfundim botova një seri prej pesë librash ku jepen detaje rreth planifikimit, shkallës dhe ndikimit afatgjatë të masakrës. Me gjithë informacionin specifik që mora nga dëshmitarët e tjerë okularë dhe dokumentet e zbuluara, hulumtimi im zbuloi gjithashtu se ka shumë gjëra që nuk i dimë ende për  këtë masakër, dhe që mund të mos i zbulojmë derisa regjimi përgjegjës për të të jetë përmbysur.

Shumica e vlerësimeve aktuale për numrin e të vdekurve nga masakra e vitit 1988 japin një shifër rreth 30,000. Por kjo duhet kuptuar si dysheme, jo si tavan i një vlerësimi të mundshëm përfundimtar. Aktivistët kanë arritur në këtë shifër duke analizuar me kujdes regjistrat e burgosjes dhe transferimit të të burgosurve nga ajo kohë, dhe duke folur me të mbijetuarit, si dhe me të afërmit e shumë të zhdukurve gjatë verës së vitit 1988. Megjithatë, autoritetet e regjimit kanë përdorur qëllimisht transferime masive gjatë gjithë kohës së masakrës, si një mjet për t’ia bërë më të lehtë punën vetes dhe për të maskuar shkallën e vrasjeve. Për më tepër, shumë familjeve më pas iu bë presion që të heshtnin në lidhje me zhdukjen e njerëzve të tyre, dhe shumë nga ata që kanë folur hapur janë përballur me pasoja të rënda.

Në shtator, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres paraqiti një raport në Asemblenë e Përgjithshme në lidhje me historikun e shkeljeve të të drejtave njerëzore në Iran, duke veçuar njërin nga rastet e këtij presioni. Ai vuri në dukje se Maryam Akbari Monfared po vuan një dënim 15-vjeçar si rezultat i pjesëmarrjes së saj në protestat paqësore të 2009-ës dhe se “keqtrajtimi ndaj saj u rrit pasi ajo paraqiti një ankesë zyrtare, duke kërkuar një hetim zyrtar lidhur me ekzekutimet e të burgosurve politikë, përfshirë vëllezërve e motrave të saj, në 1988-ën.”

Kjo ankesë formale ishte një shembull veçanërisht i guximshëm i një individi që u përball drejtpërdrejt me regjimin për krimet e tij në të kaluarën, veçanërisht duke patur parasysh se familjarë të tjerë të viktimave të masakrës janë dënuar për shumë më pak. Ndonjëherë ky dënim konsiston në kërcënime të thjeshta për dhunë dhe nganjëherë në dhunë aktuale gjatë periudhave të gjata të marrjes në pyetje pas arrestimeve me motive politike. Ndonjëherë ky arrestim çon në ndjekje penale dhe burgim, dhe të paktën në një rast, babain e njërit prej viktimave të masakrës e kanë detyruar të përjetojë një ekzekutim të rremë thjesht sepse kishte shprehur dëshirën për të zhvilluar një ceremoni përkujtimore për djalin e tij.

Hulumtimi im ka zbuluar histori të panumërta presioni dhe hakmarrjeje, të cilat janë vërtetuar nga organizata të njohura të të drejtave të njeriut në raste të ndryshme. Vitin e kaluar, shtatë ekspertë të OKB-së për të drejtat e njeriut u shkruan një letër të hapur autoriteteve iraniane për t’u kërkuar transparencë në lidhje me masakrën e vitit 1988. Letra bënte thirrje në mënyrë specifike për t’i dhënë fund fushatës së presionit kundër të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave, por dukej se e pranonte se shanset për të marrë një përgjigje kuptimplote nga regjimi janë të pakta.

The 1988 Massacre of Political Prisoners in Iran: Eyewitness Accounts, Mahmoud Royaei

Për këtë qëllim, ekspertët shpjeguan se në mungesë të masave përkatëse nga autoritetet iraniane, do t’i takonte komunitetit ndërkombëtar t’u kërkonte llogari autorëve të masakrës. Letra e përshkruante qartë një veprim të tillë si një mjet për të kompensuar gabimet që organet e OKB-së bënë në vitin 1988, kur masakra u përmend në një rezolutë mbi të drejtat e njeriut në Iran, por askush nuk u mor me të.

“Mosveprimi i këtyre organeve,” shpjegon letra, “pati një ndikim shkatërrimtar tek të mbijetuarit dhe familjet e viktimave, si dhe në situatën e përgjithshme të të drejtave të njeriut në Iran, dhe e inkurajoi Iranin që të vazhdonte… një strategji devijimi dhe mohimi që vazhdon edhe sot.”

Megjithëse ekspertët e OKB-së nuk e thanë këtë drejtpërdrejt, trashëgimia e vazhdueshme e masakrës së 1988-ës ishte veçanërisht e dukshme në fund të 2019-ës dhe fillim të 2020-ës, kur autoritetet e regjimit kryen një goditje historike ndaj protestave antiqeveritare mbarëkombëtare që kishin shpërthyer në nëntor 2019. Mbi 1,500 njerëz u vranë brenda ditëve të para të asaj kryengritjeje dhe më shumë se 12,000 u arrestuan në një kohë të shkurtër. Shumë prej atyre të arrestuarve iu nënshtruan më pas për disa muaj torturave në burgje e qendra paraburgimi të panumërta.

Pa dyshim nuk është rastësi që në kohën e asaj fushate torturash, gjyqësori iranian ishte në duart e Ebrahim Raisi-t, një gjykatës klerikal famëkeq të cilin unë dhe të burgosur të tjerë politikë e quajmë si “laroja” ose “kasapi” i vitit 1988, për shkak të rolit të tij kryesor në masakrën e atij viti. Raisi ishte një nga katër zyrtarët që bënin pjesë në “komisionin e vdekjes” të Teheranit, i cili kishte për detyrë të implementonte fetvanë e Ruhollah Khomeinit që kërkonte ekzekutimin masiv të anëtarëve të njohur dhe të dyshuar të grupit kryesor opozitar pro demokracisë, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit.

 

Masakra e 1988-ës nuk mund të fshihet

Mbështetësit e Rezistencës Iraniane zhvillojnë demonstrata ndërkohë që Hamid Noury gjykohet në Stokholm të Suedisë

Pas dëgjimit të dëshmive të dëshmitarëve dhe paditësve, proces që ka zgjatur disa javë, gjykata suedeze që po zhvillon gjyqin ndaj Hamid Noury-t, një zyrtar i regjimit i cili ka qenë i përfshirë në krime kundër njerëzimit, i ka dhënë të pandehurit mundësinë për të shpjeguar versionin e tij të ngjarjeve.

Noury kishte katër ditë për të mbrojtur çështjen e tij. Por në këto katër ditë, përpjekjet e tij për të shfajësuar veten vetëm sa e kanë theksuar edhe më shumë shkallën e mizorive të kryera në burgjet e Iranit, si dhe nevojën për t’u kërkuar llogari zyrtarëve iranianë për krimet e tyre.

Në vitin 1988, udhëheqësi suprem i atëhershëm Ruhollah Khomeini nxori një fetva, një dekret fetar, përmes të cilës urdhëronte spastrimin e burgjeve iraniane nga të gjithë mbështetësit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Me urdhër të Khomeinit, mbi 30,000 të burgosur politikë u ekzekutuan në të gjithë Iranin. Detyrën për kryerjen e këtyre vrasjeve e kishin Komisionet e Vdekjes, të cilat ishin delegacione autoritetesh gjyqësore dhe ekzekutive që i thërrisnin të burgosurit dhe ua vulosnin fatin në procese gjyqësore që zgjatnin vetëm pak minuta. Të gjithë të burgosurit që refuzonin ta mohonin mbështetjen e tyre për MEK dërgoheshin menjëherë për t’u varur.

 

Nepotizmi në sistemin politik të Iranit – raport

Në botën e sotme konkurruese ku ekspertiza, inovacionet, përparimet dhe efikasiteti janë produkte në të cilat shumica e vendeve të botës po investojnë shumë, me qëllim që të fitojnë epërsinë dhe për të cilat, nganjëherë, ofrojnë stimuj tejet të lartë në mënyrë që të sigurojnë elitën intelektuale të botës për shtetet e tyre, autoritetet në Iran nguten të punësojnë të afërmit e tyre në poste qeveritare fitimprurëse, pavarësisht njohurive, ekspertizës dhe kostos së tyre. Në fakt, nepotizmi në Iran nuk është një fenomen i ri dhe ka qenë një praktikë e zakonshme që nga fillimi i sundimit të Republikës Islamike. Në strukturën dhe formacionin politik iranian, anëtarët e familjes së elitave qeverisëse luajnë gjithmonë role të rëndësishme.

Nepotizmi ka qenë i shfrenuar mes presidentëve iranianë. Ish-presidenti i Iranit, i ndjeri Hashemi Rafsanjani emëroi vëllain e tij, Mohammad Hashemi, si zëvendëspresident për çështjet ekzekutive. Në mënyrë të ngjashme, Mohammad Khatami emëroi vëllanë e tij, Ali Khatami, si shef të shtabit të tij. Mahmoud Ahmadinejad emëroi vëllain e tij, Davoud Ahmadinexhad, në krye të zyrës së inspektimit të presidentit.

E njëjta tendencë mund të vërehet tek zyrtarët e rangut të mesëm në nivel provincial në vend. Si shembull, guvernatori i provincës Sistan dhe Baluchistan, në Iranin juglindor, ka emëruar nipin e tij si guvernator të Zahedanit, qendrës së provincës.

Pas fitores së Mohammad Khatami në 1997-ën, vëllai i tij, Mohammad Reza Khatami, i cili ishte një person i panjohur, mori numrin më të lartë të votave në Teheran në zgjedhjet parlamentare të vitit 2000 dhe përfundimisht u bë nënkryetar i parlamentit.

Jo shumë muaj më parë, degët legjislative dhe gjyqësore të Iranit drejtoheshin nga dy vëllezër, Ali Larijani dhe Sadeq Larijani. Vëllai i tyre i tretë, Javad Larijani, është kryetar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Iranit. Vëllai i tyre i katërt, Bagher Larijani, ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë.

Më 15 korrik 2017, zyrtarët gjyqësorë iranianë arrestuan Hassan Fereidoun, vëllain e ish-presidentit të Iranit, njëherazi këshilltar i tij special. Ai u përball me akuza për parregullsi financiare. Më pas raportohet se ai, për shkak të gjendjes shëndetësore, u dërgua në spital, nga ku u lirua. I gjithë episodi zgjati vetëm 24 orë.

Vështirë se mund të gjesh një zyrtar të lartë në Republikën Islamike, anëtarët e ngushtë të familjes së të cilit nuk mbajnë poste të larta.

Kohët e fundit, kryebashkiaku i Teheranit, Alireza Zakani, emëroi dhëndrin e tij Hossein Heidari si këshilltarin e tij të posaçëm për menaxhimin urban. Kur protestat u përshkallëzuan në shtyp dhe në televizionin shtetëror dhe tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me një përzierje batutash dhe sarkazmash, kryebashkiaku Alireza Zakani tha se dhëndri i tij Hossein Haidari do të punonte pa pagesë. Për shkak të zemërimit dhe kritikave publike, Zakani u detyrua ta pushonte nga puna punonjësin e tij.

Në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve ILNA, Zahra Nejad Bahram, një aktiviste e ashtuquajtur “e moderuar”, tha: “Emërimi i dhëndurëve dhe nuseve nuk është gjë e mirë për qeverinë. Presidenti duhet të ndërhyjë në disa emërime. Nuk duhet ta degradojmë vendin”. Ajo shton: “Ministri i propozuar i Arsimit që iu prezantua parlamentit kishte vetëm drejtimin e një shkolle në portofolin e tij!”.

Sa më sipër është vetëm maja e ajsbergut të përmasave kolosale të korrupsionit në institucionet qeveritare të drejtuara familjarisht. Fakti është se rastet e korrupsionit dhe grabitjes së burimeve të popullit iranian, si dhe nepotizmi dhe miqësitë në postet qeveritare, janë të zakonshme. Ato nuk kufizohen në një administratë dhe janë bërë emërues i përbashkët i të gjitha administratave.

Korrupsioni dhe nepotizmi janë plotësisht të institucionalizuara kur bëhet fjalë për regjimin. Janë këta faktorë, së bashku me shtypjen çnjerëzore të popullit iranian, që i lidhin bashkë zyrtarët dhe udhëheqësit e regjimit në përpjekjen e tyre të dëshpëruar për ta kapur dhe ruajtur pushtetin në një regjim tashmë të dobët.

 

Mbrojtja Joefektive e Hamid Noury-t Hap Rrugën për Ndjekjen Penale të Raisi-t të Iranit

Javën e kaluar, një gjykatë rrethi në Stokholm zhvilloi tre seanca në të cilat Hamid Noury, ish-zyrtar i burgjeve iraniane, foli në mbrojtje të vetvetes. Noury u arrestua pas mbërritjes në Suedi në vitin 2019 dhe më pas u akuzua për krime lufte dhe vrasje në masë mbi bazën e provave se ai kishte marrë pjesë në masakrën ndaj të burgosurve politikë gjatë verës së vitit 1988. Që nga fillimi i procedimeve ndaj tij në gusht, gjykata ka dëgjuar nga më shumë se 20 dëshmitarë okularë të atij krimi kundër njerëzimit, duke përfshirë shtatë persona që banojnë në Shqipëri, në kompleksin e ndërtuar nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Prokurorët kërkuan që gjyqi të zhvendosej përkohësisht në Shqipëri në fillim të nëntorit, duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre dëshmive. MEK është zëri kryesor për një alternativë demokratike ndaj diktaturës teokratike të Iranit dhe në vitin 1988, kjo organizatë ishte shënjestra kryesore e masakrës mbarëkombëtare, e përcaktuar si e tillë nga fetvaja e lëshuar nga Udhëheqësi Suprem i atëhershëm Ruhollah Khomeini. Ajo fetva i shpalli të gjithë mbështetësit e MEK-ut si fajtorë për “armiqësi kundër Zotit” dhe si rrjedhim, Khomeini i udhëzoi zyrtarët që “t’i asgjësonin menjëherë armiqtë e Islamit [regjimit]”.

Në bazë të këtij urdhri, në qytetet anembanë Iranit u formuan komitete, të cilat tashmë njihen si “komisionet e vdekjes”. I pari prej tyre, në Teheran, kishte juridiksion mbi burgjet Evin dhe Gohardasht. Ky i fundit ishte vendi në të cilin Noury punonte në kohën e masakrës. Ish të burgosurit në secilin prej këtyre burgjeve kujtojnë se si shokët e tyre i çonin në “sallën e vdekjes” dhe më pas në trekëmbësh në grupe prej një duzine ose më shumë. Komisioni i vdekjes i Teheranit ndihmoi për të vendosur një ritëm ekzekutimi që përfundimisht do të çonte në varjen e 30,000 njerëzve dhe varrosjen e tyre në varre masive sekrete, brenda rreth tre muajsh, në të gjithë Iranin.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 482,300

  • Ministri i Shëndetësisë i regjimit: Pavarësisht të gjitha masave paraprake, ekziston mundësia që varianti i ri afrikano-jugor i Koronavirusit të hyjë në Iran. (Agjencia e lajmeve ISNA, 28 nëntor 2021)
  • Universiteti Mjekësor i Ardabilit: Nëse numri i shtrimeve me COVID-19 vazhdon të rritet, do të kemi një rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve në gjendje kritike dhe të vdekjeve. (Agjencia e lajmeve Tasnim, 28 nëntor 2021)
  • Universiteti Mjekësor Jundishapur i Ahvazit: Rastet e infektimeve me COVID-19 po rriten në qytetet Hamidiyeh, Ramshir dhe Hindijan të Provincës. (Agjencia e lajmeve Fars, 28 nëntor 2021)
  • Në Golestan, numri i pacientëve me COVID-19 është rritur sërish dhe mund të shkaktojë një valë tjetër në Provincë. (Tasnim, 28 nëntor 2021)
  • Universiteti Mjekësor i Mashhadit: Numri i pacientëve me COVID-19 të pahospitalizuar u rrit në periferi të qytetit javën e kaluar dhe mund të jetë një pikë kthese për COVID-19 ose gripin. (Agjencia e lajmeve e Radios dhe Televizionit Shtetëror, 28 nëntor 2021)

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) njoftoi të dielën, më 28 nëntor 2021, se numri i vdekjeve nga COVID-19 në 547 qytete ka shkuar mbi 482,300.