Mëngjesin e së enjtes, më 25 nëntor 2021, një grua u ekzekutua me varje në Isfahan. Maryam Khakpour është gruaja e 124-t e ekzekutuar në Iran që nga gushti 2013.
Me origjinë nga Kashani, 41-vjeçarja Maryam Khakpour ishte dënuar me vdekje për akuza të lidhura me drogën pesë vjet më parë.
Ajo kishte pretenduar vazhdimisht se ishte e pafajshme, duke thënë se droga i përkiste burrit të saj. Megjithatë, ajo u dënua me vdekje dhe ekzekutimi u krye në burgun Dastgerd të Isfahanit, në Iranin qendror.
Maryam Khakpour i kishte kaluar pesë vitet e fundit në pavijonin e grave të burgut të Dastgerd. Ajo u divorcua tre vjet më parë nga burri i saj, i cili është dënuar me 18 vjet burg.
Ekzekutimi i Maryam Khakpour nuk është njoftuar ende nga asnjë media shtetërore në Iran.
Një nen i shtuar në Ligjin Kundër Narkotikëve në 2017-ën i kufizon dënimet me vdekje që jepen për akuza të lidhura me drogën. Megjithatë, dënimi me vdekje vazhdon të përdoret për rastet që kanë të bëjnë me drogën.
Ekzekutimi i një çifti në Yasuj
Në fillim të javës së kaluar, një çift burrë e grua janë varur në burgun qendror të Yasuj, që është qendra e provincës Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad.
Burri është identifikuar si Siavosh Ardeshiri, por gruaja mbetet e paidentifikuar. Bashkëshortët ishin arrestuar në dhjetor 2018 për vrasje. Të gjitha mediat shtetërore iraniane e kanë publikuar lajmin për këto varje në Yasuj.
Përplasjet Midis Popullit të Isfahanit dhe Forcave Represive Vazhduan Deri Natën Vonë
Të Paktën 100 Persona Janë Plagosur në Isfahan, dhe Mbi 300 Janë Arrestuar
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) njoftoi të shtunën pasdite se të paktën 100 njerëz, përfshirë të rinj, janë plagosur kur forcat shtypëse sulmuan protestuesit dje. Janë ndaluar rreth 300 njerëz dhe arrestimet po vazhdojnë.
Në filmime shihen forcat represive që hapin zjarr ndaj demonstruesve pranë urës Khajoo në Isfahan. Shumë prej të plagosurve janë qëlluar në fytyrë dhe sy. Megjithatë, përplasjet mes banorëve të Isfahanit dhe forcave represive vazhduan deri në orët e vona të natës në pjesë të ndryshme të qytetit. Demonstruesit u mblodhën në vende të ndryshme duke thirrur “Vdekje Khamenei-t dhe vdekje diktatorit”. Zhurmat e të shtënave dëgjoheshin në pjesë të ndryshme të qytetit.
I tmerruar, Yousef Tabatabai Nejad, udhëheqësi i lutjeve të së premtes në Isfahan, përfaqësues i Khamenei-t, tha dje: “E kemi thënë vazhdimisht se kur të vazhdojnë këto demonstrata, do të shfaqen (MEK). Kështu ndodhi sot. Kur kemi armiq të brendshëm … dhe ata kërkojnë mundësi… Ata janë padyshim grupi MEK.”
Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur popullin e ngritur në protestë të Isfahanit dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. Ajo tha: Regjimi kriminal i mullahëve ka bërë arrestime masive gjatë kryengritjes së Isfahanit. U bëj thirrje të gjithëve të protestojnë kundër këtyre arrestimeve dhe, si detyrë patriotike, të mbështesin familjet e të arrestuarve. I bëj thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha shteteve anëtare të saj, si dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të ndërmarrin veprime urgjente për të siguruar lirimin e të arrestuarve në Isfahan.
Njerëzit dhe gratë e Isfahanit sfidojnë sulmet e forcave të sigurisë ndaj fermerëve. Një grua u qëllua në kokë dhe u vra nga forcat e sigurisë.
KY LAJM PËRDITËZOHET ME RAPORTET E FUNDIT
Forcat shtypëse të regjimit klerikal sulmuan demonstruesit që u mblodhën për protestë në shtratin e lumit Zayanderud në Isfahan të premten në mëngjes, 26 nëntor 2021.
Qindra forca të sigurisë sulmuan fermerët protestues të Isfahanit dhe banorët e zonës që iu bashkuan atyre në një protestë mëngjesin e sotëm. Ata qëlluan protestuesit me armë dhe përdorën gaz lotsjellës. Të paktën 50 protestues u plagosën nga forcat e sigurisë, shumë në kokë dhe fytyrë. Shumica e të plagosurve nuk shkuan në spital për të mos u arrestuar.
Gratë në ballë të protestës
Protestuesit, duke përfshirë shumë nga gratë e guximshme të Isfahanit, përballen me forcat e sigurisë me duar bosh dhe me thirrjet “vdekje diktatorit”, “vdekje Khamenei” dhe “Isfahani, bërtit dhe kërko të drejtat tua”.Ata u zotuan të mos largohen “derisa uji të kthehet në lumin Zayanderud”.Forcat e sigurisë shpërndanë protestuesit, por ata u mblodhën sërish dhe në fund detyruan forcat e sigurisë të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Protestuesit në Isfahan, duke përfshirë shumë gra, detyruan forcat e sigurisë të arratiseshin.
Protestat u zhvilluan pavarësisht sulmit të regjimit klerikal dhe djegies së çadrave rë fermerëve në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes, dhe pavarësisht mesazheve kërcënuese për popullin e Isfahanit kundër pjesëmarrjes në protestë.Pamjet që vijnë nga Irani tregojnë gra që drejtojnë turmën me thirrjet e tyre dhe nxitojnë në ndihmë të atyre që rrihen ose arrestohen nga forcat e sigurisë.
Një grua vrapon për të shpëtuar një burrë të rrahur dhe arrestuar nga forcat e sigurisë.
Të paktën 50 nga fermerët dhe protestuesit e tjerë janë plagosur në perëndim të diellit.Numri i protestuesve është në rritje, ndërsa ballafaqimet vijojnë ende teksa po publikohet ky raport. Të paktën një grua u qëllua në kokë dhe u vra nga forcat e sigurisë.Regjimi klerik ka ndërprerë internetin në Isfahan dhe në disa qytete të tjera, përfshirë Urminë dhe Ahvazin, për të parandaluar përhapjen e lajmit.
Protestuesit, duke përfshirë edhe shumë gra të guximshme të Isfahanit, iu bashkuan protestës në shenjë solidariteti me fermerët e Isfahanit.
Trupat i përgjigjen me plumba dhe gaz lotsjellës protestave paqësore për ujinDhjetëra mijëra njerëz iu bashkuan fermerëve të Isfahanit në ditën e 12-të të protestës javën e kaluar të premten, më 19 nëntor 2021.
Fermerët kanë kërkuar pjesën e tyre të ujit nga regjimi klerik.Edhe banorët e Shahrekordit u ngritën në mbështetje të fermerëve të Isfahanit, duke kërkuar pjesën e tyre të ujit.Keqmenaxhimi i lumenjve dhe ujit të Iranit nga mullahët ka çuar në shkatërrimin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Situata e Isfahanit është veçanërisht drastike ku lumi Zayanderud është tharë.Zayanderud dikur ishte lumi më i madh në pllajën iraniane.Qindra forca të sigurisë sulmuan protestuesit paqësorë që donin të mblidheshin pranë urës Pol-e Khaju në shtratin e lumit të tharë të Zayanderud të premten, 26 nëntor 2021.
Mijëra njerëz të Isfahanit nxituan për të mbështetur protestuesit dhe u përleshën me njësitë speciale kundër trazirave. Njerëzit gjithashtu u përleshën me policinë në rrugët e Isfahanit.Protesta dyjavore që filluan fermerët, duke kërkuar të drejtën e tyre për ndarjen e ujit nga Zayanderud, tani është kthyer në politike dhe njerëzit dhe të rinjtë e zemëruar filluan të brohorasin, “Vdekje Khamenei!” Zërat e grave mund të dëgjohen qartë.
Pas një thirrjeje të gjerë dhe pavarësisht paralajmërimeve dhe masave represive të marra nga Forca e Sigurisë së Shtetit, të rinjtë dhe të rejat trima të Isfahanit u mblodhën dhe protestuan përgjatë lumit Zayanderud sot, e premte, 26 nëntor. Sipas raportimeve, një nga demonstruesit që u kap nga forcat e sigurisë u lirua më vonë nga njerëzit.
Popullsia në rritje është përplasur me policinë dhe rezistenca vazhdon.Mbështetni gratë e guximshme të Iranit dhe luftën e tyre për liri.
Pas muajsh të tërë përpjekje të dëshpëruara për të fituar të drejtën e tyre për vaditje, fermerët e Isfahanit filluan protestat e tyre më 7 nëntor, duke u zotuar të qëndrojnë në shtratin e lumit të tharë ZayandehRud derisa shteti ta përmbushë premtimin e verës së kaluar dhe ta risjellë ujin përsëri në lumë. I painteresuar fare për bujqësinë, regjimi ua ka vjedhur ujin fermerëve, duke e mbajtur atë pas digave të shumta të ndërtuara nga IRGC, dhe duke e devijuar atë në drejtim të objekteve në pronësi të shtetit për të çuar përpara ambiciet e tij malinje. Tashmë kërkesat e fermerëve janë bërë politike, dhe sot ata kanë nisur të thërrasin “Vdekje diktatorit”.
Edhe pse forcat e sigurisë i sulmuan dhe ua dogjën çadrat mbrëmë, fermerët në Isfahan i nisën prapë protestat të premten. Ata u kishin bërë thirrje bashkëqytetarëve për një tubim të madh të premten. Kur fermerët u mblodhën në zonën Pol-e Khaju herët në mëngjes, forcat e policisë anti-rebelim dhe militantët Basij i sulmuan ata me gaz lotsjellës dhe shkopinj.
Megjithatë, fermerët bënë qëndresë dhe u rezistuan forcave të sigurisë të regjimit. Edhe pse forcat anti-rebelim të regjimit ua kishin djegur çadrat fermerëve dhe i kishin detyruar të shpërndaheshin mëngjesin e së enjtes, mediat shtetërore u përpoqën të fajësonin fermerët, ose “oportunistët”, për këtë sulm.
Me gjithë mobilizimin masiv të forcave represive, përdorimin e gazit lotsjellës dhe sulmin e egër të motoçikletave e njësive speciale, të rinjtë e rebeluar dhe fermerët e Isfahanit e vazhduan kryengritjen e tyre.
Ata u përleshën me mercenarët e IRGC-së, forcave Basij dhe Forcave të Sigurisë Shtetërore (SSF) në shtratin e lumit ZayandehRud dhe në rrugët përreth, duke i detyruar ata të tërhiqen mbrapsht në shumë zona. Thirrjet “Vdekje diktatorit dhe vdekje Khamenei-t”, “Turp të keni”, “Një ushtri ka ardhur për të luftuar liderin (Khamenei), “Vdekje Velayat-e Faqih për të gjitha krimet që ka kryer në kaq shumë vite”, dhe “Turp për Khamenei-n, lëre vendin të qetë”, dëgjoheshin në të gjitha zonat. Populli dhe të rinjtë e Isfahanit morën nën kontroll mbikalimin në urën Khajoo (Një urë historike mbi lumin ZayandehRud) si dhe shtratin e lumit.
Demonstruesit ndezën zjarr në shtratin e lumit Zayandeh Rud për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës. Ata brohorisnin: “Kemi ardhur të luftojmë”, “Plumbat, tanket etj., nuk do ta shpëtojnë këtë regjim, mullahët duhet të ikin”, “Vdekje Shahut dhe Khameneit”. Të rinjtë e rebeluar bllokuan gjithashtu edhe rrugën Mushtaq. Makinat e që po kalonin në të u solidarizuan me protestuesit duke u rënë borive.
Për ta vënë nën kontroll kryengritjen e Isfahanit në vende të ndryshme, forcat represive hapën zjarr ndaj protestuesve duke përdorur armë me fishekë manovre dhe gaz lotsjellës. Deri në mbrëmjen e sotme, të paktën 50 protestues ishin plagosur, shumë prej tyre me lëndime në kokë dhe fytyrë. Shumica e të plagosurve kanë refuzuar të shkojnë në spital nga frika e arrestimit.
Regjimi çnjerëzor ka ndërprerë internetin në Isfahan dhe në disa qytete të tjera, si Urmia dhe Ahvaz, për të parandaluar përhapjen e lajmeve dhe të kryengritjes.
Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur popullin dhe rininë trime të Isfahanit që i ka rezistuar sulmit të Gardës Revolucionare dhe gazit lotsjellës, dhe ka thënë se armiku i vetëm i Isfahanit dhe Zayandehrudit është regjimi i urryer i Velayat-e Faqih, i cili ka sunduar për më shumë se katër dekada. Ai e ka pushtuar dhe e ka zënë rob atdheun tonë. Populli dhe rinia jonë duan ta çlirojnë atdheun tonë kaq të bukur.
Sot, njëkohësisht me kryengritjen e banorëve të Isfahanit, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI), kanë shpërndarë postera e afishe me mesazhe nga udhëheqja e Rezistencës Iraniane, Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, dhe Massoud Rajavi, lideri i Rezistencës Iraniane, të cilët shprehin solidaritet me kryengritjen e popullit të Isfahanit. Këto veprimtari janë zhvilluar gjerësisht në Isfahan dhe në qytete të tjera të Iranit.
Disa nga sloganet ishin: “Maryam Rajavi: Të rinj bashkatdhetarë, bashkohuni me Njësitë e Rezistencës”, “Maryam Rajavi: Martirët e kryengritjes janë çmimi për lirinë e popullit iranian”, “Massoud Rajavi: përmbysja e armikut çnjerëzor është e pashmangshme”, “Massoud Rajavi : Flakët e kryengritjeve nuk do të shuhen”, “Massoud Rajvi: Duhet t’i fitojmë të drejtat tona. Duhet të ngrihemi për të marrë të drejtat tona nga regjimi klerikal antinjerëzor”, “Isfahani dhe Shahrekord nuk janë vetëm. Uji është vjedhur nga mullahët dhe Garda Revolucionare. Etja e popullit iranian do të shuhet vetëm kur ai të ngrihet dhe ta rrëzojë regjimin.”
Të mërkurën, më 24 nëntor, autoritetet në Iran varën një tjetër autor të mitur Arman Abdolali, pavarësisht apeleve ndërkombëtare dhe thirrjeve për t’i shpëtuar jetën, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve ISNA. Ai u ekzekutua në burgun Gohardasht në Karaj, provincën Alborz në veriperëndim të kryeqytetit Teheran.Arman ka lindur më 9 mars 1996. Ai u arrestua në moshën 17-vjeçare për shkak të vrasjes së dyshuar, të cilën e kishte pranuar nën tortura dhe trajtim çnjerëzor. Më vonë ai e tërhoqi rrëfimin e tij.
Amnesty International e kishte quajtur gjyqin e tij “shumë të padrejtë” nga një gjykatë që “bazohej” në “rrëfime” të detyruara nën tortura.Autoritetet ekzekutuan 25-vjeçarin Arman ndërsa nuk kanë gjetur ende kufomën e viktimës Ghazaleh Shaker, e cila u zhduk në vitin 2014. Në të vërtetë, gjyqtarët nuk mundën kurrë të vërtetonin vrasjen dhe ky ishte një tjetër ekzekutim arbitrar i kryer nga Republika Islamike e regjimit në Iran.
Në dy vitet e fundit, organet e drejtësisë e kishin transferuar Armanin në izolim, si një proces i rregullt ekzekutimi, gjashtë herë, gjë që konsiderohet si torturë psikologjike.
Herën e fundit më 16 tetor, qeveria e shtyu edhe një herë dënimin me vdekje pas presionit dhe fushatave të grupeve të të drejtave të njeriut. Aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave kishin paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar se ekzekutimi i Arman Abdolalit do të shkelte konventat ndërkombëtare që Irani ka nënshkruar të cilat ndalojnë ekzekutimin e të miturve.Megjithatë, në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe normat humanitare, qeveria teokratike në Iran zbatoi dënimin me vdekje, i cili u shqiptua në një procedurë të paqartë dhe jotransparente.
Arman Abdolali nuk ishte viktima e vetme e mizorive të ajatollahëve kundër popullit të tyre.
Sipas informacioneve nga shoqatat e të drejtave të njeriut, aktivistët dhe media shtetërore, të mbledhura nga Iran News Update, qeveria iraniane ekzekutoi më shumë se 255 të burgosur, duke përfshirë 13 të burgosur politikë, 10 gra dhe 5 shkelës të mitur, në vitin 2020.Për më tepër, të drejtat e njeriut në Iran (IHR) ka raportuar se të paktën 64 shkelës të mitur janë ekzekutuar në Iran gjatë dhjetë viteve të fundit.
Pas emërimit të Ebrahim Raisit, i cili ka qenë i famshëm si kasapi i Teheranit për shkak të përfshirjes së tij në ekzekutimin jashtëgjyqësor të 30,000 të burgosurve politikë në 1988, qeveria përshpejtoi shkallën e dënimeve me vdekje për të kundërshtuar zemërimin në rritje të publikut dhe protestat sociale.Bazuar në raportin e monitoruesit të të drejtave të njeriut në Iran (Iran HRM), autoritetet në Iran kanë zbatuar të paktën 305 ekzekutime në Iran në vitin 2021 deri sot, 24 nëntor.
“Emërimi i Ebrahim Raisi, Gholam-Hossein Mohseni Eje’i dhe Mohammad Bagher Ghalibaf, shkelësit kryesorë të të drejtave të njeriut, në pozicionet kyçe të pushtetit në Iran pasqyron ‘qëndrimin e ri agresiv dhe represiv’ të regjimit, i cili synon të intensifikojë represionin për të mbytur disidencën,” shpjegon raporti.
Nga Majid Saheb Jam, ish i burgosur politik (1982-1999); Ai kaloi 17 vjet në burg: Evin, Ghezelhesar dhe GohardashtDje, një tjetër fushatë ndërkombëtare për ndalimin e ekzekutimit të një autori të mitur në Iran, Arman Abdolali, u injorua dhe u krye.
Disa individë të tillë dënohen me vdekje çdo vit dhe çdo incident i ri shkakton një vërshim të deklaratave publike që dënojnë gjyqësorin e regjimit iranian për një listë të gjatë parregullsish, si dhe për faktin se janë një nga vendet e vetme që ende jep dënime me vdekje për të miturit, shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare.Është vlerësuar se regjimi klerik është përgjegjës për 70% të dënimeve me vdekje për të miturit të zbatuara në të gjithë botën gjatë 30 viteve të fundit.
Dhe pavarësisht protestave nga organizatat e të drejtave të njeriut, qeveritë perëndimore, aktivistët dhe emigrantët iranianë, nuk ka asnjë shenjë të ngadalësimit të kësaj tendence.
Problemi kryesor është se të gjitha fushatat e mëshirës duket se thjesht i bëjnë thirrje ndërgjegjes së Teheranit, duke injoruar faktin se nuk ka ndërgjegje.Nëse ky regjim do të ndalojë ndonjëherë këtë ose cilindo nga abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar, ai do të duhet të detyrohet ta bëjë këtë.
Ky fakt nënvizohet nga toni i vazhdueshëm sfidues i përgjigjeve të regjimit ndaj atyre fushatave ndërkombëtare. Nganjëherë, presioni i koordinuar arrin të detyrojë regjimin të vonojë ekzekutimet e të miturve, por pa ndryshim ato dënime me vdekje zbatohen më pas në një datë të mëvonshme, pasi presioni të jetë ulur.
Eshtë bërë e qartë, edhe një herë, se autoritetet e regjimit iranian nuk do të përballen me pasoja serioze për veprimet e tyre.I ashtuquajturi monitorues i të drejtave të njeriut i sistemit gjyqësor të regjimit ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin se regjimi nuk është i detyruar nga e drejta ndërkombëtare nëse ligji në fjalë bie ndesh me parimet kulturore dhe fetare të deklaruara të regjimit.
Stop Executions Of Child Offenders In Iran
Praktika e ekzekutimit të shkelësve të mitur rrjedh në dukje nga interpretimi fondamentalist i regjimit të Islamit, i cili lejon që djemtë të konsiderohen ligjërisht përgjegjës në moshën 13 vjeç dhe vajzat në vetëm nëntë vjeç.
Nëse një mendim i tillë prapambetur do të lejohej të tejkalonte ligjin ndërkombëtar, nuk do të kishte kufi për atë që regjimi mund të justifikonte.Natyrisht, komuniteti ndërkombëtar hedh poshtë shpjegimet e Teheranit për sjelljen e tij.
Por sa herë që regjimi kryen një ekzekutim për të mitur, ose dënon një të burgosur në bazë të rrëfimeve të detyruara, ose kryen ndonjë numër shkeljesh të procesit të rregullt ligjor, regjimi në fakt lejohet të shkelë ligjin ndërkombëtar.
Regjimi nuk përballet kurrë me pasoja dhe largohet nga çdo polemikë me një ndjenjë mosndëshkimi.Mjerisht, kjo lejueshmëri është pjesë e një tradite të gjatë dhe mosndëshkimi i regjimit ishte vendosur tashmë më shumë se tre dekada më parë. Është mjaft keq që ekzekutimet e të miturve në vitet e fundit kanë mbetur pa u ndëshkuar, por është më e lehtë të kuptohet pse Teherani nuk i frikësohet dënimit të mundshëm kur merret parasysh se regjimi kreu ekzekutime për të mitur në një shkallë të gjerë, pa pasoja, në vitin 1988.
Në orët e para të së enjtes, 25 nëntor 2021, njësitë speciale represive të SSF dhe IRGC sulmuan fermerët e Isfahanit kur po mbanin një protestë në shtratin e lumit Zayandeh Rud me automjete dhe motoçikleta dhe duke përdorur gaz lotsjellës dhe i vunë zjarrin çadrat e fermerëve. Fermerët hodhën gurë mbi forcat represive dhe zmbrapsën sulmin e tyre.
Më pas, forcat represive, veçanërisht agjentët me rroba civile, u vendosën në shtratin e lumit Zayandeh Rud, duke penguar fermerët të ishin të pranishëm, duke fshirë shenjat e krimit duke dhe pastruar zonën ku u dogjën tendat me makineri komunale.
Një natë më parë, duke sulmuar fermerët dhe duke grisur e shkatërruar tendat dhe pankartat e tyre nga agjentët civilë, regjimi klerik ishte përpjekur të detyronte fermerët të evakuonin vendndodhjen dhe t’i jepnin fund qëndrimeve. Duke dështuar në përpjekjet e tyre, SSF represive dhe njësitë speciale të IRGC sulmuan drejtpërdrejt fermerët mëngjesin e sotëm. Megjithatë, nga frika e protestave popullore, ai e përshkroi sulmin si vepër të disa “banditëve dhe përfituesve” që kundërshtuan marrëveshjen e fermerëve me regjimin.
Fermerët dhe banorët e Isfahanit njoftuan se nëse nuk zgjidhet problemi i ujit, do të zhvillojnë të premten e 26 nëntorit një protestë të madhe, duke zgjatur protestat e tyre për të kërkuar të drejtën e ujit.
Isfahan – Njësitë speciale të SSF dhe IRGC sulmojnë fermerët dhe u vunë flakën tendave – 25 nëntor 2021Isfahan – Njësitë speciale të SSF dhe IRGC gjatë sulmit të tyre ndaj fermerëve – 25 nëntor 2021
Protestat në Iran në Shahrekord dhe Isfahan – Nr. 5
Paralajmërimi i fermerëve: Ne ose do të na vrisni në këtë lumë ose ju do të hapni ujin
Të rinjtë dhe njerëzit e Bakhtiarit demonstruan të martën, ditën e tretë të protestave kundër mungesës së ujit në Shahrekord, kryeqyteti i provincës. Demonstruesit brohorisnin: “Ne po luftojmë, gra dhe burra. Na luftoni dhe ne do tju luftojmë”, dhe “Do ta kthejmë ujin në gjak”. Ata gjithashtu u zotuan se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.Ndërkohë, protesta e fermerëve të Isfahanit, e cila vazhdon 24 orë në lumin Zayandeh Rud, ka hyrë në ditën e 14-të. Në një videoklip të postuar në internet, një fermer, duke iu drejtuar protestuesve, paralajmëron regjimin klerik se nëse uji nuk kthehet në lumë, devijimet në rafineritë e çelikut Yazd dhe Isfahan do të mbyllen.
“Ne ose vritemi në këtë lumë ose hapni ujin”, theksoi ai.E përditshmja shtetërore Mostaghel shkroi më 22 nëntor: Politika e gabuar e krijimit të Mobarakeh Steel në 1991 (me vendndodhje në Isfahan) dhe Aliaji Steel në 1999 (me vendndodhje në Yazd) kanë çuar në eliminimin e furnizimit me ujë.
Në Iran, industritë më të rëndësishme të çelikut ndodhen në rajonet qendrore të shkretëtirës! Kjo është për shkak se shumica e menaxherëve ekonomikë të Iranit, veçanërisht në petrokimikat dhe çelikun, kanë qenë nga provincat e shkretëtirës si Isfahani dhe Yazd.Një tjetër media shtetërore Setareh Sobh, shkroi më 22 nëntor: “Çdo kilogram i prodhimit të çelikut konsumon rreth 30,000 litra ujë. Është e sigurtë që këto industri po konsumojnë ujë nga lumi Zayandeh Rud.
Si rezultat, përveç tharjes së lumit Zayandeh Rud, shtretërit ujorë nëntokësorë janë gjithashtu në rrezik të lartë të tharjes. Fushat e Isfahanit dhe Horasanit fundosen 12 cm në vit.”