
Të enjten, më 24 mars, gjyqi i Hamid Noury-t, një operativ i regjimit iranian, për rolin e tij në masakrën e verës 1988 ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, vazhdoi në Stokholm, ku Profesor Eric David, ekspert i njohur i ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe president emeritus i Qendrës për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Lirë të Brukselit, dha ekspertizën e tij në këtë temë. Të mërkurën, Shadi Sadr, një tjetër eksperte e të drejtës ndërkombëtare dhe një nga themelueset e organizatës Drejtësi për Iranin, dha dëshminë e saj.
Shumica e mbi 30,000 të burgosurve politikë të ekzekutuar gjatë masakrës së vitit 1988 në burgjet anembanë vendit ishin anëtarë dhe mbështetës të opozitës së quajtur Organizatës e Muxhahedinëve Popullorë të Iranit (PMOI/MEK). Vetë Noury ka qenë i përfshirë në qindra, në mos mijëra, vrasje që ndodhën në burgun Gohardasht të Karaj, një qytet që ndodhet në perëndim të Teheranit, kryeqytetit të Iranit.
Profesor David tha se konflikti midis PMOI/MEK dhe regjimit të mullahëve konsiderohet si një konflikt jo ndërkombëtar, duke shtuar se një konflikt jo ndërkombëtar duhet të jetë transparent, që do të thotë se palët e përfshira duhet ta kenë shpallur qartë luftën, zyrtarët e përfshirë duhet të jenë të njohur dhe të identifikueshëm. Këto kushte janë të vlefshme për konfliktin midis PMOI/MEK dhe regjimit iranian. Si rezultat, masakra e vitit 1988 e të burgosurve politikë në Iran duhet të klasifikohet si një konflikt jo ndërkombëtar, sipas Profesor Davidit.
Sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Konventave të Gjenevës, krimet e kryera në konflikte jondërkombëtare, njësoj si ato në luftërat ndërkombëtare, konsiderohen krime lufte, vazhdoi Profesor David. Të gjitha këto ligje janë vendosur para vitit 1988, vit kur u krye masakra në Iran, shtoi ai, duke theksuar se, edhe nëse ligje të tilla nuk do të kishin ekzistuar në vitin 1988, mungesa e ligjeve për krimet e mëdha nuk pengon ndëshkimin e kriminelëve.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk kishte asnjë fjalë për krimet e luftës, madje as në lidhje me luftërat ndërkombëtare, në ligjet e shumë vendeve si Norvegjia dhe Finlanda. Megjithatë, shumë kriminelë të Luftës së Dytë Botërore u ndoqën penalisht dhe u dënuan në këto vende mbi bazën e ligjeve për krime lufte. Për më tepër, masakra e vitit 1988 konsiderohet si krim lufte, krim kundër njerëzimit dhe gjenocid, e mbylli fjalën eksperti.
Të mërkurën, më 23 mars, gjykata dëgjoi ekspertizën e Shadi Sadr-it, e cila ka hetuar së bashku me kolegët e saj mbi torturën dhe dhunën ndaj të burgosurve politikë që nga viti 2010. Puna e saj ka një fokus të veçantë tek të burgosurat politike femra në burgjet e regjimit iranian gjatë viteve 1980. Sadr theksoi se hulumtimi i tyre përfshin edhe masakrën e vitit 1988 ndaj të burgosurve politikë në më shumë se 20 burgje anembanë Iranit.
Trupat e të burgosurve të masakruar nuk u janë transferuar familjeve të tyre dhe në shumicën e rasteve, familjet e të burgosurve politikë të ekzekutuar në burgun famëkeq Evin të Teheranit ose në burgun Gohardasht në vitin 1988 besonin se trupat e të dashurve të tyre ishin varrosur në varre masive të vendosura në një zonë të quajtur Khavaran që ndodhet në juglindje të Teheranit, shpjegoi Sadr.
Organizata Drejtësi për Iranin ka kryer hetime mbi varrezat masive të viktimave të masakrës së vitit 1988 në qytete të ndryshme të Iranit, shtoi Sadr, duke theksuar se regjimi i mullahëve është përpjekur t’i shkatërrojë këto vende.



Të mërkurën, më 23 mars, u zhvillua seanca e shtatëdhjetë e shtatë e gjyqit të Hamid Noury-t në Suedi. Noury, një zyrtar i burgut iranian, u arrestua në vitin 2019 pas mbërritjes në Suedi për shkak të përfshirjes së tij në masakrën e vitit 1988 ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë dhe mbështetës të 

Rusia pushtoi Ukrainën saktësisht një muaj më parë më 24 shkurt. Titujt e mediave të shkruara dhe dixhitale, postimet në rrjetet sociale dhe lajmet e përgjithshme të një lufte kaq të padrejtë nxjerrin dy përfundime krejtësisht të ndryshme për ne.


Protesta kundër varfërisë në Iran: “Çmimet e larta dhe inflacioni po e dëmtojnë popullin.” “Dinjiteti, jetesa, shëndeti, janë të drejtat tona të patjetërsueshme.”
Pas shumë përplasjeve mes Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit iranian dhe Gardës Revolucionare (IRGC), regjimi ka finalizuar vendimin e tij për të formuar një organizatë të re të quajtur “Korpusi i Komandës për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Qendrave Bërthamore”.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij sirian, gjatë vizitës në Damask, ministri i jashtëm i regjimit iranian Hossein Amir-Abdollahian, pohoi se negociatat në Vjenë janë më afër se kurrë rivendosjes së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, të cilën regjimi në Teheran filloi ta shkelte menjëherë pasi SHBA u tërhoq nga kjo marrëveshje në vitin 2018.
Në një konferencë virtuale të Senatit të SHBA të organizuar nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC) më 16 mars, një grup dypartiak i senatorëve dhe ish-zyrtarëve të njohur trajtuan protestat e Iranit, implikimet e mbështetjes së Teheranit për pushtimin rus të Ukrainës dhe bisedimet bërthamore.
Sot, Koalicioni Arab njoftoi shkatërrimin e dy anijeve dhe pengimin e një sulmi të afërt armiqësor nga militantët Houthi në Detin e Kuq jugor.