Saturday, July 27, 2024

Liderët e Faljes së të Premtes Shpjegojnë ‘Xhihadin Shpjegues’ të Khameneit

Pas muajsh predikimi nga Ali Khamenei, lideri suprem i regjimit iranian, për domosdoshmërinë e ‘Xhihadit Shpjegues’, përfaqësuesit e tij në qytete të ndryshme filluan t’i bëjnë jehonë mesazhit të tij në mënyrë më aktive dhe të qartë të premten, më 11 mars.

Gholamhossein Mahdavinejad, përfaqësuesi i Udhëheqësit Suprem dhe udhëheqësi i faljes së të premtes në Semnan tha: “Ditën kur hipokritët (akronimi i regjimit për MEK) kryen krime, ata (të huajt) u ofruan atyre strehim, u dhanë para, u siguruan lehtësira për të gjithë këto krime, dhe tani ata (MEK) i janë drejtuar luftës së butë dhe për t’iu kundërpërgjigjur kësaj lufte, lideri ynë ka bërë thirrje për ‘Xhihad Shpjegues'”.

Mahdavinejad shtoi: “‘Xhihadi Shpjegues’ do të thotë që ne duhet të bëjmë diçka në mënyrë që askush të mos mund të flasë më për ekzekutimin e hipokritëve. Do të thotë se krimet e hipokritëve, krimet e Shteteve të Bashkuara, krimet e Izraelit, këto gjëra duhet të shpjegohen.”

Kazem Sediqi, lideri i përkohshëm i faljes së të premtes në Teheran, tha: “Armiku po bombardon mendjet dhe besimet me propagandën e tij të gjerë. Ata shkatërrojnë mendjet e të rinjve por edhe të njerëzve nga shtresa të ndryshme të shoqerisë. Nëse nuk ka asnjë mbrojtje, asnjë shpjegim, asnjë justifikim, nëse askush nuk kujdeset për gjërat në rrugë, çfarë do të ndodhë atëherë?”

Hassan Alidadi Soleimani, përfaqësuesi i Udhëheqësit Suprem në Bojnourd gjithashtu tha: “Ata shfaqin deklarata të rreme para syve të njerëzve. Ata promovojnë në shoqëri analiza të rreme dhe të gabuara për të ndikuar tek njerëzit dhe mendjet e tyre. Njerëzit hyjnë në radhët e kryengritjes pa e kuptuar se çfarë bëjnë. Nëse nuk ka ‘Xhihad Shpjegues’ për diversionin dhe rebelimin, atëherë ata që duan të bëjnë shpjegime xhihadiste, nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre.”

Nasir Hosseini, lideri i faljes së të premtes në Yasuj, tha: “Armiku po zhvillon një aktivitet të madh, qoftë në botën virtuale apo atë reale, në etikën, besimet, statusin mendor dhe në mendjet e të rinjve. Ata punojnë shumë me studentët e shkollave dhe universiteteve, në mënyrë që t’i largojnë ata nga rruga e etikës, revolucionit dhe nga lideri.”

Hosseini paralajmëroi gjithashtu: “Papunësia e të rinjve duhet të shqyrtohet me kujdes dhe ne duhet të përpiqemi ta zgjidhim këtë problem. Të rinjtë e papunë janë një rrezik si për veten, ashtu edhe për shoqërinë dhe familjen”.