
Shumica e viktimave ishin anëtarë të Muxhahedine-ve Khalq (MEK/PMOI). Gjatë seancës së së enjtes, Alireza Akbari Sepehr, një ish i burgosur politik nga organizata e luftës për emancipimin e klasës punëtore (Paykar), ndau kujtimet e tij të dhimbshme në burg. Sepehr u arrestua në vitin 1982 në Iranin juglindor së bashku me gruan e tij shtatzënë, muaj pasi organizata që ai mbështeste ishte çmontuar.
Gruaja e Sepehr-it lindi djalin e tyre disa muaj më vonë në një qeli të izoluar. Akbari Sepehr dëshmoi të enjten se kishte pasur tre takime me Hamid Noury, i njohur si Abbasi, në burgun famëkeq Evin, ku Abasi ishte ndihmës prokuror. Z. Akbari Sepehr u dënua me 12 vjet burg. Në vitin 1987, pas grevës së urisë së të burgosurve politikë në burgun Evin, Akbari Sepehr dhe qindra anëtarë të MEK-ut u transferuan në burgun e Gohardashtit.
Akbari dëshmoi për të ashtuquajturin tuneli i vdekjes. Me mbërritjen e të burgosurve, gardianët filluan të rrihnin egërsisht të burgosurit që duhej të kalonin nëpër një korridor të rrethuar nga roje. Pasi kaluam nëpër tunel, të burgosurit e MEK-ut dhe unë u transferuam në një qeli, ku rojet na zhveshën lakuriq dhe na lidhën sytë, pastaj vazhduan të na rrihnin, tha ai në gjykatë.
Akbari Sepehr i tha gjykatës se ditë para masakrës së 1988, gardianët morën televizorin me pretekstin e rregullimit të tij dhe gjithashtu ndaluan të sillnin gazeta. Të gjitha takimet u anuluan dhe të burgosurit u informuan përmes kodeve morse se Komisioni i Vdekjes kishte ardhur në burg. Të ashtuquajturat Komisione të Vdekjes u krijuan menjëherë pasi udhëheqësi suprem i regjimit, Ruhollah Khomeini, nxori një fetva për të eliminuar të burgosurit politikë, kryesisht anëtarët e MEK. Ata identifikuan vetëm anëtarët e MEK-ut që refuzuan të mohonin organizatën dhe idealet e saj demokratike.
Presidenti aktual i regjimit, Ebrahim Raisi, i njohur ndryshe si gjykatësi i varur, ishte një anëtar kyç i Komisionit të Vdekjes.
Të burgosurit marksistë, si Akbari Sepehr, u detyruan të luteshin dhe të bënin një intervistë duke dënuar qëndrimet e tyre të mëparshme. Kur u bëra i sigurt për ekzekutimet, pranova të lutesha dhe të bëja intervistën,- tha ai. Sepehr konfirmoi rolin e Noury-t në masakrën e 1988-ës dhe dëshmoi nën betim se Hamid Noury është me të vërtetë Hamid Abbasi famëkeq, i cili punoi në burgun e Gohardashtit si zëvendës gardian.
Njëkohësisht me gjyqin e Noury-t, mbështetësit e MEK-ut dhe anëtarët e familjeve të viktimave vazhduan protestën e tyre jashtë gjykatës në Stokholm, duke kërkuar nga komuniteti botëror të mbajë përgjegjës liderët e regjimit gjenocidal (shkaterrues) të Iranit për krimet e tyre kundër njerëzimit.



Gratë qëndruan prapa dyerve të mbyllura të stadiumit Imam Reza në Mashhad


Gjyqësori i regjimit klerikal ka dënuar dy të burgosur me vdekje në publik. Sipas medias shtetërore, Tabnak, më 27 mars, Massoud Massoudifar, kreu i gjykatës Fooladshahr (Isfahan), njoftoi se dy të burgosur të quajtur Mohammad Gh., 38 vjeç dhe Sadegh M., 25 vjeç, u dënuan me vdekje duke u varur në publik nga Dega e Parë e Gjykatës Revolucionare të Isfahanit dhe Dega 1 e Gjykatës Penale të Krahinës.
Mexhlis (parlamenti) i regjimit iranian miratoi një mocion për eliminimin e monedhës së subvencionuar (dollari amerikan i këmbyer me një çmim më të lirë prej 42,000 rialësh) në buxhetin e këtij viti fiskal, pavarësisht paralajmërimeve paraprake rreth rritjes së mundshme të inflacionit dhe krizës ekonomike eventuale. Kursi i këmbimit në treg është rreth 270,000 rial për dollar.
Më 29 mars, Amnesty International publikoi raportin e saj vjetor që vlerëson situatën globale të të drejtave të njeriut. Katër faqe të këtij raporti gjithëpërfshirës hedhin dritë mbi situatën e mjerueshme të të drejtave të njeriut në Iran nën teokracinë e pushtetit udheheqes.
Ndërkohë që vazhdojnë bisedimet midis fuqive botërore dhe regjimit të mullahëve mbi programin klandestin bërthamor të Iranit, shumë vëzhgues pyesin nëse mundet arritja e një marrëveshjeje të ndihmojë ekonominë e shkatërruar të Iranit dhe të përmirësojë jetën e mjerueshme të njerëzve.
Me rastin e festës së Novruzit dhe vitit të ri iranian, Zyra e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Uashington organizoi një konferencë ku ish-zyrtarë dhe ekspertë amerikanë për sigurinë kombëtare dhe çështjet e jashtme, duke përfshirë studiues nga think tank-e, theksuan nevojën për ta mbajtur Gardën Revolucionare të regjimit iranian në listën e organizatave të huaja terroriste të Departamentit të Shtetit, për të rritur sanksionet kundër Teheranit dhe për të mbështetur luftën e iranianve për liri dhe demokraci në vendin e tyre.
Në shumicën e vendeve të botës, qeveritë i kushtojnë vëmendje të veçantë sistemit arsimor dhe kontribuojnë me programe afatshkurtra dhe afatgjata për të siguruar që sistemi i tyre arsimor të përfitojë nga të gjitha burimet më të fundit arsimore, teknologjike dhe shkencore.Në këto vende, sistemi arsimor është përgjegjës për edukimin e brezit të ardhshëm të vendit, fëmijëve dhe të rinjve që përfundimisht do të marrin kontrollin mbi vendin dhe do të udhëheqin brezat e ardhshëm.
Mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian që takohen me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joseph Biden në Bruksel të enjten, më 24 mars 2022, dhjetëra iranianë dhe mbështetës të 
Duke festuar Eid Nowruz, vitin e ri sipas kalendarit persian, anëtarët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarët e komunitetit iranian që jetojnë në MB mbajtën një tubim në Londër më 24 mars.