Komora mbyll të gjitha insitutet e regjimit iranian në vend

E hënë, 23 janar 2017

NCRI – Ambasadori i Komorës në Arabinë Saudite njoftoi të dielën më 2 janar se të gjitha zyrat e regjimit iranian që veprojnë nën maskën e bamirësisë janë mbyllur.

Mediat e regjimit iranian kanë cituar njoftimin e Asharq el-Eusatint se ambasadori i Komorës në Arabinë Saudite, Al-Habib Abbas Abdullah, ka deklaruar që, “duke përfituar nga situata e keqe ekonomike e Komorës, institutet iraniane kanë tentuar në mënyrë të fshehtë për të tërhequr njerëz në to. Në dukje institutet ishin krijuar për të ndihmuar njerëzit e varfër, por në të vërtetë vepronin në përputhje me objektivat e regjimit iranian. “

Gjykata e apelit lë në fuqi vendimin për gruan britanike të burgosur në Iran

E hënë, 23 janar 2017

Nazanin Zaghari-Ratcliffe kishte apeluar një dënim me pesë vjet për akuza të papërcaktuara që lidhen me sigurinë kombëtare.

Sipas zyrtarëve gjyqsorë, gjykata e apelit la në fuqi vendimin për një grua iraniano-britanike të dënuar me pesë vjet burg në Iran me akuza jo specifike që lidhen me sigurinë kombëtare, njofton “The Guardian” më 23 janar; vijon një pjesë e artikullit.

Ukraina konfiskon një avion iranian  ‘që transportonte raketa’

E hënë, 23 janar 2017

Të dielën, 22 janar 2017, Al Arabiya.net raportoi:

Ukraina ka njoftuar se ka konfiskuar në aeroportin Zhulyany të Kievit një aeroplan të ngarkuar me armë të destinuar për në Iran.

Siç njoftohet të dielën, aeroplani transportonte raketa anti-tank të bëra në Rusi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bahreinit: Irani është kërcënimi kryesor i sigurisë për vendet e Lindjes së Mesme

E diel, 22 janar 2017

NCRI – Ministri i Punëve të Jashtme të Bahreinit theksoi se Irani është kërcënimi kryesor i sigurisë në vendet e Lindjes së Mesme.

Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve të Bahreinit, Khalid bin Ahmed Al Khalifa njoftoi  se do të krijohet një komision i përhershëm kundër regjimit iranian. Ky komision do të formohet në Ligën Arabe për t’u marrë me regjimin iranian, si dhe ndërhyrjet e tij në punët e vendeve arabe, duke përfshirë Bahreinin, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe KSA.

John Kerry: Jam shumë krenar për përpjekjet kemi bërë për të nxjerrë MEK-un nga Kampi i Lirisë për në vende më të sigurta …

E Premte, 20 janar 2017

Më 19 janar 2017, John Kerry, sekretari i shtetit në fjalën e tij të lamtumirës në C Street Lobby, në lidhje me zhvendosjen e anëtarëve të MEK-ut përmendi fjalët e mëposhtme.

Fushata e njëzet e njëtë  e Simay-E-Azadit për mbledhje fondesh

E enjte, 19 janar 2017

Kontribut i mijëra iranianëve nga Irani dhe nga e gjithë bota për Simay-e-Azadit (Televizioni Kombëtar Iran)

Telethoni i njëzet e njëtë për mbledhje fondesh i Simay-e-Azadit, Televizionit Kombëtar të  Iranit, u kthye në një manifestim të vullnetit dhe solidaritet kombëtar në mbështetje të rezistencës iraniane, neveri ndaj fashizmit fetar në pushtet në Iran në tërësinë e tij dhe kërkesa për ndryshimin e këtij regjimi dhe vendosjen e lirisë dhe demokracisë.

Amnesty International i tërheq vëmendjen regjimit Iran për përdorimin e dënimeve të dhunshme

E mërkurë, 18 janar 2017 20:18

Për regjimin iranian nuk janë të huaja dënimet e egra dhe të pazakonta; në të vërtetë, ai është i pari në botë për ekzekutime për frymë, por gjatë vitit 2016, mullahët duket se e shijojnë këtë dhunë dhe po e përdorin  atë edhe për trastet më të lehta.

Iran: 20 ekzekutime në një ditë; 57 ekzekutime që nga fillimi i vitit 2017

E mërkurë, 18 janar 2017

Maryam Rajavi kërkon paraqitjen e dosjes së krimeve të regjimit klerikal në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Fashizmi fetar në pushtet në Iran e  ka nisur vitin e ri me ekzekutime të pamëshirshme në masë.

Ekzekutimi i të paktën 57 të burgosurve, kryesisht të rinj, është regjistruar në Iran që nga fillimi i vitit 2017. Njëzet prej viktimave janë varur të shtunën, 14 janar, 2017, në burgun Gohardasht, Burgun Qendror Karaj, Burgun Lakan të Rashtit, dhe Burgun Dizelabad të Kermanshahit.

Konferenca ” Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Qasja franceze dhe evropiane”

E martë, 17 janar 2017

Maryam Rajavi: regjimi iranian është shkaku kryesor i luftës dhe i krizës në rajon; dëbimi i tij nga rajoni është i nevojshëm për paqen

Të martën, 17 janar, 2017, në sallën Victor Hugo të Asamblesë Kombëtare të Francës u mbajt një konferencë për të trajtuar ” Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Qasjet franceze dhe evropiane.”

Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane Maryam Rajavi ishte oratorja kryesore. Një numër  anëtarësh të Parlamentit francez, duke përfshirë Dominique Lefebvre, Michel Terrot, Brigitte Allain, Paskal Deguilhem, Philippe Gosselin, dhe Federic Reiss, si dhe Amb. Lincoln Bloomfield, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, dhe Dr. Alejo Vidal Quadras, ish-nënkryetar i Parlamentit Evropian, po ashtu folën në konferencë.

Iran: I burgosuri ekzekutohet para përfundimit të procesit gjyqësor me të meta

E martë, 17 janar 2017

NCRI – Një i burgosur në burgun qendror të Karajit u ekzekutua për akuza të lidhura me drogën në një gjykim jo të plotë dhe përpara se procesi gjyqësor i paqartë dhe me të meta të përfundonte.