Friday, July 26, 2024

Komora mbyll të gjitha insitutet e regjimit iranian në vend

E hënë, 23 janar 2017

NCRI – Ambasadori i Komorës në Arabinë Saudite njoftoi të dielën më 2 janar se të gjitha zyrat e regjimit iranian që veprojnë nën maskën e bamirësisë janë mbyllur.

Mediat e regjimit iranian kanë cituar njoftimin e Asharq el-Eusatint se ambasadori i Komorës në Arabinë Saudite, Al-Habib Abbas Abdullah, ka deklaruar që, “duke përfituar nga situata e keqe ekonomike e Komorës, institutet iraniane kanë tentuar në mënyrë të fshehtë për të tërhequr njerëz në to. Në dukje institutet ishin krijuar për të ndihmuar njerëzit e varfër, por në të vërtetë vepronin në përputhje me objektivat e regjimit iranian. “

Al-Habib Abbasi shprehu gjithashtu gatishmërinë e vendit të tij për të marrë pjesë në Aleancën Ushtarake Islamike dhe shtoi se “duke qenë se Komora është vend arabo-islamik, ne duhet të bashkohemi me vëllezërit tanë në një koalicion të tillë të madh. Presidenti më ka ngarkuar detyrën që të njoftoj udhëheqësit sauditë se Komora është e gatshme të marrë pjesë në aleancën ushtarake dhe të vendosë trupat e saj jo vetëm për të shërbyer në koalicion, po edhe për të mbrojtur kufijtë e Arabisë Saudite, pasi ne e konsiderojmë sigurinë saudite si pjesë të sigurisë së Ishujve Komore dhe, sipas mendimit tonë, një sulm ndaj Arabisë Saudite është një sulm ndaj Komorës. “