Thursday, March 28, 2024

Iran: 20 ekzekutime në një ditë; 57 ekzekutime që nga fillimi i vitit 2017

E mërkurë, 18 janar 2017

Maryam Rajavi kërkon paraqitjen e dosjes së krimeve të regjimit klerikal në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Fashizmi fetar në pushtet në Iran e  ka nisur vitin e ri me ekzekutime të pamëshirshme në masë.

Ekzekutimi i të paktën 57 të burgosurve, kryesisht të rinj, është regjistruar në Iran që nga fillimi i vitit 2017. Njëzet prej viktimave janë varur të shtunën, 14 janar, 2017, në burgun Gohardasht, Burgun Qendror Karaj, Burgun Lakan të Rashtit, dhe Burgun Dizelabad të Kermanshahit.

Katër të burgosur u ekzekutuan në burgun Vakilabad të Mashhadit më 17 janar, 2017. Një i burgosur tjetër u var në publik në qytetin e Miandoab, dhe të paktën dy të burgosur u ekzekutuan në burgun Dastgerd të Isfahanit më 16 janar, 2017.

Më 15 janar, dy të rinj, 20 dhe 23 vjeç, janë varur në burgun e Kermanit. Arman Bahrasmani i cili u ekzekutua në Kerman ishte vetëm 16 vjeç në kohën e arrestimit. Dy të burgosur të tjerë u ekzekutuan në të njëjtën ditë në Burgun Qendror të Qazvin.

Tre të burgosur në Qazvin dhe një tjetër i burgosur në Hamedan u ekzekutuan më 12 janar, 2017, dhe një i burgosur 21-vjeçar u var më 11 janar 2017, në Burgun e Sarit.

Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane Maryam Rajavi i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe autoriteteve të tjera ndërkombëtare për të dënuar valën e ekzekutimeve nga regjimi çnjerëzor i mullahëve dhe paraqitjen e dosjes së shkeljeve flagrante dhe sistematike të të drejtave të njeriut nga ana e  regjimit në Këshillin e Sigurimit.