Saturday, November 26, 2022

Amnesty International i tërheq vëmendjen regjimit Iran për përdorimin e dënimeve të dhunshme

E mërkurë, 18 janar 2017 20:18

Për regjimin iranian nuk janë të huaja dënimet e egra dhe të pazakonta; në të vërtetë, ai është i pari në botë për ekzekutime për frymë, por gjatë vitit 2016, mullahët duket se e shijojnë këtë dhunë dhe po e përdorin  atë edhe për trastet më të lehta.

Tani, Amnesty International i ka bërë thirrje diktaturës së mullahëve dhe u kërkon qeverive dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të dënuar këto krime.

Në një deklaratë, Amnesty International ka shkruar: “Përdorimi i vazhdueshëm i dënimeve mizore dhe çnjerëzore, duke përfshirë fshikullimet, gjymtimet dhe verbimet me forcë gjatë vitit të kaluar në Iran, e nxjerr në sheh sensin e drejtësisë absolutisht brutal të autoriteteve.”

Gjymtime dhe verbime

Gjymtimet dhe verbimet janë një tjetër dënim i pëlqyer nga regjimi iranian dhe në mënyrë skandaloze, mjekët të cilët kanë poste të larta brenda regjimit japin këshilla “eksperte” mbi fizibilitetin e një akti të tillë brutal, i cili shkel etikën e tyre mjekësore.