E martë, 17 janar 2017
Maryam Rajavi: regjimi iranian është shkaku kryesor i luftës dhe i krizës në rajon; dëbimi i tij nga rajoni është i nevojshëm për paqen
Të martën, 17 janar, 2017, në sallën Victor Hugo të Asamblesë Kombëtare të Francës u mbajt një konferencë për të trajtuar ” Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Qasjet franceze dhe evropiane.”
Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane Maryam Rajavi ishte oratorja kryesore. Një numër anëtarësh të Parlamentit francez, duke përfshirë Dominique Lefebvre, Michel Terrot, Brigitte Allain, Paskal Deguilhem, Philippe Gosselin, dhe Federic Reiss, si dhe Amb. Lincoln Bloomfield, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, dhe Dr. Alejo Vidal Quadras, ish-nënkryetar i Parlamentit Evropian, po ashtu folën në konferencë.
Folësit e vunë theksin te roli i regjimit iranian si shkaku kryesor i luftës, krizës dhe pasigurisë në rajon. Ata thanë se miratimi i një politike vendimtare kundër regjimit klerikal të Teheranit nga SHBA dhe Evropa është kusht për paqen dhe demokracinë në rajon. Ata i bënë thirrje Francës të ndërmarrë masa për të përzënë Forcën e Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) dhe milicitë e tij nga Siria dhe Iraku dhe për të luajtur një rol kryesor në rajon.
Në fjalën e saj në konferencë, Myryam Rajavi tha: “Me vdekjen e Rafsanjanit, një nga dy shtyllat e regjimit iranian ra dhe regjimi i dobësuar në tërësinë e tij po shkon më afër shkatërrimit. Gjatë 38 viteve të fundit, Rafsanjani ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtypjen në vend, eksportimin e terrorizmit jashtë vendit, dhe misionin e regjimit për t’u pajisur me bombën bërthamore. Khamenei dhe fraksionet më të pamëshirshme të regjimit do të mbështeten më shumë në eksportimin e ekstremizmit, terrorizmit, dhe projektet bërthamore, pasi ata janë të tmerruar nga trazirat në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në maj”.