Thursday, March 28, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Bahreinit: Irani është kërcënimi kryesor i sigurisë për vendet e Lindjes së Mesme

E diel, 22 janar 2017

NCRI – Ministri i Punëve të Jashtme të Bahreinit theksoi se Irani është kërcënimi kryesor i sigurisë në vendet e Lindjes së Mesme.

Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve të Bahreinit, Khalid bin Ahmed Al Khalifa njoftoi  se do të krijohet një komision i përhershëm kundër regjimit iranian. Ky komision do të formohet në Ligën Arabe për t’u marrë me regjimin iranian, si dhe ndërhyrjet e tij në punët e vendeve arabe, duke përfshirë Bahreinin, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe KSA.

Ministri i jashtëm i Bahreinit ka theksuar se në qoftë se regjimi iranian nuk e ndalon ndërhyrjen e tij flagrante në punët e Bahreinit dhe të vendeve GCC, Bahreini do t’i propozojë një plan të madh GCC-së me qëllim që të merren me ndërhyrje të tilla të bëra nga regjimi iranian. Duke bashkëpunuar me vendet mike dhe komunitetin ndërkombëtar, regjimi iranian do të jetë më i izoluar se kurrë në botë.